Tag: Sanxhaku

  • Takim me presidentin e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut z. Sulejman Uglianin

    Takim me presidentin e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut z. Sulejman Uglianin

    Prishtinë, 31 korrik 2018

    Në Ministrinë e Punëve të jashtme sot, prita presidentit e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut z. Sulejman Uglianin.

    E falenderova për ftesën që pranova para disa ditësh dhe i shpreha keqardhjen që për arsye të njohura nuk munda të marr pjesë. Me z.Uglianin biseduam për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe i shpreha mbështetjen në kërkesat e tyre për avansim të të drejtave konform standarteve tanimë të avansuara ndërkombëtare.

    Ju falenderova Dr.Uglaninit për qëndrimin e tij ndaj Kosovës duke nënvizuar se zëri i Kosovës do të jetë gjithnjë e më i theksuar në avansimin e pozitës së Sanxhakut.

    Prishtinë, 31 korrik 2018 – Foto e përbashkët me Sulejman Uglianin.

    Dr.Ugljanini më njoftoi se si në komunën e Tutinit në Sanxhak, rrugëve dhe shesheve u janë dhënë emrat e shqiptarëve të shquar si Nëna Tereze, Naim Frashëri, Shaban Polluzha, Nexhip Draga, Ferat Draga, Aqif Blyta, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Fehmi Agani etj. 

    Dr. Uglanini ka mbaruar shkollën fillore në Mitrovicë, të mesmen në Prishtinë kurse fakultetin dhe specializimin në Sarajevë”.

    Prishtinë, 31 korrik 2018 – Shkëmbim dhuratash me z.Sulejman Uglianin.