Tag: Pacolli

  • Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 –

    Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.

    U shpreha thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve, me rastin e pranimit të kopjeve të letrave kredenciale nga Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, nëpërmjet të cilave ai u akreditua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-së në vendin tonë.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova. 

    Me ambasadorin në margjina të këtij takimi bashkëbiseduam dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

    Vuam në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

    “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

    Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Ai tha se e mirëpret mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës,

    Fjala e ambasadorit Kosnett pas Ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale E hënë, 3 dhjetor 2018

    Z. President, ju faleminderit.

    Është nder i  madh për mua, familjen time dhe kolegët nga ambasada që jemi sot këtu.

    Siç e përmendët, kam shërbyer shkurtimisht në ambasadën amerikane në Kosovë para 15 viteve dhe është nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jam sërish këtu për të parë përparimin që Kosova tashmë e ka arritur në rrugëtimin drejt begatisë, drejtësisë, paqes dhe vënies së marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj.

    E mirëpres mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës, përveç qeverisë, për ta bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për t’ju mbështetur.

    Partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës nuk krahasohet askund në botë.  Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.  Është privilegj i posaçëm që jam këtu në mbështetje të vendit tim.

    Po ashtu, bashkëshortja ime, Alison dhe unë mezi s’po presim që të shëtisim gjerë e gjatë nëpër vend, për të bërë miq nga të gjitha komunitetet dhe për të diskutuar përvojën e jetesës në shoqëri të larmishme, veçori kjo që e kanë të përbashkët të dy vendet tona.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
  • Takova ambasadorin jorezident të Pakistanit në Kosovë, në fokus rritja e bashkëpunimit tregtar

    Takova ambasadorin jorezident të Pakistanit në Kosovë, në fokus rritja e bashkëpunimit tregtar

    Prishtinë, 2 korrik 2018

    Kam pritur në takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi.

    Me të gjatë takimit kemi diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve. Theksuam se raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë janë të interesit të veçant.

    “Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”

    Prishtinë, 2 korrik 2018 – Shkëmbim dhuratash me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi.
    Prishtinë, 2 korrik 2018 – Në takim me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku diskutohet për shkëmbimet tregtare dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.
  • Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Kam zhvilluar takim me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti

    Prishtinë, 23 prill 2018 –

    Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer.

    Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe si gjeografi. I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend.

    Italia e ka një aleat, Kosovën. Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë.

    Falënderova ministren Pinotti për kontributin e dhënë të Italisë për Kosovën në të gjitha etapat e zhvillimit, në veçanti në periudhën e pasluftës.

    Po ashtu ftova investitorët italian që të prezantojnë në Kosovë, pasi që Kosova ofron ambient të përshtatshëm për investimet e huaja.

    “I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend. Italia e ka një aleat, Kosovën”

    Në këtë takim biseduam edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ku kërkova mbështetjen e Italisë gjatë këtij procesi.

    Nga ana e saj, ministrja italiane e vlerësojë angazhimin tim, duke shtuar se Italia do të jetë përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

    “Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë”, ka thënë Pinotti.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.