Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Ministeriali i vendeve të Ballkanit perëndimor në Budvë

    Ministeriali i vendeve të Ballkanit perëndimor në Budvë

    Budvë, 30 nëntor 2018 –

    Mora rrugën drejt qytetit bredetar Malazez, Budva, atje ku do e përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perendimor WB6.

    Tema kyqe e këtij Ministeriali ishte Integrimi Evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit. Në takime jo formale para se të fillonim zyrtarisht me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, diskutuam se si procesi i pajtimit është kyç për të ardhmen e Ballkanit Perendimor.

    Thash se takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor erdhi në një moment të rëndësishëm për rajonin, por edhe për BE-në.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi.

    Homologve nga Ballkani u thash se është me rëndësi të sigurojmë vazhdimësinë e aktiviteteve të mëparshme rajonale, si dhe të kontribuojmë në rritjen e bashkëpunimit reciprok, si mjet për garantimin e stabilitetit dhe ndërlidhshmërisë në rajon.

    Por takimi i të premtës që po zhvillohej në Budva, nuk kaloi pa tensione e përplasje. Sigurisht, tensionet si gjithnjë erdhen edhe kësaj radhe nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

    Gjithçka nisi pasi kërkova një ndryshim në deklaratën e përbashkët të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Insistimi dhe kërkesa që këmbngulja ka konsistuar në respektin e ndërsjellë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, i jam përgjigjur homologut tim boshnjak lidhur me taksën 100 % për produktet serbe dhe boshnjake në Kosovë, duke kritikuar pozicionin e tij si dhe duke e akuzuar Bosnje dhe Hercegovinën se po shërben si marionetë e Beogradit.

    Hipokrizia ishte kur fjalën e mori ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Crnadak.

    Crnadak filloi me kritika për Kosovën, se ne kishim vendosur taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

    Si përgjigje ia ktheva Crnadak, duke i thënë se Bosnja dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

    “Dëgjo Igor, ne ju respektojmë juve. Por ju e keni ofenduar vendin tim. Ndonëse ne ju respektojmë juve, ne e respektojmë Bosnjën. Ma thuaj sa kamionë i lejoni ju të hyjnë në Bosnjë? Asnjë! A e respektoni dokumentacionin tonë, i cili shoqëron mallin nga Kosova në Bosnjë? Jo, ju nuk i pranoni, nuk i respektoni!”.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, homologëve duke ua bërë të qartë kërkesën time dhe pse po insistoja.

    Vazhdova duke i’a shpalosur realitetin se: “A i njihni ju vulat tona? Jo nuk i njihni vulat tona. A munden kamionët tonë të vijnë në Bosnje dhe Hercegovinë me tabela të Kosovës? Jo ata nuk mund të vijnë”.

    “Deri tani ne kemi bërë mjaftueshëm. Ne i pranojmë mallrat tuaja ne e pranojmë dokumentacionin tuaj, ne i pranojmë vulat tuaja. Ne i pranojmë kamionët tuaj ne i pranojmë pasaportat tuaja, ne kemi pranuar të gjitha këto”.

    I thash se ju duhet ta respektoni faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar nga dy të tretat e shteteve të botës dhe ju duhet të tregoni respekt për këtë. Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm reciprocitet, vetëm reciprocitet.

    “Ju e dini sa herë unë kam biseduar me ju për çështjen e vizave! Igor, ju mund të vini në çdo kohë në Kosovë”.

    Para të pranishmëve thash madje me një doze nervozizmi se është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nisen e na akuzojnë.

    Këtë po e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perendim. Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm.

    “Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmë në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë në mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes takses, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën per se, por më shumë e kanë hall të na fusin në kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet”

    Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova në WB6, dhe këtë ia thashë homologut nga BeH, por që ta dëgjojnë edhe të tjerët që ishin prezent aty.

    Por ky propozim nuk u prit mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak si dhe nga përfaqësuesi serb. Kurse në mbështetje të kërkesës time doli homologu shqiptar Ditmir Bushati.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Konsultimi me mikun dhe vëllain tim nga shteti shqiptar, Ditmir Bushati, i cili doli fuqishëm në krahun tim dhe kërkesës së drejt që unë kisha.

    Vëllau nga shteti amë ua bëri të qartë se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë për Shqipërinë e Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare.

    “Besoj se kemi nevoje për të vendosur më shumë theksin tek pajtimi i cili lidhet drejtpërdrejt dhe me vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe vijuar me proceset për të cilat kemi rënë dakord me parë. Bashkëpunimi ende nuk është aty ku duhet për shkak të mungesës së vullnetit politik. Një gjë e tillë ndikon jo vetëm zhvillimin por edhe klimën e bashkëpunimit që po mundohemi të krijojmë në rajonin tonë. CEFTA gjithashtu duhet të interpretohet në raport me angazhimet e tjera që çdo vend ka ndërmarrë. Nëse Bosnje Hercegovina dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shume me e lehta te kthehen tek qëndrimet kombëtare”

    Përplasjet erdhen në një kohë kur ne si qeveri e Kosovës kemi vendosur taksen 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

    Pavarësisht tensionit që pala serbe dhe ajo boshnjake krijuan takimi i Budvës përfundoi punimet me një deklaratë të përbashkët dhe në tekst u përfshi edhe ndryshimi i kërkuar nga unë dhe që u mbështet nga Bushati.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Fotografia e përbashkët me pjesmarrësit në fund të takimit përfundoi punimet me një deklaratë të përbashkët dhe në tekst u përfshi edhe ndryshimi i kërkuar nga unë dhe që u mbështet nga Bushati.
  • “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

    “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

    Vlorë, 28 nëntor 2018 –

    Ne ditën e Pavarësisë, Ditën e Festës Kombëtare të Shqiptarëve, u nderova nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” me titullin e lartë akademik “doctor honoris causa”.

    Në një ceremoni ku morën pjesë personalitete të larta të jetës politike, akademike të vendit dhe të rajonit, studentë, etj, rektori Profesor doktor, Roland Zisi, pas bëri prezantimin e jetës dhe kontributit tim më dorëzoi titullin e lartë me motivacionin:

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Plot emocion pasi pranova titullin akademik të nderit “Dr Honoris Causa”, nga Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”

    “Për kontributin e shquar, unik dhe doktrinar, në nxitjen e mendimit shkencor kombëtar dhe afirmimin e modelit mbarëshqiptar të biznesit dhe marketingut, në sintoni dhe relacione të suksesshme me ekonominë globale, të cilat kanë sjellë rezultate reale e të prekshme në rritjen e  mirëqënies individuale dhe harmonisë sociale, në funksion të patriotizmit modern,  si kushte themelore të bashkëjetesës europiane e globale”.

    Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, në ceremoninë e dorëzimit të diplomës së nderit, “Dr. Honoris Causa”, Z. Behgjet Pacolli, zevëndës kryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës.

    Këtu gjeni linkun e webfaqës së Universitetit të Vlorës, ku është edhe fjalimi i rektorit Prof. Dr Roland Zisi – https://univlora.edu.al/2018/11/30/senati-akademik-i-universitetit-ismail-qemali-vlore-i-jep-z-behgjet-pacolli-zevendeskryeminister-dhe-ministri-i-jashtem-i-kosoves-titullin-akademik-te-nderit-dr-honoris-causa/

    Pasi mu dha fjala isha shumë i emocionuar. Fillimisht vlerësova rektorin dhe shpreha kënaqësinë dhe spjegova raportin tim me studentët dhe rininë.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Duke falënderuar anëtarët e senatit akademik për vlerësimin dhe nderimin që më bën. Me rastin e pranimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.

    Më pëlqen të përsëris një maksimë: Nema propheta in Patria Sua. Askush s’të bën prift në fshatin tënd.  Mua më nderon vazhdimisht Shqipëria- universitetet, qytetet, presidenti, për atë që kam bërë për emrin e shqiptarit në botë, për mirëqenien e tij, për rininë dhe arsimin, për punën, për urbanizmin e kohës sonë. Më nderojnë shtete të tjera… “

    Ceremonia u çel me Himnin e Flamurit dhe interpretimin e poezisë “Në vendin tim” të poetit Petrit Ruka, përmes një inserti poetiko-muzikor, në qendër të së cilës ishte Vlora si motiv kryesor.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Ceremonia u çel me Himnin e Flamurit dhe interpretimin e poezisë “Në vendin tim” të poetit Petrit Ruka.

    Më pas duke ju referuar Vlorës dhe rëndësisë së saj në plan kombëtar, thash se vij shpesh në Vlorë nga toka dhe nga deti, ku bëj pushimet, kam reflektuar për lidhjen midis historisë dhe të sotmes së këtij vendi magjik.

    “Vlora, një nga portet më të rëndësishme të antikitetit, i ka mundësitë të kthehet pikësëpari, një nga vatrat më të rëndësishme të turizmit europian dhe botëror. Në asnjë prej plazheve më të rëndësishme të sotme, nuk ka një kombinim kaq simbiotik të malit me detin, të blegtorisë me turizmin, por që duhet të shfrytëzohet. Duke zhvilluar blegtorinë që do të furnizojë me produkte bio turizmin e së ardhmes, por dhe një strukturë hoteliere respektuese të natyrës. Vlora me thellësinë dhe gjerësinë e pasqyrës së saj ujore ka nevojë për një port të ri që mund të jetë nga më të mëdhenjtë e Mesdheut. E pse jo edhe port konteinerësh. E nëse ndërtohet porti, Vlora ka nevojë për një hekurudhë të re, ku pse jo të mbërrijnë mineralet e Kosovës. Vlora duhet të shihet me një sy tjetër, ashtu si e kanë parë në lashtësi- si pikëlidhje korridoresh të mëdhenj rrugorë, por jo vetëm”

    Potencova, po shtu se Vlora ka arsye të ketë aeroportin e vet, të ndërlidhur me portin e saj. Unë e shoh universitetin tuaj, të angazhuar për projektet e mëdha të Vlorës, që do të jenë projektet e të ardhmes së Shqipërisë. 

    “Ju më nderuat për aktivitetin tim, idetë, kontributin në krijimin e një lloj doktrine për bashkimin ekonomik kombëtar. Unë e shoh Vlorën si qytet, si pellg industrialo- bujqësor me potencial të madh në këtë bashkim ekonomiko kombëtar. Vlora ka ndryshuar shumë, sepse ka deputetë të mirë që mendojnë për të si z. Rama, dhe ne kosovarët si krejt shqiptarët, jemi krenarë me Vlorën tonë.”- tha ai

    Para se të nderohesha me çmimin nga Universiteti mora pjesë bashkë me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në ceremonial që parashikonte ngritjen e flamurit, vendosjen e kurorës me lule në varrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 –Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë kryediplomati kosovar.

    Gjatë qëndrimit në Vlorë, vizitova edhe një ekspozitë pikture të piktorit kosovar, Tafil Peci, muzeun e pavarësisë dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin kushtuar heroit Isa Boletini.

    Takim kisha edhe me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në bashkinë e qytetit, ku pata rastin të vlerësoja rikonstruksionin e saj, dhe planet zhvillimore të qytetit.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, duke më prezentuar pikturat që gjenden në hapsirat e bashkisë së Vlorës. Ekspozita ishte hapur me punimet e piktorit kosovar, Tafil Peci.

    Kryebashkiaku më uroi mirëseardhjen dhe më vlerësoi personalitetin në shërbim të kombit shqiptar.

    “Sot kisha rastin të prisja me kënaqësi në Bashkinë e Vlorës, një nga figurat kryesore të jetës politike në Kosovë, Behgjet Pacollin. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Pacolli më shprehu impresionet e tij për ndryshimet e prekshme të qytetit tonë. Pacolli nuk do të jetë vetëm një vizitor i Vlorës, por edhe mik i veçantë i yni, pasi sot Universiteti “Ismail Qemali”, e vlerësoi me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Bashkë me Pacollin vizituam sot edhe ekspozitën e piktorit kosovar Tafil Peci, Muzen e Pavarësisë si dhe vendosëm një buqetë me lule në bustin Isa Boletinit. Vizita e Pacollit në Vlorë, ishte një vlerë e shtuar në këtë 28 Nëntor”

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit të bashkisë së Vlorës i shpreha impresionet e mija për ndryshimet e prekshme të qytetit që kishte bërë.

    Ne fund te mbremjes, ishta i ftuar nga Presidentit Meta në Pallatin e Brigadave ku takova personalitete të shumta të ftuar atje, mes të cilëve, ish Presidentin kroat, Stipe Mesiç, të cilin e uroi për dekoratën e marrë nga kryetari i shtetit shqiptar.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit të bashkisë së Vlorës i shpreha impresionet e mija për ndryshimet e prekshme të qytetit që kishte bërë.
  • Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

    Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

    Pejë, 26 nëntor 2018 –

    Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku. Në Pejë, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.

    Dokument ky që do duhej të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.

    Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë kam propozuar inicimin e studimit të përbashkët ndërkombëtar: “Kombi shqiptar në 50 vjetët e ardhshëm”, dokument ky që do duhej të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.
    Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

    Në prag të Ditës së Flamurit, aty ku zuri rrënjë liria, në Prekaz, bashkë me Kryeministrin Rama dhe kabinetet qeveritare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, nderuam madhështinë e rezistencës dhe sakrificën sublime të familjes emblematike Jashari dhe të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

    Vepra e tyre e djeshme, betimi ynë i sotëm, për të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

    Pejë, 26 nëntor 2018 – Dy delegacionet e qeverive tona, Kosovës dhe Shqipërisë, në konakun e bacës Rifat Jashari, kullat e familjes Jashari në Prekazin legjendar.
    Pejë, 26 nëntor 2018 – Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, duke bërë homazhe në Prekaz tek varrezat e familjes Jashari.
    Pejë, 26 nëntor 2018 – Në Prekaz – aty ku bashkohen të gjithë shqiptarët!
  • Gjatë pritjes së homologut tim, Ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó

    Gjatë pritjes së homologut tim, Ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 –

    Kosova e ka pasur përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë në çdo forum ndërkombëtar dhe ajo po vazhdon të japë kontribut të madh edhe në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

    Me përgatitjet më larta shtetrore e protokolare kam pasur nderin dhe kënaqësinë që t’i organizojë dhe ta pres në takim homologun tim Péter Szijjártó, dhe delegacionin hungarez.

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 – Gjatë pritjes së homologut tim, Ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.

    Në takimin me delegacionin hungarez trajtova çështje të rëndësisë së veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve, aspektin e thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe për mbështetjen që i duhet Kosovës në kuadër të proceseve evropiane.

    Hungaria ka qenë, është dhe vazhdon të mbetët përkrahëse e pa rezervë e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të afirmimit ndërkombëtar të saj, për çka ne i jemi gjithmonë mirënjohës shtetit dhe popullit hungarez.

    Edhe me këtë rast, homologut tim i kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, përkrahjen e Kosovës në procese afrimuese që lidhen me njohjen dhe me procese të anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe universale.

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 – Së bashku me homologun tim hungazrez Péter Szijjártó, në konference për media.

    Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve do të vazhdojë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha temat. Ne po vazhdojmë fuqishëm të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet, dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Hungaria është përkrahëse e fuqishme e aspiratave progresive të vendeve të rajonit, e veçanërisht përkrahëse e Kosovës.

    Kosova është e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë. Dy vendet kanë pasur disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, për doganat, mallin dhe transportin e udhëtarëve dhe se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ofron tregti të lirë me Hungarinë.

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 – Gjatë takimit bilateral me homologun tim, Ministrin e Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.

    “Me Hungarinë kemi shumë marrëveshje ndërsa sot kemi nënshkruar një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe operatorit hungarez, që na mundëson bashkëpunim më frytdhënës. Me realizimin e kësaj marrëveshjeje, në vlerë rreth 5 milionë euro, do të kemi autostrada më të sigurta dhe lëvizje më të sigurt”

    Kurse homologu hungarez,Szijjarto, nga Prishtina i dërgoi mesazh Bashkimit Evropian (BE) se nuk është i drejtë ndaj Kosovës dhe se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 – Në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Péter Szijjártó dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, u nënshkrua marrëveshja për projektin e Shërbimit TOLL, të nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj dhe Zoltán Varga në emër të TOLL Service.

    “Nuk duam që BE të lë Kosovën të presë. Janë 95 kriteret të cilat janë përmbushur me çka Hungaria mbetet një mbështetëse e liberalizimit të vizave. Respektojmë kryesimin austriak që vendosi këtë në rend dite, prandaj Hungaria do të votojë për liberalizimin”, tha Szijjarto.

    Ai foli edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, për të cilin tha se gëzon mbështetjen e Hungarisë përmes një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët.

    “Stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor është e rëndësisë jetike për ne, pasi kuptojmë se marrëveshja e tillë është bazë për stabilitet afatgjat”, tha ai.

    Prishtinë, 15 nëntor 2018 – Së bashku me homologun tim hungazrez Péter Szijjártó, i shkuam në zyre për takim kryeministri Ramush Haradinaj.
  • Me shumë liderë botërorë shënuam 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

    Me shumë liderë botërorë shënuam 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

    Paris, 12 nëntor 2018

    Pallati Elysee në Paris ishte qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Po shënohej 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes.

    Me ftesë zyrtare të presidentit Macron, qëndrova dy ditë në Republikën franceze. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

    Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë.

    Gjatë kësaj ceremonie kam zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

    Paris, 12 nëntor 2018 – Gjatë qëndrimit dyditor në Republikën franceze, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, takova Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton.

    Takim kam zhvilluar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga më shumë se 50 shtete të botës.

    Paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për ti kontribuar kësaj sigurie.

    Ky është përcaktimi primar yni dhe në këtë funksion është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë ndërkombëtare.

    Paris, 12 nëntor 2018 – Gjatë qëndrimit dyditor në Republikën franceze, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, takova homologun tim turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
  • Takim me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale të MPJ-së së Francës, Florence Mangin

    Takim me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale të MPJ-së së Francës, Florence Mangin

    Prishtinë, 6 nëntor 2018

    Në kuadër të konsultimeve të rregullta vjetore, politike, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës, sot takova delegacionin francez të kryesuar Drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin.

    Me këtë rast Drejtoreshes Mangin i shpreha rëndësinë që përkrahja e Francës ka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Po ashtu diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ku mundësitë janë të shumta.

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe, delegacionin francez e falenderova për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë këtyre viteve.

  • Takimi me presidentin Erdogan në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit

    Takimi me presidentin Erdogan në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit

    Stamboll, 29 tetor 2018

    N 604 BA, në shërbim të vendit tim, aty dhe kur është e mundur! Ajropani im privat në shërbim të Republikës së Kosovës, udhëtimi i radhës në Stamboll me ftesë zyrtare nga Presidenti Taip Erdogan, në inaugurimin e aeroportit më të madhe në Evropë.

    Stamboll, 29 tetor 2018 – N 604 BA, në shërbim të vendit tim, aty dhe kur është e mundur!

    Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.

    Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë.

    Stamboll, 29 tetor 2018Gjatë takimit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në inaugurimin e aeroportit më të madh në Evropë, në Stamboll, ku isha i ftuar si mysafir i tij.

    Gjatë këtij organizimi shfrytëzova rastin që të takohem me përfaqësues shtetesh të ndryshme pjesmarrëse. Takova minstrat e punëve të jashtme dhe liderët nga Kirgistani, Sudani dhe vendosa kontakte me disa delegacione tjera të niveit të lartë të një morie shtetesh.

    Falënderim i madh për kontributin e Turqisë në mbështetje të shtetit të Kosovës.

    Stamboll, 29 tetor 2018 – Në mesin e mijëra përfaqësuesve botërorë në ambientet e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.
  • Në margjinat e samitit të Krans Montanës takova shumë përfaqësues të ndryshëm të botës

    Në margjinat e samitit të Krans Montanës takova shumë përfaqësues të ndryshëm të botës

    Gjenevë, 24 tetor 2018 –

    Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.

    Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.

    Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë.

    Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë.

    Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër, për të lobuar tek udhëheqësit e shteteve të ndryshme, që po merrnin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme. Po ashtu, kam diskutuar për mundësinë që gjatë vitit 2019 ky forum të organizohet në Kosovë.
    Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër.
    Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër, dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Afrika.

  • E prita në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer

    E prita në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer

    Prishtinë, 22 tetor 2018 –

    Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet tê intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.

    Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol.

    Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt.

    Prishtinë, 22 tetor 2018 – Në takim me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.
  • Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Paris, 21 tetor 2015 –

    Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.

    Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.

    Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.

    Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

    Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)

    Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.  

    Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.

    Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.

    Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.

    Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.

    Duke klikuar në këtë link mund të lexoni një opinion që kam shkruar para se të udhëtoja për Paris: https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=933&fbclid=IwAR07ZPUvZaNYfssFWDa-Col6HMFzqwr8XBP5_vpkntb0mrvSDQ-e38JyE0U

    Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.

    Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.

    Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.

    Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.

    Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

    “I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.

    Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.

    Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.

    “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.

    Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.

    Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë. 

    Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.

    Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.

    Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.

    Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.

    Më 22 tetor, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, i përbërë nga 58 vende – mes tyre edhe Spanja – e miratoi tashmë kërkesën me 27 vota pro, 14 kundër, 14 abstenime dhe tre shtete që mungonin.

    Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.

    Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.

    Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.

    Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.

    Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.

    Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.

    Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.

    Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]

    Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.

    Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.

    Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.

    Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.

    Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj,  Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.

    Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.

    Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në  fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.

    Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.

    Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.

    Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.