Tag: Britania e Madhe

  • Gjatë pranimit pë petrave kredenciale nga Ambasadori i ri Britanik, Nicholas Abbott

    Gjatë pranimit pë petrave kredenciale nga Ambasadori i ri Britanik, Nicholas Abbott

    Prishtinë, 6 shtator 2019 –

    Në takim kam pritur Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, nga i cili kam pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador Fuqiplotë i Britanisë së Madhe në vendin tonë.

    Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

    Prishtinë, 6 shtator 2019 – Gjatë pranimit pë petrave kredenciale nga Ambasadori i ri Britanik, Nicholas Abbott.
  • Takimi me Ambasadorin Britanik z.Ruari O’Connell

    Takimi me Ambasadorin Britanik z.Ruari O’Connell

    Prishtinë, 24 qershor 2019 –

    Prita në takim Ambasadorin Britanez z.Ruari O’Connell të cilin e falenderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe për popullin e saj. Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend dhe problemet me të cilat ballafaqohet diplomacia kosovare.

    Ambasadori O’Connell më dorëzoi ftesën nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy HUNT, për të marrë pjesë në Konferencën Globale për Lirinë e Medias e cila do të mbahet në Londër me 11 dhe 12 Korrik.

    Ambasadori O’Connel e rikonfirmoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në proceset e saj integruese dhe shprehi shpresën e tij që këto marrëdhënie do të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje.

  • Takim me delegacionin shtetëror të Britanisë së Madhe

    Takim me delegacionin shtetëror të Britanisë së Madhe

    Prishtinë, 13 mars 2019 –

    Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO).

    Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

    Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.

    Në frymë të njejtë është vepruar edhe me krijimin e Ekipit të Dialogut, si dhe me aprovimin e ligjit për këtë proces. Pra, Kosova ka aplikuar një qasje institucionale, transparente, gjithpërfshirëse dhe demokratike.

    Kurse potencova se në anën tjetër, Serbia ka bërë të kundërten, në vend se ta shfrytëzoj dialogun për krijimin e një klime pozitive dhe të mirëbesimit, ajo ka bërë të kundërten, duke vendosur parakushte e kushte për tu ulur në tavolinë.

    Prishtinë, 13 mars 2019 – z. Richard Moore, Drejtor Politik i Minstrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, i potencova se Republika e Kosovës ka menaxhuar me sukes debatin e brendshëm për dialogun, duke e kthyer këtë debat në funksion të përpilimit të platformës kombëtare.

    Serbia me kushtëzime dëshiron ta sjellë Kosovën në pozicione të pa barabarta negociuese.

    Në esencë, si secili dialog, edhe ky dialog, duhet të jetë i pakushtëzuar, nëse do të bëhej fjalë për krijimin e një klime mirëbesimi, Serbia e ka mundësinë ta bëjë këtë në raport me dialogun, duke ndaluar fushatën që ajo e quan fushata e çnohjeve.

    Ta bëjë këtë duke ndaluar fushatën e anti-antarësimit në organizata ndërkombëtare të Kosovës, të ndaloj veprimet kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Kosova i ka 1001 arsye të mos i besoj Serbisë, se ulja e saj në tavolinë është në funksion të arritjes së marrëveshjes, dhe përkundër kësaj, ne kemi shfaqur guximin të ulemi të dialogojmë. Kjo sepse ne i besojmë SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, i bësojmë vendeve të Bashkimit Evropian.

    Prishtinë, 13 mars 2019 – Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.
  • Takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë

    Takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë

    Prishtinë, 6 janar 2018

    Me Ambasadorën Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, takimet janë gjithëherë të shkëlqyeshme. Sepse të tilla janë edhe marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe popujve tanë.

    Si dy shtete mike dhe partnere që po synojmë ta legalizojnë edhe Partneritetin Strategjik, nivel ky më i lartë i mundshëm i marrëdhënieve bilateale në mes dy vendeve.

    Rruga e integrimit Euro-Atlantik e Kroacisë vërtetë duhet të jetë model për ne. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha ato potenciale edhe të bashkëpunimit ekonomik, që nuk janë shfrytëzuar deri më tash. Shpresoj ta vizitojë së shpejti edhe Kroacinë.

    Prishtinë, 6 janar 2018 – Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviҫ.

    Në vazhdim të takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë kisha kënaqësinë të jem nikoqir i takimit me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

    Përgatitjet e vendit tonë për shënimin e vitit jubilar të dhjetë-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qëllimi i përbashkët për rritjen e numrit të njohjeve, anëtarësimi dhe integrimi i vendit tonë në Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare janë çështje, që ne i shtjellojmë pothuajse në çdo takim.

    Prishtinë, 6 janar 2018 – Takim me Ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conel.

    Roli i Mbretërisë së Bashkuar në themelimin e shtetit të Kosovës, qoftë në kuadër të veprimit të saj si shtet anëtarë i Kuintit, qoftë në nivelin dy-palësh ka qenë vendimtar dhe i tillë do të mbetet edhe në vazhdimin e procesit të konsolidimit të mëtejmë të shtetit tonë si në planin e jashtëm, ashtu edhe atë të brendshëm.

    Gjatë ditës, ndër takimet e shumta zhvillova një takim të ngrohtë dhe miqësor me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë në fushën e njohjeve të Kosovës, në zona të ndryshme gjeografike ku Franca ka ndikim të veçantë dhe mbarëvatjen e përgatitjeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Vlerësova kontributin e Francës në gjitha proceset më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe e njoftova mysafirin me pikëpamjet e mia për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat u vlerësuan mjaft nga bashkëbiseduesi.

    Numri një i diplomacisë franceze në Kosovë, më informoi me vullnetin e palëkundur dhe përkushtimin konsistent të vendit të tij dhe të Perëndimit në përgjithësi, për ta mbështetur Kosovën edhe në këtë fazë të zhvillimit të saj.

    Prishtinë, 6 janar 2018Takim me Ambasadorin francez në Kosovë, Didijer Chaber.

    Në frymën e kësaj, ai më dorëzoi, gjithashtu një letër të ministres franceze për Çështje Europiane, Nathalie Loiseau, e cila më kishte falënderuar për takimin konstruktiv, që kishim gjatë vizitës time në Paris dhe për shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve në kuadër të këtij takimi. Në përgjigje të ftesës time, ministrja Loiseau shprehte, gjithashtu dëshirën e delegacionit francez për të marrë pjesë në festimet e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në fund të këtij takimi, Ambasadori Chabert shprehu edhe brengën e Francës si shtet mik, partner dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit.