Prishtinë 12 shtator 2017
Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.
Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.
Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.
