Me rastin e 13-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar me një letër Hilmi Haradinajt, Familjes Haradinaj, z.Avdyl Mushkolaj, udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Dukagjinit dhe anëtarëve të kësaj organizate.
Në letër thuhet:
Çdo vit në këtë kohë, qytetarët e Republikës së Kosovës përkujtojnë me krenari 13-vjetorin e nisjes së Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Epopeja e Dukagjinit është rezistenca e papërsëritshme në historinë e çlirimit të një kombi, është akti sublimues i gjithë përpjekjeve dhe sakrificave shekullore për lirinë e Kosovës, është kryevepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopeja e Dukagjinit është historia moderne e lirisë sonë.
Epopeja e Dukagjinit është epope e qëndresës, heroizmit, sakrificës dhe unitetit të pashembullt në historinë politike të Kosovës. Epope e lavdishme të bashkimit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në luftë për liri dhe çlirim. Epope që sublimoi heroizmin dhe sakrificat e brezave – për një shekull të tërë për liri. 24 marsi është një datë që nuk njeh kohë, nuk njeh harresë, kjo ditë ka përjetësinë kudo në Kosovë. 24 marsi i Gllogjanit është harta e sakrificës, e dhimbjeve, e luftës, e rrugëtimit të shpëtimit të Kosovës, është ndër datat më të rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.
Çdo Mars, ne bashkohemi për të rikujtuar luftëtarët dhe dëshmorët e Dukagjinit, ata janë në themelet e ëndrrave tona, në ëndrrat dhe lumturinë e të rinjve tanë, në mundin dhe djersën e punës së punëtorëve, në nderin dhe krenarinë e fëmijëve dhe familjeve kosovare. Sot ata i nderon shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, shteti për të cilin ata mijëra djem dhe vajza të Kosovës, sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, mundin dhe jetën për Liri, vlerën më të lartë të kombeve dhe popujve. Sot jemi, pjesë e botës për të cilën ëndërruan ata që na sollën në ditët e sotme.
Çdo vit që kalon i thellon themelet e lirisë së Kosovës. Çdo vit që kalon rrit madhështinë e sakrificës madhore për lirinë e vendit tonë, thellon peshën historike të kujtesës sonë rritë krenarinë e brezave tanë dhe të pasardhësve tanë.Sot pas trembëdhjetë vjetësh, Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sot, kur kemi përmbyllur kapitullin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kujtojmë me nderim të lartë sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve tanë, të cilët ranë që brezat e ardhshëm të jetojnë në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh konsideratat më të larta dhe përkulemi me nderim të lartë para sakrificës sublime të luftëtarëve të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit. Është obligim ynë moral, kombëtar dhe shtetëror para historisë që shteti ynë të qëndrojë mbi themele të shëndosha. Është përgjegjësi legjitime që të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të mirëfilltë demokratik dhe të zhvilluar. Është përgjegjësi e lartë shtetërore që të kultivojmë unitetin politik për të ardhmen e Kosovës.
Kam besim në punën tonë që së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë të përmbushim testamentin e madh përballë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Duke vazhduar trashëgiminë e tyre, ne qëndrojmë sot në një rast të shquar në histori. Kosova, institucionet dhe qytetarët e saj përkulemi para tyre.
Lavdia e nderi qoftë mbi dëshmorët e kombit!
Sinqerisht, Behgjet Pacolli,President i Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Shkup, pasi vendosi kurorat e luleve para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, realizoi edhe një foto me bashkëpuntorët e tij. Presidenti Pacolli ka vendosur kurora lulesh edhe para varrit të Goce Delçevit, në kishën e Shën Spasit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe delegacioni që e shoqëron u takuan me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Velanovski.
Z. Velanovski tha në takim se prioritet i Republikës së Maqedonisë janë marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet fqinje, ndërsa marrëdhëniet me Republikën e Kosovës trajtohen me shumë rëndësi nga institucionet e Maqedonisë.
“Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t’i zhvillojnë edhe më tej”, tha ai.
z. Velanovski përkujtoi se në Kuvendin e Maqedonisë janë ratifikuar deri tash dhjetë marrëdhënie ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe do të ratifikohen edhe marrëdhënie të tjera.
Ai gjithashtu tha se Kuvendi i Maqedonisë ka krijuar një grup punues për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe pret që edhe Kuvendi i Kosovës ta krijojë një grup të tillë.
Parlamentet kanë shumë rëndësi në proceset integruese, tha Z. Velanovski, duke ofruar gjithë përvojën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Kuvendin dhe institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat me interes.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar edhe në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve tona, duke u shprehur i gatshëm që të ndikojë që këto marrëdhënie të intensifikohen edhe më tej dhe të njohin shkallë më të lartë të zhvillimit.
“Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët”, theksoi Presidenti Pacolli, duke shtruar nevojën që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.
Presidenti Pacolli po kështu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të krijojë shumë shpejt grupin punues për bashkëpunim me Parlamentin e Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të rritet edhe më tej.
Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutoi për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta dhe vazhdimin e punës për sigurimin e sa më shumë njohjeve për Kosovën, por edhe për trasimin e rrugës së saj drejt integrimeve euroatlantike.
“Ishte kënaqësi e madhe që të takohemi me presidentin e ri të Kosovës, z.Behgjet Pacolli për t’i uruar edhe nga afër për këtë detyrë shumë të rëndësishme. Unë besoj se kjo detyrë e re dhe shumë e lartë është një mundësi e shkëlqyer për Presidentin Pacolli për të çuar më tej kontributin e tij i cili ka qenë mjaft i ndjeshëm edhe më parë në procesin e njohjes së Kosovës, pasi konsolidimi i pozitës ndërkombëtare është një prioritet i jashtëzakonshëm, ashtu sikur edhe vizioni i tij për ekonominë besoj se do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Kosovës, por edhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, tha z.Ilir Meta.
Presidenti Pacolli në takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutoi për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta.
“LSI mbështet politikën e presidentit të Kosovës, të qeverisë së Kosovës, mbështet forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, midis dy qeverive, midis dy parlamenteve, dhe jemi të bindur se projektet madhore të cilat kanë përparuar me mjaft sukses në Shqipëri, por po përparojnë edhe në Kosovë do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, i cili është fare konvencional”, tha z.Meta.
“Ishte një takim i rëndësishëm për mua. Takimi me mikun është gjithnjë i veçantë. Z.Meta është njeri që ka dhënë kontribut shumë të madh për afirmimin e shtetit të Kosovës, ka punuar shumë për njohjet e Kosovës”, theksoi ndërkaq Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Mund t’iu them se ai ka lënë ende punë të pakryera, për të cilat është nevojitur kohë dhe unë sot e luta që krejt këtë punë që ka mbetur pa u kryer, që të vijë në Kosovë dhe të bisedojmë, që të mos ndalemi. Kemi shumë punë për të kryer dhe puna e z.Meta për njohjet është shumë e rëndësishme. Jam i sigurt se z.Meta, me energjinë e tij, me vullnetin e madh, do të përballoj çdo sfidë në mënyrë të suksesshme. Bashkëpunimi me të do të jetë shumë i madh. Ne e vlerësojmë shumë punën që ka bërë për Kosovën dhe besoj se ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Presidenti Pacolli.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
“I shprehëm urimet e subjektit që ne përfaqësojmë për detyrën e re dhe në radhë të parë për qasjen pragmatike dhe shumë realiste që ai ka për bashkimin kombëtar si një bashkim ekonomik, duke i shtyrë dy qeveritë tona në iniciative direkte, realiste dhe që vërtet të bëjnë të mundur, larg folklorizmit, atë që gjithë shqiptarët dëshirojnë”, theksoi z.Idrizi.
“Ne kemi nevojë ta shohim veten tonë si një bashkim ekonomik, si një treg të madh të shtatë milionë shqiptarëve. z.Pacolli, edhe me eksperiencën e tij, po i shtyn të dy qeveritë tona që këtë ta shohin në mënyrë të strukturuar”, shtoi ai.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Gjithashtu, theksoi z.Idrizi, i shpreha respektin z.Pacolli për gjithë punën që ka bërë për njohjen e Kosovës dhe besoj se zgjedhja e tij si president i Kosovës do t’i japë hov njohjeve të reja të Kosovës.
“Ndamë pikëpamjet e përbashkëta që Kosova ka nevojë të mbajë të gjallë memorien kolektive për krimet e ndodhura në shtetin e Kosovës, mbi qytetarët e Kosovës nga dhuna e Milosheviqit”, tha kryetari i PDIU, z.Shpëtim Idrizi.
Ndërsa, Presidenti Behgjet Pacolli u shpreh: “Biseduam për gjendjen politike dhe ekonomike, për problemet që i mundojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Biseduam edhe për të drejtat e njeriut dhe ne tani kemi edhe mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare e cila e ndihmon kauzën tonë të madhe”.
“Biseduam për tregun e madh shqiptar, për të cilin unë kam insistuar që të jetë temë e bisedimeve. Kosova nuk do ta lë këtë iniciativë vetëm në fjalë, por do të fillojë punë intensive. Ne do të formojmë një grup, i cili do t’ia fillojë punës që nga tani dhe besoj se deri te takimi tjetër ne do të kemi rezultatet e para të formimit të një tregu të gjerë, që del jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë kufijve të Kosovës, por pse të mos përfshihen në këtë edhe bashkatdhetarët tanë edhe në Maqedoni edhe në Mal të Zi”, tha Presidenti Pacolli.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi, vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë.
Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës, ndërsa Presidenti u shoqërua nga komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, z.Ndrea Prendi dhe nga anëtarët e delegacionit të Kosovës, që e shoqërojnë atë në vizitë.
Presidenti Pacolli vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë.Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës. Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës. Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës, ndërsa Presidenti u shoqërua nga komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, z.Ndrea Prendi dhe nga anëtarët e delegacionit të Kosovës, që e shoqërojnë atë në vizitë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në postin e Presidentit po e zhvillon në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi.
Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit.
Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit.Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne.Të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë.Më pas ata drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse, në të cilat u diskutuan një varg temash me rëndësi për bashkëpunimin mes të vendeve.
Të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë. Më pas ata drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse, në të cilat u diskutuan një varg temash me rëndësi për bashkëpunimin mes të vendeve.
Në përfundim të takimi të delegacioneve, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Topi dhanë deklarata për mediat e shumta.
Në përfundim të takimi të delegacioneve, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Topi dhanë deklarata për mediat e shumta.
Në vijim po e sjellim transkriptin e kësaj konference:
Presidenti Topi: Kam një kënaqësi të veçantë sot të jem para jush me Presidentin e ri të Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, zotin Behgjet Pacolli, mikun tim, mikun e të gjithë shqiptarëve.
I urova edhe njëherë sukses në detyrën e tij të rëndësishme në krye të shtetit të Kosovës. Patëm bisedime mjaft të rëndësishme. Në vazhdim të asaj linje që ne kemi pasur edhe më parë, por sot në një fazë të re të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, edhe në kontekstin e rëndësishëm rajonal.
Pashë edhe njëherë te Presidenti i Kosovës një mendje të hapur me një vizion të qartë për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vende të tjera të rajonit, vende të cilat, prej vitesh njohin një klimë të mirë të marrëdhënieve politike, të stabilizimit të raporteve të reja politike dhe institucionale, por, për fat të keq, nuk shkojnë në sintoni me zhvillimet e pritshme ekonomike. Vendet tona kanë nevojë që të pozicionohen qartë, me ide të qarta për perspektivën ekonomike, sepse kjo është e mundshme në rajonin tonë, pak të eksploruar nga kjo pikëpamje, me një treg që kalkulohet përafërsisht me 60 milionë banorë. Duke pasur parasysh edhe ato projekte, të cilat janë shpalosur edhe më parë, por duke absorbuar edhe ide të reja, unë mendoj që e ardhmja e vendeve tona, jo vetëm që politikisht është e qartë në linjën euro-atlantike, por patjetër që e ka të nevojshme që të stimulohen raporte më intensive të komunikimit institucional për harmonizimin e standardeve të legjislacionit në përputhje me standardet evropiane, por edhe shfrytëzimin e shumë mundësive që ka edhe Shqipëria, edhe Kosova.
Pashë edhe njëherë te Presidenti i Kosovës një mendje të hapur me një vizion të qartë për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vende të tjera të rajonit.
Temat për të cilat ne diskutuam janë tema të njohura, por ne rikonfirmuam vullnetin që Shqipëria dhe Kosova të rrisin jo vetëm dimensionin e komunikimit, por të trajtojnë edhe tema, të cilat vërtet janë shumë të ndjeshme. Përtej bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimit të resurseve të dy vendeve tona, patjetër që lindin probleme për përsosjen e standardizimit të teksteve si dhe shumë elementeve që kanë dimensione edukative, arsimore, kulturore, dhe besoj që është në interesin e institucioneve dhe në vëmendjen e njerëzve që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë, që ta rrisin standardin e bashkëpunimit në këtë linjë.
Diskutova me Presidentin që “Rruga e Kombit”, një element infrastrukturor i jashtëzakonshëm, që ka bërë të mundur thyerjen e izolimit shekullor, të shfrytëzohet më të mirë për lëvizjen e njerëzve, por edhe për lëvizjen e mallrave. Me një element shumë simbolik, Presidenti Pacolli e konsideroi rrugën edhe si shkëmbim të ideve. Pra, rruga në vetvete jo thjesht si një element infrastrukturor fizik, por edhe një mundësi e madhe për të komunikuar me njëri-tjetrin për të gjitha aspiratat tona, qofshin këto politike, qofshin të interesave sociale, të interesave personale të gjithsecilit, ku dimensioni i lirisë duhet të jetë i shprehur në mënyrë të qartë.
Të dy presidentët para takimit kokë më kokë shtrënguan duartë para mediave të shumta që shprehën interes të madh të kapin këto imazhe.
I thashë Presidentit që ne kemi pasur një gëzim të madh në fund të vitit që kaloi, kur shqiptarët arritën të fitojnë të drejtën për të lëvizur të lirë. Por, së bashku me gëzimin e madh, unë kam shprehur brengën time që kjo mundësi nuk u realizua në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Kosovës. Në bisedë me të gjithë partnerët, në të gjitha tryezat, natyrisht ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që kjo të bëhet e mundur sa më shpejt edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të mbesin të izoluar. Jam i bindur që shumë shpejt, dhe kjo është edhe në interesin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, që së bashku me popujt e tjerë të rajonit, kjo të bëhet e vlefshme edhe për qytetarët e Kosovës.
Kemi diskutuar për nevojën e vazhdimit të një tradite të re që ka lindur midis Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës për të vazhduar takimet. Iniciativë që filloi në Vlorë në vitin 2009, vazhdoi në Prizren. Jemi të ftuar nga Presidenti Ivanov i Maqedonisë që takimin e radhës ta realizojmë në Ohër dhe pas kësaj, i takon Malit të Zi. Kjo për të demonstruar dëshirën, vullnetin, për të promovuar politikat e dialogut dhe të paqes, por për të ftuar edhe të tjerët që të bëhen pjesë e këtyre takimeve.
Unë i shpreha edhe një herë Presidentit Pacolli që Shqipëria e konsideron si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal edhe me vende të tilla si Serbia, sepse jashtë çdo lloj paragjykimi, në kontekstin historik retrospektiv, ne e kemi bërë të qartë, që ndonëse me Serbinë na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me pozicionimin për Kosovën, kjo në kontekste të reja rajonale dhe evropiane, nuk do të thotë që midis dy vendeve të mos ketë dialog politik, të mos ketë bashkëpunim në interes të vendeve, të popujve tanë dhe të paqes rajonale. Jam i bindur që edhe bisedimet që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë po zhvillohen në një lloj konteksti të tillë, në respekt të sovranitetit të vendeve respektive, duke diskutuar për çështje të karakterit teknik, të rëndësishme për interesat e dy vendeve.
Unë i kam uruar zotit Pacolli suksese në detyrën e tij dhe një vlerësim për konsolidimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës, institucione, të cilat kaluan një sprovë tjetër me ndërtimin e një shteti multietnik në respekt të të drejtave të çdo qytetari të Kosovës. Padyshim, ky bashkëpunim do të jetë në të gjitha planet, në të gjitha institucionet dhe jam i bindur që bashkëpunimi ynë, kontaktet e vazhdueshme do të bëjnë të mundur që Kosova të ketë një reputacion të ri në të gjitha përpjekjet e përbashkëta që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete të tjera, për t’u afruar pikërisht në atë vizion, të cilin ne e kemi shprehur bashkarisht që Kosova, së bashku me Shqipërinë, të jetë pjesë e NATO-s në të ardhmen, që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Edhe njëherë, i nderuar zoti President! I nderuar mik! Është një kënaqësi e veçantë që së bashku ta demonstrojmë këtë vullnet. Mirë se keni ardhur!
Presidenti Pacolli: Vizita ime në Shqipëri ka një rëndësi shumë të madhe. Kjo bëhet në një moment shumë delikat të Kosovës. Kosova del nga një vakum i gjatë institucional. Kosova formoi qeverinë e saj, institucionet e saj. Kosova sapo e filloi punën. Kosova filloi të ballafaqohet me sfida shumë të rëndësishme. Atëherë kur qytetari i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për t’ia shtrirë dorën dhe për ta ndihmuar atë. Kosova ka nevojë që të punojë për krijimin e një atmosfere të volitshme ndërkombëtare, por pse jo, edhe që të përmirësojë imazhin shumë të dëmtuar me qëllim nga dikush, ose edhe nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve institucionalë në të kaluarën.
Zoti President, përsëri ju them edhe njëherë: Ju jemi shumë falënderues që kemi President një njeri, i cili me diturinë e tij, me urtësinë e tij, drejton Shqipërinë drejt shoqërive të civilizuara dhe arriti që ta rreshtojë Shqipërinë atje ku e ka vendin. Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Shqipëria u krijoi qytetarëve të vet lëvizje të lirë. Lëvizje e lirë kjo, që do të thotë shumë për ne në Kosovë. Lëvizje kjo, të cilën kosovarët e duan tani.
Ndihma juaj, që po i jepni Kosovës në këto momente, dihet nga çdo kosovar. Ju falënderojmë shumë për atë që bëtë për Kosovën, që ta mbështesni Kosovën, në mënyrë që ajo të njihet nga shumë miq ndërkombëtarë, që Kosova të afirmohet edhe më tutje si shtet i civilizuar.
Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar që vizitën e parë e bëj mu në Shqipëri, këtu në shtetin amë, në shtetin vëlla, tek miku im. Kjo do të thotë shumë për mua dhe do të jetë sigurisht një frymëzim shumë i madh për punën time në mandatin tim. Jam i betuar që të punoj për Kosovën. Jam i betuar që të punoj për qytetarin e Kosovës. Jam i betuar që të punoj për kombin tim! Unë do të punoj më mirë, nëse kam bashkëpunëtorë, nëse kam bashkëpërkrahës dhe këtë e kam gjetur këtu tek ju, zoti President.
Kosova hyn në një fazë tjetër. Ka filluar bisedimet me Serbinë. Këto bisedime janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë politike të Kosovës. Kosova nuk mund të ketë mbi 60-65% të kufijve të saj të blinduar, të mbyllur. Sot Kosova nuk mund të vuajë nga banda kriminale, të cilat veprojnë në territorin e saj. Prandaj, Kosova ka nevojë për bisedime. Ua them edhe njëherë që Kosova ka nevojë që të bisedojë me fqinjin tonë të veriut, për arsye se humbësja më e madhe ka qenë Kosova. Kur u larguan nga Kosova, serbët morën çdo gjë me vete. Morën paratë tona, morën pensionet tona, shkatërruan fabrikat tona, vodhën fabrikat tona, prandaj jemi ne ata që u kërkojmë atyre llogari. Llogaritë nuk mund të kërkohen më sot, në kohë paqeje, me dhunë. Ne ato do t’i kërkojmë dhe do t’i arrijmë me bisedime. Nuk do të ndalemi asnjëherë që të mos të bisedojmë.
Unë ju them edhe njëherë, edhe bashkatdhetarëve të mi në Kosovë, se është e mbrapshtë ideja që të mos bisedohet. Atëherë kur armët pushojnë, edhe bisedohet. Është fakt se ne kemi shumë gjëra për të biseduar. Edhe njëherë ju garantoj, edhe juve, zoti President, edhe gjithë kombit shqiptar, edhe qytetarëve të Kosovës, se kurrë, asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin tonë. Asnjë herë nuk do të bisedohet për integritetin tonë. Asnjë herë nuk do të bisedohet për kufijtë tanë. Prandaj çdo gjë tjetër që bisedohet do të duhet të konsiderohet si e nevojshme dhe ne i quajmë biseda që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës. Ndihma juaj qoftë ajo logjistike, qoftë ajo praktike në këto bisedime, do të jetë shumë e nevojshme, dhe besoni, zoti President, se unë nuk do të ndalem. Unë do t’ju kontaktoj për këshilla se si të veprojmë edhe më tej.
Sot, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë biseduam për intensifikimin e kontakteve tona në nivel të përfaqësuesve kryesorë të institucioneve tona dhe propozova që ne, së paku dy herë, të takohemi në nivel presidentësh, në nivel kryeministrash dhe në nivel parlamentarësh. Pse këtë? Ne e kemi hapur kufirin tonë përpara njëmbëdhjetë vjetësh. Kemi hapur kufirin tonë me forcë. Atëherë ai kufi ka qenë i blinduar. Dhe tani nuk do të na e falë askush nëse ne nuk vazhdojmë që edhe këto barriera që kanë mbetur, të mos i heqim prej rendit të ditës. Të sigurojmë lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave, të ideve, të kapitalit. Së pari mes nesh. Kjo është përgjegjësia jonë, zoti President dhe këtu do të hapim derën edhe për ato shtete që duan t’i bashkohen kësaj ideje. Dhe kjo vlen për Maqedoninë, ku kemi një numër të madh, një përqindje të madhe të banorëve të saj, të cilët i përkasin kombit tonë. Po ashtu vlen edhe për Malin e Zi. Unë jam i bindur që ato janë shumë të interesuara për t’iu bashkangjitur kësaj ideje.
Folëm për Rrugën, zoti President. Unë sot erdha. Ishte një kënaqësi e madhe që atë rrugë, të cilën dikur nevojiteshin mbi dhjetë orë për t’u bërë, ne sot e bëmë në më pak se tri orë. Por më brengos fakti që ajo udhë nuk është ende e plotë. Nuk ka sa duhet lëvizje të mallrave dhe të njerëzve. Dhe ne këtë do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë duke formuar një treg të përbashkët, por tregu i përbashkët bëhet duke punuar që tani. Ne do të ndërmarrim që tani që të heqim doganat, tarifat doganore, që të unifikojmë dokumentacionin përcjellës të këtyre mallrave, që të bëjmë licenca të mallrave të unifikuara, po pse jo, edhe ligjvënësit tanë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë t’ia fillojnë e të bëjnë ligje të njëjta, standarde të njëjta. Dhe kjo ne do të na çojë drejt asaj që Bashkimi Evropian pret nga ne. Dhe me këtë ne nuk do të lëndojmë askënd. Ne do të respektojmë të gjitha normat, sidomos për komunitetet e tjera, por do t’i afrohemi me këtë sa më afër Bashkësisë Evropiane, atyre shoqërive ku ne synojmë.
Eksperienca juaj, rrugëtimi që ju keni bërë duke mundësuar Shqipërinë të jetë pjesë përbërëse e NATO-s. Edhe në ditët e kaluara, unë kam pasur kontakte të intensifikuara edhe me faktorë të NATO-s dhe kërkova që oficerët tanë, ushtarët tanë të shkollohen nëpër akademitë e NATO-s. Dhe një ditë pse jo, edhe kosovarët, ashtu si edhe Ushtria Shqiptare, të jenë pjesë e paqeruajtësve jashtë Kosovës, gjerësisht, jashtë Shqipërisë. Ndihma juaj këtu, zoti President, do të jetë shumë evidente. Ne dëshirojmë të jemi aty ku jeni ju. Ne dëshirojmë të rreshtohemi aty ku ju rreshtoheni, për arsye se tradita është në anën tuaj, eksperienca është në anën tuaj, dhe mbetet pothuajse një përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë që t’ia shtrijë dorën Kosovës, aty ku Kosova ka nevojë. Këtë populli e Kosovës di ta çmojë. Ne e çmojmë këtë dhe ju falënderojmë shumë për çdo gjë që keni bërë për ne. Rruga e përbashkët ka filluar të ndërtohet. Së bashku ne do të jemi më të fortë. Së bashku do të jemi më të ditur. Ju faleminderit shumë për këtë mikpritje!
Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullin amerikan.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher. Duke qenë një diplomat i kalibrit botëror, ish Sekretari Christopher, ishte në vazhdimësi i angazhuar në promovimin e paqes, lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, e në veçanti për rajonin e Ballkanit. Populli i Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohës kontributit të Diplomatit Christopher për promovimin e paqes dhe lirisë nëpër botë, si dhe çmon lart angazhimin e tij në mbështetjen e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit është humbje e madhe për të gjithë popujt liridashës. Karriera e tij prej diplomati brilant është model i dedikimit dhe i punës së palodhshme për krijimin e paqes, arritjen e lirisë dhe promovimin e vlerave demokratike nëpër botë. Në emër të popullit të Kosovës ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta”.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.
Z.Rama, me këtë rast, ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e Presidentit të Kosovës, z.Pacolli.“Besoj se këtë çelës e kam merituar.
Do të jap kontributin tim për Bashkinë e Tiranës, që është kryeqyteti edhe i Kosovës edhe i kombit”, tha me këtë rast Presidenti Pacolli.
Z.Rama, me këtë rast, ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e Presidentit të Kosovës, z.Pacolli.“Besoj se këtë çelës e kam merituar. Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.
“U njoftova nga kryebashkiaku Rama për mbarëvajtjen e punëve në Tiranë, në fushën e urbanizimit në Tiranë. E urova për punën që është duke bërë dhe do të doja që Tirana të shërbejë si shembull i mirë edhe për qytetet e tjera”, shtoi Presidenti Pacolli.
“Ishte një moment jashtëzakonisht i këndshëm. Do të vij për vizita edhe shumë herë. Aty ku ndërtohet, aty ku krijohet, aty është edhe vendi im”, tha ai.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.
Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, z.Rama u shpreh pas takimit:
“Ishte një ditë e bukur pranvere në Tiranë dhe nuk kishte ditë më të përshtatshme për të mirëpritur presidentin e ri të Kosovës, duke i dhënë në dorë çelësin e qytetit dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, dorën e bashkëpunimit, dorën e një lidhjeje që bëhet gjithmonë e më e fortë mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ndërkohë që kufiri të bëhet gjithmonë e më simbolik”.
Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes për të dy vendet.
Në takimin e tij të parë zyrtar me Kryeministrin Berisha, që nga zgjedhja në krye të vendit, Presidenti Pacolli i përcolli fillimisht përshëndetjet e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe falënderimin e madh për gjithë atë që Shqipëria dhe Kryeministri Berisha kanë bërë dhe po bëjnë për shtetin e Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes për të dy vendet.Me Kryeministrin Sali Berisha, në sheshet e kryeqytetit shqiptarë, Tiranës.
Presidenti Pacolli e njoftoi Kryeministrin Berisha me zhvillimet më të reja në vendin tonë, me krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, me punët dhe sfidat e mëdha që i presin në të ardhmen këto institucione dhe popullin e Kosovës, në momentet e rëndësishme që po kalon vendi.
Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë nevojë për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë, për eksperiencat në rrugën e zhvillimit dhe të proceseve integruese në institucionet euroatlantike, që është një synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me Kryeministrin Sali Berisha, në takimin zyrtar mes dy delegacioneve tona.
Edhe në këtë takim, Presidenti Pacolli elaboroi idenë e tij që mes dy shteteve tona të lehtësohet edhe më tej qarkullimi i njerëzve, mallrave dhe ideve.
Ai gjithashtu theksoi edhe nevojën e harmonizimit të legjislacionit, si dhe të krijimit të lehtësirave për bizneset në të dy shtetet.
Gjithashtu, Presidenti Pacolli theksoi nevojën e takimeve sa më të shpeshta, në nivelet më të larta shtetërore, me qëllim të caktimit të prioriteteve të bashkëpunimit dhe përcjelljes së realizimit të projekteve të përbashkëta, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Pritja protokolare në kryeministrinë e shtetit shqiptar nga kryeministri, Sali Berisha. Shtrengim duarsh me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, interesimi i mediave ishte shumë i madh.
Presidenti Pacolli gjithashtu foli edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë, duke përsëritur edhe në këtë takim se në këto bisedime asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës, për integritetin territorial të saj, por për çështjet që janë në interes të lehtësimit të jetës së qytetarëve.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, fillimisht uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të kreut të shtetit, duke u shprehur i bindur se ai do t’ia dalë me sukses të përmbushë detyrat që i dalin përpara.
Duke e çmuar të rëndësishëm faktin se z.Pacolli vizitën e parë si president i Kosovës po e bën në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se kjo vizitë do të jetë një kontribut i rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Edhe Kryeministri Sali Berisha tha se do të bëjë çkado që është e mundshme nga ana e tij për të hequr edhe ato pengesa që kanë mbetur në komunikimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat.
Ai tha se Qeveria e Shqipërisë nuk do të hezitojë të marrë të gjitha vendimet që krijojnë mjedis të lirë për shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë.
Unë jam për heqjen e pengesave, për zhdukjen e tyre, shtoi z.Berisha.Kryeministri Berisha ka folur gjithashtu për bisedimet e filluara mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se statusi dhe kufijtë e Kosovës nuk do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve.
Në takimet e sotme në Tiranë, Presidenti Pacolli është shoqëruar nga ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, si dhe nga bashkëpunëtorët e tij.