Prishtinë, 6 shtator 2018
Sot kisha kënaqësinë të hapë punimet e Konferencës së Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Së bashku me Presidentin z. Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli dhe Kryeministrin z. Ramush Haradinaj, dhe pjesëmarrjen e lidershipit më të lartë vendor, parlamentarëve, ministrave, ekspertëve me nam të huaj e vendorë, Ambasadorëve të Republikës së Kosovës të akredituar jashtë dhe Korit diplomatik të akredituar në Kosovë u reflektua mbi të gjitha temat e interesit nacional të vendit dhe drejtimin e Politikës së Jashtme.
Në adresimet tona ne i përgëzuam diplomatët e Kosovës për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Po ashtu ne i inkurajuam që të japin maksimumin e tyre, në shtyerjën përpara të proceseve dhe prioriteteve strategjike si, afirmimi ndërkombëtar, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, tërheqja e investimeve të huaja dhe promovimi i vlerave dhe pasurive të Kosovës.
Gjithashtu theksuam rëndësinë e dialogut në lidhje me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, dhe faktin se njohja reciproke është e paevitueshme.

Për dy ditë radhazi Konferenca e Pestë e Ambasadorëve, që konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme vendore ku diskutohet dhe shpaloset vizioni dhe strategjia mbi Politikën e Jashtme.
Kosova po zhvillon një diplomaci proaktive, e cila me gjithë vështirësitë dhe pengesat e pamëshirërshme të krijuara nga kundërshtarët e shtetit të ri po jep rezultate të prekshme.
Falenderova stafin e Ministrisë për organizimin profesional të konferencës, Ambasadorët tanë që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre si dhe të gjithë panelistët dhe mysafirët e tjerë.

Kam ndarë edhe mirënjohje për disa ambasadorë dhe diplomatë të shquar.


