Abuja, 23 qershor 2011 –
Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial në Abuja ishin një përvojë e paharrueshme dhe një rast i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këtë udhëtim, unë isha në detyrën e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe kisha privilegjin të takohesha me Presidentin e Nigerisë, Goodluck Jonathan.
Pallati Presidencial në Abuja, ku u prita nga presidenti Jonathan, njihet zyrtarisht si “Aso Rock Presidential Villa” ose “Presidential Complex.”
Ky pallat është qendra e administratës dhe udhëheqjes së Nigerisë, ku Presidenti i vendit kryen detyrën dhe pret takimet zyrtare me udhëheqës të tjerë të shtetit dhe personalitete ndërkombëtare.
Nigeria është një nga vendet më të mëdha të Afrikës, me një popullsi të shumtë dhe me më shumë se 250 grupe etnike të ndryshme. Për më tepër, Nigeria ka një ekonomi të fuqishme, e njohur për burimet e saj të naftës dhe qëndrueshmërinë e tregtisë së saj.
Presidenti Goodluck Jonathan është një lider i njohur dhe i respektuar, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe zhvillimin e Nigerisë. Ai është një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe një ndër personalitetet më të rëndësishme të politikës afrikane.

Presidenti Jonathan shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që Republika e Nigerisë të vendosë sa më shpejtë raporte të bashkëpunimit ndërshtetërorë me Kosovën, duke theksuar se vendi që ai drejton, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nigeri në kuadër të angazhimeve lobuese, kam takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Nigerisë njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme Dr. Barnabas A.I. Gemade.
Kam folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Theksova edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë ditës kam takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Nigerisë, dr. Martin J. Ukomoibhi.
Ministri Ukomoibhi ka shfaqur opinion pozitiv për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë që për herë të parë në historinë e shtetit të tij, ka pasur rastin që të takoj zyrtarisht në Republikën Federale të Nigerisë, përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në fund kur shtrënguam duart ministri, Ukomoibhi, më garantoi se do të angazhohet bashkërisht me autoritetet e tjera të Nigerisë për të përshpejtuar procesin e formalizmit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Afrikë, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Pavarur të Kosovës, kam takuar edhe ALH. Dr. Bamanga Tukur, lider i partisë Demokratike Popullore (CON), që është partia më e madhe në vend, e cila qeverisë aktualisht me Republikën e Nigerisë.
Falënderova autoritetet e Nigerisë për mikpritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të pasur takime të këtij niveli ku diskutohet me prioritet mundësia e njohjes sa më të shpejt të Kosovës nga Republika e Nigerisë.

Vendi ynë do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Republikës Federale të Nigerisë, duke besuar në një vendim të drejtë dhe të shpejtë të autoriteteve Nigeriane për njohje të pavarësisë së Kosovës.
Kam prezantuar para Kryetarit të partisë më të madhe të Nigerisë disa nga arsyet thelbësore që ka ky vend, për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur:
- Kosova në të ardhmen si anëtare e organizatave të ndryshme botërore, do të luaj në mënyrë konstruktive rolin e vet, duke bashkëpunuar thellësisht me Nigerinë dhe vendet tjera Afrikane.
- Autoritetet përfaqësuese të Kosovës do të jenë gjithmonë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me Republikën e Nigerisë, veçanërisht në fushën ekonomike e kulturore.
- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë krejtësisht e qartë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke vendosur në favor të Kosovës, pavarësisht se opinioni i saj ishe kërkuar nga Serbia.
- Dialogu që zhvillohet me Serbinë është teknik dhe shërben për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Serbia ende shërbehet me ide të vjetra, ndërsa vendi ynë synon bashkëpunimin si dy shtete për të ardhme në Bashkimin Evropian.
- Raportet tona me vendet e tjera ndërtohen në bazë të respektit dhe mirëkuptimit.
Ndërkaq nga ana e tij, Bamanga Tukur më falënderoj dhe shprehu bindjen se përkundër faktit që vendi i tij është gjeografikisht larg Kosovës, do të arrihet të krijohet miqësi në mes të dy vendeve, duke besuar se bashkërisht do të ndajmë paqen, prosperitetin, dijen e mirëkuptimin.

Gjatë këtyre takimeve zv.Kryeministri i parë i Kosovës, z. Pacolli është shoqëruar nga përfaqësuesit e organizatës: “African Friends of Kosova”, që është iniciuar dhe mbështetur nga z. Behgjet Pacolli, e cila ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e kërkimit të njohjeve të reja në Unionin Afrikan.