Author: Liridon Llapashtica

  • Së bashku me kryeministrin Haradinaj në takim me Wes Mitchel

    Së bashku me kryeministrin Haradinaj në takim me Wes Mitchel

    Prishtinë, 12 mars 2018

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin.

    Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

    Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë. 

    Aleat dhe partner të përhershëm strategjik.

  • Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të

    Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të

    Prishtinë, 12 mars 2018

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, mbështetja që SHBA-të po japin në ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Kryeministri Haradinaj falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset integruese të Kosovës, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

    “Mbështetja që SHBA-të i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe tani në rrugën e saj euroatlantike, është jetike për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për gjithë atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën, e po ashtu të gjithë ne jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj.

    Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton është e fokusuar në zbatim dhe prioritet e ka zhvillimin ekonomik të vendit. 

    Në këtë takim, po ashtu u bisedua për krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes një procesi kushtetues dhe ligjor, si dhe për dialogun me Serbinë, për të cilin kryeministri tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke. 

    Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës në të gjitha fushat, duke inkurajuar që të punohet më shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në rritjen ekonomike. 

    Në takim të pranishëm ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Dalibor Jevtiq, zëvendës ambasadorja amerikane  në Kosovë, Colleen Hyland dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

  • Takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, dr. Jan Hecker

    Takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, dr. Jan Hecker

    Prishtinë, 6 mars 2018

    Takim i rëndesishëm me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker. Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet.

    Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet.

    Prishtinë, 6 mars 2018 – Në takim me këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kancelares Merkel, dr. Jan Hecker dhe ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Kosovë.
  • Në Japoni me agjendë të ngjeshur dhe takime të shumta

    Në Japoni me agjendë të ngjeshur dhe takime të shumta

    Tokio, 1 mars 2018

    Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha si energjia, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, bujqësia, sepse nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri, korrektësi.

    Kosova ofron zonë të lirë ekonomike dhe se bashkë me Shqipërinë përfaqësojnë qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë japoneze.

    Thellësisht mirënjohës shtetit japonez për mbështetjen e gjithanshme ndaj Kosovës si në konsolidimin e shtetit brenda, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë në marrëdhëniet me jashtë.

    Kërkova mbështetje dhe rritjen e investimeve japoneze në energji, infrastrukturë dhe fusha tjera me interes. Japonia ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetit të Kosovës në Azinë Lindore.

    Tokio, 1 mars 2018 Me ministrin japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Sego, gjatë një takimi në selinë e këtij institucioni në Tokio, ku kam ofruar Zonë të Lirë Ekonomike për Japoninë.

    Kemi se çka të mësojmë nga fuqia e tretë ekonomike e botës.

    Takimi shumë miqësor zhvillova edhe me Ministrin e Punëve të jashtme të Japonisë,Taro Kono. Me të diskutova për një rol të ri të Kosovës në relacion me Japoninë në Balkan, për investimet japoneze në vendin tonë, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, për heqjen e vizave nga Japonia krahas me BE për kosovarët), vizitën e ardhshme të MPJ të Japonisë në Kosovë e tema të tjera me interes reciprok.

    Tokio, 1 mars 2018 – Në takim me Ministrin e Jashtëm të Japonisë, Tarō Kōno, gjatë vizitës sime të parë në Japoni.

  • Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 28 shkurt 2018

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, Presidentin, Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli dhe Kryeministrin Haradinaj, në takim e përbashkët me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisionarin për Zgjerim, Johanes Hahn.

    Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e cila është e para e një presidenti evropian në Kosovë, është dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës dhe shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona.

    Kjo vizitë i dha kuptim të plotë dhe mbështetje të palëkundur përpjekjeve tona dhe të qytetarëve tanë për të bërë hapa të shpejt dhe të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • Pritja në Prishtinë e delagacionit të lartë nga Bashkimi Evropian  

    Pritja në Prishtinë e delagacionit të lartë nga Bashkimi Evropian  

    Prishtinë, 28 shkurt 2018

    Kisha kënaqësinë t’i shprehë mirëseardhje në Aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerit Johanes Hahn.

    Vizita e tyre në Kosovë një mesazh tepër i rëndësishëm për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE; mbështetje e fortë për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe shpresë për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, pritet të jetë një ditë historike për vendin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker.
    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini.
    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Komisionarit Johanes Hahn.
  • Takim me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt

    Takim me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt

    Prishtinë, 22 shkurt 2018 

    Takim me ish-Kryeministrin e Suedisë, bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Carl Bildt dhe ekipin e tij.

    U pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane. Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

  • Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Prishtinë, 21 shkurt 2018

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila ka bërë thirrje që herët që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës.

    Ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës.

    Si një nga zërat e parë që i dolën në përkrahje pavarësisë tonë, presidentja Calmy-Rey mbetet një mike e përhershme e jona. Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën.

    Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshëm të dy shtetet tona.

    Përjetësisht mirënjohës Zvicrës dhe presidentes Calmy-Rey për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

  • Takim me mikun tim, ambasadorin William Walker

    Takim me mikun tim, ambasadorin William Walker

    Prishtinë, 21 shkurt 2018

    Sot prita në Kabinetin tim, Ambasadorin, William Walker. Këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.

    Si ish- Ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile.

  • Pritje delegacioneve të shumta shtetërore në shënimin e Jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

    Pritje delegacioneve të shumta shtetërore në shënimin e Jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Gjatë pritjes së delegacioneve të shumta shtetërore që përfaqësonin shtetet e tyre në shënimin e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë delegacionet shtetërore nga Ishujt Marshall, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicrës, Bangladeshit, Guinea Bissaut, Omanit, Turqisë, Japonisë dhe shtete të tjera pjesëmarrëse.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Gjatë pritjes së delegacioneve të shumta shtetërore.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 –Kam zhvilluar takim me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

    Takova në një takim të veçantë edhe Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai. Pranova urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare.

    I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 –Kam zhvilluar takim me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar një takim miqësor me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ishujve Marshall, Senatorin Maynard Alfred.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar takim me Zëvendëskryeministrin e Turqisë, Taner Yildiz.

    Në kuadër të takimeve të shumë delegacioneve, që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, sot takova Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.

    Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe ato në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare.

    Estonia është mbështetëse e madhe e Kosovës në Bashkimin Europian, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje në emër të Institucioneve të Kosovës. E njoha edhe me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar një takim miqësor me Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.

    NË TAKIM ME ISH-MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË TURQISË, AHMET DAVUTOGLU

    Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Në takim me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

    DARKË NË SHTËPINË TIME PËR PRESIDENTË, ISH-PRESIDENTË DHE DIPLOMATË NGA SHUMË VENDE TË BOTËS

    Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në shtëpinë time isha i nderuar të jem mikpritës i një darke me Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë, që erdhën në Kosovë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

    Diskutuam për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.