Në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 25 nëntor 2019 –

Shqiptarët jetojnë të ndarë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Ata janë një popullsi që e ka tejkaluar shifrën prej 7.5 milionë banorësh, duke u renditur ndër tre popujt më të mëdhenj të këtij rajoni.

Rritja e popullsisë shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lartat në Europën e sotme. Në këtë frymë u mblodhëm në Tiranë ku u propozua unifikimi i politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë kësaj radhe ishte organizatore e konferencës mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin zyrtarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa kishte si objektiv krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi në nivel mbarëkombëtar.

Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Unë argumentova qartë për një integrim shumë më të fortë në sferën shqiptare. Ne duhet të punojmë ngushtë për të unifikuar ekonomitë tona dhe për të thelluar integrimin në të gjitha sferat që do të forcojnë pozicionin tonë si dy shtete në rajon dhe më gjerë.

“Në vendet tona kërkohet modesti, vetëm me modesti mund të jemi më afër problemeve, qytetarëve, afër kërkesave të kombit. Modesti prej Shqipërisë do të thotë koordinim pa zhurmë. Ne duhet të jemi bashkë dhe të harmonizojmë interesat kombëtare. Të ngrihemi mbi akuzat që na i frymëzon padituria dhe axhenda e vobektë partiake, interesat partiake, lokaliste, rajonale dhe lojërat për zgjedhjet e radhës”

Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Sipas asaj që thash, elita politike e Shqipërisë “duhet të na ndihmojë të jemi bashkë dhe se kur jemi bashkë jemi më të ditur dhe më të fortë”.

“Mënyra e vetme që ne të fitojmë paqen me Serbinë është zhvillimi ynë i përbashkët me strategji të përbashkët, forcimi i marrëdhënieve me perëndimin dhe jo dobësimi i marrëdhënieve me ta. Elita politike e Shqipërisë duhet të na ndihmojë të jemi bashkë”

Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij në konferencë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se kjo mbledhje e faktorëve politik shqiptarë nga gjithë rajoni mund të jetë e vonuar, por sipas tij, kurrsesi nuk mund të konsiderohet e padobishme.

“Takime të kësaj natyre janë të nevojshme gjithmonë, jo vetëm se jemi pak ditë para festës së pavarësisë, por edhe sepse ndryshimi i rrethanave politike në rajon, Evropë e më gjerë kërkon një rivlerësim të kujdesshëm politik dhe një gjykimi kritik nga faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Bashkërendimi i qëndrimeve politike sot nuk është vetëm një detyrim historik dhe kombëtar, por dhe një interesim që duhet të shfaqet nga ana jonë nga pikëpamja politike dhe strategjike në përgjithësi”

Sipas tij, Shqipëria si shteti qendror dhe më i madh i shqiptarëve duhet të ketë një rol më të madh në angazhimet e saj në rajon.

“Shqipëria këtë rol nuk mund ta luajë as me një diktat nga lart e as të njëanshëm pa konsultime, por këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim të ngushtë me ju dhe në koordinim të vazhdueshëm me faktorin shqiptar në përgjithësi. Kjo mbledhje i shërben rritjes së komunikimit mes nesh, bashkërendimit të qëndrimeve politike, thellimit të diskutimeve dhe marrëdhënieve institucionale”