Tag: SHBA

  • Me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pjesmarrës në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”

    Me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pjesmarrës në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”

    New York, 21 shtator 2019 –

    Gjatë kësaj jave, liderë nga e gjithë bota kanë filluar të mblidhen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të rënë dakord mbi Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

    Është një mundësi e shkëlqyeshme për të bërë një bilanc të gjendjes se sa bota është e lirë dhe popujt që jetojnë në të po e gëzojnë këtë liri.

    Edhe kësaj radhe udhëtova me aeroplanin tim personal drej New Yorkut, duke dëshmuar se lobimin për shtetin e bëj me parat e mia pa e shpenzuar buxhetin e Republikës.

    New York, 21 shtator 2019 – Me aeroplanin tim privat duke udhëtuar drejt New Yorkut për të marr pjesë në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të treguar mbështetjen e Kosovës për lirinë fetare në gjithë botën.

    Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet në Nju Jork këtë javë, më është kërkuar të vij dhe të flas për liritë fetare në Republikën e Kosovës, dhe nevojën që kombet në mbarë botën të riangazhohen për liritë fetare.

    Java e OKB-së është një kohë ta çuaj e çmendur në Nju Jork. Lëvizja mund të jetë e vështirë me sigurinë e shtuar, protestues të ndryshëm dhe krerët e shteteve dhe vizitorë të tjerë të rëndësishëm që vijnë e shkojnë.

    Por siç shkrova më lartë është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për të parë njerëz dhe për të diskutuar çështje me rëndësi reale për botën.

    Dita e parë në OKB kam pasur rastin të kaloj pak kohë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi këtë mëngjes.

    New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim i ngrohtë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

    Të gjithë të pranishmit janë tepër të ngarkuar në Nju Jork këtë javë, kështu që ishte shumë mirë prej tij të gjente kohë. Katari është një partner i besueshem i Kosovës dhe mbështet zhvillimin tonë ekonomik dhe politik.

    Se fundi kemi hapur Ambasadën e Kosovës në Katar. Ne do të punojmë ngushtë për të forcuar lidhjet tona dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

    Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im, që është arsyeja kryesore që jam këtu.

    New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim i ngrohtë me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

    Në mëngjes pata rastin të takoj Ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas Karen Cummings.

    Guayana është një aleat diplomatik i Kosovës. Isha shumë i lumtur që e takova sepse unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer pune me paraardhësin e saj. Ajo ka mbrojtur Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare dhe vazhdon të japë të njëjtën mbështetje.

    Republika e Kosovës ka Ambasador jo-rezident dhe do t’i zgjerojmë marrëdhëniet tona duke promovuar bashkëpunimin politik dhe tregtar. Si shtete të vogla ne i qëndrojmë njëri-tjetrit afër në mbështetje.

    New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim me ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas.
    New York, 22 shtator 2019 – Bashkëbisedim me ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas.

    Në vazhdën e punimeve të UNGA në New York, takim të shkëlqyeshëm kisha edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.

    Më bëri përshtypje Louis Straker, jo vetëm për mendimin dhe njohuritë e tij në lidhje me çështjet për të cilat punojmë si shtet, por edhe për angazhimin e tij për të vazhduar politikat e shtetit të Shë, Vincentit, të cilat kanë bërë përparim të vërtetë në ndihmën e popullit atje.

    Kosova mezi pret të vazhdojë angazhimin me Saint Vincent dhe Grenadines për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh.

    Ne do të punojmë ngushtë për të forcuar lidhjet tona dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Investimet në Kosovë dhe vende të reja të punës janë fokusi im. Ne e vlerësojmë mbështetjen e tyre për Kosoven.

    New York, 22 shtator 2019 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.
    New York, 22 shtator 2019 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.

    Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.

    Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

    Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës.

    Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.
    Në mbrëmje pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.

    Ditën e dytë në objektin e OKB-së e fillova së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ishim pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

    Ndajmë vizionin e presidentit amerikan, Trump, për liritë fetare në botë. Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve.

    Dhe po ashtu, Kosova e gatshme t’u bashkohet nismave të presidentit Trump për të përmirësuar këto të drejta thelbësore të njeriut.

    New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare.
    New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare. Në pritje të fjalës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    New York, 23 shtator 2019 – Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pjesmarrës në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare. Në pritje të fjalës së presidentit amerikan, Donald Trump. Konsultat me presidentin Thaçi janë gjithnjë të mirëseardhura për Republikën e Kosovës.

    Kënaqësi e veçantë ishte të shtrëngoja duart me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe t’i shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

    Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kënaqësi e veçantë ishte të shtrëngoja duart me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe t’i shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Edhe pse dita ishte shumë e ngjeshur me takime, në mbrëmje gjeta forcen të vazhdoj takimet me diasporën shqiptare në SHBA dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në New York.

    Aty ishte i ftuar edhe Ministri në detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj.

    Ishte kënaqësi të jam pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York.

    Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë.

    New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York. U ndjeva i privilegjuar pasi edhe mu dha fjala që t’i drejtohem të pranishmëve me disa fjalë.
    New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York.
    New York, 23 shtator 2019 – Momenti të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York. Me disa sipërmarrës shumë të suksesshëm tani në Amerikë. Krenar me arritjet e tyre.
    New York, 23 shtator 2019 – Momente të paharruara me diasporen shqiptare në Ney York.

    Më shumë takime për të mirën e Kosovës këtë pasdite. Me kaq shumë njerëz në qytet, është një mundësi e mrekullueshme për të takuar personalisht disa nga partnerët tanë.

    Kam pasur kohë për të kapur hapin edhe të takoj dhe të diskutojë me Anwar Gargash, Ministër i Shtetit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Me të diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mbështetjen e vazhdueshme që po i japin qëndrimit ndërkombëtar të Kosovës.

    Tani jemi përqendruar për të rritur shkëmbimin dypalësh ekonomik dhe tregtar në një nivel më të lartë.

    New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    New York, 23 shtator 2019 – Takim me Anwar Gargash, homologun tim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Dita e dytë në New York mëngjesin e hershëm me gjeti duke shkuar në kafe dhe takim me homologun tim nga Sllovakisë.

    Takim ishte i shkëlqyeshëm pasi shkëmbyem ide me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajčák.

    New York, 23 shtator 2019 – Shtrëngim duarsh me homologun tim Sllovak, Lajçak. Kjo dëshmon edhe lidhjet e forta që kanë dy vendet tona.

    Bideduam për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së.

    Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe rajonit.

    New York, 23 shtator 2019 – Takim me homologun tim Sllovak, Lajçak.

    Kam kaluar ca kohë edhe me Sekretarin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, Peitro Parolin. Ata kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm në përdorimin e Selisë së tyre dhe bazës së tyre të besimtarëve në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin për liritë fetare.

    Mirënjohës dhe falënderues për kontributin që Selia e Shenjtë i jep popullit shqiptarë. Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, i bëra me dije se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj avancimin e raporteve me Vatikanin.

    Tradicionalisht Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera. Vizita e Sekretarit të Shtetit i Selisë së Shenjtë në Kosovë këtë vit ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona të shkëlqyera.

    New York, 24 shtator 2019 – Kënaqësi sa herë takoj dhe shtrëngoj duart me Sekretarin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, Pietro Parolin. Selia e Shenjtë mbështet zhvillimet pozitive në vendin tonë.

    Siç ndodh, takova një tjetër nga njerëzit që pa rreshtur punojnë dhe përkrahin Kosvën kudo që u ipet mundësia. z.Mark Brantley Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit të Saint Kitts dhe Nevis.

    U takuam për të diskutuar strategjinë rreth kërkimit të atyre vendeve të fundit—të vështira—ku mbetet ende skepticizëm për mos njohjen e pavarsisë së Kosovës, dhe qasjet më të mira të mundshme që do të na lejonin ta mposhtnim propaganden serbe njëherë e përgjithmonë.

    New York, 24 Shtator 2019 – Takim me mikun tim Kryeministrin e Nevisit dhe Ministrin e Jashtem të Saint Kitts dhe Nevis Mark Brantley.

    Përkushtimi i tyre për të ndihmuar Kosvën në këtë rrugëtim më la të inkurajuar – megjithëse askush në atë dhomë nuk kishte asnjë iluzion se do të ishte e lehtë.

    I lumtur të punoj me miqtë e Kosovës nga çdo cep i botës.

    New York, 24 Shtator 2019 – Takim me mikun tim Kryeministrin e Nevisit dhe Ministrin e Jashtem të Saint Kitts dhe Nevis Mark Brantley.

    Shkëmbim ideshë gjatë një ecje në rrugët e New Yorkut me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt NATO-së dhe orientimin Euro-Atlantik të vendeve tona.

    Fola edhe për lobimin për njohjen e Kosovës nga disa vende që ende hezitojnë të marrin këtë vendim.

    Unë jam shumë i apasionuar pas kësaj teme dhe zakonisht preferoj ta diskutoj me orë të tëra. Në këtë rast, megjithatë, jam i lumtur të ndalem në tre minuta. Sepse arsyeja pse koha ime ishte e shkurtër është se kaq zgjati edhe ecja jonë.

    New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut.
    New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut.
    New York, 24 Shtator 2019 – Shkëmbim ideshë gjatë një shtitje në rrugët e New Yorkut.

    Delegacioni ynë i nga Kosova do të marrë pjesë gjithashtu në dhjetëra ngjarje të organizuara nga partnerët tanë dhe ne jemi të zënë me planifikimin e takimeve private me delegacione nga e gjithë bota për të çuar përpara organiken specifike të punës sonë.

    Diskutim dhe takimet shpesh i zhvilloja në këmb, koridore, ngjashëm ndodhi një takim i shkëlqyeshëm me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit.

    Ne e përgëzojmë qeverinë e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave. Ne do të angazhohemi së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë me autoritetet e reja të Sudanit.

    New York, 24 Shtator 2019 – Shtrëngim duarsh me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla.

    Gama e sfidave që ndodhin në kuadër të UNGA në New York është e frikshme, por çdo vit, unë jam i mahnitur nga ritmi i shpejtë me të cilin mund të ndodhë ky përparim kur angazhimi dhe burimet bashkohen.

    Takimi ndodhi në këtë ritëm edhe me ministren e Jashtme të shtetit të Ganas, Shirley Ayorkor Botchway.

    Gana është një nga shtetet Afrikane që ka mardhënie të shkëlqyera diplomatike me Republikën e Kosovës. Këtë më konfirmoi homologia ime Ayorkor Botchway, me të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe kërkojmë së shpejti të hapim Ambasadën e Kosovës në Ganë për të zgjeruar lidhjet tona.

    New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim i shkëlqyeshëm me homologen time nga Gana.

    Duke u fokusuar në mënyra të reja për të bërë gjërat dhe duke vazhduar të nxisin vendime të bazuara në të dhëna që tregojnë se çfarë funksionon, çfarë nuk dimë dhe ku duhet të ndërtojmë përparimin zhvillova takim me homologun nga Çekia.

    Republika e Çekisë ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.

    Me ministrin e Jashtëm, Tomash Petriçek, diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy shteteve tona. Ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të fortë.

    New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim me homologun nga Çekia, Tomash Petriçek. Çekia është një nga aleatët tonë të rëndësishëm.

    Takim i frytshëm me kryeministrin e Saint Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzales. Me të bisedova për bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

    Ne mezi presim kontributin e tyre në anëtarësimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne ramë dakord të punojmë më shumë në marrëdhëniet tona bilaterale për t’u bërë më të fortë.

    New York, 24 Shtator 2019 – Diskutim me kryeministrin e Saint Vincent dhe Grenadines.

    Takim me Zëvendës Presidentin e Indonezisë Yusuf Kalla. Lidhjet tradicionale të Kosovës dhe Indonezisë vazhdojnë të thellohen.

    Shteti i Indonezisë së shpejti pritet të njohë Kosovën dhe të hapë një kapitull bashkëpunimi dhe miqësie.

    New York, 24 Shtator 2019 – I nderuar që takova Zëvendës Presidentin e Indonezisë Yusuf Kalla.

    Diplomacia bëhet ndonjëherë në vende të qeta. I nderuar që takova dhe diskutova çështje me interes të ndërsjellë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Xhamaika, Kamina J Smith.

    Ne do të angazhohemi më tej për të zyrtarizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

    New York, 24 Shtator 2019 –  I nderuar që takova dhe diskutova çështje me interes të ndërsjellë me homologen time nga Xhamaika.

    Në kuadër të qëndrimit në New York kënaqësi të takoi Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir.

    Vlerësova lartë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe shpreha vullnetin për avancimin e mëtejshëm të tyre, duke u ndalur kryesisht në aspektin ekonomik.

    New York, 24 Shtator 2019 –  Kënaqësi të takoi Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir.

    Edhe pse ishim të ftuar në New York në kuadër të UNGA së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, u mbajt edhe takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

    Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE.

    Shefi i diplomacisë kosovare tha se Kosova do të luaj rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit dhe do të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

    New York, 24 Shtator 2019 –  Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
    New York, 24 Shtator 2019 –  Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
    New York, 24 Shtator 2019 –  Së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

    Shumë takim i përzemërt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Antigua dhe Barbuda, Chet Greene. Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë vendosur gjatë këtij viti marrëdhënie diplomatike.

    Me këtë shtet do të shkëmbejmë shumë shpejt Ambasadorët. Ky do të jetë një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve. Mirënjohës për mbështetjen e tyre.

    New York, 24 Shtator 2019 –  Takim me homologun tim nga Antigua dhe Barbuda.

    Kam pasur rastin të kaloj pak kohë edhe me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo. Ajo ka të bëjë me gruan më të ngarkuar në Nju Jork këtë javë, kështu që ishte shumë mirë prej saj të gjente kohë.

    Duhet të flisja për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në. Është kaq e rëndësishme që zëri i saj të vazhdojë të argumentojë se pse duhet edhe Kosova në të ardhem e afërt të jetë anëtare e barabart në OKB.

    Ne mezi presim të forcojmë lidhjet dhe kontaktet. Ne kemi një histori të përbashkët, historinë e ndërtimit të shtetit të lidhur me Kombet e Bashkuara.

    New York, 24 Shtator 2019 –  Me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo.
    New York, 24 Shtator 2019 –  Me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo.

    Kënaqësi për të shkëmbyer ide me kryeministrin e Tajlandës, Prayut Chan-o-Cha. Edhe njëher dëshmuam se këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

    Miqësia jonë është e fortë dhe këtë vit hapëm Ambasadën tonë në Tajlandë për të forcuar më tej këto marrëdhënie. Kryeministrit tajlandez i shpreha gatishmërinë për të vizituar Bangkokin për të vazhduar bisedimet.

    New York, 25 Shtator 2019 – Takim me kryeministrin e Tajlandës.

    Miqësia jonë është tradicionalisht e fortë me Kroacinë. Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin kroat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane Gordan Grlić Radman.

    Ne jemi në të njëjtën linjë për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.

    New York, 25 Shtator 2019 –Takim me homologun kroat, Gordan Grliç Radman.
    New York, 25 Shtator 2019 –Takim me homologun kroat, Gordan Grliç Radman.

    Ditën e tretë të qendrimit në New York e fillova duke kryesuar Konferencen e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

    Kjo ishte historike për mua dhe Kosovën, pasi për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

    Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Moment krenarie për Kosovën për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë.

    New York, 25 Shtator 2019 – Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
    New York, 25 Shtator 2019 – Gjatë fjalës sime si kryesues i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)
    New York, 25 Shtator 2019 – Takim me homologun dhe mikun tim nga turqia, Cavusoglu, pasi përfunduam Konferencen e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
    New York, 25 Shtator 2019 – Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

    Pas takimi të 3 shtatorit në Bled të Sllovenisë, bisedën e vazhduam në New York me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin H.E.Matthew Palmer.

    Me Palmer shkëmbyem idetë për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën.

    Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Angazhimi i SHBA-së është garancë dhe besim i shtuar për Kosovën dhe proceset euroatlantike.

    New York, 25 Shtator 2019 – Gjithmonë një kënaqësi të takoj z.Palmer.

    Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

    Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja.

    New York, 25 Shtator 2019 – Gjithmonë një kënaqësi të takoj z.Palmer. Angazhimi i SHBA-së është garancë dhe besim i shtuar për Kosovën dhe proceset euroatlantike.

    Interesimi i madh ishte edhe i mediave.

    New York, 25 Shtator 2019 – Prononcimi për mediat kosovare nga New Yorku.

  • Pjesmarrës në Ministerialin e dytë për liritë fetare, me ftesë të Sekretarit, Mike Pompeo

    Pjesmarrës në Ministerialin e dytë për liritë fetare, me ftesë të Sekretarit, Mike Pompeo

    Washington, 17 korrik 2019 –

    Rrugës për në Washington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare.

    Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndērtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj.

    Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës.

    Janë të ftuar më më shumë se 1,000 shoqëri civile dhe udhëheqës fetarë, dhe më shumë se 100 delegacione të huaja, mundësi e mirë të takojë zyrtarë nga e gjithë bota.

    Washington, 17 korrik 2019 – Rrugës për në Washington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare.

    Ditën e parë të Ministerialit e hapi Sekretari Pompeo, i cili priti në takimin e dytë ministror për avancimin e lirisë fetare në Uashington më 16-18 korrik. Sekretari riafirmoi angazhimet ndërkombëtare për të promovuar lirinë fetare për të gjithë dhe për t’u fokusuar në rezultate konkrete që prodhojnë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive.

    Një gamë e gjerë palësh të interesuara u mblodhën për të diskutuar sfidat, për të identifikuar mënyra konkrete për të luftuar persekutimin dhe diskriminimin fetar dhe për të siguruar respekt më të madh për lirinë e fesë ose besimit.

    Washington, 18 korrik 2019 – Në fjalimin tim në Ministerialin mbi liritë fetare të thirur nga Sektetari Amerikan i Shtetit paraqita mozaikun multietnik dhe multi-fetar të Kosovës.

    Ministeriali i 2019-ës ishte ngjarja më e madhe e lirisë fetare e këtij lloji në botë. Me më shumë se 1,000 shoqëri civile dhe udhëheqës fetarë, dhe më shumë se 100 delegacione të huaja të ftuar, mbledhja e këtij viti shënoi herën e parë që një Sekretar Shteti të mblidhte ministrore radhazi për të njëjtën çështje të të drejtave të njeriut.

    Ministeriali inaugurues i vitit të kaluar ishte i pari që u fokusua vetëm në të drejtën e patjetërsueshme të njeriut për lirinë fetare.

    Washington, 18 korrik 2019 – Duke dëgjuar fjalimin e Sektetarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Ministerialin mbi liritë fetare të thirur nga vet sekretari amerikan.
    Photo of the Day: Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë Fetare. Arritjet tona janë të njohura gjerësisht.
    Falënderova Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo për mbështetjen e tij dhe atë amerikane ndaj Kosovës.
    Në fjalimin tim në Ministerialin mbi liritë fetare të thirur nga Sektetari Amerikan i Shtetit paraqita mozaikun multietnik dhe multi-fetar të Kosovës. Në kë link mund të shihni dhe dëgjoni fjalën time.

    Në fjalimin tim në Ministerialin mbi liritë fetare të thirur nga Sektetari Amerikan i Shtetit paraqita mozaikun multietnik dhe multi-fetar të Kosovës. Liria fetare është një parim që ka rëndësi për ne, për shkak të historisë sonë, trashëgimisë sonë dhe të ardhmes sonë.

    Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë.

    Washington, 18 korrik 2019 – Fotografia familjare në kuadër të Ministerialit mbi liritë fetare të thirur nga Sektetari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Edhe vet pozicioni në krahun e djatht timin i sekretarit të shtetit tregon se SHBA na konsideron si vend partner dhe mik në shumë qështje.

    Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe i jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre. Ne kemi përfshirë instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës si pjesë e sistemit tonë ligjor.

    Aktualisht Parlamenti ynë është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar. Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë.

    Washington, 18 korrik 2019 – Fotografia familjare nga një kënd tjetër në kuadër të Ministerialit mbi liritë fetare të thirur nga Sektetari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

    Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve. Ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë Amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë.

    Washington, 18 korrik 2019 – Sektetari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në fjalën e tij para të pranishmëve. Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme.

    Dita e tretë filloi me fjalimin kryesor të Sekretarit Pompeo dhe Thirrjen për Veprim dhe seancën plenare hapëse. Më vonë atë mëngjes, zëvendëspresidenti Michael R. Pence mbërriti në Departamentin e Shtetit dhe mbajti komente.

    Dy seanca të tjera plenare rrethuan drekën për krerët e delegacioneve në dhomën e Benjamin Franklin, ku ushtrues detyre i shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney dhe pastori Andrew Brunson të dy dhanë vërejtje.

    Pas seancës së tretë plenare, ambasadori Brownback drejtoi fjalët përmbyllëse të ministrit dhe një konferencë përmbyllëse për shtyp.

    Sesioni i drekës në kuadër të Ministerialit të dytë për liritë fetare.

    Në Washington, në margjinat e ministerialit mbi liritë fetare, kisha një diskutim të shkëlqyeshem me ministrin e jashtëm të Izraelit, Israel Katz mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit dhe bashkëpunimin konkret që dy vendet tona mund të kenë.

    Ne do të eksplorojmë fusha me interes të ndërsjellë në dobi të vendeve tona dhe lidhjeve tradicionale.

    Washington, 18 korrik 2019 – Në Washington, në margjinat e ministerialit mbi liritë fetare, kisha një diskutim të shkëlqyeshem me ministrin e jashtëm të Izraelit, Israel Katz mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit dhe bashkëpunimin konkret që dy vendet tona mund të kenë.

    Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer mendime me Ministrin e Punëve të Jashtme të  Polonise, Jacek Czaputowicz, për zhvillimet në Evropë dhe BB6 dhe bashkëpunimin tonë dypalësh.

    Ne gjithashtu rishikuam rezultatet e Samitit tëPoznanit dhe shprehu mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë polake ndaj perspektivës së BE-së për Kosovën.

    Washington, 18 korrik 2019 – Bashkëbisedim me  Ministrin e Punëve të Jashtme të  Polonise, Jacek Czaputowicz.

    Takim shumë i rëndësishëm me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker.

    Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

    Washington, 20 korrik 2019 – Mikpritje e ngrohtë në Washington nga ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker.

    Në Washington është çdo herë kënaqësi për të shkëmbyer mendime me Sen Ron Johnson mbi zhvillimet në Kosovë dhe Western Balkans dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara  në rajonin tonë për të trajtuar kërcënimet dhe për të ecur përpara me çështje kyçe thelbësore për stabilitetin rajonal dhe prosperitetin.

    Washington, 20 korrik 2019 – Kënaqësi për të shkëmbyer mendime me Sen Ron Johnson.

    Gjithmonë i kënaqur kur e pashë mikun tim Kryetarin Rudy Giuliani dhe flasim për partneritetin Kosovë –United States dhe mënyrën se si të rritet më shumë kjo miqësi e palëkundur.

    Kryetari Giuliani është një mbështetës dhe mik i fortë i Kosovës në SHBA.

    Washington, 20 korrik 2019 – Gjithmonë i kënaqur kur takoj një mbështetës dhe mik i fortë i Kosovës në SH.B.A., RUDY GIULIANI.

    Kosova dhe Antigua & Barbuda kanë vendosur sot marrëdhëniet diplomatike në Uashingtonit. Ky është një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve.

    Sot zhvillova një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Antigua dhe Barbuda Chet Greene dhe e falënderova atë për këtë kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të punuar ngushtë në çështje të rëndësishme për dy vendet tona.

    Marrëveshjet u nënshkruan në Uashington DC nga ambasadori i Antigua dhe Barbuda, Sir Ronald Sanders dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku.

    Duke komentuar dy marrëveshjet, Sir Ronald tha se “ato janë në përputhje me politikat e administratës së Gaston Browne për të mbajtur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese me sa më shumë vende të jetë e mundur dhe për të hequr kërkesat për viza për turizmin, biznesin dhe investimet”.

    Ambasadori Sanders vuri në dukje se me këtë heqje të fundit të kërkesave për viza, pasaporta e Antigua dhe Barbuda “vazhdon vlerësimin e saj të lartë si një nga më të fortat dhe më të pranueshmet në botë”.

    Në ceremoninë e nënshkrimit, dy ambasadorët shprehën pikëpamjen e përbashkët se ndërlidhja globale në telekomunikacion dhe transport ofron mundësi reale për tregti, investime dhe turizëm, të cilat do të ndiqen me vrull.

    24 Korrik 2019 – Kosova dhe Antigua&Barbuda nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në Washington. Foto tregon (të ulur nga e majta në të djathtë) Ambasadorët Vlora Çitaku dhe Sir Ronald Sanders. Frymezim Isufaj dhe Joy-Dee Davis, Ministre-Këshilltarë (në këmbë nga e majta në të djathtë).
  • Takim me kongresmenin Eliot Engell

    Takim me kongresmenin Eliot Engell

    Prishtinë, 6 korrik –

    Mengjesin e sotëm, pata nderin ta kaloj së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engell. Kontributi i Engel per vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.

    Kongresmeni Engel edhe sot nga pozicioni i udhëheqësit të komitetit për politikë të jashtme në kongresin e SHBA, ndihmon fuqizimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

    Faleminderit kongresman Engel.

    Prishtinë, 6 korrik – Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë, lidhje të veçantë, që do të zgjasë përgjithmonë. Ju me angazhimin tuaj për tri dekada jeni ndër ata që e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie të veçantë.
    Prishtinë, 6 korrik – Momente të paharruara me mikun e shqiptarëve kongresmenin Engel.
    Prishtinë, 6 korrik – Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!
    Prishtinë, 6 korrik – Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel. Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
  • Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

    Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019 –

    Në rezidencen time në Hajvali dyert janë të hapura gjithnjë për miqët e Kosovës. Kësaj radhe në konakun tim prita delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, i cili po qëndron në vendin tonë.

    Në një darkë që shtrova për ta thash se Kosova vazhdon të mbetet promovuese e paqes, respektit dhe fqinjësisë së mirë, por gjithashtu edhe kultivuese e barazisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve etnike dhe konfesioneve të ndryshme.

    Falënderova Kongresin dhe shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë për Kosovë në të gjitha etapat, ndërsa konfirmova edhe njëherë miqësinë e pathyeshme midis Kosovës dhe SHBA-ve. 

    Kryesuesi i delegacionit të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në Kosovë dhe pati rastin të njihet nga afër me zhvillimet në vendin tonë.

    Në takim ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, të angazhuar në aktivitetet e Lutjeve të Mëngjesit. 

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019- Vizitë e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Pjesëmarrës në Ministerialin e koalicionit global kundër ISIS-it në Washington

    Pjesëmarrës në Ministerialin e koalicionit global kundër ISIS-it në Washington

    Washington, 4 shkurt 2019

    Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

    Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.

    Washington, 4 shkurt 2019-Rrugës për pjesëmarrje në Ministerialin e Koalicionit kundër ISIS-it, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

    Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.

    Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!

    Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo pozon për një foto familjare me ministrat që morën pjesë në Takimin e Ministrave të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington.

    NË FORUMIN MBI SFIDAT E EVROPËS JUGLINDORE

    Mëngjesin e parë në Washington e fillova me pjesmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori Paul Inhofe, në Senatin Amerikan.

    Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon si garantuese e paqes dhe demokracisë.

    Në anën tjetër denoncova lojën e pistë që Serbia në vazhdimësi zhvillon duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse.

    Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore.
    Washington, 5 shkurt 2019- Forumi mbi sfidat në Evropën Juglindore. Pjesmarrësit nga të gjitha shetet e globit.

    Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë.

    Gjatë vizitës në Washington së bashku me presidentin Hashim Thaçi, Ambasadoren Vlora Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së, vizituam kompaninë e aeroplanëve Boeing.

    Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

    Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës.

    Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë.

    Washington, 6 shkurt 2019- Bashkë me Presidentin Thaçi, Ambasadoren Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së  në kompaninë Boeing.

    Vlersuam se është koha ideale për të filluar bashkëpunimin!

    Në Washington takova edhe ish kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Guiliani. Takimi me Guilianin që është njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me peshë në politikën amerikane, u zhvillua në frymë shumë miqësore.

    SHBA janë garant i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës andaj bashkëpunimi i ngushtë me këtë vend është jetik për të ardhmen tonë.

    Washington, 6 shkurt 2019- Takim me ish-kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Guiliani.

    Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi.

    Në Washington, me ftesë të sekretarit Pompeo po marr pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it.

    “Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt”

    Këto ishin fjalët e para nga fjala ime në adresimin para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C.

    Në fjalën e time para të pranishmëve, tregova hapat konkret, që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota i është drejtuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

    Ndërkohë, një shtrëngim duarsh me sekretarin Pompeo pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme të botës.

    Përshkrimi i Fotos: Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me Ministrin e Jashtëm të Irakut, në mes tyre Mohamed Alhakim, pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington. (Fotografia: Associated Press/Alex Brandon).

    Washington, 6 shkurt 2019- Sekretari i shtetit Mike Pompeom në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, pas një fotografie familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për ë mposhtur ISIS-in, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën, 6 shkurt, 2019 në Washington.

    Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.

    Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në.

    Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj.

    Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad.

    Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë.

    Washington, 6 shkurt 2019 –  I nderuar të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, i dhuroi Nadias një certifikatë mirënjohjeje në emër të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in për guximin dhe përpjekjet e saj të palodhura për ta mbajtur ISIS-in përgjegjës dhe për të marrë drejtësi në emër të komunitetit Yazidi në Departamentin e SHBA-së.

    Nadia më premtoi se do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite.

    Në Washington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.

    Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marëdhënie me secilin shtet të botës.

     Washington, 8 shkurt 2019- Takim me homologun nga Kolumbia, Carlos Holmes Trujillo.

    Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumê shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin.

     Washington, 8 shkurt 2019 – Së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kemi takuar ne Washington, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.

    Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së.

    Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi.

     Washington, 8 shkurt 2019 – Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.

    Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

    Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

    Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.

  • Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Takim me ambasadorin e ri Amerikan në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 –

    Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.

    U shpreha thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve, me rastin e pranimit të kopjeve të letrave kredenciale nga Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, nëpërmjet të cilave ai u akreditua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-së në vendin tonë.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova. 

    Me ambasadorin në margjina të këtij takimi bashkëbiseduam dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

    Vuam në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

    “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

    Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Ai tha se e mirëpret mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës,

    Fjala e ambasadorit Kosnett pas Ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale E hënë, 3 dhjetor 2018

    Z. President, ju faleminderit.

    Është nder i  madh për mua, familjen time dhe kolegët nga ambasada që jemi sot këtu.

    Siç e përmendët, kam shërbyer shkurtimisht në ambasadën amerikane në Kosovë para 15 viteve dhe është nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jam sërish këtu për të parë përparimin që Kosova tashmë e ka arritur në rrugëtimin drejt begatisë, drejtësisë, paqes dhe vënies së marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj.

    E mirëpres mundësinë për të punuar ngushtë me ju, me ministritë, si dhe me popullin e Kosovës, përveç qeverisë, për ta bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për t’ju mbështetur.

    Partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës nuk krahasohet askund në botë.  Nuk ka dy vende tjera që gëzojnë miqësi kaq të ngushtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.  Është privilegj i posaçëm që jam këtu në mbështetje të vendit tim.

    Po ashtu, bashkëshortja ime, Alison dhe unë mezi s’po presim që të shëtisim gjerë e gjatë nëpër vend, për të bërë miq nga të gjitha komunitetet dhe për të diskutuar përvojën e jetesës në shoqëri të larmishme, veçori kjo që e kanë të përbashkët të dy vendet tona.

    Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
  • Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Paris, 21 tetor 2015 –

    Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.

    Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.

    Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.

    Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

    Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)

    Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.  

    Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.

    Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.

    Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.

    Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.

    Duke klikuar në këtë link mund të lexoni një opinion që kam shkruar para se të udhëtoja për Paris: https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=933&fbclid=IwAR07ZPUvZaNYfssFWDa-Col6HMFzqwr8XBP5_vpkntb0mrvSDQ-e38JyE0U

    Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.

    Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.

    Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.

    Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.

    Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

    “I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.

    Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.

    Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.

    “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.

    Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.

    Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë. 

    Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.

    Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.

    Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.

    Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.

    Më 22 tetor, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, i përbërë nga 58 vende – mes tyre edhe Spanja – e miratoi tashmë kërkesën me 27 vota pro, 14 kundër, 14 abstenime dhe tre shtete që mungonin.

    Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.

    Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.

    Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.

    Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.

    Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.

    Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.

    Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.

    Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]

    Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.

    Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.

    Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.

    Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.

    Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj,  Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.

    Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.

    Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në  fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.

    Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.

    Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.

    Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.

  • Pjesmarrës në Ministerialin për liritë fetare në Washington

    Pjesmarrës në Ministerialin për liritë fetare në Washington

    Uashington D. C., 26 korrik 2018

    Lufta kundër terrorizmit në botë është e mbushur me heronj të vërtetë. Për mendimin tim, sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo është sigurisht një prej tyre.

    Kur vizitova Uashingtonin në korrik, pata rastin të takohesha me të. Ai është një shef i lartë i popullit amerikan, sekretari i shtetit është një nga udhëheqësit tradicionalë më të respektuar të vendit të tij dhe ai ka përdorur zërin e tij për të inkurajuar burrështetas të shumtë botërorë që të përqafojnë luftën kundër terrorizmit si një strategji për të parandaluar vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm në botë.

    Udhëheqësit tradicionalë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e mesazhit për sfidat, për të identifikuar mënyra konkrete për të luftuar persekutimin dhe diskriminimin fetar dhe për të siguruar respekt më të madh për lirinë e fesë apo besimit dhe sekretari i shtetit Pompeo po e tregon rrugën. 

    Kur pash ftesën që më erdhi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shkova në Uashington DC për një ngjarje të Ministerialit të parë për Avancimin e Lirive Fetare në botë, duke nderuar sekretarin e shtetit Popeo dhe burrështetas të tjerë të jashtëzakonshëm që po punojnë për ndryshime pozitive në mbarë botën.

    Ishte e mrekullueshme të takoje kaq shumë burra e gra të guximshëm dhe të dëgjoja se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.

    Ministeriali rikonfirmojë angazhimin ndërkombëtar për të nxitur lirinë fetare për të gjithë dhe do të përqëndrohet në rezultate të prekshme që sjellin ndryshim të qëndrueshëm dhe pozitiv.

    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Momente nga fjala e sekretarit të shtetit, Pompeo gjatë Ministerialit të parë për avancimin e lirive fetare në botë,

    Aktorë nga një gamë e gjerë fushash, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, udhëheqës fetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, ishin mblidhur ku diskutuam për sfidat, për të identifikuar mënyra konkrete për të luftuar persekutimin dhe diskriminimin fetar dhe për të siguruar respekt më të madh për lirinë e fesë apo besimit. 

    Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme.

    “Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ – është një detyrim moral që kjo gjë të lejohet”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.

    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Gjatë qëndrimit në Uashington, kënaqësi ta takoj Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm.

    Unë paraqita gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë.

    M’u kërkua të paraqitesha përpara të pranishmëve dhe mora fjalën duke shtuar se liria fetare është një parim që ka rëndësi për popullin e Kosovës, për shkak të historisë, trashëgimisë dhe të ardhmes.

    “Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë”

    Potencova se Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe i jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre.

    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Në mesin e të gjithë këtyre flamujve ishte edhe ai i Kosovës në Ministerialin e parë për avancimin e lirive fetare në botë, . Jemi me fat që kemi miqësi të thell me shtetin amerikan.

    Ne kemi përfshirë instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës si pjesë e sistemit tonë ligjor. Aktualisht Parlamenti i Kosovës është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar.

    Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë. Vendi ynë është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve.

    Potencova gjatë fjalës sime se ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë Amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë.

    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Në mesin e të gjithë këtyre të ftuarve, isha edhe unë me ftesë zyrtare nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, në Ministerialin e parë për avancimin e lirive fetare në botë, Miqësinë me shtetin amerikanë duhet të kultivojmë dhe ta ruajmë.
    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Në mesin e të gjithë këtyre të ftuarve, isha edhe unë me ftesë zyrtare nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, në Ministerialin e parë për avancimin e lirive fetare në botë ku morën pjesë mbi 84 vende të botës. Kosova u trajtua ne çdo aspekt me privilegj të madh.
    Uashington D. C., 27 korrik 2018 – Së bashku me homologun tim nga Shqipëria, Ditmir Bushati, në konferencën ministeriale për liritë fetare në Uashington D. C., ku morën pjesë mbi 84 vende të botës. 

    Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjithë ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë.

    Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me SHBA-në.

    E falënderova për atë se çfarë bën për Republikën tonë, e ftova për vizitë në Prishtinë.

    Uashington D. C., 27 korrik – Gjatë takimit me Ambasadoren e ShBA-së në OKB, Nikki Haley.

    Gjatë vizitës në Uashington jam pritur në takim nga Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.

    Ky ishte njëri nga mesashet kryesore, që mora nga takimi që kisha sot me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Uashington D. C., 27 korrik 2018 – Gjatë vizitës sime në ShBA jam pritur në takim nga Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Uashington D. C., 26 korrik 2018 – Një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Yusuf Bin Alawi.
    Uashington, 26 korrik 2018 – Takim me Kongresmenin amerikan Eliot Engel.
  • Takim pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

    Takim pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

    Zhvillova një takim të rregullt pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie.

    Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë.

    Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

    Përjetësisht mirënjohës ShBA-ve për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën.

  • Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të

    Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të

    Prishtinë, 12 mars 2018

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, mbështetja që SHBA-të po japin në ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Kryeministri Haradinaj falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset integruese të Kosovës, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

    “Mbështetja që SHBA-të i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe tani në rrugën e saj euroatlantike, është jetike për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për gjithë atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën, e po ashtu të gjithë ne jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj.

    Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton është e fokusuar në zbatim dhe prioritet e ka zhvillimin ekonomik të vendit. 

    Në këtë takim, po ashtu u bisedua për krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes një procesi kushtetues dhe ligjor, si dhe për dialogun me Serbinë, për të cilin kryeministri tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke. 

    Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës në të gjitha fushat, duke inkurajuar që të punohet më shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në rritjen ekonomike. 

    Në takim të pranishëm ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Dalibor Jevtiq, zëvendës ambasadorja amerikane  në Kosovë, Colleen Hyland dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.