Koper, 19 shkurt 2017 –
Në një mbrëmje madhështore me bashkatëdhetarët tonë në Koper të Istrisë…
“Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

Me këto fjalë prekëse mu drejtua Leonora Buçinca, aktiviste e njohur, ish luftëtare e lirisë që në moshën 19 vjeçare, gjatë një ceremonie për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mes mërgatës së Slovenisë.
Së bashku me veprimtarin Heset Ahmetin, Leonora dhe shumë aktivistë të tjerë punojnë edhe për të gjetur gjurmët e kulturës shqipe ne Koper dhe kudo.

Më këtë ceremoni,mes 300 të pranishmëve, ishin edhe Ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqiperisë në Slloveni sëbashku me figura tjera si artistë, piktorë e veprimtarë tjerë. Në këtë mbrëmje përformuan këngëtarë, poet e artistē të shquar.
Gjatë vizitës time të djeshme, u prita edhe nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit të cilët me prezentuan (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.
Ishte një kënaqësi e madhe të gjeja trashëgiminë mesjetare te familjeve fisnike Dukagjini, Bruti, Bruni në pallatet më të shquara të Koperit.


