Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës dy ditore në Jordani, rrugës së kthimit u ndala në Stamboll. Këtë javë, e gjeta veten në një mjedis të jashtëzakonshëm me shumë miq i rrethuar.
Isha aty me ftesë të ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin e njoh prej shumë vitesh dhe kam punuar me të për ndihmën ndërkombëtare dhe çështjet globale të diplomacisë dhe antarsimin e Kosovës në Organizata Botërore.
Stamboll, 7 prill 2019 – Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
Ishte një nder të isha i ftuar për të marrë pjesë në një drekë me një mik kaq stimulues për punë të mira dhe i artikuluar.
Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
Stamboll, 7 prill 2019 – Ne folëm për atë që duhet për të përqafuar qëllime të guximshme dhe se si pasioni, energjia dhe intelekti kontribuojnë të gjitha në realizimin e ëndrrave të mëdha.Stamboll, 7 prill 2019 –Ajo që vlerësova nga takimi ishte shansi për të biseduar me Turqinë se si ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim në kauzat që na interesojnë.Stamboll, 7 prill 2019 – Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit.
Dita e dytë në Aman, kryeqytetin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, sapo mbaroi dhe ishte një ditë tjetër e mrekullueshme. Së bashku me ekipin tim pamë shumë njerëz që ndajnë shumë nga qëllimet për të cilat po punojmë.
Unë po kaloja këto dy ditë në Aman në Qendren e Konventës së Mbretit Husein Bin Talal përpara Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, në Rajonin MENA, por nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë deri në fund të ditës.
Kështu është shpesh gjatë këtyre forumeve të përmasave të mëdha si ky në Jordania.
Jordani, 6 prill 2019- Pjesmarrës në mesin e mbi 1000 liderëve që përfaqësonin qarqet shtetërore, biznesore dhe politike në Forumi Ekonomik Botëror.
Fillova mëngjesin duke qenë pjesë në hapjen e Konferencës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore të Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Konferenca rajonale e WEF mbahet me ndihmën dhe kujdesin e lartë të Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe mbretëreshës Rania Al-Abdullah.
Të pranishëm në hapjen e Forumit ishin presidentët dhe krerët e shteteve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, mbi 1000 liderë që përfaqësonin qarqet shtetërore, biznesore dhe politike.
Foto nga vendi i ngjarjes nga Qendra e Konventës së Mbretit Husein Bin Talal përpara Forumit Ekonomik Botëror në Rajonin MENA, Jordani 2019.
Si nikoqir Mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein përshëndeti pjesëmarrësit e Forumit. Folësit iu referuan problemeve dhe sfidave me të cilat përballet rajoni dhe bota dhe folën në veçanti për sigurinë energjetike, burimet e energjisë së pastër dhe të rinovueshme, ndryshimet klimatike dhe një sërë çështjesh të tjera.
Më pas u drejtova në hapsirat adekuate për të plotësuar agjenden time me takime të shumta që më prisnin në këtë Forum.
Formimi i së ardhmes së turizmit në Jordani në Forumin Ekonomik Botëror në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut 2019, Jordani 2019.
Zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.
Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë.
Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti.
Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Sh.T. Miroslav Lajčák. Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Sh.T. Miroslav Lajčák. Shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore kosovaro – sllovake dhe theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit ekzistues në fusha të ndryshme.
Deri sa po nisesha për tek hapsirat e hapura të Qendrës së Konventës së Mbretit Husein Bin Talal, takova Ministrin e Jashtëm të Xhibutit z. Mahamoud Ali Youssouf.
Në një brifing të shkurtër e informova Ministrin Ali Youssouf për situatën në Kosovë dhe të arriturat e saj në shumë fusha.
Ministri Ali Youssof theksoi se votimi në Interpol ka qenë një gabim i madh që nuk është votu pro – Kosovës. Kosova dhe Xhibuti kanë një miqësi të ngushtë dhe Ministri i Jashtëm i tyre më siguroi për mbështetjen e tyre të vazhdueshem për Kosovën.
Jordani, 6 prill 2019 -Takim me Ministrin e Jashtëm të Xhibutit, z. Mahamoud Ali Youssouf. Ne kemi një bashkëpunim mjaft gjithëpërfshirës dhe efikas, gjithashtu një dëshirë të madhe për ta bërë atë edhe më intensiv, veçanërisht në kuadër të antarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. Jordani, 6 prill 2019 – Shtrëngim duarsh me zyrtarët që e shoqëronin Ministrin e Jashtëm të Xhibutit, z. Mahamoud Ali Youssouf.
Kënaqësi ishte të takoja edhe njeriun kyç të diplomacisë letoneze, Ministrin e Jashtëm, Edgars Rinkevics. Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO.
Si dy vende të vogla ata i kuptojnë sfidat që Kosova i kalon. E inkurajova ministrin Rinkevics që të përqendrohet që Letonia të vazhdoj të mbështes fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre. Do të punojmë më shumë për zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike.
Jordani, 6 prill 2019 – E inkurajova ministrin Rinkevics që të përqendrohet që Letonia të vazhdoj të mbështes fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre. Më 6 prill 2019, Ministri i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkevičs, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Jordani, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe dialogun Beograd – Prishtinë.
Në fund të ditës, takova zv.kryeministrin e ri të Libanit Ghassan Hasbani. Ne kishim folur në telefon menjëherë pas zgjedhjes së tij, por ky ishte takimi ynë i parë kokë më kokë.
Ishte e qartë se ai ndan vendosmërinë tonë për të shfrytëzuar potencialin e dy vendeve për të ndërtuar bashkëpunim ekonomik dhe tregtar si hap të parë në fillim të marëdhënjeve tona bilaterale.
Dhe ne patëm një diskutim vërtet të mirë rreth sfidave dhe interesimit tim që të hapet zyra përfaqësuese si në modelin e Athinës ku do të mundësojmë bashkëpunimin tregtar mes dy shteteve tona.
Jordani, 6 prill 2019-Takim me Zv.Kryeministrin e Libanit, Ghassan Hasbani.
Kërkova të përsëritet kërkesa për njohje duke shpjeguar mosngjashmërinë e “rastit” të Kosovës me asnjë rast tjetër dhe me gjendjet e brendshme të vetë këtij vendi, gjithashtu njohje të dokumenteve të udhëtimit, si hap i parë dhe këmbimi i delegacioneve dhe bashkëpunimit në fusha si kultura, sporti, etj.
Më bëri përshtypje forca e bindjes së tij se vetëm thellimi i mardhënieve të shteteve tona dhe mbështetja e Libanit në forumet shumëpalëshe, sidomos në anëtarësim në organizata ndërkombëtare si rasti i INTERPOL dhe organizata tjera relevante ku përfitojnë gjithë qytetarët e Kosovës, do të hapte rrugë deri te njohja.
Dy vitet e ardhshme janë një mundësi veçanërisht e mirë për ne që të bëjmë përparim në këtë qëllim.
Jordani, 6 prill 2019 – Ishte një ditë e ngarkuar, por një ditë me të vërtetë përmbushëse. Është inkurajuese të takosh kaq shumë njerëz që janë kaq optimistë për mundësinë për të përmirësuar jetën e vendeve me sfida të mëdha.
Unë gjithashtu u bashkova në një takim të mrekullueshëm me zv.Presidenten dhe Ministren e Jashtme të Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado.
Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës ne Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.
Së fundmi jemi në proces edhe të nënshkrimit të tri marrëveshjeve në fushën e sigurisë, të cilat kanë për qëllim përafrimin e mëtejmë të vendeve tona, tani si partnerë në preventimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, dhe fenomeneve tjera ndërkombëtare.
Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Zv.Presidenten dhe Ministren e Jashtme të Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado.Jordani, 6 prill 2019 – Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës ne Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.
Kisha nderin të takoja edhe homologun tim jordanez, Zëvendëskryeministrin e Jordanisë, z.Rajai Muasher, me të cilin biseduam për marëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Kosova dhe Jordania.
Jordania është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në të gjitha nivelet. Ne do të fokusohemi më shumë në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë.
Mbretëria e Jordanisë me 8 korrik 2009 kishte marrë vendim për njohjen e Kosovës. Vendimi është marrë nga ligjvënësit në Aman. Njohja nga Jordania e kishte rrit në 61 numrin e shteteve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Jordani, 6 prill 2019 –Takim e radhës e zhvillova me Zëvendëskryeministrin e Jordanisë, z.Rajai Muasher, i cili më konfirmoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare. Jordani, 6 prill 2019 – U pajtuam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në fushën e sigurisë, në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global. Jordani, 6 prill 2019- z. Muasher e falënderova për pritjen e nrgohtë në Jordani.
Shumë i lumtur të takohem me palën Izraelite dhe të diskutojmë për mënyren e fuqizimit të marëdhënieve të të dy shteteve, ne si shtet jemi shume të interesuar për të promovuar ndryshime politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.
Me Znj.Gila Demiri Gamliel, Ministre e Barazisë Sociale të Izraelit, bisedova rreth vizitës së Kongresmenit Israelit në Kosovë, pastaj rreth vizitës nga viti i kaluar nga një ndër organizatat e Izraelit.
Ne theksuam se Kosova është e pajtimit për të filluar një etapë të re me shtetin e Izraelit si në qasjen politike edhe atë ekonomike dhe shoqërore.
Jordani, 6 prill 2019-Takim bilateral me Znj.Gila Demiri Gamliel, Ministre e Barazisë Sociale të Izraelit.
Jemi të kënaqur që Egjipti si vend lider i Afrikës e ka njohur pavarësinë e vendit tonë. Deri tani 13 nga 22 vende arabe, dhe 34 nga 57 shtete anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI) e kanë njohur Kosovën.
Ri-shpreha dëshirën time që sa më shpejtë të nënshkruajmë marrëveshjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona për ti hapur rrugë bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes.
Pas kësaj jemi të interesuar menjëherë të hapim ambasadën tonë në Kajro. Ndërkohë shprehim dëshirën që sa më parë të rihapim zyrën tonë përfaqësuese në Kajro, e cila do të facilitonte sidomos bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve tona.
Amr Nassar, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Egjipt, më konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Egjiptit.
Jordani, 6 prill 2019- Takim dypalësh me z. Amr Nassar, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Egjipt.
Kisha një takim fantastik me Ministrin Paslestinez al – Malki, fillimisht e falenderova për votën pozitive ndaj nesh në anëtarësimin në INTERPOL, duke theksuar se askush më mirë se ata nuk e njeh rëndësinë e aplikimit dhe të qenurit anëtar i INTERPOL-it.
Takimin e mbyllëm me shpresën se përkundër dallimeve, ato nuk do të shprehen në publik në mënyrë që të ruajmë frymën e respketit të ndersjellë.
Jordani, 6 prill 2019 –Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Palestinez z. Riad al-Malki.Jordani, 6 prill 2019 –Takimin e mbyllëm me shpresën se përkundër dallimeve, ato nuk do të shprehen në publik në mënyrë që të ruajmë frymën e respketit të ndersjellë.
Takim impresionues ishte edhe ai me Princeshën Algjeriane znj. Rym al-Ali.
Princesha Rym al-Ali është me origjinë algjeriane e martuar për Princin Ali bin Husein të Jordanisë. Ajo është vajza e Lakhdar Brahimit, ish-ministri algjerian për Punët e Jashtme dhe zyrtar i lartë i OKB-së.
Ajo u rrit në Britaninë e Madhe dhe Algjeri, kurse u arsimua në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Krejt këto fakte e bëjnë të dejnë që të jetë një Princesh.
Jordani, 6 prill 2019 – Princeshës Algjeriane znj. Rym al-Ali i thash se mezi pres të shoh se çfarë do të arrijë të shtyjë përpara ajo pas takimit tonë.
Inteligjenca, lidershipi dhe përulësia e saj gjatë dekadave të fundit janë dëshmuar të paçmueshme në luftën kundër dezinformatave dhe lirisë së medias.
Rym al-Ali dhe unë gjatë Forumit Ekonomik në Jordani patëm një shans për të kapur hapin, ku folëm për njohjen e Kosovës, mbështetjen për antarësim në Organizata Botërore, si dhe fusha tjera.
Jordani, 6 prill 2019 – Me Princeshën Algjeriane znj. Rym al-Ali u ndam me shpresën se në një të ardhme të afërt do të kemi një vizitë nga ajo dhe princi në Prishtinë.
Takim zhvillova edhe me zv.Ministren e Shtetit të Rumanisë znj.Maria Magdalena Grigore. Ne e theksuam se duam bashkëpunim më të ngushtë me Rumaninë gjithashtu e njoftova znj. Grigore për numrin e madh të studentëve kosovar në shtetin e tyre dhe sigurisht se presim bashkëpunime tjera.
znj. Grigore na njoftoi se do të jetë prezent në Procesin e SEECP-së dhe se do të përkrahi këtë proces të rëndësishëm, njëkohësisht të ngriten bashkëpunime tjera mes nesh.
Sigurisht se u diskutua edhe për fillimin e negociatave për hapjen e zyrës Ekonomike në Bukurresht.
Jordani, 6 prill 2019- Takim me Zv.Ministren e Shtetit të Rumanisë Znj.Maria Magdalena Grigore.
Me këtë takim edhe mbylla vizitën time në Forumin Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që u mbajt në Detin e Vdekur. Ky ishte takimi i dhjetë i tillë në Jordani dhe i 17-ti në rajon.
Takimi i Detit të Vdekur nxjerri në pah përgjigjet afatgjata për inkurajimin e rritjes ekonomike, krizat humanitare, qëndrueshmërinë, kujdesin shëndetësor, energjinë, ujin, barazinë gjinore, të ardhmen e vendeve të punës dhe sigurinë kibernetike.
Ishte një shans i mirë për grupet kryesore që të formojnë së bashku të ardhmen. Edhe Kosova pjesë e globalizmit dhe roli i saj në të ardhmen.
Po udhëtoja për vizitë zyrtare drejt një shteti Afrikan, i cili e ka njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj.
Kryeqyteti Dakar është vendi ku isha i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit, Macky Sall.
Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.
Senegal, 3 prill 2019 – Këto vizita zakonisht i shfrytëzojë që të lobojë për pavarsinë e Republikës së Kosovës, pasi ka shumë president nga vendet të cilat ende nuk e kanë marr një vendim të till.
Takimet i fillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, me të cilin diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë.
Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që në këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë.
Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovë.
Senegal, 3 prill 2019- Takim me Presidentin e Guinesë Bissau, z. Jose Mario Vaz.
Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah.
Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë.
Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje.
Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah.
Qeveria e Republikës së Liberisë i ishte bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 42-të që njohu Republikën e Kosovës.
Pas Senegalit dhe Burkina Fasos, ky ishte vendi i tretë afrikan që e njeh Republikën e Kosovës. Shpifjeve për tërheqje të njohjes që vijnë nga Beogradi, as që i’u dhamë hapsirë.
Senegal, 3 prill 2019 – Takim me Presidentin e Liberise George Weah.
Në Senegal, një takim të frytshëm zhvillova edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada. Falenderim dhe respekt për kryeministrin Trovoada për mbështetjen ndaj Kosovës në secilin aspekt.
Natyrisht, përkundër secilit “pretendim” Don kishotesk të fqinjëve tanë verior, mbështetja e Sao Tome asnjëherë nuk ka munguar.
Kryeministri Trovoada u zotua se vizitën zyrtare në Kosovë do ta zhvillojë në të ardhmen e afërt.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Sao Tome, Patrice Emery Trovoada.
Një takim shumë të përzemërt pata edhe me presidentin e Gambisë, Adama Barrow.
Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës.
E drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Gambisë z. Adama Barrow.
Gjatë qëndrimit në Senegal, shfrytëzova rastin që me presidentin e ri të Republikë Demokratike të Kongos, Félix Tshisekedi, të bisedojmë për mundësinë e lidhjes së marëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit dypalesh mes dy shteteve tona.
Presidentit Tshisekedi i prezentova realitetin e Kosovës të argumentuar edhe me vendimin e GJND se pavarësia e Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke i kërkuar formalizimin e aktit të njohjes si respekt ndaj ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Bashkëpunimi i Kosovës me Republikën Demokratike të Kongos është shumë i rëndësishëm.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e ri të Republikës Demokratike të Kongos z.Felix Tshisekedi.
Diskutimi me presidentin e Burkina Fasos Roch Marc Christian Kaboré, ishte jashtézakonisht miqësor dhe i frytshëm.
Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avansimin e bashkëpunimit bilateral.
Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit Afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z. Roch Marc Christian Kabore. Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Burkina Fasos z.Roch Marc Christian Kabore.
Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.
Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.
E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit.
Senegal, 3 prill 2019 – Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit senegalez duke biseduar me president, ministra të jashtëm, kryeministra e zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.
TAKIM ME PRESIDENTIN E SENEGALIT Z.MACKY SALL
Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Repulikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm. Kosova dhe Senegali kultivojnë marëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.
Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Senegalit z.Macky Sall.
Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale e falenderova për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga formalizimi i njohjes në vitin 2011.
Takime jashtëzakonisht të frytshme në funksion të fuqizimit ndërkombëtar të vendit tonë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Kryeministrin e Gabonit, z.Julien Nkoghe Bekale.
Aty ku prezent është SHBA patjeter qe Kosova ndihet e sigurt. Ambasadori amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri i jashtëzakonshëm dhe me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën.
Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore.
Ambasadorin Mushingi e falenderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.Senegal, 3 prill 2019-Takim me Ambasadorin amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi.
Me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari vazhduam diskutimet për formalizimin e marëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.
Nigeria si shtet i fuqishëm me rreth 200 milion banorë padyshim përbën interes të madh në aspektin e marëdhënieve dypalëshe.
Si vazhdimësi e bisedave të mëhershme në Abuja dhe Nju Jork, Presidenti Buhari u tregua optimist në formalizimin e shpejtë të procedurave. Kosova rrugëton sigurt drejt të ardhmes.
Senegal, 3 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerisë, z.Muhammadu Buhari.
Në Senegal takova edhe Presidentin e Nigerit z.Mahamadou Issoufou, vend ky i cili përveq njohjes së Kosovës, mbështet vendin tonë në secilën nismë ndërkombëtare.
Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Nigerit, z.Mahamadou Issoufou.
Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm.
Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
Senegal, 4 prill 2019-Takim me Presidentin e Madagaskarit, z. Andry Nirina Rajoelina.
Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur, fuqishëm rrugëtimin e Republikës se Kosovës në të gjitha etapat.
Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetëndërtimin dhe zhvillimin e Republikës se Kosovës.
Ambasadorit Jean – Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.
Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa herë kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar.
Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi cfarë të mësojmë nga një demokraci qindar vjeçare sikurse është Zvicrra.
Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik në Republikën e Kosovës.
z. Minxhozi shquhet për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, andaj ky emërim do të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes Misioneve Diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.
Jam i bindur se Z. Minxhozi do ta ushtrojë këtë funksion me nder dhe përgjegjësi të lartë.
Sot prita në një takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič, në kryesim të delegacionit shtetëror nga Mali i Zi.
Diskutuam agjendën e ngjeshur të çështjeve me interes reciprok dhe për rajonin, sikurse janë bashkëpunimi ekonomik, përkrahja në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çështje të bashkëpunimit diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, dhe atë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Prishtinë, 20 mars 2019 – Në zyren time të Ministrisë së Punëve të Jashtme, prita në takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič,
Jemi dy vende që dimë si t’i qasemi bashkëpunimit dhe jemi në avantazh, sepse nuk kemi asnjë çështje të hapur. Po ashtu, ndjehem i inkurajuar me qëndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron që përmbyllja e dialogut me Serbi duhet të përfundoj me njohje.
Ky është edhe qëndrimi përfundintar i Kosovës.
Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njejtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare.
Prishtinë, 20 mars 2019 – Takimi mes dy delegacioneve tona Kosove – Mali i Zi në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Serbia nuk duhet të pengoj shtetet në fqinjësi të ndjekin kursin perendimor, prandaj e ritheksova edhe në këtë konferencē për media, se Serbia dhe BeH duhet ta korigjojnë kompasin e prishur politik!
Edhe homologu im Dermanoviq, në konference për media tha se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi nuk është ideja më e mirë. Sipas tij, nëse të dyja vendet pajtohen, do të jetë mirë edhe për ta.
“Jemi një vend i vogël që dëshiron paqe në rajon dhe të cilit nuk i pëlqejnë krizat. Ne u dëshirojmë fqinjëve tanë gjitha të mirat, sepse as për neve nuk do të jetë mirë kur nuk do të jetë mirë për ta. Dëshirojmë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin çështjet si është më të mirë dhe të përfundojnë procesin me njohjen e njëra-tjetrës, megjithëse e dimë që është rrugë e gjatë. Çfarë do të ndodhë në ndërkohë dhe si do të jetë finalizimi i problemit midis Serbisë dhe Kosovës, nuk mund ta shohim ende”
Prishtinë, 20 mars 2019 – Në konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.
Sa i përket idesë për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, Dermanoviq tha se ajo nuk është ideja më e mirë çdoherë.
“Shohim që ka koncepte të ndryshme për zgjidhje. Njëra nga to është për korrigjimin e kufijve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë çdoherë, por, nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, do të jetë mirë edhe për neve. Pra, ne dëshirojmë që problemet në Ballkanin Perëndimor të mbyllen dhe të mos ketë më çështje të hapura”
Kurse edhe unë fola para mediave dhe potencova se Kosova me Malin e Zi nuk kanë më çështje të hapura, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyera.
Prishtinë, 21 mars 2019 – Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.
“Keni mbështetur Kosovën për anëtarësim në INTERPOL po ashtu edhe për anëtarësim në UNESCO. Ne nuk arritëm ta kryejmë punën vitin e kaluar. Sigurisht këtë vit Kosova do të jetë në axhendën e rendit të ditës në samitin e ardhshëm të Interpolit në Amerikën Jugore. Edhe pse me vështirësi ne do të jemi në axhendë edhe njëherë do të kërkojmë votën e juaj. Jo vetëm tuajën, por edhe të shteteve që janë të afërta me vendin tuaj”
Prishtinë, 21 mars 2019 – Me homologun nga Mali i Zi në ambientet e MPJ-së pas nënshkrimit të marrveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.
Të dy u pyetum nga gazetarët pas konferencës për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, por njëzëri tham se nuk duhet të flasin më për një çështje të kryera.
Unë e falënderova shtetin malazez për qasjen konstruktive ndaj Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi në të gjitha fushat duhet të vazhdojë, për t’i treguar botës se edhe dy shtete të vogla mund të bëjnë punë të mëdha.
Në mbrëmje për delegacionin nga Mali i Zi organizova darkë në rezidencen time në Hajvali.
Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Në ballë të oxhakut në rezidencen time në Hajvali, bashkëbisedim me homologun nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic.Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Darka me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Pas darkës ngrehem një dolli së bashku me delegacionin nga Mali i Zi.
Takim me Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, Ambasadori na falënderoi për mikëpritjen dhe gjithashtu na ftoi për vizitë në Kuvajt.
Ne i premtuam se do të gjejmë kohën dhe momentin e duhur për të vizituar Kuvajtin, gjithashtu biseduam rreth hapjes se Ambasadës së Kuvajtit në Prishtinë, në mënyre qe të rriten bashkëpunimet në mes dy vendeve.
Prishtinë, 20 mars 2019 – Duke e nderuar me dhuratë ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim.
Kam pritur në takim miqësor Kryetarin e Shtëpisë së Përfaqësuesve të Popullit (Parlamentit) të Republikës Federale Demokratike të Etiopisë, SH.T.Z Tagesse Chaffo Dullo, i shoqëruar nga Deputeti, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Z. Tesfaye Daba Wakjira.
Gjatë takimit diskutuam përrrethanat që dërguan tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe për nevojën që Etiopia ta njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe mundësitë që të dyja vendet kanë për bashkëpunim në të gjitha fushat.
Prishtinë, 19 mars 2019- Takim me delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit të Etiopisë.
Kryeparlamentari Dullo u shpreh i impresionuar me zhvillimin e Kosovës në këtë periudhë kaq të shkurtër kohore, kurse z. Wakjira premtoi se do ta marr Ministrin e Punëve të Jashtme të Etiopisë në interpelancë për të kuptuar arsyet pse Etiopia ka dështuar ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 19 mars 2019 – Dhuratë për delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit të Etiopisë.
Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Kosovës organizoi shfaqjen e filmit të njohur francez “Quai d’Orsay” me regji nga Bernard Tavernier.
Pas shfaqjes së filmit mora fjalën duke i uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme për promovimin e Frankofonisë në Kosovë dhe vlerave të përbashkëta të vendeve anëtare, nga promovimi i paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.
Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë. Prishtinë, 13 mars 2019 – Së bashku me Ish presidentin Fatmir Sejdiu, në kuadër të Javëve të Frankofonisë. Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë.
Kosova është bërë anëtare vëzhguese e ONF në vitin 2014, pastaj anëtare e asociuar në vitin 2018. Pjesëmarrja në ONF inkurajon autoritetet kosovare të avansojnë më tej mësimin e gjuhës frenge dhe të zhvillojnë njohuri të kulturës të shteteve të Frankofonisë.
Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO).
Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.
Në frymë të njejtë është vepruar edhe me krijimin e Ekipit të Dialogut, si dhe me aprovimin e ligjit për këtë proces. Pra, Kosova ka aplikuar një qasje institucionale, transparente, gjithpërfshirëse dhe demokratike.
Kurse potencova se në anën tjetër, Serbia ka bërë të kundërten, në vend se ta shfrytëzoj dialogun për krijimin e një klime pozitive dhe të mirëbesimit, ajo ka bërë të kundërten, duke vendosur parakushte e kushte për tu ulur në tavolinë.
Prishtinë, 13 mars 2019 – z. Richard Moore, Drejtor Politik i Minstrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, i potencova se Republika e Kosovës ka menaxhuar me sukes debatin e brendshëm për dialogun, duke e kthyer këtë debat në funksion të përpilimit të platformës kombëtare.
Serbia me kushtëzime dëshiron ta sjellë Kosovën në pozicione të pa barabarta negociuese.
Në esencë, si secili dialog, edhe ky dialog, duhet të jetë i pakushtëzuar, nëse do të bëhej fjalë për krijimin e një klime mirëbesimi, Serbia e ka mundësinë ta bëjë këtë në raport me dialogun, duke ndaluar fushatën që ajo e quan fushata e çnohjeve.
Ta bëjë këtë duke ndaluar fushatën e anti-antarësimit në organizata ndërkombëtare të Kosovës, të ndaloj veprimet kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova i ka 1001 arsye të mos i besoj Serbisë, se ulja e saj në tavolinë është në funksion të arritjes së marrëveshjes, dhe përkundër kësaj, ne kemi shfaqur guximin të ulemi të dialogojmë. Kjo sepse ne i besojmë SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, i bësojmë vendeve të Bashkimit Evropian.
Prishtinë, 13 mars 2019 – Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.