Tiranë, 14 shtator 2017
Tri ditë pasi kam pranuar detyrën zyrtare, vizitën e parë jashtë vendit e kam zhvilluar në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite jam pritur nga krerët e shtetit shqiptar, ndërkohë që jemi marrë vesh për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik ndërkombëtar dhe jemi pajtuar për vazhdimin e traditës së hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë si ai në Kopenhagë dhe Hamburg.
Në kuadër të këtyre takimeve kam propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës si dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.
Gjithashtu, jemi pajtuar për mbajtjen e takimit të përbashkët të dy qeverive më 27 nëntor 2017, me rastin e hapjes së “Vitit Gjithëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.



