Tag: Gana

  • Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës

    Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 6 qershor 2018 –

    I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.

    Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.

    Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.

    Prishtinë, 6 qershor 2018 – Në takim me Ambasadoren e Ganës, znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila kishte ardhur t’i dorëzojë letrat kredenciale si Ambasadore jorezidente e Ganës në Republikën e Kosovës. Kjo kishte ndodhur në kohën kur Serbia vazhdonte propagandën e lajmeve të rreme për ndryshim qëndrimi të Ganës karshi Kosovës.

  • Hapet Konsulata e nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë

    Hapet Konsulata e nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë

    Prishtinë, 24 nëntor 2016 –

    Ishte viti 2012 kur presidenti i Ganës, John Mills, deri sa ishim në Nju Jork ai pati ftuar shtatë këshilltarë të vet dhe i pati pyetur pse ne duhet për ta njohur Kosovën, dhe dikush thoshte se është herët, dikush thoshte se është vonë, dikush nuk duhet, por shumica ishin për ta njohur Kosovën dhe ai (presidenti) më tha ju mundeni për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’i thënë popullit të juaj se Gana e ka edhe një mik tjetër, sepse Gana e njeh Kosovën.

    Andaj, unë u ktheva në atë kohë dhe e sjella këtë mesazh këtu, mbas pak dite e kuptova nga mediet se Beogradi e ka mbyllur ambasadën e Ganës në Beograd dhe për këtë arsye Gana është dashur ta lë Beogradin dhe janë transferuar në Ankara.

    Por as që e kishte shqetësuar kjo gjë Presidentin e atëhershëm Mills, i cili më pati thënë se po të isha më i ri dhe po të lindte edhe një Kosovë tjetër do ta bëja të njejten gjë. Ai më pati premtuar se për këtë ne do ta hapim një përfaqësi diplomatike në Prishtinë, pikërisht kjo që ndodh sot.

    Në ambientet e Konsullates së nderit e Republikes së Ganës në Prishtinë, duke falënderuar shtetin Ganez për këtë hap të rëndësishëm.

    Unë po e hapi pikën konsullore në Kosovë në prezencën e shumë qytetarëve. Po e shihni se në ceremoni po mungojnë përfaqesuesit e Qeverisë edhe pse ata kanë qenë të ftuar.

    Kjo konsullatë do të ofrojë shërbime si lëshimin e vizave, do të promovojë tregtinë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve e shërbime të tjera, u tha në ceremoninë e rastit. Valon Lluka, është emëruar konsull nderi.

    Prezent ishte edhe ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, i cili tha se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë vendosur në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës. Ai shprehu besimin se Lluka do ta kryejë me përgjegjësi detyrën.

    Në inaugurim merrnin pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, të cilët e përshëndetën këtë hap.

    Sterma e cila është vendosur në hyrje të Konsulatës së nderit të Republikes së Ganës në Prishtinë.
  • Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, takova presidentin e Ganës, John Dramani Mahama

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, takova presidentin e Ganës, John Dramani Mahama

    Nju Jork, 28 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryemninistri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Ganës John Dramani Mahama

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli falenderoi presidentin Mahama për vazhdimin e mbështetjes për Republikën e Ksovës.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, ka vlerësuar se raportet miqësore të Kosovës me Ganën, janë të një rëndësie të veqantë. Sipas tij, Kosova është e përkushtuar që të thellojë bashkëpunimin ndërshtetëror me këtë shtet të fuqishëm afrikan.

    Në anën tjetër, edhe presidenti Mahama, tha se shteti I tij do të vazhdojë fuqishëm të qëndroj në krah të Republikës së Kosovës, dhe të japë kontributin në shtimin e njohjeve të reja.

  • E shoqërova ministrin ganez, Muhammad Mumuni për vizitë në familjen e ish presidentit Rugova

    E shoqërova ministrin ganez, Muhammad Mumuni për vizitë në familjen e ish presidentit Rugova

    Prishtinë, 11 shtator 2012

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Republikës së Ganës, i udhëhequr nga ministri i punëve të jashtme të Ganës, z.Muhamad Mumuni, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një vizitë në familjen e presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova.

    Ne vizitën që Ministri i Jashtëm i Ganës, z.Mumuni bëri tek familja Rugova, u diskutua për sfidat që ka kaluar vendi ynë për të ardhur deri te përfundimi i pavarësisë së mbikqyrur.

    Në një atmosferë shumë të ngrohtë familjare dhe në një pritje shumë miqësore, Familja e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, falenderoj Ministrin e Jashtëm të Ganës për njohjen e Kosovës nga ky shtet, duke e njoftuar z. Mumuni, gjerësisht me veprimtarinë e Presidentit Rugova dhe vizionin e tij të hershëm për Liri dhe pavarësi të vendit tonë.

    Gjithashtu, familja e presidentit Rugova shprehu respektin veqentë për qeverinë dhe popullin e Ganës, duke vlerësuar lartë vendimin e këtij shteti për të zhvilluar marëdhënie diplomatike dhe miqësore me vendin tonë.

    “I nderuar ministër, shteti ynë dhe kjo shtëpi e ish presidentit Rugova është e hapur për ju dhe për gjithë miqtë e Kosovës, të cilët të gatshëm të zgjasin dorën e bashkëpunimit me venndin tonë, duke na ndihmuar që të bëjmë hapa më tutje drejt integrimit në familjen e vendeve demokratike. Vendimi juaj për ta njohur pavarësinë e Kosovës, respekton sakrificën e popullit tonë dhe nderon vizionin pacifist të presidentit Rugova”, ka thënë Fana Rugova, bashkëshortja e ish presidentit Rugova.

    Në anën tjetër, ministri i punëve të jashtme të Ganës, z.Mumuni, ka vlerësuar lart figurën e ish presidentit Rugova, vizionin e tij paqësor për të realizuar të drejtat e poopullit të tij për liri dhe pavarësi. Në këtë kontekst, ministri Mumuni, ka thënë se ndërmjet presidentit Rugova dhe presidentit historik të Ganës ka ngjashmëri të madhe, për shkak se të dy kanë si doktrinë, vizionin paqësor dhe liridashës të Gandit të madh.

    Familja e presidentit Rugova, kanë vlerësuar gjithashtu edhe angazhimin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës. Sipas bashkëshortes së presidentit Rugova, zëvendëskryeministri Pacolli është duke e vazhduar rrugën e ish presidentit Rugova, në krijimin dhe thellimin e marëdhënieve miqësore me sa më shumë shtete të botës.

    Ministri Mumuni i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Pacolli kanë bërë homazhe gjithashtu edhe tek varri i ish presidentit Rugova.

     Po gjatë ditës së sotme, ministri i punëve të jashtme të Ganës, z.Mumuni ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur, që është duke u mbajtur në Prishtinë. Ministri Mumuni, me këtë rast ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke vlerësuar lartë punën e institucioneve të Kosovë për të arritur deri tek vendimi për përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ganës, z. John Atta Mills

    Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ganës, z. John Atta Mills

    New York, 1 dhjetor 2011

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore, për lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është takuar në Nju Jork të SHBA-së, me presidentin e Republikës së Ganës, z. John Atta Mills.  

    Gjatë këtij takimi, i cili zgjatë më shumë se 40 minuta, zëvendëskryeministri Pacolli, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Gana.