Tag: Paris

  • Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel

    Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel

    Prishtinë, 11 shtator 2019 –

    Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.  

    Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

    Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

    Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
    Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
  • Vizita në Senatin e Francës dhe takimi me ministrin e brendshëm Christophe Castaner

    Vizita në Senatin e Francës dhe takimi me ministrin e brendshëm Christophe Castaner

    Paris, 1 Korrik 2019 –

    E kalova të hënën në Paris, duke folur për rëndësinë e lëvizjes së lirë për kosovarët.

    Senati i Francës ishte adresa ku u pritem unë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nga Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

    Takim shumë me peshë në Senatin Francez, pasi që Parlamenti francez përbëhet nga dy dhoma, Asambleja Kombëtare dhe Senati. Anëtarët e dy dhomave zgjidhen nga dy sisteme të ndryshme zgjedhore. Kjo siguron që të gjithë përbërësit e ndryshëm të shoqërisë franceze të përfaqësohen sa më drejtë.

    Paris, 1 Korrik 2019 – Senati i Francës ishte adresa ku u pritem unë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nga Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

    Shqyrtimi i projektligjeve nga të dy dhomat e Parlamentit bën ligje më të mira dhe përvoja e dëshmuar mirë e senatorëve përmirëson përmbajtjen e tyre.

    Kryetari i Senatit garanton stabilitetin e institucioneve të Francës pasi i kërkohet të zëvendësojë Presidentin e Republikës në rast të vdekjes ose dorëheqjes së tij.

    Paris, 1 Korrik 2019 – Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota.

    Andaj takimi me deputeten franceze Marta de Cidrac, ishte i rëndësisë së madhe pasi kërkuam nga ajo që Franca të mbështet heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

    Franca luan një rol kritik në inkurajimin e Bashkimit Evropian që të mbajë angazhimet e tij ndaj lëvizjes së lirë. Përkushtimi i francës për ndihmën e huaj është një shembull i jashtëzakonshëm për vendet e tjera. Ky ishte konteksti i takimeve tona me deputeten de Cidrac.

    Paris, 1 Korrik 2019 – Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet.

    Së bashku me kryeministrin Haradinaj takimet i vazhduam me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner. Me ministrin Castaner për përkrahjen franceze për lëvizje të lirë dhe nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të specializuar policor!

    Në këtë frymë, u nënshkrua edhe leta e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal. Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë.

    Paris, 1 Korrik 2019 – Takim me Ministrin e Brendshëm të Francës, z.Christopher Castaner. Kosova është një partner evropian i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian.
    Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.

    Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.

    Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.

    Paris, 1 Korrik 2019 – Së bashku me Kryeministrin Haradinaj takuam ministrin e Brendshëm të Francës, z.Christopher Castaner.

    Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.

    https://x.com/CCastaner/status/1145758667515543558?s=20

  • Në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor

    Në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor

    Paris, 11 dhjetor 2018 –

    Mbi 100 partnerë u mblodhën në Paris për të ndërtuar momentum, për të përmirësuar veprimet aktuale dhe për të premtuar mbështetje për një zgjidhje të qëndrueshme për t’i dhënë fund vuajtjeve të shkaktuara nga armët e vogla të paligjshme dhe armët e lehta (SALW) në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë në përgjithësi.

    Në konferencen franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.

    Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar. Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme.

    Paris, 11 dhjetor 2018 – Në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekjeje.

    Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që ti kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

    Në konferencen franko – gjermane u tha se numri i madh i vlerësuar i armëve të zjarrit ilegale në Ballkanin Perëndimor përbën një kërcënim për sigurinë e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, për shkak të tregtisë së paligjshme, trafikimit dhe keqpërdorimit të tyre, veçanërisht nga krimi i organizuar dhe grupet terroriste.

    Prandaj, qeveritë e Francës dhe Gjermanisë thirrën takimin e parë ndërkombëtar të nivelit të lartë në Paris më 11 dhjetor 2018.

    Veprimtaria kishte për qëllim rritjen e vendosmërisë politike për të rritur më tej sigurinë dhe sigurinë për çdo qytetar evropian dhe gjenerimin e angazhimeve për të luftuar rreziqet e paraqitura nga mbajtja, trafikimi dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve të zjarrit.

    Paris, 11 dhjetor 2018 – Në takim me Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, gjatë punimeve të konferencës franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor.

    Konferenca u hap nga Jean-Yves Le Drian, Ministër Francez për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Heiko Maas, Ministri Federal i Punëve të Jashtme gjermane. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e rritjes së punës tashmë në vazhdim për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor dhe përgëzuan partnerët për miratimin e Udhërrëfyesit.

    Në të njëjtën kohë, Gerd Trogemann, Menaxher i Qendrës Rajonale të PNUD-it në Stamboll, theksoi se si tejkalimi i ndryshimeve të lidhura me kontrollin e AVL-ve kontribuon në Qëllimin 16 që promovon shoqëri të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që qëndron në qendër të agjendës globale për zhvillim të qëndrueshëm.

    Paris, 12 dhjetor 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun gjerman Heiko Maas.

    Takimi ndërkombëtar i nivelit të lartë mblodhi së bashku mbi 100 pjesëmarrës duke përfshirë ministra ose zëvendësministra të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të qeverive nga Evropa, Amerika e Veriut dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale të angazhuara në kontrollin e armëve, përfshirë Kombet e Bashkuara.

    Ministrat e Brendshëm nga Ballkani Perëndimor prezantuan prioritetet e përcaktuara në Planet e Veprimit për zbatimin e Udhërrëfyesit, ndërsa organizatat ndërkombëtare informuan për mbështetjen e tyre të planifikuar për këto plane veprimi, duke filluar nga menaxhimi i stoqeve deri te forcimi i reagimit të drejtësisë penale ndaj keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe integrimit. gjinore në politikat e sigurisë.

    Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.

    Paris, 11 dhjetor 2018 – Gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.

    Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës.

    Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi.

    Paris, 11 dhjetor 2018 – Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi.

    Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, takova dhe bisedova edhe me homologun tim gjerman, Heiko Maas, me të cilin u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme.

    Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur.

    Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë.

    Paris, 11 dhjetor 2018 – Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, takova dhe bisedova edhe me homologun tim gjerman, Heiko Maas, me të cilin u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme.
  • Me shumë liderë botërorë shënuam 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

    Me shumë liderë botërorë shënuam 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

    Paris, 12 nëntor 2018

    Pallati Elysee në Paris ishte qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Po shënohej 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes.

    Me ftesë zyrtare të presidentit Macron, qëndrova dy ditë në Republikën franceze. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

    Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë.

    Gjatë kësaj ceremonie kam zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

    Paris, 12 nëntor 2018 – Gjatë qëndrimit dyditor në Republikën franceze, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, takova Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton.

    Takim kam zhvilluar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga më shumë se 50 shtete të botës.

    Paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për ti kontribuar kësaj sigurie.

    Ky është përcaktimi primar yni dhe në këtë funksion është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë ndërkombëtare.

    Paris, 12 nëntor 2018 – Gjatë qëndrimit dyditor në Republikën franceze, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, takova homologun tim turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
  • Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Në Paris pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

    Paris, 26 prill 2018 

    Nën patronatin e qeverisë franceze, nga bashkëpunimi në mes OKB-së, OECD-së dhe organizatave të tjera ndër-shtetërore e jo-qeveritare dhe sipas propozimit të Presidentit francez, Makron po marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

    Gjatë adresimit tim, prezantova hapat e mëdhenj ligjor, politik dhe gjyqësor, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe atë si anëtarë i Koalicionit Global kundër terrorizmit.

    Paris, 26 prill 2018 -Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes, e cila do të jetë në interesin nacional jo vetëm të vendit tonë, por të gjitha vendeve të tjera.

    Në margjina të kësaj konference të rëndësishme ndërkombëtare takova ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, ministrin e jashtëm të Jemenit, ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë etj.

    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për t’i tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga Ministri i Jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore etj.
    Paris, 26 prill 2018 – Kërkova, gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL, në mënyrë që ta kemi më të lehtë betejën tonë kundër të keqes
    Paris, 26 prill 2018 – Pjesëmarrës në panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar.

    Në fund të Konferencës së Koalicionit antiterror mbajtur në Paris, shkëmbyem disa mesazhe, folëm për Kosovën! Ideatori i saj, Presidentin Macron! energji pozitive dhe ndërtuese!

    Gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez.

    Paris, 26 prill 2018 Paris, 26 prill 2018 – Shtrëngim duarsh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takime të shumta, njëra ndër to edhe takimi me homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.

    Bëra një bisedë të mirë me homologun tim nga Franca, Jean-Yves Le Drian për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen që Franca po i jep integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe Euro-Atlantike.

    Mirënjohës për mbështetjen e gjatë dhe ne do të punojmë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin bilateral.

    Paris, 26 prill 2018Në Paris kam takuar edhe homologun tim francez Jean-Yves Le Drian.
    Paris, 26 prill 2018Takim me homologun tim nga Jemeni, Abdulmalik Al-Mekhlafi.

    Në margjina të konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, sipas një nisme të Presidentit francez, kam zhvilluar takim edhe me homologun tim, ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K Shanmugam.

    Paris, 26 prill 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Singaporit, K. Shanmugam.
  • Pjesmarrës në Ministerialin e 34-të të Konferencës së Frankofonisë, nga ku sjella edhe njohjen e Madagaskarit

    Pjesmarrës në Ministerialin e 34-të të Konferencës së Frankofonisë, nga ku sjella edhe njohjen e Madagaskarit

    Paris, 26 nëntor 2017

    Kam marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në Ministerialin e 34-t të Konferencës së Frankofonisë, e cila i kishte zhvilluar punimet në kryeqytetin francez, Paris.

    Me këtë rast, kam zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, ministra të ngarkuar dhe të deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.

    Në të gjitha takimet bilaterale që kam zhvilluar kam ripërsëritur kërkesën për njohje ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kam rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve që e kanë njohur vendin tonë.

    Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonsisë në Paris pranova edhe zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që kam zhvilluar me homologun tim nga ky shtet.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Gjatë pranimit të Notës Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit.

    Pasi pranova Noten Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Madagaskarim vazhdova takimet e radhës. Republika e Afrikës Qendrore, vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. 

    Ne, do të thellojmë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndësishëm afrikan. Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Afrikës Qendrore, Chancel Sekode.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË BURUNDIT, ALAYN NYAMIDWE

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Armeni dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonisë në kryeqytetin armen Jerevan, kam zhvilluar takime të ndara me disa homologë, me të cilët ka diskutuar mbi shqyrtimin e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në Organizatat Ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.

    Kënaqësi ishte edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Burundit, Alayn Nyamidwe.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Burundit, Alayn Nyamidwe.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dusey.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e ngarkuar të Frankofonise, John Kwet Mwan.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË GUINEA BISSAUS

    Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guineas, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve. 

    E falënderova për përkrahjen e fuqishme, që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit dhe i premtova, që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvojë, të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Guinea Bissaus.
    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me të Deleguarin Special të Presidentit të Guinea Conakry.
    Paris, 26 nëntor 2017 –Takim me Këshilltarin e Lartë të Presidentit të Seychelles.

    TAKIM ME SEKRETARIN E SHTETIT TË FRANCËS, JEAN BAPTISTE LEMOYNE

    Vizitën në Paris e mbylla me një takim me Sekretarin e Shtetit të Francës, Jean Baptiste Lemoyne.

    Shpreha se liria, barazia dhe vëllazëria si parime themelore të revolucionit francez kanë qenë dhe mbeten frymëzuese për të gjithë ne edhe këtu në Kosovë. Liria e Kosovës na bëri bashkë në vitin 1999.

    Shteti i Kosovës na bashkoi sërish në vitin 2008. Tani, Kosova dhe Franca, si dhe Kosova e Perëndimi janë së bashku në promovimin e vlerave më të mira politike dhe ekonomike të demokracisë.

    Paris, 26 nëntor 2017 – Takim me Sekretarin e Shtetit të Francës, Jean Baptiste Lemoyne.
  • Vizita zyrtare në Francë

    Vizita zyrtare në Francë

    Paris, 8 nëntor 2017

    Ejani në Kosovë, në vendin e një rini të mrekullueshme, por që ka nevojë për shpresë, në vendin, që tradicionalisht, në arsimin e vet, në kulturën e vet ka qenë i orientuar nga Franca.

    Fjalët e Presidentit Macron për integrimin e Ballkanit Perëndimor kanë qenë shpresëdhënëse për ne, këto fjalë i’a thash, Ministres për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Nathalie Loiseau, në takimin që kishim në Quai d’Orsay.

    Paris, 8 nëntor 2017 – Në takim me Ministren për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Nathalie Loiseau, në Quaid Orsay.
    Paris, 8 nëntor 2017 –Takim me Grupin e Miqësisë Francë – Kosovë në Asamblenë Nacionale franceze në përbërje të Presidentit të grupit, Bruno Questel dhe anëtarëve, Joachim Son Forget, Isabelle Rauch dhe Laurence Trastour Isnart. Pajtim reciprok mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.
    Paris, 8 nëntor 2017Në takim me shkrimtarin e shquar bashkëkohor shqiptar, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi, Ismail Kadare.