Prishtinë, 21 shkurt 2019 –
Pas takimit dypalësh që kam zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, znjsh. Toshiko Abe, kemi nënshkruar një Marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milion jen japonez.
Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këto fusha.
Nga ana e saj, Ministrja Abe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve ka theksoi që Qeveria japoneze dëshiron, që ato të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen.

