Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Ambasadorin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« KosovĂ«, z.Qemal Minxhozi e kam emĂ«ruar Dekan tĂ« Korit Diplomatik

    Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik

    PrishtinĂ«, 21 mars 2019 –

    Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik në Republikën e Kosovës.

    z. Minxhozi shquhet për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, andaj ky emërim do të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes Misioneve Diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.

    Jam i bindur se Z. Minxhozi do ta ushtrojë këtë funksion me nder dhe përgjegjësi të lartë.

  • Vizita e homologut tĂ« Malit tĂ« Zi z. Srdjan Darmanoviç nĂ« PrishtinĂ«

    Vizita e homologut të Malit të Zi z. Srdjan Darmanoviç në Prishtinë

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 –

    Sot prita nĂ« njĂ« takim shumĂ« miqĂ«sor homologun tim, Srdjan Darmanovič, nĂ« kryesim tĂ« delegacionit shtetĂ«ror nga Mali i Zi.

    Diskutuam agjendën e ngjeshur të çështjeve me interes reciprok dhe për rajonin, sikurse janë bashkëpunimi ekonomik, përkrahja në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çështje të bashkëpunimit diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, dhe atë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – NĂ« zyren time tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme, prita nĂ« takim shumĂ« miqĂ«sor homologun tim, Srdjan Darmanovič,

    Jemi dy vende qĂ« dimĂ« si t’i qasemi bashkĂ«punimit dhe jemi nĂ« avantazh, sepse nuk kemi asnjĂ« çështje tĂ« hapur. Po ashtu, ndjehem i inkurajuar me qĂ«ndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron qĂ« pĂ«rmbyllja e dialogut me Serbi duhet tĂ« pĂ«rfundoj me njohje.

    Ky është edhe qëndrimi përfundintar i Kosovës.

    Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njejtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare.

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – Takimi mes dy delegacioneve tona Kosove – Mali i Zi nĂ« ambientet e MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« KosovĂ«s.

    Serbia nuk duhet tĂ« pengoj shtetet nĂ« fqinjĂ«si tĂ« ndjekin kursin perendimor, prandaj e ritheksova edhe nĂ« kĂ«tĂ« konferencē pĂ«r media, se Serbia dhe BeH duhet ta korigjojnĂ« kompasin e prishur politik!

    Edhe homologu im Dermanoviq, në konference për media tha se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi nuk është ideja më e mirë. Sipas tij, nëse të dyja vendet pajtohen, do të jetë mirë edhe për ta.

    “Jemi njĂ« vend i vogĂ«l qĂ« dĂ«shiron paqe nĂ« rajon dhe tĂ« cilit nuk i pĂ«lqejnĂ« krizat. Ne u dĂ«shirojmĂ« fqinjĂ«ve tanĂ« gjitha tĂ« mirat, sepse as pĂ«r neve nuk do tĂ« jetĂ« mirĂ« kur nuk do tĂ« jetĂ« mirĂ« pĂ«r ta. DĂ«shirojmĂ« qĂ« Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin çështjet si Ă«shtĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe tĂ« pĂ«rfundojnĂ« procesin me njohjen e njĂ«ra-tjetrĂ«s, megjithĂ«se e dimĂ« qĂ« Ă«shtĂ« rrugĂ« e gjatĂ«. ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« ndĂ«rkohĂ« dhe si do tĂ« jetĂ« finalizimi i problemit midis SerbisĂ« dhe KosovĂ«s, nuk mund ta shohim ende”

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – NĂ« konference pĂ«r media sĂ« bashku me Ministrin e JashtĂ«m nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.

    Sa i përket idesë për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, Dermanoviq tha se ajo nuk është ideja më e mirë çdoherë.

    “Shohim qĂ« ka koncepte tĂ« ndryshme pĂ«r zgjidhje. NjĂ«ra nga to Ă«shtĂ« pĂ«r korrigjimin e kufijve. Ne nuk pĂ«rzihemi nĂ« çështje tĂ« brendshme tĂ« dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundĂ«sive pĂ«r korrigjim tĂ« territoreve. Kjo nuk Ă«shtĂ« ideja mĂ« e mirĂ« çdoherĂ«, por, nĂ«se kjo Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r fqinjĂ«t tanĂ« dhe ata merren vesh, do tĂ« jetĂ« mirĂ« edhe pĂ«r neve. Pra, ne dĂ«shirojmĂ« qĂ« problemet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor tĂ« mbyllen dhe tĂ« mos ketĂ« mĂ« çështje tĂ« hapura”

    Kurse edhe unë fola para mediave dhe potencova se Kosova me Malin e Zi nuk kanë më çështje të hapura, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyera.

    PrishtinĂ«, 21 mars 2019 – GjatĂ« nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes dy paleshe pĂ«r zbatimin e MSA-sĂ«.

    “Keni mbĂ«shtetur KosovĂ«n pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« INTERPOL po ashtu edhe pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« UNESCO. Ne nuk arritĂ«m ta kryejmĂ« punĂ«n vitin e kaluar. Sigurisht kĂ«tĂ« vit Kosova do tĂ« jetĂ« nĂ« axhendĂ«n e rendit tĂ« ditĂ«s nĂ« samitin e ardhshĂ«m tĂ« Interpolit nĂ« AmerikĂ«n Jugore. Edhe pse me vĂ«shtirĂ«si ne do tĂ« jemi nĂ« axhendĂ« edhe njĂ«herĂ« do tĂ« kĂ«rkojmĂ« votĂ«n e juaj. Jo vetĂ«m tuajĂ«n, por edhe tĂ« shteteve qĂ« janĂ« tĂ« afĂ«rta me vendin tuaj”

    PrishtinĂ«, 21 mars 2019 – Me homologun nga Mali i Zi nĂ« ambientet e MPJ-sĂ« pas nĂ«nshkrimit tĂ« marrveshjes dy paleshe pĂ«r zbatimin e MSA-sĂ«.

    TĂ« dy u pyetum nga gazetarĂ«t pas konferencĂ«s pĂ«r demarkacionin KosovĂ« – Mali i Zi, por njĂ«zĂ«ri tham se nuk duhet tĂ« flasin mĂ« pĂ«r njĂ« çështje tĂ« kryera.

    UnĂ« e falĂ«nderova shtetin malazez pĂ«r qasjen konstruktive ndaj KosovĂ«s, duke potencuar se bashkĂ«punimi nĂ« tĂ« gjitha fushat duhet tĂ« vazhdojĂ«, pĂ«r t’i treguar botĂ«s se edhe dy shtete tĂ« vogla mund tĂ« bĂ«jnĂ« punĂ« tĂ« mĂ«dha.

    Në mbrëmje për delegacionin nga Mali i Zi organizova darkë në rezidencen time në Hajvali.

    Rezidenca nĂ« Hajvali, PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – NĂ« ballĂ« tĂ« oxhakut nĂ« rezidencen time nĂ« Hajvali, bashkĂ«bisedim me homologun nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic.
    Rezidenca nĂ« Hajvali, PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – Darka me Ministrin e JashtĂ«m nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.
    Rezidenca nĂ« Hajvali, PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – Pas darkĂ«s ngrehem njĂ« dolli sĂ« bashku me delegacionin nga Mali i Zi.
  • Takim me ambasadorin e Kuvajtit nĂ« TiranĂ«, Fayez Mishari Al Jassim

    Takim me ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari Al Jassim

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 –

    Takim me Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, Ambasadori na falënderoi për mikëpritjen dhe gjithashtu na ftoi për vizitë në Kuvajt.

    Ne i premtuam se do të gjejmë kohën dhe momentin e duhur për të vizituar Kuvajtin, gjithashtu biseduam rreth hapjes se Ambasadës së Kuvajtit në Prishtinë, në mënyre qe të rriten bashkëpunimet në mes dy vendeve.

    PrishtinĂ«, 20 mars 2019 – Duke e nderuar me dhuratĂ« ambasadorin e Kuvajtit nĂ« TiranĂ« Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim.
  • I nderuar me vizitĂ«n e delegacionit tĂ« EtiopisĂ« nĂ« KosovĂ«

    I nderuar me vizitën e delegacionit të Etiopisë në Kosovë

    PrishtinĂ«, 19 mars 2019 –

    Kam pritur në takim miqësor Kryetarin e Shtëpisë së Përfaqësuesve të Popullit (Parlamentit) të Republikës Federale Demokratike të Etiopisë, SH.T.Z Tagesse Chaffo Dullo, i shoqëruar nga Deputeti, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Z. Tesfaye Daba Wakjira.

    Gjatë takimit diskutuam përrrethanat që dërguan tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe për nevojën që Etiopia ta njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe mundësitë që të dyja vendet kanë për bashkëpunim në të gjitha fushat.  

    Prishtinë, 19 mars 2019- Takim me delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit të Etiopisë.

    Kryeparlamentari Dullo u shpreh i impresionuar me zhvillimin e Kosovës në këtë periudhë kaq të shkurtër kohore, kurse z. Wakjira premtoi se do ta marr Ministrin e Punëve të Jashtme të Etiopisë në interpelancë për të kuptuar arsyet pse Etiopia ka dështuar ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    PrishtinĂ«, 19 mars 2019 – DhuratĂ« pĂ«r delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit tĂ« EtiopisĂ«.
  • NĂ« javĂ«t e frankofonisĂ« MPJ dhe ambasada e francĂ«s organizuan shfaqjen e filmit francez “Quai D’orsay”

    NĂ« javĂ«t e frankofonisĂ« MPJ dhe ambasada e francĂ«s organizuan shfaqjen e filmit francez “Quai D’orsay”

    Prishtinë, 13 mars 2019

    Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, nĂ« bashkĂ«punim me ambasadĂ«n e FrancĂ«s nĂ« KosovĂ«s organizoi shfaqjen e filmit tĂ« njohur francez “Quai d’Orsay” me regji nga Bernard Tavernier.

    Pas shfaqjes së filmit mora fjalën duke i uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme për promovimin e Frankofonisë në Kosovë dhe vlerave të përbashkëta të vendeve anëtare, nga promovimi i paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

    Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë.
    PrishtinĂ«, 13 mars 2019 –  SĂ« bashku me Ish presidentin Fatmir Sejdiu, nĂ« kuadĂ«r tĂ« JavĂ«ve tĂ« FrankofonisĂ«.
    Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë.

    Kosova është bërë anëtare vëzhguese e ONF në vitin 2014, pastaj anëtare e asociuar në vitin 2018. Pjesëmarrja në ONF inkurajon autoritetet kosovare të avansojnë më tej mësimin e gjuhës frenge dhe të zhvillojnë njohuri të kulturës të shteteve të Frankofonisë.

  • Takim me delegacionin shtetĂ«ror tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe

    Takim me delegacionin shtetëror të Britanisë së Madhe

    PrishtinĂ«, 13 mars 2019 –

    NĂ« prag tĂ« Samitit tĂ« LondrĂ«s, pata njĂ« bashkĂ«bisedim tĂ« frytshĂ«m pĂ«r tĂ« gjitha proceset qĂ« po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r Çështje Politike nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe (FCO).

    Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

    Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.

    Në frymë të njejtë është vepruar edhe me krijimin e Ekipit të Dialogut, si dhe me aprovimin e ligjit për këtë proces. Pra, Kosova ka aplikuar një qasje institucionale, transparente, gjithpërfshirëse dhe demokratike.

    Kurse potencova se në anën tjetër, Serbia ka bërë të kundërten, në vend se ta shfrytëzoj dialogun për krijimin e një klime pozitive dhe të mirëbesimit, ajo ka bërë të kundërten, duke vendosur parakushte e kushte për tu ulur në tavolinë.

    PrishtinĂ«, 13 mars 2019 – z. Richard Moore, Drejtor Politik i MinstrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« BritanisĂ«, i potencova se Republika e KosovĂ«s ka menaxhuar me sukes debatin e brendshĂ«m pĂ«r dialogun, duke e kthyer kĂ«tĂ« debat nĂ« funksion tĂ« pĂ«rpilimit tĂ« platformĂ«s kombĂ«tare.

    Serbia me kushtëzime dëshiron ta sjellë Kosovën në pozicione të pa barabarta negociuese.

    Në esencë, si secili dialog, edhe ky dialog, duhet të jetë i pakushtëzuar, nëse do të bëhej fjalë për krijimin e një klime mirëbesimi, Serbia e ka mundësinë ta bëjë këtë në raport me dialogun, duke ndaluar fushatën që ajo e quan fushata e çnohjeve.

    Ta bëjë këtë duke ndaluar fushatën e anti-antarësimit në organizata ndërkombëtare të Kosovës, të ndaloj veprimet kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Kosova i ka 1001 arsye të mos i besoj Serbisë, se ulja e saj në tavolinë është në funksion të arritjes së marrëveshjes, dhe përkundër kësaj, ne kemi shfaqur guximin të ulemi të dialogojmë. Kjo sepse ne i besojmë SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, i bësojmë vendeve të Bashkimit Evropian.

    PrishtinĂ«, 13 mars 2019 – Duke qenĂ« se Ministria e Jashtme e BritanisĂ« Ă«shtĂ« instrument i fuqishĂ«m diplomatik, nga drejtori Moore kĂ«rkova mbĂ«shtetje pĂ«r konsolidimin e gjithanshĂ«m tĂ« KosovĂ«s.
  • Kosova anĂ«tarĂ«sohet nĂ« Unionin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Ruajtjen e NatyrĂ«s dhe Resurseve Natyrore (IUCN)

    Kosova anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN)

    PrishtinĂ«, 13 mars 2019 –

    Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane.

    Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumëanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës.

    IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.

  • Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    PrishtinĂ«, 12 mars 2019 –

    Takim me një delegacion të bizneseve amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për eksplorimin e ekosistemit të Teknologjisë Informative dhe të Inovacionit në Kosovë, duke mos përjashtuar mundësitë tjera të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

    Delegacioni i kryesuar nga konsullja e KosovĂ«s nĂ« SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner, u interesuan rreth klimĂ«s sĂ« tĂ« bĂ«rit biznes nĂ« KosovĂ« dhe rreth projekteve nĂ« sektorin e TIK dhe atĂ« tĂ« energjisĂ«.

    PrishtinĂ«, 12 mars 2019 – Delegacioni i kryesuar nga konsullja e KosovĂ«s nĂ« SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner.

    Biseduam për një sërë temash, ku ua shpjegova potencialin që Kosova ka për zhvillim dhe hapësirën qe u ofrohet bizneseve të huaja për investime, si dhe folëm për sistemin e taksave që është shumë i avancuar.

    Ndër të tjera, e potencova faktin qe Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet në të cilin bizneset ruse dhe kineze nuk kanë arritur të hyjnë, e kjo i jep avantazh qysh në start bizneseve Perëndimore.

    I informova se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

    PrishtinĂ«, 12 mars 2019 – Republika e KosovĂ«s dita-ditĂ«s po merr vĂ«mendjen e bizneseve tĂ« huaja si njĂ« vend i cili ofron mundĂ«si tĂ« pafundme pĂ«r investime, andaj ne si institucione duhet t’i fusim tĂ« gjithĂ« mekanizmat nĂ« funksion, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«ta investitorĂ« t’i konkretizojnĂ« planet e tyre.

    “Kosova ka njĂ« sistem fiskal shumĂ« tĂ« favorshĂ«m pĂ«r biznese, Ă«shtĂ« vendi me borxhin mĂ« tĂ« vogĂ«l publik pĂ«rshtatur GDP-sĂ«, Ă«shtĂ« urĂ« lidhĂ«se me vendet e EvropĂ«s dhe ka qasje nĂ« tri porte detare, atĂ« tĂ« Selanikut, DurrĂ«sit dhe tĂ« Malit tĂ« Zi. NĂ« raportin e tĂ« bĂ«rit biznes Kosova radhitet e 40-ta nĂ« botĂ« dhe e dyta nĂ« rajon”

    Sektori i TIK-ut,  është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.

    PrishtinĂ«, 12 mars 2019 – Pritje e ngrohtĂ« delegacionit tĂ« bizneseve amerikane.

    “Sektori i teknologjisĂ« informative Ă«shtĂ« sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe Ă«shtĂ« sektor nĂ« tĂ« cilin kompanitĂ« vendase kryejnĂ« shĂ«rbime ‘outsource’ pĂ«r kompanitĂ« nĂ« EvropĂ«, SH.B.A. dhe mĂ« gjerĂ« dhe Ă«shtĂ« sektor nĂ« tĂ« cilin truri nuk ikĂ«n nga vendi. “Projekti Kosovo Digital Economy”, (KODE), nĂ« tĂ« cilin projekt me ndihmĂ«n e BankĂ«s BotĂ«rore do tĂ« investohen 25 milionĂ« euro pĂ«r shtrirjen e infrastrukturĂ«s sĂ« rrjetit tĂ« internetit nĂ« 96% tĂ« territorit tĂ« KosovĂ«s me synim tĂ« veçantĂ« nĂ« zonat rurale”

    Poashtu, u fokusuam tek potenciali njerëzor që Kosova ofron, me një rini të shkolluar dhe të gatshme për tregun e punës, gjë për të cilën delegacioni i bizneseve amerikane e vlerësoi si një elemet kyq për këdo që dëshiron të investojë në Kosovë.

    PrishtinĂ«, 12 mars 2019 – Fotografi e pĂ«rbashkĂ«t me delegacionin e bizneseve amerikane.
  • Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 –

    KĂ«naqĂ«si tĂ« mirĂ«pres pĂ«r njĂ« drekĂ« pune nĂ« RezidencĂ«n time Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, i shoqeruar nga NĂ«nkolonel Andrea Fiorentini, me tĂ« cilĂ«t biseduam pĂ«r situatĂ«n nĂ« vend dhe pĂ«r kontributin e KFOR-it, pĂ«r ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

    Gjeneral Majori D’Addario, mĂ« njoftoi pĂ«r objektivat e KFOR-it, si dhe mĂ« siguroi qĂ« KFOR-i do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbetet partner serioz pĂ«r institucionet e RepublikĂ«s se KosovĂ«s nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. 

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 – Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, duke shkĂ«mbyer dhuratat.
  • Pranimi i kopjeve tĂ« letrave kredenciale nga ambasadori i Katarit

    Pranimi i kopjeve të letrave kredenciale nga ambasadori i Katarit

    Prishtinë, 11 mars 2019

    Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pa asnjë kusht. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.

    Me këtë shtet mik po i thellojmë raportet pasi që sot pata nderin të mirëpres në zyrën time Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili më prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.

    PrishtinĂ«, 11 mars 2019 – GjatĂ« pritjes nĂ« zyrĂ«n time tĂ« Ambasadorit tĂ« Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.

    Me Ambasadorin Al Marri bisedova për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

    E informova Ambasadorin Al Marri pĂ«r planet pĂ«r hapjen e AmbasadĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« Doha, dhe interesimin e KosovĂ«s pĂ«r t’i thelluar edhe mĂ« tutje marrĂ«dhĂ«niet tona.

    Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes Ambasadorit Al Marri ftova Shkëlqesinë e Tij Z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën.

    PrishtinĂ«, 11 mars 2019 – GjatĂ« takimit mes dy delegacioneve nĂ« zyrat e MPJ-sĂ« me Ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.