Author: Liridon Llapashtica

  • Presidenti Pacolli ndan shqetësimin për akuzat e ngritura për krime lufte ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

    Presidenti Pacolli ndan shqetësimin për akuzat e ngritura për krime lufte ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

    Prishtinë, 17 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ndan shqetësimin e tij lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së me dyshimin për krime lufte.

    Ne besojmë thellë se Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër, çlirimtare e popullit të Kosovës kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe  gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë.

    Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani. 

    Presidenti i Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë, beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre. Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës.

    Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh konsideratën për gatishmërinë e treguar nga ana e të akuzuarve për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të dëshmuar pafajësinë e tyre.

  • Presidenti Pacolli priti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff

    Presidenti Pacolli priti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff

    Prishtinë, 17 mars 2011 –

    Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z.Ian Cliff ia ka dorëzuar letrat kredenciale, në një ceremoni solemne, Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

    “Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës falënderojnë shumë Mbretërinë e Bashkuar për çdo gjë që ka bërë, për mbështetjen që i ka dhënë formimit dhe forcimit të Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Pacolli në takim.

    Ai tha se përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka munguar asnjëherë dhe populli i Kosovës është me fat që ka një mik të tillë dhe këtë përkrahje dhe këtë ndihmë nuk do ta harrojë kurrë.

    Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z.Ian Cliff ia ka dorëzuar letrat kredenciale, në një ceremoni solemne, Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
    Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z.Ian Cliff duke dorëzuar letrat kredenciale, në një ceremoni solemne, në presidencen e Republikës së Kosovës.

    Ambasadori Ian Cliff tha se ai do të angazhohet për përforcimin edhe më tej të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

    “Për Mbretërinë e Bashkuar, Kosova është një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Keni pasur përkrahjen e vazhdueshme të saj në të kaluarën dhe do ta keni edhe në të ardhmen”, theksoi ambasadori Ian Cliff.

    Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Kosovën të lëvizë më shpejt drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që ta shohë gjithë Ballkanin të integruar në Bashkimin Evropian.

    Ambasadori Ian Cliff tha se ai do të angazhohet për përforcimin edhe më tej të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.
  • Ambasadori i ri i Kroacisë dorëzoi letrat kredenciale

    Ambasadori i ri i Kroacisë dorëzoi letrat kredenciale

    Prishtinë, 17 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z. Zoran Vodopija, i cili më këtë rast, në një ceremoni solemne, dorëzoi letrat kredenciale.

    Duke ia përcjellë Presidentit Pacolli urimet e Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq, ambasadori Vodopija theksoi se Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie do t’i zhvillojnë dhe zgjerojnë në të ardhmen edhe më shumë.

    Në takim me ambasadorin e ri të Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z. Zoran Vodopija, i cili më këtë rast, në një ceremoni solemne, dorëzoi letrat kredenciale.

    Ai tha se Kroacia do të japë përkrahjen e saj të vazhdueshme që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete, që ajo të anëtarësohet në sa më shumë institucione ndërkombëtare, si dhe të fitojë rolin e saj të rëndësishëm në rajon. Kroacia, vijoi ambasadori Vodopija, do të japë ndihmesën dhe eksperiencën e saj që të ndihmojë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

    Presidenti Behgjet Pacolli theksoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve dhe u shpreh falënderues për faktin se Kroacia e ka ndihmuar në vazhdimësi Kosovën, si në periudhën e paraluftës, ashtu edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të saj.

    Në takim me ambasadorin e ri të Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z. Zoran Vodopija, i cili më këtë rast, në një ceremoni solemne, dorëzoi letrat kredenciale.

    Prania e Kroacisë në Kosovë, në të gjitha format, theksoi z.Pacolli, është e një rëndësie të veçantë. Në veçanti, ai theksoi mundësitë shumë të mëdha të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe u bëri thirrje bizneseve kroate që të investojnë në Kosovë.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli u shpreh në të mirë të rritjes së bashkëpunimit të vendeve të rajonit, me qëllim të krijimit të lehtësirave për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ideve e mallrave, si një parakusht lëvizjen sa më të shpejtë të vendeve të rajonit drejt integrimeve euroatlantike.

    Në takim me ambasadorin e ri të Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z. Zoran Vodopija, theksova se prania e Kroacisë në Kosovë, në të gjitha format, është e një rëndësie të veçantë.
  • Presidenti Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë ushtarake të NATO-s

    Presidenti Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë ushtarake të NATO-s

    Prishtinë, 15 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.

    Presidenti Pacolli ka falënderuar admiralin Locklear për gjithë kontributin që NATO ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për popullin e Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën e vazhdueshme për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Në këtë plan, ai ka kërkuar që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s. 

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë, në kuadër të NATO-s, kudo ku kjo shihet e nevojshme. 

    Në një deklaratë bërë pas takimit, Presidenti Pacolli theksoi se nga admirali Samuel J. Locklear ka marrë “çdo garanci që NATO do të jetë pjesë e halleve të qytetarëve të Kosovës, NATO do të ndihmojë Forcat e Sigurisë së Kosovës, që të përgatisin ato dhe në të ardhmen të rrugëtojmë bashkë me to”. 

    “Nga ana ime shpreha gatishmërinë e bashkëpunimit pa limite me NATO-në, e sidomos me KFOR-in këtu në Kosovë, shpreha falënderimet e popullit të Kosovës dhe të miat personale për këtë çka KFOR-i është duke bërë për Kosovën në drejtim të përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të rrugëtuar së bashku në të ardhmen në shtëpinë e madhe të NATO-s”, tha ai. 

    Nga admirali Samuel J. Locklear mora “çdo garanci që NATO do të jetë pjesë e halleve të qytetarëve të Kosovës, NATO do të ndihmojë Forcat e Sigurisë së Kosovës, që të përgatisin ato dhe në të ardhmen të rrugëtojmë bashkë me to”. 

    Presidenti Pacolli ka folur edhe për rolin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë, që është një prani shumë e rëndësishme dhe për të cilën qytetarët e Kosovës kanë një admirim dhe respekt të pakufishëm.

    Ai gjithashtu ka folur edhe reduktimin e trupave të KFOR-it, duke shtuar se krahas zvogëlimit të trupave është shtuar kualiteti i tyre i veprimit, ndërkohë që vetë zvogëlimi i këtyre trupave është shenjë e gjendjes stabile në vend, por edhe i rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. 

    Në konference për media me admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli.

    Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Samuel J. Locklear, pasi ka uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, ka theksuar se gjatë gjashtë muajve të fundit ka qenë disa herë në Kosovë dhe ka vërejtur gjatë kësaj periudhe një varg ndryshimesh pozitive. 

    “Kosova dhe NATO kanë bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe do ta vazhdojnë këtë rrugëtim”, tha ai.

    Ndërsa, duke folur për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, admirali Samuel J. Locklear tha se “ky zvogëlim nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”. 

    Ndërlidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, admirali Locklear theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i përmbushjes së kapaciteteve të plota operative të kësaj force.

  • Presidenti Pacolli priti kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka

    Presidenti Pacolli priti kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka

    Prishtinë, 14 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka.

    Presidenti Pacolli e quajti takimin e parë me zonjën Daka si takim në të cilin u dhanë nismat e para rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor, por edhe për ndryshimin e pikës së Kushtetutës, e cila e përcakton Kosovën si një zonë zgjedhore.

    Presidenti theksoi se eksperienca jo e mirë me zgjedhjet e fundit është ajo që duhet të na shtyjë të punojmë për këto ndryshime.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka.

    “Sa i përket ligjit zgjedhor, unë pata një takim shumë të mirë me zonjën Daka, ku dëgjova edhe vizionin e saj për zgjedhjet e ardhshme. “Normalisht, ky institucion ka bërë një punë të mrekullueshme në këto kushte siç janë organizuar zgjedhjet, ka arritur që t’i organizojë zgjedhjet edhe pse të stërzgjatura. Është institucion i cili i njeh problemet më së miri”, tha Presidenti Pacolli.

    Ai gjithashtu paraqiti e mbledhjes së një tryeze të përbashkët ku do të diskutohen këto çështje.

    “Synimi i Zyrës së Presidentit është që sa më shpejtë të organizojë një tryezë me përfaqësuesit e partive të ndryshme, qofshin ato parlamentare, të opozitës ose të koalicionit, qofshin edhe ato jashtë parlamentit, me shoqërinë civile dhe të dëgjojmë idetë në çfarë mënyre t’ia fillojmë reformimit të ligjit zgjedhor. Në bazë të këtyre ideve ne do të formojmë edhe një komision, i cili do të punojë drejtpërsëdrejti në formulimin e një propozimi, i cili në të ardhmen, me miratimin e spektrit politik dhe shoqërisë civile, do të jetë edhe ligji zgjedhor i ardhshëm”, tha ai.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi konference për media me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka.

    “Po ashtu kemi biseduar edhe marrjen parasysh të aspektit teknologjik të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme, kemi pasur një mirëkuptim nga të dy palët dhe nga sot vazhdon bashkëpunimi i ynë në reformimin e ligjit zgjedhor të Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Pacolli.

    Ndërsa, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se me “Presidentin patëm një takim lidhur me reformën zgjedhore, sidomos lidhur me rolin e KQZ-së në këtë reformë zgjedhore, e cila pritet të bëhet shumë shpejt, me ndihmën edhe të presidentit dhe të zyrës së presidentit”.

    Gjithashtu, zonja Daka e falënderoi Presidentin për përkrahja, ndërsa shfaqi shpresën që grupi punues do të fillojë sa më shpejt punën.

    Në vazhdim, Presidenti Pacolli dhe znj. Valdete Daka u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve:

    Pyetje: Janë dy organizime të cilat kanë qëllimin e njëjtë për t’ju rrëzuar juve prej pushteti, shoqëria civile bashkë me disa parti opozitare dhe e dyta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që po bëhet gati që ta çojë lëndën në gjykatë sa i përket votimit që keni bërë. Cilat prej këtyre ju rrezikon juve më shumë?

    Presidenti Behgjet Pacolli: Unë nuk mendoj në gjëra destruktive. Unë besoj që shoqëria kosovare ka nevojë për gjëra konstruktive, ato që iu ndihmojnë qytetarëve të Kosovës, ato veprime që i ndihmojnë zgjedhjes sa më të shpejtë të halleve të qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e tyre, nëse ata mendojnë kështu, të veprojnë. Unë besoj se shoqëria kosovare, qoftë ajo civile ose edhe e spektrit politik, është e vetëdijshme në veprimet e tyre dhe nuk kisha dashur që të keqpërdorin emrat e njerëzve të shquar që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shoqërie gjegjësisht të mos keqpërdoret emri i organizatave joqeveritare që kanë pasur një kontribut shumë të madh.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi konference për media me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka.

    Unë gjithmonë jam besimtar i gjërave konstruktive, i veprimeve konstruktive dhe ne do të vazhdojmë punën tonë pa marrë parasysh kush çka mendon.

    Pyetje: Z. President, kur pritni që të zhvillohet takimi i parë për reformimin e ligjit zgjedhor në Kosovë?

    Presidenti Behgjet Pacolli: Unë sot kam filluar konsultimet me KQZ-në, me KQZ-në është dashur të bisedohet më së pari dhe tani këto ditë ne do të dërgojmë edhe ftesën për parti të ndryshme politike, duke ia filluar prej grupeve parlamentare, se ata duhet të konfirmojnë ose këta anëtarë të KQZ-së që janë tani ose të ndërrojnë, kanë mundësinë, kemi edhe Vetëvendosjen e cila duhet të delegojë përfaqësuesin e saj në KQZ, kështu që kjo punë do të fillojë që nga sot e tutje. Unë besoj se brenda dy javësh do të jemi të gatshëm për një takim të radhës.

    Pyetje: Znj. Daka, cilat janë ato sugjerime që do t’ia bënit partive politike, kur kihet parasysh që ju më së shumti i keni parë mangësitë e ligjit?

    Zonja Valdete Daka: Ne si KQZ, natyrisht se i kemi parë më së shumti edhe sfidat, edhe të mirat edhe të këqijat me të cilat jemi përballur gjatë procesit zgjedhor të kaluar. Po gjithsesi ne së pari duhet që vet KQZ-ja ta ketë një takim lidhur me mësimet e nxëna se ku kanë qenë ato pengesa, ku janë sfidat tona, ku jemi përballur ne me problemet më të mëdha gjatë zgjedhjeve të kaluara dhe pas tyre ne gjithsesi do të dalim me rekomandimet tona dhe me atë se çka kemi vërejtur gjate procesit të kaluar zgjedhor.

    Pyetje: Dialogu Prishtinë – Beograd, a po e zvarrit ky dialog çështjen e njohjeve dhe kur presim turneun e juaj për çështjen e njohjeve?

    Presidenti Behgjet Pacolli:
    Unë jam i prirë të besoj në konstruktivitet gjithmonë dhe është mirë që dialogu ka filluar. Unë ju garantoj qytetarëve të Kosovës se asnjëherë nuk do të ketë dialog apo biseda për çështje që prekin sovranitetin e Kosovës. Nuk do të ketë biseda as për sovranitetin e Kosovës, as për kufijtë e Kosovës, as për statusin e as për Kushtetutën, këto janë gjëra të përkryera dhe ndryshimet në këto gjëra i përkasin ekskluzivisht kosovarëve.

    Sa i përket zvarritjes së njohjeve. Ne është e vërtetë se kemi pasur një vakum institucional por, siç e dini, edhe në këtë vakum institucional kanë ardhur njohjet, do të thotë nuk është ndalur asgjë në këtë drejtim. Tani bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme kemi biseduar, do të bisedojmë prapë për implementimin e një programi diplomatik që e kemi në definim e sipër, program ky që do të jetë shumë inovativ dhe besoj se do të përshpejtojë arritjen e njohjeve. Unë personalisht nuk jam ndalur, grupet e mia lobuese janë në punë e sipër sidomos prej Afrikës po edhe prej Lindjes së Mesme do të kemi rezultate shumë shpejt.

    Pyetje: A do të ndërmerrni si iniciativë atë që e keni parapëlqyer më herët që përpos çështjes së shumë njësive zgjedhore edhe zgjedhja e Presidentit të bëhet drejtpërdrejt, do të jeni ju lobues i kësaj pike?

    Presidenti Behgjet Pacolli: Unë jam lobues i madh i kësaj, ju e dini mirë se qysh në ardhjen e hershme timen në spektrin politik menjëherë kam ngritur zërin për këtë dhe edhe njëherë ju dëshmoj se presidenti i zgjedhur prej votës së popullit është legjitim dhe për këtë kam premtuar edhe në fjalimin tim atë ditë kur jam zgjedhur si President i Kosovës, që do të mobilizojë çdo gjë në mundësitë e mia që ligji për zgjedhjen e presidentit të ndërrohet dhe besoni se jemi duke punuar edhe këtu. Po ashtu shumë shpejt do të njiheni edhe më një komision i përbërë po ashtu prej partive politike dhe shoqërisë civile, i cili do të punojë drejtpërsëdrejti në përpilimin e këtij ligji, gjegjësisht propozimit të ndryshimit të Kushtetutës sa i përket ligjit për zgjedhjen e Presidentit. 

  • Presidenti Giorgio Napolitano fton Presidentin Pacolli për vizitë në Itali

    Presidenti Giorgio Napolitano fton Presidentin Pacolli për vizitë në Itali

    Prishtinë, 14 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për të vizituar këtë shtet.

    Presidenti Pacolli do të takohet me Presidentin Napolitano. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Italisë së bashkuar, që do të mbahet më 2 qershor në Romë.

    “Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverisë Italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë. Me shpresën se shumë shpejt do t’ju takoj në Romë, kam kënaqësinë t’ju shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta”, shkruan ndër të tjera në ftesën e tij Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

    Presidenti Pacolli e ka pranuar më kënaqësi ftesën e dorëzuar nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, z.Michael Giffoni. Gjatë vizitës në Romë, Presidenti Pacolli do të realizojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit italian, me komunitetin e biznesit dhe takime të tjera. 

  • Pacolli: Demonstratat e vitit 1981 u bënë fundament i lëvizjes së mëvonshme politike dhe ushtarake që shtyri krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës

    Pacolli: Demonstratat e vitit 1981 u bënë fundament i lëvizjes së mëvonshme politike dhe ushtarake që shtyri krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës

    Prishtinë, 11 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një letër drejtuar Shoqatës të Burgosurve Politikë, me rastin e tridhjetëvjetorit të demonstratave të 11 marsit të vitit 1981, vlerësoi lart angazhimin e të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të këtyre demonstratave.

    Në letrën e Presidentit Pacolli thuhet:

    Të nderuar veprimtarë, organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave studentore dhe gjithëpopullore të 11 Marsit të vitit 1981. Kam kënaqësinë dhe nderin që t’ ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj të çmuar atdhetare në përpjekjet tona shekullore për çlirim dhe për pavarësi.

    Duke e çmuar lart kontributin tuaj, më lejoni që edhe në emër të qytetarëve të Kosovës t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për kurajon dhe guximin tuaj atdhetar, që t’i jepni impuls  një lëvizjeje çlirimtare që kishte nisur shumë herët, por që me demonstratat e vitit 1981 mori karakter masovik dhe gjithëpopullor dhe u bë fundament i lëvizjes së mëvonshme politike dhe ushtarake që shtyri krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

    Duke u përkulur para veprës tuaj dhe gjithë atyre veprimtarëve që ranë në altarin e lirisë, zotohem se do të vihem me gjithë qenien time, brenda Institucionit që përfaqësoj, në mision të jetësimit të idealit dhe amanetit të atyre brezave që i vunë themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, qoftë e lavdishme vepra e juaj, populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

    Me respekt, Behgjet Pacolli, President i Republikës së Kosovës.

  • Presidenti Pacolli priti myftiun Tërnava

    Presidenti Pacolli priti myftiun Tërnava

    Prishtinë, 11 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët.

    Myftiu Tërnava e uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëdha që ka përpara.

    Presidenti Pacolli dhe Myftiu Tërnava theksuan nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat, në çuarjen përpara të proceseve, në të mirë të interesit të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj.

    Duke çmuar lart angazhimin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, Presidenti Pacolli i ofroi atij përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit. 

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët.
  • Presidenti Danilo Turk premton përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën

    Presidenti Danilo Turk premton përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën

    Prishtinë, 11 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Jozef Hlep, i cili ia dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Sllovenisë, Danilo Turk për Presidentin Pacolli.

    Në takim, Presidenti Pacolli dhe ambasadori Hlep theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën, e sidomos bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e ekonomisë, ku Sllovenia është një nga investitorët kryesorë të huaj në vendin tonë.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Jozef Hlep, i cili ia dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Sllovenisë, Danilo Turk për Presidentin Pacolli.

    Më poshtë po e japim letrën e plotë të urimit të Presidentit Danilo Turk për Presidentin Behgjet Pacolli:

    Shkëlqesi, Më lejoni që, në emër të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Kosovës. Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kanë arritur rezultate të shkëlqyera si dy shtete mike, dhe kjo sigurisht paraqet një bazë të shëndoshë për bashkëpunim në të ardhmen e afërt. Republika e Sllovenisë, padyshim, do vazhdojë ta përkrahë Kosovën në përpjekjen e saj për t’u bërë një vend demokratik me perspektivë euroatlantike. Unë jam plotësisht i bindur që dialogu ynë do të kontribuojë në marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve tona. I nderuari, Z. Pacolli, Ju uroj suksese në kryerjen e detyrave të reja.

    Pranon, Shkëlqesi, urimet më të sinqerta dhe ndjenjën e konsideratës sime më të lartë! Danilo Turk.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Jozef Hlep, i cili ia dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Sllovenisë, Danilo Turk për Presidentin Pacolli.
  • Presidenti Pacolli ngushëllon udhëheqjen dhe popullin e Japonisë

    Presidenti Pacolli ngushëllon udhëheqjen dhe popullin e Japonisë

    Prishtinë, 11 mars 2011 –

    Me rastin e tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditi Japoninë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u dërgoi telegrame ngushëllimi, në emrin e tij dhe në emër të popullit të Kosovës, Lartmadhërisë së Tij, Perandorit Akihito dhe kryeministrit të Japonisë, Naoto Kan.

    Populli i Kosovës, qeveria jonë dhe unë personalisht ndjejmë thellësisht dhimbjen për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar. Populli i Kosovës është shumë i prekur nga kjo tragjedi. Në mendime dhe në lutje jemi me ju në këto çaste të vështira, shkruan Presidenti Pacolli. Ai gjithashtu thekson se populli i Kosovës është i gatshëm të solidarizohet, në çfarëdo forme që ka nevojë, me popullin e Japonisë, për ta ndihmuar atë për të përballuar tragjedinë dhe për të riparuar sa më parë dëmet që shkaktoi tërmeti i sotëm.