Nënshkrimi i memorandumit me kompaninë “New Promotion Group” nga Zagrebi

Prishtinë, 8 qershor 2011

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me firmën “New Promotion Group” të Zagrebit.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Odën Ekonimike të Kroacisë, e posaqërisht ambasadorin e Kroacisë, z. Vodopija për kontributin e dhënë në këtë drejtim, që ky bashkëpunim të bëhet i mundshëm tani në këtë periudhë.

“Ky është një prej bashkëpunimeve të para në partneritetin publiko-privat, pra Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve privat nga Kroacia”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli, duke thënë se Kosova ka nevojë për investime, për bashkëpunim me investitorët e huaj.

Më tutje, zëvendëskryeministri Pacolli theksoi se investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse Kosova është vend atraktiv për investitorët e huaj.

“Ne jemi duke punuar në riformatizimin e Agjencionit të Promovimit të Investimeve të Kosovës. Investitorët në të ardhmen do të kenë mundësi më lehtë të komunikojnë me realitetin e Kosovës, do të kenë mundësi të njihen me ligjet që mbështesin investitorët dhe, natyrisht, jemi duke punuar në një program, i cili parasheh një qasje tjetër ndaj aseteve të Kosovës”, theksoi z.Pacolli.