Tag: Portugalia

  • Republikën e Kosovës po e fuqizojmë në botë, hapim ambasadën në Portugali

    Republikën e Kosovës po e fuqizojmë në botë, hapim ambasadën në Portugali

    Lisbonë, 10 janar 2019 –

    Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për shtrirjen graduale të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në botë. Edhe në një kryeqytet të fuqishëm botërorë, Lisbona, arritëm që të ngritim flamurin e Republikës së Kosovës në oborrin e Ambasadës më 12 mars 2019.

    Zyrat e Ambasadës u funksionalizuan në fillim të marsit.

    Hapja dhe zyrtarizimi i ambasadës tonë në Portugali u kurorëzua sot me prezentimin e letrave kredenciale nga ambasadori ynë Ylber Kryeziu.

    Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

    Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

    Portugalia është shtet i rëndësishëm dhe me histori të pasur ndikimi në pjesë të ndryshme të botës.

    Mbështetja e shtetit portugez në vazhdimësi ka qenë e fuqishme për vendin tonë, andaj këtë partneritet tash e tutje do ta thellojmë edhe më shumë.

    Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu pasi dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, i’u dha mundësia të zhvillonte një takim me presidentin Rebelo de Sousa.

    RRETH MARRËDHËNIEVE

    Kosova dhe Portugalia gëzojnë marrëdhënie  miqësore dhe vitet e fundit, këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe të avancuar.

    Me hapjen e Ambasadës në Portugali, Kosova ka bërë hapin e madh drejtë vendosjes së një partnetiteti të veçantë me Republikën e Portugalisë, duke shprehur kështu interesin e saj politiko-diplomatik për thllim të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të hapur një kapitull i ri të lidhjeve mes dy popujve tanë.

    Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.

    Pikënisje e këtyre marrëdhënieve të mira është padyshim fakti që Portugalia është një ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Portugalia ka kryesuar Presidencën e BE katër herë radhazi në momente me ndjeshmëri historike për Kosovën dhe sidomos në 2007 gjatë fazës finale të negociatave në Vjenë për statusin e Kosovës ku ajo u perpoq te kontribuoje dhe koordinoje ne veprime të përgjithsme dhe koherente me shtetet e tjera të BE-së.

    Lidhjet mes dy popujve tanë u krijuan fillimisht përmes Forcave te Armatosura te Portugalisë të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Rreth 7000 ushtarë portugezë, përfshirë një numër të konsideruar punonjësish në misionet europiane dhe ato ndërkombëtare, kanë shërbyer në vendin tonë për dy dekada.

    Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.

    Ky numër i madh dinamik po afirmon gjithnjë e më tepër lidhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe duke u shëndërruar kështu në një urë ndërnjerëzote, kulturore dhe ekonomike bashkëpunimi. Keto janë, njëherësh, edhe themelet e marrëdhënieve tona të së ardhmës.

    Populli i Kosovës i është mirënjohës popullit të Portugalisë për njohjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës për dekada me radhë, të cilat kanë kontribuar shumë në përparimin e qëllimeve tona parësore në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

    Sot, Portugalia vazhdon të jetë zë i rëndësishëm i mbështetjes dhe te pa rezervē të proceseve demokratike dhe reformuese të vendin tonë në rrugën e integrimeve Euro-Arlantike, liberalizimit të vizave dhe forcimit të pozitës së Kosovës në kuadrin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe integrim të plotë në sistemin ndërkombëtar.

    Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.

    Në këto dy vitet e fundit, përtej sfidave në përballjen me pndeminë, në marrëdhëniet me Portugalinë ka patur risi të dukshme; kjo pasi dialogut politik, tashmë në nivel të shkëlqyeshëm, po i shtohen vlera të rëndësishme si interesi për shkëmbime ekonomiko-tregëtare dhe investime, rritja e turizmit, bashkëpunimit në arsim dhe shkëmbime kulturore.

    Në Portugali jeton një numër i vogël i komunitetit kosovar i cili është i integruar kretësisht në shoqërinë portugeze dhe i cili jeton identitetin e tij të dyfishtë si pasuri dhe vlerë e shtuar në marrëdhëniet kulturore dhe historike mes dy vendeve tona.

    Ztr. Ylber Kryeziu u dekretua si Ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Republikën e Portugalisë.

  • Vizita ime e parë zyrtare si Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës në Republikën Portugalisë

    Vizita ime e parë zyrtare si Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës në Republikën Portugalisë

    Lisbonë, 2 tetor 2018 –

    Dua të ndaj disa përshtypje nga koha ime në Portugali. Augusto Santos Silva kishte organizuar takimin e pritjes në pallatin e Necessidades në Lisbonë.

    Pallati Necessidades (Portugalisht: Palácio das Necessidades) është një ndërtesë historike në Largo do Rilvas, një shesh publik në Lisbonë, Portugali. Ajo shërben si seli e Ministrisë së Jashtme Portugeze.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Po ngjitesha shkallëve në pallatin e Necessidades në Lisbonë, drejt hapsirave ku po më priste homologu im portugez, Augusto Santos Silva.

    Sapo mbrrita në kryeqytetin portugez, Lisbona, u prita në takim nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.

    Me të cilin diskutuam se si Republika portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.

    Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Zhvillova vizitën time të parë zyrtare në nivel të një Ministri të Jashtëm të Republikës së Kosovës në Republikën portugeze, ku jam pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.

    Si pjesë e punës sime në ministrinë e Punëve të Jashtme, jam përpjekur të vizitoj vende të Evropës, Australisë, vendet në Afrikë dhe Uashington DC çdo vit.

    Në këto udhëtime, unë po takoja homologët e mi, udhëheqës qeveritarë, president dhe ekspertë të tjerë që po punojnë për lobimin dhe njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Gjithmonë po mësoja shumë, duke u kthyer i frymëzuar nga ato takime.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.

    Është mirë të jesh në gjendje të rifillosh këto vizita të rregullta. Ky ishte udhëtimi im i parë në Portugali në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Shpreha kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira dhe nivelin e bashkëpunimit mes Portugalisë dhe Kosovës.

    “Portugalia gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm për Kosovën, si para, ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë aktin e njohjes së pavarësisë sonë, në një moment krucial për ne”

    E njoftova homologun tim se pas pavarësisë, ne kemi pasur zhvillime pozitive në Kosovë. Më e rëndësishmja është se nuk janë realizuar parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Jam pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i parlamentit, Joze Manuel Pureza.

    Përkundrazi, Kosova gjatë kësaj kohe ka dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.

    Duke rikujtuar faktin se Republika e Kosovës deri më sot është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 120 vende anekënd botës, kërkova nga ministri portugez Silva që Portugalia të shfrytëzojë influencën për ta ndihmuar edhe më tej procesin e njohjes së Kosovës nga sa më shumë vende.

    Lisbonë, 2 tetor 2018 – Gjatë takimit në Portugali kam zhvilluar takim me Zëvendëskryetarin e parlamentit, Joze Manuel Pureza.

    Ndërkaq, ministri portugez Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Portugalia është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, theksoi ministri Augusto Santos Silva, dhe kjo, sipas tij, dëshmon përkushtimin e thellë që ka Portugalia për Kosovën, për sigurinë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.