Bled – Slloveni, 3 shtator 2019 –
Me mjegullen mbi liqe, qiellin e ngrysur dhe temperaturat e ulëta dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët në Bled por shiu që ra vetëm sa ja shtoi bukurinë qytetit mes bjeshkëve.
Punimet zyrtare në sallën e festivaleve në Bled filluan me këtë atmosferë.
Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishin tema në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë.
Ditën e hënë e fillova me panelin e Liderëve në të cilin ndër të tjerash thashë se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne, ndërkohë duhet të ketë njohje reciproke, respektim të të drejtave të pakicave kombëtare dhe të ketë ballafaqim me të kaluarën.

Folësi kryesor ishte homologu finlandez Pekka Haavisto, kurse folësit tjerë ishin znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Crnadak, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Dr. Srđan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Dr. Vedran Džihić, Hulumtues i Lartë/Ligjërues i lartë, Instituti Austriak për Çështjet Ndërkombëtare, Universiteti i Vjenës, Austri.

Në panel ishte edhe z. Matthew A. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari, Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë.
Dëgjuesit kryesorë:
- Znj. Nina Kodelja, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, Iniciativa e Evropës Qendrore – Sekretariati Ekzekutiv, Slloveni
- Prof John O’Brennan, Jean Monnet Profesor i Integrimit Evropian, Universiteti Maynooth, Irlandë
Moderator: z. Goran Svilanović, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Fjalimin tim gjatë takimit në Bled e fillova me dy fjalët kyçe të këtij paneli,
• Evropianizimi dhe
• Demokratizimi
Potencova se Ilustrimin tonë të synimeve, ne ia kemi hedhur vetvetes, si anëtare të ardhshme të BE-së dhe NATO-s, por është përgjegjësia e përbashkët, nga ana tjetër, që tregon rrugën e vetme përpara në përmbushjen e objektivave.
Thash se jem plotësisht dakord se përgjegjësia është kryesisht mbi shpatullat e rajonit. Por potencova se kur BE-ja nuk arrin të sigurojë një perspektivë të qartë për integrimin ose madje as të përmbushë premtime shumë specifike pasi të përmbushen të gjitha kërkesat, ngarkesa mbi supet tona bëhet më e rëndë. Thash se BE ka shumë për të ofruar.

Historia e BE-së dhe e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë një prej mundësive të humbura, rrethanave të ndryshueshme dhe të pafavorshme, cikleve të vazhdueshme zgjedhore dhe premtimeve të thyera. Marrëdhëniet midis rajonit dhe BE-së nuk duhet të frenohen ose të lëvizin në qarqe ndërsa bota po ecën përpara.
Pas vitesh ëndrrash të pezulluara, a është e mundur të kuptosh se BE-ja nuk ka shkop magjik për të tundur dhe se ndryshimi nuk ka gjasa të vijë nga jashtë; rajoni duhet ta bëjë vetë. A është rajoni gati për ndryshim?
Përgjegjësia qëndron kryesisht mbi supet e rajonit, pasi përparimi në integrimin në BE nuk sjell automatikisht europianizimin e shoqërisë dhe vlerave, as nuk siguron automatikisht standardet më të larta demokratike.

A janë vendet gati të kryejnë reformat e nevojshme dhe të ndryshojnë paradigmat e vazhdueshme që nuk janë në përputhje me perceptimin e BE-së për sundimin e ligjit, demokracinë apo zhvillimin e qëndrueshëm politik dhe ekonomik?
A janë gati elitat politike të lehtësojnë ndryshimin dhe, në thelb, a është BE gati të ndihmojë në rivendosjen e premtimit për një të nesërme më të mirë për rajonin?
A është koha për të pranuar se procesi i zgjerimit është me të meta dhe se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka nevojë për erë të re në velat e tij, duke përfshirë rivendosjen e besimit midis rajonit, qytetarëve të tij dhe projektit evropian?


Pasdite, fillova takimet bilaterale. I fillova me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pasi që marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike.
Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet.
Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.



Pas darkës së shtruar nga miku dhe homologu turk, Mevlut Cavusoglu, të martën e 3 shtatorit pranë liqenit të bukur të Bledit, i vazhdova takime bilaterale.
Turqia do të vazhdojë të ndihmojë forcimin ndërkombëtar të Kosovës. Këtë e rikonfirmoj homologu turk, Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu na uroi sukses gjatë kryesimit të Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka startuar në vitin 1996 në Sofje me synim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe mirëbesimit rajonal.



Takim jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm ashtu sikurse janë edhe marrëdhëniet e mira e tradicionale të Kosovës dhe Slovenisë, ishte me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Miro Cerar.
Në marrgjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bled-it, i shpreha mirënjohje ministrit Cerar për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe kudo që shteti slloven është i pranishme në organizatat ndërkombëtare.
















