Takime me disa homologë në Samitin e Frankofonisë, mbështetje e fuqishme për Kosovën

Jerevan, 9 tetor 2018 –

Me 9 tetor arrita në qytetin Jerevan të Armenias. Aty do të zhvillohej Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë. Në konferencë isha ftuar të marr pjesë me ministrat e jashtëm dhe kryetarët e delegacioneve nga vendet anëtare të OIF.

Ka qenë shumë udhëtim dhe pjesmarrja produktive, pasi që u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.

Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, gjatë fjalës sime thash se jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet.

Pas këtij lajmi të rëndësishëm mora fjalën përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.

Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falenderova për konstruktivitetin e trajtimit të qështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.

Pasi përfundova fjalën time fillova me takimet lobuese për Republikën. Takimi i parë që zhvillova ishte homologu im armen Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.

Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin Armen.

Njohja nga Armenia për Kosovën është e një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë.

Bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë.

Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe INTERPOL ishin tema për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën e Frankofonisë në Armeni kam takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, shteti i të cilit ishte nikoqir i kësaj konference.

Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë është një mundësi ideale për takime me liderë nga e gjithë bota, e dija se duhet shfrytëzuar maksimalisht. Andaj menjëherë takova Chancel Sekode Ndeugbayi, i deleguar nga Republika e Afrikës Qendrore, pë Frankofoni.

Afrika Qendrore vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të thellojmë marëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndëishëm afrikan.

Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Me Ministrin e deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode.

Në kuadër të Konferencës së Frankofonisë pata kënaqësinë të takoj edhe përfaqësuesin e Republikës e Seychell në këtë organizatë, ambasadorin Sylvestre Radegonde.

Më ambasadorin Radegonde biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

Po ashtu Ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takoj edhe zëvendëspresidentin dhe ministrin e jashtëm të këtij shteti.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Në takim me përfaqësuesin e Republikës Seychelles në Organizatën e Frankofonisë i shtrova kërkesën për njohje.

Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .

Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.

Kosova ka akredituar Ambasadorin në Senegal në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin tonë. E ftova Ministrin e Jashtëm Ankourao të vizitojë Kosovën dhe të vazhdojë diskutimin dhe bashkëpunimin tonë miqësor.

Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.

Yerevan, 9 tetor 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit, Kalla Ankourao, me të cilin diskutuam për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol.

Kam pasur fatin ta quaj Mamady Toure mik prej shumë vitesh. Takimi me të gjithmonë është miqësor ku në atë frymë patëm shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.

E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.

Jerevan, 9 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Guineas, Mamady Toure.

Edhe dita e dytë ishte shumë e ngjeshur me takime bilaterale në kuadër të Konferencës së 35-të Ministrore të Frankofonisë.

Zhvillova takim shumë konstruktiv dhe përkrahes me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat me fokus, në shkëmbimin e përvojave dhe në zhvillim ekonomik.

Ministri Zaki Anawar Nusseibeh premtoi se do të vazhdojë mbështetje për antarësim në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.

Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë lobimit te homologët e mi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, kam takuar Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin kam diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Interpoli vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor e thash edhe në takimin që kisha me ministrin e jashtëm nga Benini. Homologu im tha se Republika e Beninit është fuqishëm pro Kosovës në Interpol.

Takim ishte jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.

Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun nga Benini, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.

Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblese Parlamentare te Frankofonisë dhe z. Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lajmi pozitiv për Kosovën pritet të marrë vulën zyrtare nesër kur do të miratohet avansimi i statusit tonë në këtë organizatë të rëndësishme politike.

Këtë samit gjithashtu jam duke e shfrytëzuar për lobimin e pranimit tē Kosovës në Interpol, mision ky shumë i rëndësishëm i diplomacisë tonë.

Jerevan, 10 tetor 2018 – Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të Samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan. Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës.

Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithë mikrpitjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës në futboll e që loja po zhvillohej në Prishtinë.

Jerevan, 11 tetor 2018 – Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela, në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në Jerevan.

Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

12 tetori i 2018 ishte momenti kur shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.

Puna shumë vjeçare e mundimshe u shpërblye, isha i emocionuar dhe i entuziazmuar pasi mora shumë urime në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.

Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.

Ky është sukses i madh diplomatik i vendit tonë.

Jerevan, 11 tetor 2018 – Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.

Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.

Jerevan, 11 tetor 2018 – Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.

Të frustruar me avansimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij dolën menjëher me deklarata shpifëse se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.

“Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara, Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht. Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”

Por deklaratat shpifëse nga Serbia nuk e ndalin rrugëtimin tonë për Republikën. Në këtë rrugëtim festiv u bashkangjit edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Së bashku pranuam urime të shumta nga shtetet anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

Jerevan, 11 tetor 2018 – Unë dhe presidenti Thaçi duke pranuar urimet nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshme. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

Ne vazhduam edhe me takime. I pari menjëher pasi shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar, u zhvillua me presidentin e shtetit nikoqir.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.

Me presidentin Sarkissian diskutuam për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Jerevan, 12 Tetor 2018 – Ditën e fundit të Samitit të Frankofonisë, në të cilin Kosova u ngre në status si vend anëtar i asocuar, bashkë me presidentin Thaçi takuam Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, të cilin e falënderuam për mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit të Republikës së Kosovës.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Bashkë me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Congo Brazzaville, Denis Ssasou dhe Presidentin e Çadit, Idriss Deby.

Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.

Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.

Jerevan, 11 tetor 2018 – Punova gjatë e shumë mund deri sa arrita që të shoh që flamuri i Kosovës të vendoset me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.