Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar  zotin Zannier për përkrahjen që iu ka dhënë institucioneve të Kosovës në periudhën kalimtare të transferimit të kompetencave prej administratës së OKB-së tek shteti i Kosovës.

”Populli i Kosovës vlerëson punët e mira që keni bërë Ju gjatë qëndrimit në Kosovë”, tha në vazhdim z. Pacolli.

Në anën tjetër, z. Zannier, ka vlerësuar lart angazhimet e zotit Pacolli dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Ai e garantoi z. Pacolli se do të vazhdojë  të ndihmojë Kosovën edhe në detyrën që do të ketë në të ardhmen, si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.