Kam pritur në takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi.
Me të gjatë takimit kemi diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve. Theksuam se raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë janë të interesit të veçant.
“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”
Prishtinë, 2 korrik 2018 – Shkëmbim dhuratash me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi. Prishtinë, 2 korrik 2018 – Në takim me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku diskutohet për shkëmbimet tregtare dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.
Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.
Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017.
Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.
“Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës”
Ndërkaq, mediat serbe të dëshpruara gjatë gjithë ditës kanë raportuar se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.
Por e vërteta është krejt ndryshe pasi që fotografitë nga ambientet ku po mbahet sesioni në Bruksel, ku paraqitet flamuri i Kosovës, tregon dështimin e Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës.
Bruksel, 30 qershor 2018 – Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel dhe bëhet anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.Bruksel, 30 qershor 2018 – Lista zyrtare në Bruksel që konfirmon se Republika e Kosovës po merr pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, si anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.
I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.
Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.
Prishtinë, 6 qershor 2018 – Në takim me Ambasadoren e Ganës, znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila kishte ardhur t’i dorëzojë letrat kredenciale si Ambasadore jorezidente e Ganës në Republikën e Kosovës. Kjo kishte ndodhur në kohën kur Serbia vazhdonte propagandën e lajmeve të rreme për ndryshim qëndrimi të Ganës karshi Kosovës.
Bullgaria është partner strategjik i Kosovës. Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës rrugën e saj euroatlantike.
Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.
Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik, ishte pajtim i përbashkët sot me homologen time bullgare, Ekaterina Zaharieva, përderisa u takuam në Sofje.
Sofje, 20 prill 2018 – Pritja protokollare para takimit me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva në kryeqytetin bullgar, Sofje.
Shkëmbyem pikëpamje mbi shumë çështje, që synojnë të avancojnë interesat e dy vendeve dhe dy popujve nga niveli dy-palësh, ai i perspektivës euro-atlantike, anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare e deri tek ri-sigurimi për ruajtjen e dinjitetit të pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i barabartë në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.
Sofje, 20 prill 2018 – Momente nga konferenca për media me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.
“Kosova dhe Bullgaria kanë nivel shumë të lartë të bashkëpunimit dypalësh, i cili duhet të intensifikohet veçanërisht në planin ekonomik”, thanë në një gjatësi vale dy ministrat e jashtëm të dy vendeve, njëherazi dhe zëvendëskryeministra, Ekaterina Zaharieva dhe Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Sofje.
Dy homologët trajtuan në këtë perspektivë vijimin e ndihmës së Bullgarisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, rritjen e pranisë së kompanive nga ky vend, ashtu dhe ndërmjetësimin bullgar për zhbllokimin e Marrëveshjes së Interkonieksionit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e dimë se ju keni marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, njëjtë me Serbinë, si dhe me ne, diçka që ju krijon hapësirë për të ndihmuar dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomati kosovar.
Sofje, 20 prill 2018 – Në konferenc për media falënderova gjithë institucionet bullgare për ndihmën e deritanishme, duke kërkuar mbështetjen e këtij vendi dhe në kuadër të Samitit të Sofjes, që ai e quajti “Samitin më të rëndësishëm europian për vendet e Ballkanit, pas atij të Selanikut të 2003-it.”
Pacolli e quajti shumë të suksesshme presidencën bullgare të Bashkimit Europian.
Nga ana e saj, Ministrja bullgare e garantoi ministrin Pacolli se do të angazhohej që në samitin e Sofjes të merrnin pjesë gjithë të ftuarit e nivelit të lartë nga BE dhe Ballkani Perëndimor.
Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, ajo tha se “ne do të gjejmë një mënyrë që të ruajë koherencën, elementët protokollarë të një forumi të Bashkimit Europian, dhe duke respektuar dinjitetin e Kosovës.”
Dy ministrat folën dhe para mediave në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, përpjekjet e Kosovës në shtet-ndërtim si dhe mbi marrëdhëniet rajonale.
Sofje, 20 prill 2018 – Shkëmbim dhurtash me homologen time të Bullgarisë, Zaharieva.
Ministri Pacolli falënderoi publikisht Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe foli për disa prej proceseve ku ka hyrë shteti i tij në konsolidimin e shtetit ligjor, në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimin evropian.
Në këtë drejtim ai, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi Kosova, sipas tij i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Njëra nga pyetjet e mediave të pranishme ishte në lidhje me ndalimin që policia e Kosovës i bëri Drejtorit të Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Në lidhje me këtë, Pacolli shpjegoi se arsyeja e ndalimit të hyrjes së tij atë ditë lidhej me përkujtimin e disa masakrave të tmerrshme serbe në disa komuna të Kosovës, arsye që nuk u respektua nga z.i Gjuriç, i cili i rezervoi vetes të drejtën të fliste nga Mitrovica me një gjuhë që nxiste urrejtjen midis shqiptarëve dhe serbëve.
Takimet e ministrit Pacolli në Sofje vijojnë me takimin me shefen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit bullgar, zonjën Xhema Grozdanova.
Një ide e lindur gjatë vizitës së homologës time bullgare, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme Zaharieva, pak muaj më parë në Prishtinë u realizua sot me sukses në Sofje.
Me praninë e saj, përfaqësuesve të Odave të Tregtisë dhe Industrisë dhe ndërmarrësve nga të dyja vendet mbajtëm Forumin Ekonomik Bullgari – Kosovë.
Sofje, 20 prill 2018 – Me Ministren e Jashtme bullgare, Zaharieva, gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.
Mirëpresim faktin se bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve ka shënuar rritje dhe ka arritur në pothuaj 70 milion euro, por potencialet janë shumëfish më të mëdha dhe të pashfrytëzuara. Diplomacia Ekonomike duhet të jetë prioritet kryesor i Politikës së Jashtme.
Sofje, 20 prill 2018 – Fjala ime gjatë Forumit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.
Në kuadër të vizitës time zyrtare në Bullgari, kisha një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor midis miqsh të vjetër, homologun e tim bullgar të ngarkuar me Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherazi ministër i mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
Thellësisht mirënjohës për respektin që më bënë, duke më pritur me nderime ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
Biseduam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Një Kosovë në Interpol është në shërbim për një rajon më të sigurt, ishte dakordim i ynë i përbashkët.
Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim mes dy delegacioneve me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.Sofje, 20 prill 2018 – Gjatë vizitës sime zyrtare në Bullgari, takim me të ngarkuarin për Sigurinë dhe Rendin Publik, njëherësh Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
Takim shumë i përzemërt me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
Shkëmbyem eksperiencat e partive tona me rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme të vendeve tona, Bullgarisë dhe Kosovës dhe trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.
Si në gjithë partitë liberale europiane, kjo parti ka një drejtim kolegjial dhe brenda saj zhvillojnë aktivitetin emra të famshëm, që kanë shenjuar historinë bullgare të tranzicionit nga komunizmi dhe të periudhës aktuale, europarlamentarë, etj.
Ne, me kolegët tanë bullgarë, bashkëpunojmë shumë mirë dhe brenda ALDE-s, Internacionales Liberale Europiane.
Sofje, 20 prill 2018 – Takim me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive (DPS), parti liberale bullgare e kryesuar nga Mustafa Karadaia.