Tag: MPJ

  • Marrëveshje mirëkuptimi në mes të MPJ-së, MAP-it dhe ambasadës Franceze

    Marrëveshje mirëkuptimi në mes të MPJ-së, MAP-it dhe ambasadës Franceze

    Prishtinë, 29 mars 2018

    Sot, gjatë një ceremonie zyrtare nënshkruam një Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.

    Që nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Frankofonisë në cilësinë e anëtarit vëzhgues, janë shënuar arritje të matshme pozitive, në mes të të cilave mund të përmenden:

    Prishtinë, 29 mars 2018 –Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MPJ-së, MAP-it dhe Ambasadës Franceze.

    – anëtarësimi i Universitetit të Prishtinës në Agjencinë e Universiteteve Frankofone (AUF) dhe krijimi i Qendrës Frankofone Universitare;

    – hapja e shkollës së parë franceze në Prishtinë;

    – themelimi i Klubit të Bizneseve Frankofone (KOCAF);

    – shumëfishimi i aktiviteteve kulturore frankofone në Kosovë.

    Prishtinë, 29 mars 2018 – Falënderova Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyeshme në zhvillimin e projekteve të frankofonisë në vendin tonë.

    E falënderoj po ashtu Ministrin Yagçilar, për përkushtimin e tij në mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti.

  • Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Ministria e Punëve të Jashtme ishte bërë shtëpi e përbashkët e ish-deputetëve nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe përfaqësuesve të vendit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjatë një pritje të veçantë që ishte organizuar në ambientet e kësaj Ministrie dhe me praninë e mysafirëve të shquar ndërkombëtarë, që nderuan Kosovën me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Arsyeja kryesore e kësaj ngjarje ishte botimi i dy librave: I pari mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, respektivisht deputetët nënshkrues të saj, i dyti për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Në të njëjtin aktivitet ishte bërë edhe përurimi i sallës së re të rinovuar.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Fjala ime gjatë ceremonisë së botimit të dy librave nga MPJ.

    Ideja për botimin e këtyre dy librave më erdhi deri sa po dorëzonim në Kongresin Amerikan një kopje të Deklaratës sonë të Pavarësisë me Presidentin Thaçi, po mendoja: pse të mos kemi në një botim të mëvetshëm të këtij Akti Solemn, Procesverbalin e asaj Seance dhe biografitë e shkurtra të secilit deputet?

    Kësisoj lindi ky botim, i cili në dhjetëvjetorin e Pavarësisë sonë, është një lloj shenje nderuese, përkujtuese, për atë vepër të madhe të shumë brezave të kosovarëve, nëpërmjet rezistencës paqësore, luftës së armatosur, e cila kulmoi me Deklaratën për Pavarësi.

    Nëpër rafte librash, si dhuratë, si referencë ky libër i vogël, por që peshon shumë do të mbetet pavarësisht jetës sonë dinamike shtetërore apo individuale.

    Disa ngjarje të posaçme historia nuk ka forcë t’i shlyejë. Sepse ato bëjnë historinë. Deklarata e pavarësisë bëri historinë moderne të Kosovës, thash para të pranishmëve.

    Në ndërkohë, sa i përket botimit të librit të në lidhje me vendimin e GJND-së mbi Kosovën, ky botim është konceptuar si dhuratë për miqtë tanë të huaj, me te cilët takohemi në aktivitetin tonë të dendur lobues, dhe jo vetëm.

    Kësisoj ne tregojmë se vullneti i popullit të Kosovës, ashtu si e kërkonte dhe Vendimi i Përbashkët i vendeve të Grupit te Kontaktit në 2006, është vendim legal. Ne donim me këtë rast t’i bëjmë homazh ekipit Mbrojtës të Kosovës në atë Gjykatë: paraardhësit tim, Skender Hyseni; kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, Vjosa Osmani dhe juristit Qerim Qerimi, ashtu si dhe eksperteve të tjerë të huaj.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiq gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutoglu, gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
  • Pacolli bashkon wikipedianët, enciklopedia Wikipedia pasurohet me artikuj dhe fotografi për Kosovën

    Pacolli bashkon wikipedianët, enciklopedia Wikipedia pasurohet me artikuj dhe fotografi për Kosovën

    Prishtinë, 4 shkurt 2018

    Me iniciativën time si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje e organizim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës, gjatë këtij vikendi në Prishtinë janë mbledhur dhjetëra wikipedian vullnetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ndërkohë që vikendin tjetër do të ketë edhe nga Evropa për ta pasuruar enciklopedinë e lirëwikipedia me artikuj dhe fotografi mbi Kosovën.

    Ky aktivitet, është organizuar me rastin e shënimit të vitit jubilar të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që synohet që të vazhdojë tështrihet në gjithë Kosovën, duke përfshirë vullnetarë të ri dhe kreativ.

    Wikipedianët vullnetarë nëpërmjet Wiki-Academy Kosovo 2018, vetëm gjatë këtij vikendi kanë pasuruar enciklopedinë Wikipedia me qindra artikujt dhe fotografi, ndërkohë që po aq pritet të shtohen edhe gjatë ditëve të ardhshme të punës dhe brenda dy punëtorive të radhës, që do të mbahen në vikendin e ardhshëm, respektivisht datat 10, 11 Shkurt 2018, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).

    “Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në Ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër botë.

    Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, Ministria, që unë drejtoj bashkoi gjatë këtij vikendi dhe do të ri-bashkojë gjatë vikendit të ardhshëm në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Gjatë dy fundjavave ata e kishin pasuruar “Wikipedian” për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe dhe kategori dhe kishin bërë rreth 5 000 redaktime.

    Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim. Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por prodhuese e tij” , ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

    “Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, është shprehur ai.

    Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim.

    Enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura.

  • Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Përzgjedhja e fotografive dhe shkrimeve në të mira për vitin 2017 nga MPJ

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017

    “Nga përvoja ime jetësore, kudo që kam shkuar dhe kam parë ndonjë shenjë apo gjurmë të Kosovës kjo më ka prekur shumë. Imagjinoni fuqinë që ka një fotografi apo thënie e bukur. Në veçanti për atë që Ju e keni në zemër. Atë që ju e doni e jeni i lidhur. Atë që shpirti Juaj e do. Kjo është fuqia e Diplomacisë Publike. Kjo është fuqia e PR-it.

    Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën. Për të gjithë ata që janë sonte këtu. Të tjerët që nuk janë, por do t’i shohin. Gjithandej në botë, ku Kosova ka miq.

    Aty ku janë njerëzit e Kosovës. Holle të tjera të Institucioneve me rëndësi dhe ndikim”, kështu i thashë sonte kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne këtë projekt ne e nisëm menjëherë pasi që pranova detyrën time zyrtare dhe nuk u ndalëm për asnjë moment. Secili kontribut dhe angazhim sado i vogël që Ju keni dhënë deri më tash me të vërtetë ka qenë me vlerë të madhe për ne. Pranuam shumë thirrje: nga kryeredaktorë e gazetarë, fotografë e artistë e shumë njerëz të vullnetit të mirë.

    Prishtinë, 7 dhjetor 2017 – Duke folur para kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

    Ne përfunduam edhe ueb-faqen e re kosovoabc.com, që e prezantuam sot. Diçka që i ka munguar vendit tonë dhe e cila do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në vendin tonë.

    Themeluam faqen e re në Wikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Wikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo.

    Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’I promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota.

  • Takimi i radhës me bashkëpunëtorët në Ministrinë e Punëve të Jashtme

    Takimi i radhës me bashkëpunëtorët në Ministrinë e Punëve të Jashtme

    Prishtinë, 19 tetor 2017

    Respekt ndaj njëri tjetrit, dashuri për punën, shtim të përgjegjësisë ndaj Institucionit, qasje më kreative dhe rritje edhe më të madhe të dinamikës, entuziazmit dhe punës në ekip.

    Këto ishin disa nga mesazhet e mia gjatë një takimi që kisha me pothuaj secilin prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Kërkova, në mënyrën më të sinqertë që të rrisim përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për Institucionet, por, edhe të vendit tonë në marrëdhënie me jashtë sepse duke vepruar kështu, kjo do të kishte një rëndësi të madhe edhe sa i përket perspektivës dhe integrimit Evro-Atlantik të vendit tonë.

    Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit dhe koktejit me stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës imazhi i Kosovës ka pasur një luhatje. Vakumi Institucional, përgjegjësia e ulët ndaj punës dhe Institucioneve dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës.

    Andaj, duhet të punojmë shumë më shumë, që imazhi i Kosovës të përmirësohet dhe duhet të fillojmë nga kjo Ministri.

  • Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.

    Ambasadorja Huhtamäki, ka mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar Ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës. 

  • Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Prishtinë 12 shtator 2017

    Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.

    Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.

    Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

    Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

    Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.

  • Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    Pranimdorëzimi i detyrës nga U. D. i Ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj

    PRISHTINË, 11 SHTATOR 2017

    Nëse ka diçka që nuk e dimë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat tek njerëzit janë shumë me rëndësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai do të jetë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzuar kohën. Ne do të kultivojmë kualitet.

    Nuk do t’ju zhgënjej as ju si paraardhës as bashkëpunëtorët.

    Prishtinë, 11 shtator 2017 – Pranimi i detyrës zyrtare në objektin e MPJ-së.