Prishtinë, 8 dhjetor 2020 –
Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik, në këtë kohë kur ai është shumë i nevojshëm, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimin e të cilit është duke e punuar kompania “Mabetex Medical”. Kjo kompani është angazhuar, më të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuara e me funkcionale të llojit të vetë në Kosovë.
Unë personalisht kam qenë i përfshirë në detaje, dhe jam krenar që Prishtina tani ka një spital me standard të lartë, ku fëmijët do të marrin kujdesin më të mirë të mundur.
Spitali është pjesë e iniciativave të vazhdueshme humanitare të Sheikha Fatima bint Mubarak për të përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe pasqyron vlerat e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është një nga projektet më të mëdha humanitare në Kosovë dhe do të përmirësojë ofrimin e optimizuar të kujdesit shëndetësor pediatrik dhe mbështetjen e nënave. Me 109 shtretër, spitali është i specializuar në mjekësinë e urgjencës pediatrike, onkologjinë pediatrike, kardiologjinë pediatrike dhe kirurgjinë pediatrike.
Një falënderim i madh shkon për Donatorin, Fondacioni “Sheikha Fatima” nga Emiratet e Bashkuara Arabe
me të cilin kemi punuar ngushtë në realizimin e këtij projekti madhështor.


