Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.
Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.
Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë.
Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë.
Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër, për të lobuar tek udhëheqësit e shteteve të ndryshme, që po merrnin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme. Po ashtu, kam diskutuar për mundësinë që gjatë vitit 2019 ky forum të organizohet në Kosovë.Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër.Gjenevë, 24 tetor 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Samitit të Krans Montanës në Zvicër, dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Afrika.
Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet tê intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.
Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol.
Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt.
Prishtinë, 22 tetor 2018 – Në takim me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.
Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.
Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.
Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.
Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.
Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.
Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.
Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.
Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.
Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.
Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.
Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.
Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.
Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.
“I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.
Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.
Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.
Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.
Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë.
Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO
Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.
Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.
Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.
Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.
Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.
Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.
Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.
Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.
Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.
Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.
Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.
Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]
Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.
Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.
Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.
Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.
Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj, Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.
Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.
Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.
Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.
Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.
Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.
Hapja e dyerëve dhe mikëpritja janë vlera jonë më e pasur, vlerë mbi të cilën gjithëherë kemi ruajtur miqtë, forcuar besimin reciprok dhe zgjeruar partneritet.
Duke shtrënguar duart me mikun tim nga turqia njëherit homologun, Mevlut Çavuşoğlu, hapa takimin zyrtarë me të në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ-së).
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavuşoğlu, i urova mirëseardhje në Kosovë. Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve, ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Homologut Çavuşoğlu i bëra të ditur se Turqia do të jetë njëri nga zërat më të fuqishëm të anëtarësimit të Kosovës në Organizatat Botërore e një ndër to edhe në Interpol.
Fillimisht me homologun zhvilluam takim “kokë më kokë”, pastaj takim bilateral mes dy delegacioneve tona.
Turqia do të mbështet fuqishëm anëtarësimin e Republikës në Interpol dhe do të vë në funksion të plotë shërbimin e saj diplomatik në të gjitha kontinentet për këtë çështje.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Në takimin bilateral me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavuşoğlu.
Ky ishte premtimi, që mora nga homologu dhe miku im turk, Mevlüt Cavushoglu. U dakorduam për rritje të bashkëpunimit në gjitha fushat e interesit të pëbashkët.
Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve. Në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Në takimin “kokë më kokë” me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavuşoğlu.
Në përfundim të takimit që zhvilluam në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dy dolëm në konferenc për media.
në fjalën e parë para mediave, Çavuşoğlu, tha se nuk dëshirojnë që shteti vëlla i Kosovës të lejojë praninë e terroristëve që tentuan të realizojnë grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi.
Ai riafirmoi mbështetjen e Turqisë për shtetin dhe popullin e Kosovës, të cilin e quajti si shtet mik dhe vëlla.
“Pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë thelbësore për ne. Ne e vazhdojmë fushatën që Kosova të njihet nga më shumë shtete. Veçanërisht, në takimet që i zhvillojmë me shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ne medoemos e sjellim në rend dite këtë çështje”, tha shefi i diplomacisë turke.
Çavuşoğlu e cilësoi si shumë të rëndësishëm integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke shtuar se vendi i tij do të japë përpjekje së bashku me Kosovën në këtë drejtim.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Në konferenc për media me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavuşoğlu.
“Në veçanti, është i rëndësishëm integrimi në strukturat euroatlantike”, theksoi kryediplmati i Turqisë, duke riafirmuar se Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për ta ndihmuar Kosovën në këtë aspekt.
Ai shprehu mbështetje edhe në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Turqia e konsideron atë të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit.
Çavuşoğlu deklaroi se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë edhe ndaj hapave të Ballkanit Perëndimor për rritjen e besimit, për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të tij.
Duke folur për investimet e firmave turke në Kosovë, ai tha se sasia e këtyre investimeve është duke u rritur.
“Ne jemi në vendin e tretë edhe në investime, por edhe në tregti. Ne duam ta vazhdojmë këtë partneritet. Bankat tona këtu, firmat e aeroportit, minierave dhe shumë firma në fushat e tjera ushtrojnë veprimtari dhe mbështeten nga Kosova. Me miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, edhe tregtia mes nesh do të rritet”, tha Çavuşoğlu.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Para medidave ai potencoi se TIKA deri më tani ka realizuar mbi 600 projekte me vlerë prej 100 milionë eurosh. Çavuşoğlu madje i dha një propozim TIKA-s që të jepen edhe projekte të reja në vijim.
“Turqia nuk do të strehonte askënd që do të kryente jo tentativë për grusht shteti, por edhe ndonjë aktivitet ilegal dhe do t’ia dorëzonte atë Kosovës. Edhe ne presim të njëjtën gjë nga vëllezërit tanë. Besoj që bashkëpunimi në këtë çështje do të jetë edhe më i mirë”, shtoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu.
Ministri turk përfundoi fjalën e tij duke thënë se në Kosovë ndihet sikur në shtpinë e dytë.
Duke vënë në dukje se Turqia prej ditës së parë ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, theksova se “Turqia vazhdon të mbështesë dhe kam marrë garancione që do të mbështesë edhe në të ardhmen Kosovën. Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë”.
Njoftova se gjatë takimit kanë biseduar edhe për sfidat që po e presin Kosovën, si dialogu me Serbinë, si dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Interpoli dhe UNESCO.
“Unë homologun e informova edhe për mbarëvajtjen e dialogut, për arritjet që janë bërë deri tani dhe sfidat që na presin. Sigurisht, këtu nuk mungoi edhe një herë premtimi i Turqisë se edhe këtu do të na mbështesë”, tha ai.
Theksoi se në procesin e anëtarësimit në Interpol, Kosovës i janë paraqitur disa probleme, por që Turqia edhe kësaj radhe do të vazhdojë të ndihmojë.
“Por, sidoqoftë, këtu edhe presidenti Erdoğan gjatë takimit tonë që patëm në New York premtoi, por sot mora po ashtu premtimin se Turqia edhe kësaj radhe do të na ndihmojë. Është çështje shumë me rëndësi e Kosovës. Sigurisht, Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo kërkesë që parashtrohet në dialogun Prishtinë-Beograd”
Kosova dhe Turqia kanë mbi 22 marrëveshje të nënshkruara dhe se do të vazhdojnë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe në implementimin e tyre.
Pacolli tha se kanë biseduar edhe për investimet ekonomike të kompanive turke në Kosovë dhe i inkurajoi që edhe në të ardhmen të vijnë më shumë investitorë në Kosovë, ku, sipas tij, ka mundësi për investime dhe bashkëpunim.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Me homologun dhe mikun tim, Mevlüt, darkuam së bashku në shtëpinë time, bashkë me delegacionet.
Pas takimit zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me homologun dhe mikun tim, Mevlüt sonte darkuam së bashku në shtëpinë time, bashkë me delegacionet.
Hapja e dyerëve dhe mikëpritja janë vlera jonë më e pasur, vlerë mbi të cilën gjithëherë kemi ruajtur miqtë, forcuar besimin reciprok dhe zgjeruar partneritet.
Prishtinë, 19 tetor 2018 – Homologut dhe mikut tim, Mevlüt, i bëra me dije se dyert e shtëpisë time janë gjithmonë të hapura për vëllëzërit nga shteti mik.Prishtinë, 19 tetor 2018 – Homologut dhe mikut tim, Mevlüt, e përcjella duke i kujtuar se Kosova llogaritë shumë në përkrahjen e shtetit turk.
Me 9 tetor arrita në qytetin Jerevan të Armenias. Aty do të zhvillohej Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë. Në konferencë isha ftuar të marr pjesë me ministrat e jashtëm dhe kryetarët e delegacioneve nga vendet anëtare të OIF.
Ka qenë shumë udhëtim dhe pjesmarrja produktive, pasi që u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.
Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, gjatë fjalës sime thash se jam optimist që në mbyllje të samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet.
Pas këtij lajmi të rëndësishëm mora fjalën përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.
Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falenderova për konstruktivitetin e trajtimit të qështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.
Pasi përfundova fjalën time fillova me takimet lobuese për Republikën. Takimi i parë që zhvillova ishte homologu im armen Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.
Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin Armen.
Njohja nga Armenia për Kosovën është e një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë.
Bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë.
Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe INTERPOL ishin tema për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën e Frankofonisë në Armeni kam takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, shteti i të cilit ishte nikoqir i kësaj konference.
Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë është një mundësi ideale për takime me liderë nga e gjithë bota, e dija se duhet shfrytëzuar maksimalisht. Andaj menjëherë takova Chancel Sekode Ndeugbayi, i deleguar nga Republika e Afrikës Qendrore, pë Frankofoni.
Afrika Qendrore vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të thellojmë marëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndëishëm afrikan.
Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Me Ministrin e deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode.
Në kuadër të Konferencës së Frankofonisë pata kënaqësinë të takoj edhe përfaqësuesin e Republikës e Seychell në këtë organizatë, ambasadorin Sylvestre Radegonde.
Më ambasadorin Radegonde biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
Po ashtu Ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takoj edhe zëvendëspresidentin dhe ministrin e jashtëm të këtij shteti.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Në takim me përfaqësuesin e Republikës Seychelles në Organizatën e Frankofonisë i shtrova kërkesën për njohje.
Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .
Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.
Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.
Kosova ka akredituar Ambasadorin në Senegal në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin tonë. E ftova Ministrin e Jashtëm Ankourao të vizitojë Kosovën dhe të vazhdojë diskutimin dhe bashkëpunimin tonë miqësor.
Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.
Yerevan, 9 tetor 2018 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit, Kalla Ankourao, me të cilin diskutuam për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol.
Kam pasur fatin ta quaj Mamady Toure mik prej shumë vitesh. Takimi me të gjithmonë është miqësor ku në atë frymë patëm shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.
U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.
Jerevan, 9 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Guineas, Mamady Toure.
Edhe dita e dytë ishte shumë e ngjeshur me takime bilaterale në kuadër të Konferencës së 35-të Ministrore të Frankofonisë.
Zhvillova takim shumë konstruktiv dhe përkrahes me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat me fokus, në shkëmbimin e përvojave dhe në zhvillim ekonomik.
Ministri Zaki Anawar Nusseibeh premtoi se do të vazhdojë mbështetje për antarësim në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë lobimit te homologët e mi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, kam takuar Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin kam diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral.
Interpoli vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor e thash edhe në takimin që kisha me ministrin e jashtëm nga Benini. Homologu im tha se Republika e Beninit është fuqishëm pro Kosovës në Interpol.
Takim ishte jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.Jerevan, 10 tetor 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun nga Benini, Aurelien Agbenonci, në margjina të Konferencës së Frankofonisë.
Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblese Parlamentare te Frankofonisë dhe z. Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Lajmi pozitiv për Kosovën pritet të marrë vulën zyrtare nesër kur do të miratohet avansimi i statusit tonë në këtë organizatë të rëndësishme politike.
Këtë samit gjithashtu jam duke e shfrytëzuar për lobimin e pranimit tē Kosovës në Interpol, mision ky shumë i rëndësishëm i diplomacisë tonë.
Jerevan, 10 tetor 2018 – Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të Samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan. Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës.
Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithë mikrpitjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës në futboll e që loja po zhvillohej në Prishtinë.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela, në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në Jerevan.
Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar
12 tetori i 2018 ishte momenti kur shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.
Puna shumë vjeçare e mundimshe u shpërblye, isha i emocionuar dhe i entuziazmuar pasi mora shumë urime në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.
Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.
Ky është sukses i madh diplomatik i vendit tonë.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.
Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.
Të frustruar me avansimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij dolën menjëher me deklarata shpifëse se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.
“Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara, Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht. Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”
Por deklaratat shpifëse nga Serbia nuk e ndalin rrugëtimin tonë për Republikën. Në këtë rrugëtim festiv u bashkangjit edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Së bashku pranuam urime të shumta nga shtetet anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Unë dhe presidenti Thaçi duke pranuar urimet nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshme. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Ne vazhduam edhe me takime. I pari menjëher pasi shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë votuan unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar, u zhvillua me presidentin e shtetit nikoqir.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.
Me presidentin Sarkissian diskutuam për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Jerevan, 12 Tetor 2018 – Ditën e fundit të Samitit të Frankofonisë, në të cilin Kosova u ngre në status si vend anëtar i asocuar, bashkë me presidentin Thaçi takuam Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, të cilin e falënderuam për mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit të Republikës së Kosovës.Jerevan, 11 tetor 2018 – Bashkë me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Congo Brazzaville, Denis Ssasou dhe Presidentin e Çadit, Idriss Deby.
Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.
Jerevan, 11 tetor 2018 – Punova gjatë e shumë mund deri sa arrita që të shoh që flamuri i Kosovës të vendoset me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë. Jerevan, 11 tetor 2018 – Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.
Dua të ndaj disa përshtypje nga koha ime në Portugali. Augusto Santos Silva kishte organizuar takimin e pritjes në pallatin e Necessidades në Lisbonë.
Pallati Necessidades (Portugalisht: Palácio das Necessidades) është një ndërtesë historike në Largo do Rilvas, një shesh publik në Lisbonë, Portugali. Ajo shërben si seli e Ministrisë së Jashtme Portugeze.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Po ngjitesha shkallëve në pallatin e Necessidades në Lisbonë, drejt hapsirave ku po më priste homologu im portugez, Augusto Santos Silva.
Sapo mbrrita në kryeqytetin portugez, Lisbona, u prita në takim nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.
Me të cilin diskutuam se si Republika portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.
Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Zhvillova vizitën time të parë zyrtare në nivel të një Ministri të Jashtëm të Republikës së Kosovës në Republikën portugeze, ku jam pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.
Si pjesë e punës sime në ministrinë e Punëve të Jashtme, jam përpjekur të vizitoj vende të Evropës, Australisë, vendet në Afrikë dhe Uashington DC çdo vit.
Në këto udhëtime, unë po takoja homologët e mi, udhëheqës qeveritarë, president dhe ekspertë të tjerë që po punojnë për lobimin dhe njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Gjithmonë po mësoja shumë, duke u kthyer i frymëzuar nga ato takime.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.
Është mirë të jesh në gjendje të rifillosh këto vizita të rregullta. Ky ishte udhëtimi im i parë në Portugali në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Shpreha kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira dhe nivelin e bashkëpunimit mes Portugalisë dhe Kosovës.
“Portugalia gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm për Kosovën, si para, ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë aktin e njohjes së pavarësisë sonë, në një moment krucial për ne”
E njoftova homologun tim se pas pavarësisë, ne kemi pasur zhvillime pozitive në Kosovë. Më e rëndësishmja është se nuk janë realizuar parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Jam pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i parlamentit, Joze Manuel Pureza.
Përkundrazi, Kosova gjatë kësaj kohe ka dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
Duke rikujtuar faktin se Republika e Kosovës deri më sot është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 120 vende anekënd botës, kërkova nga ministri portugez Silva që Portugalia të shfrytëzojë influencën për ta ndihmuar edhe më tej procesin e njohjes së Kosovës nga sa më shumë vende.
Lisbonë, 2 tetor 2018 – Gjatë takimit në Portugali kam zhvilluar takim me Zëvendëskryetarin e parlamentit, Joze Manuel Pureza.
Ndërkaq, ministri portugez Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Portugalia është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, theksoi ministri Augusto Santos Silva, dhe kjo, sipas tij, dëshmon përkushtimin e thellë që ka Portugalia për Kosovën, për sigurinë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.
Nga data 24 shtator deri me 29 shtator kam qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA 73) u hap në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut të hënen, më 24 shtator 2018.
Në kë të sesion sikurse edhe viteve tjera marrin pjesë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e president e delegacione të nivelit më të lartë diplomatik botëror.
Siguria rreth objektit në New York ku po mbahej sesioni ishte nivelin më të lartë, tregojnë edhe fotot e publikuara nga CIA.
Nju Jork, 24 shtator 2018 – Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA përgatiten për një arritje presidencial gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë aktivitetit diplomatik në kuadër të Punimeve të Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhej planifikuar çdo takim e që ishin dhjetra takime me homologë nga të katër anët e globit, me objektivat kryesore, si: afirmimin e shtetësisë së Kosovës, anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vende të caktuara dhe njohje të reja.
Për të pasur më të lehtë me të arritur në New York bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, u ulem dhe punuam fort në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Agjenda tregonte se në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
E kishim të qartë se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet maksimalisht.
Nju Jork, 24 shtator 2018 – Bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në ekipen e Republikës së Kosovës ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ku takimet e para i fillova bashkë me kryeministrin, ku nisëm lobimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e takuar Kryeministrin e Samoa-s, me qëllimin e thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e Paqësorit.
Qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare për ti kontribuar paqes dhe siguris në vend, rajon dhe botë.
Kosova është e lumtur që të ketë miq rreth botës.
Nju Jork, 24 shtator 2018 – Gjatë takimit me Kryeministrin e Samoas me qëllim të thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e Paqësorit.
Pastaj delegacioni i Kosovës u nda dhe filluam takimet ndaras në mënyrë që të zhvillojmë sa më shumë takime dhe lobimi të prekte gjitha polet e botës. Unë takimin e radhës e zhvillova me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë.
I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë. Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha.
Miku im Soini më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me homologun tim finlandez, Timo Soini, nga i cili kam kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave dhe bashkëpunim në organizatat shumëpalëshe me Finlandën.
Takim bilateral mes presidentësh ku isha prezent edhe unë, zhvilluam me presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau. Kiribati ka njohur herët Republikën e Kosovës. Në kë frym edhe takimi ishte miqësor me presidentin, Mamau.
Shumë shpejt do të lidhen marrëdhëniet diplomatike ndërsa bashkëpunimi ynë do thellohet.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me presidentin e Kiribatit. Atë e takuam së bashku me presidentin e Republikës, z.Hashim Thaçi.
Në kuadër të takimeve intensive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pata rastin të takoj dy homologë të mi, të shteteve jo njohëse të Republikës së Kosovës, ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme, të Ruandës Louise Mushikiwabo.
Në takime të ndara me ta, ju prezantova të arriturat e Kosovës gjatë viteve të fundit dhe progresin në afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe vendosmërinë tonë, që të jemi shtet kontribues në agjendat globale, gjë për të cilën të dy ministrat shfaqën admirim dhe respekt.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield.
Po ashtu, diskutuam mbi procese të anëtarësimit në organizata evropiane dhe ndërkombëtare, duke u pajtuar që veçanërisht në kuadër të tyre mund të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona.
Ministrat Allan Heinfield dhe Mushikiwabo shfaqën mirëkuptim të thellë në lidhje me kërkesën time që këto dy vende të njohin Republikën e Kosovës, dhe kësisoj t’i bashkohen shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me ministrin e jashtme, të Ruandës Louise Mushikiwabo.
Kishte momente kur takimet i zhvillonim të shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Në kë formacion takim zhvilluam me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me të cilin biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.
Mbështetja e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI-it) dhe e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate është jashtëzakonisht e rëndësishme për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në INTERPOL.
OBI gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës. Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje.
Kënaqësi, që ta ritakojë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit, që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit/Dhaka.
E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen.
I shoqëruar nga presidenti Thaçi takimin e radhës e zhvillova me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili më konfirmoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.
U pajtuam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në fushën e sigurisë, në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me Madhëria e Tij Mbreti Abdullah II, i shoqëruar nga Princi i Kurorës Al Husein bin Abdullah II.
Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të rajonit së bashku me Komisionerin Hahn, kushtuar një Plan Veprimi për bashkëpunimin ekonomik, thashë se “dixhitalizimi është një levë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal”, dhe mora shembullin e kompanisë globale UBER, e cila falë dixhitalizimit është bërë një lojtar i fuqishëm në vetëm 4 vjet.
Kërkova që mes vendeve tona të krijohen mundësi bashkëpunimi ekonomik, sepse sipas rregullave të ekonomisë globale « kompanitë e dobëta nuk mund të mbijetojnë kurse kompanit e forta bëhën edhe më të forta.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizova se “nëse do përqëndrohemi vetëm tek zgjidhjet politike do ketë ngecje. Zgjidhja është tek ekonomia, tek mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona”.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me Komesionerin Hahn.
Pata një takim zyrtar me homologun tim belg Didier Reynders, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbështetjen belge për liberalizimin e vizave, anëtarsimin në Organizatën Botrore të Frankofonisë dhe Interpol.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me homologun tim belg Didier Reynders.
Takime domethënëse me kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani. Maroku ende nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës, kjo ishte një mundësi e mirë që delegacioni maroken të kuptojë realitetin e krijuar në Kosovë dhe të bën në të ardhmen lëvizje rejt njohjes.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani.
Pacolli tregon të vërtetën e takimit me kryeministrin maroken
Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kam zhvilluar takime me homologun tim nga Bahamas, kam diskutuar që ky shtet ta rishqyrtojnë njohjen e Kosovës.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Me homologun tim nga Bahamas, DarrenAllanHenfield.Nju Jork, 25 shtator 2018 – Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Beninit, Aurélien Agbénonci.
Pata një takim të shkëlqyeshëm me me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Ambasadorin Ahmed Isse Awad, për marrëdhëniet e mira të Kosovës dhe Somalisë.
Ne folëm për interesat e përbashkëta që vendet tona kanë për të punuar së bashku. Kosova është mirënjohëse ndaj Somalisë për mbështetjen e saj ndërkombëtare.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Ambasadorin Ahmed Isse Awad.Nju Jork, 25 shtator 2018 – Takim me Presidentin e Palaut, Thomas Remengesau Jr.
Në koridoret ku po mbahej sesioni i UNGA takova edhe një zonjë ku shteti i nga i cili vjen ka qenë partner i yni në shtetndërtim.
Në frymën e thellimit të këtij bashkëpunimi, ministres së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, i thash se aktualiteti politik në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmen e përbashët euro-atlantike.
Shpreha përkushtimin e Qeverisë, për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale, në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.
Theksova gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Takim me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.
Në margjinat e sesionit të 73-të të UNGA, takova edhe ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker. Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët.
Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues.
Homologun nga Saint Vicent dhe Grenadine e ftova për vizitë në Kosovë.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent & Grenadine, Sir Louis H. Straker.
Një takim shumë përmbajtësor me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Ai është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Austria është një investitor serioz në fushën e ekonomisë dhe na ka mbështetur në fushën e demoktratizimit, arsimit dhe kulturës.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Takim me Kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme.
Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam.
Nju Jork, 25 shtator 2018– Takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass.Nju Jork, 25 shtator 2018 – Takim me homologun tim nga Malajzia, Rasmi Dato.
Ditë e 26 shtatorit në margjinat e sesionit të 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në qytetin e Nju Jorkut, e fillova me një bisedë të frytshme me homologen time të Koresë së Jugut, Kang Kyung-Wha, për shkëmbimin dypalësh midis Kosovës dhe Koresë së Jugut, shprehu dëshirën e fortë të Kosovës për një partneritet të zgjeruar me Korenë e Jugut.
Ekonomia dhe tregtia janë fushat kryesore të bashkëpunimit midis 2 vendeve.
E informova ministren për zhvillimet politike, sfidat tona për integrimin ndërkombëtar dhe i kërkova votën e vendit të saj për në Interpol. E informova për ecurinë e dialogut me Serbinë.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Takim me homologen time të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha.Nju Jork, 26 shtator 2018 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Arabisë, Adelal Aljubeir.
Takimet me udhëheqës të Beninit më krijojnë shumë energji pozitive, sepse ata më kanë respektuar dhe respektojnë shumë mua dhe Kosovën.
Në 2011, Presidenti i kohës Boni Yayi më dha njohjen menjëherë dhe prej atij momenti kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer.
Ndaj kur takova presidentin aktual Patrice Talon dhe homologun tim të diplomacisë Aurelien AGBENONCI. U ndieva shumë mirë, sepse pothuaj u përsërit e njëjta skenë. U vendos menjëherë që brenda pak javësh ministri i jashtëm të vizitojë Kosovën, të vendosim marrëdhëniet diplomatike dhe të përgatisim një vizitë të rrallë për Presidentin Talon në Kosovë.
Do bashkëpunojmë dhe për Frankofoninë dhe Interpolin.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Takim me presidentin e Beninit, Patrice Talon.
Me zëvendësministrin e jashtëm të Mbretërisë së Tajlandës Virasakdi Futrakul nënshkruam marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Biseduam për nxitjen e bashkëpunimit me këtë vend të madh që ka ritme zhvillimi të jashtëzakonshëm dhe që mund të na ndihmojë shumë me teknologji, etj.
Po koordinohemi për betejat tona të reja diplomatike si anëtarsimi në Interpol dhe njohje të reja.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Gjatë takimit me Zëvendësministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Tajlandës, Virasakdi Futrakul, me të cilin nënshkruam marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Së bashku me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Konfederatës Helvetike, Alain Berset. I shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës për diasporën tonë dhe shtetin tonë që nga themelimi i tij.
Do mirëpresim kryetarin e shtetit zviceran për vizitë në Kosovë. Ai shprehu kënaqësinë për firmosjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Zvicra do na ndihmojë për anëtarsimin në Interpol.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me Presidentin e Konfederatës Helvetike, Alain Berset. I shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës për diasporën tonë dhe shtetin tonë që nga themelimi i tij.
Takim shume i përzemërt me homologun tim të Vanuatu-s Ralph Regenvanu. Do vendosim marrëdhënie diplomatike dhe askush nuk ndikon dot në miqësinë tonë.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Takim me homologun tim nga Vanuatu, Ralph Regenvanu.
Takim shumë efikas me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, (Waziri wa Mambo ya Nje). Dr.Augustine Mahiga.
Zhvillimet e sotme janë shumë dinamike, qarkullojnë lloj lloj informacionesh dhe takimet e drejtpërdrejta janë shumë të dobishme. Rivendosëm një kanal shumë serioz komunikimi me një shtet njohës dhe shumë të rëndësishëm afrikan.
Do vijojë bashkëpunimi dy dhe shumë palësh.
Nju Jork, 26 shtator 2018 – Gjatë takimit me homologun tim nga Tanzania, Waziriwa Mamboya Nje.
NË OKB LOBUAM INTENSIVISHT PËR RRITJEN E NUMRITTË NJOHJEVE
Në margjina të punimeve të rregullta të OKB-së në Nju Jork kam takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan; Ministrin e Jashtëm të Libisë Mohamed T. H. Siala; Princin e Kurorës së Norvegjisë, Hakkon Magnus; Ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështje Ekonomike të EBA-së, Mohamed Sharaf; si dhe Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, Shaikh Khaled bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifah.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, daten e 27 shtatorit e fillova duke zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.
E falënderova presidentin Erdoğan për mbështetjen që Turqia po i jep Kosovës në procesin e rritjes së njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të posaçëm në Interpol, me synim për t’i mundësuar Kosovës që të kontribuojë më shumë në rritjen e sigurisë globale.
Gjithashtu, e informova presidentin Erdoğan lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast homologu turk shprehu mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme midis dy shteteve.
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në margjina të UNGA-s.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.Nju Jork, 27 shtator 2018– Takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me Jean Baptiste Le Moine, Ministër Shteti për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me shumë ambasadorë, drejtues institucionesh të grumbulluar në pritjen zyrtare të Ruandës.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, Shaikh Khaled bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifah.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me Ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështje Ekonomike të EBA-së, Mohamed Sharaf.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me Princin e Kurorës së Norvegjisë, Hakkon Magnus.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Me homologun tim nga Libia, Mohamed T. H. Siala.
Në forumin ministror A5, të vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre aspirante në rajon, që u zhvillua në margjina të OKB-së, me praninë e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Wesi Mitchell, u konfirmua mbështetja për Kosovën, nga thuajse të gjithë vendet, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjës.
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Mitchell, nënvizoi se politika amerikane e dyerve të hapura, nënkupton anëtarësimin me të drejta të plota të Kosovës në NATO.
Kolegët e Malit të Zi, të Shqipërisë, Kroacisë, Slovenisë ishin të zëshëm në favor të Kosovës.
E mora fjalën dhe thashë se Kosova është në favor të bashkëpunimit rajonal dhe kërkon anëtarësimin me të drejta të plota të saj në forumin A5 dhe në NATO.
Ju drejtova kolegut të Bosnjës duke i thënë të mos bllokojë Kosovën, «sepse forumi A5, nuk është për politikë, por për siguri». Shpreha urimin dhe bindjen që Maqedonia do të ketë sukses me referendumin që do të zhvillohet në ditët e ardhshme.
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Në Forumin Ministror A5, të vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre aspirante në rajon, që u zhvillua në margjina të OKB-së, me praninë e Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wesi Mitchell, u konfirmua mbështetja për Kosovën nga thuajse të gjitha vendet, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjës.
Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate », i thashë homologut tim leton Edgars Rinkēvičs, në përgjigje të interesimit të tij.
E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike. Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale.
E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni.
Agjenda vijon me takime shumë të rëndësishme.
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me homologun tim nga Letonia, Edgars Rinkēvičs, në margjinat e UNGA-s.
“Me njohjen e Kosovës, ne thjesht kemi bërë atë që duhej duke njohur luftën e saj për liri dhe pavarësi”, më tha kolegu im i Madagaskarit, Dovo Eloi Maxime gjatë një takimi që patëm në margjina të samitit të OKB-së.
I thashë se “njohja nga vendi juaj erdhi në një moment të rëndësishëm dhe ne ju falënderojmë”.
U dakorduam për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike që hap rrugën e çeljes së ambasadave, organizimin e një forumi ekonomik dhe bashkëpunimin dy dhe shumë palësh.
Do të jemi bashkë në Organizatën e Frankofonisë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, në javët e ardhshme.
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Me homologun nga Madagaskari, Dovo Eloi Maxime jemi dakorduar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, avancim ky më i lartë i përfaqësimit diplomatik, si dhe të organizojmë një forum ekonomik.
Me Nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së, ambasadoren Rosemary di Karlo pata një takim pune gjatë të cilit e informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në.
I thashë se UNMIK ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndëretnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në «shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë».
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Pas një takimi pune me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren Rosemary Di Carlo, kam thënë se Rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe se Kosova është një vend me klimë ndëretnike shumë të qetë.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me homologun tim slloven Mario Cerar.Nju Jork, 27 shtator 2018 – Takim me homologun tim nga Djibouti, Mahamoud Ali Youssouf.
Është impresionuese tē ndjesh seriozitetin dhe ndershmērinē me tē cilēn e trajtojnē Kosovēn disa vende afrikane tē cilat gjatē kēsaj periudhe tē fundit kanē qenē nēn presionin, lajkat, manipulimet e Serbisē pēr tē tērhequr njohjen e Kosovēs.
Ndaj e falēnderova nga zemra ministrin e jashtēm tē Burkina Fasos Alpha Barry, vend i cili na njohu nē njē moment shumē tē rēndēsishēm pēr Kosovēn. Burkina Faso nuk ēshtē dorēzuar para presionit tē ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohēsh vendin e tij.
Ministri, pjesē e njē qeverie tē re, kērkoi informacione prej meje pēr ecurinē e dialogut dhe mē garantoi se mbēshtetja e Burkina Fasos pēr Kosovēn nē organizatat ndērkombētare, atē tē Frankofonisē dhe nē Interpol do tē vazhdonte..
E ftova tē vizitonte Kosovēn, ftesē qē u pranua me kēnaqēsi nga homologu im.
Nju Jork, 27 shtator 2018 – Kryediplomati i shtetit të Burkina Fasos, Alpha Barry, më ka siguruar për mbështetjen e plotë dhe të parezervë të këtij shteti për anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare, gjatë një takimi zyrtar që kam zhvilluar në margjina të punimeve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Takim kisha sot me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtmre, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare.
I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale. E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë.
I tregova pse Kosovae meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit.
Nju Jork, 28 shtator 2018 – Gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, në Selinë e Shenjtë, Vatikan, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher. Në kuadër të këtij takimi jam informuar për ngritjen e nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, që është konsideruar vlerësim për vendin dhe klimën e bashkëjetesës fetare.
Takim me Kshilltarin e shtetit dhe Ministrin e marrëdhënieve me jashtë të Principatës së Monaco-s Gille Tonelli. Ky shtet i vogël, por shumë i fuqishëm, do ta mbështesë Kosovën me votën e tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku ne aspirojmë të bëjmë pjesë.
I kërkova që të rritet angazhimi i Monakos me vendin ton Kosovën.
Nju Jork, 28 shtator 2018 – Takim me Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë të Principatës së Monacos, Gille Tonelli.Nju Jork, 28 shtator 2018 – Takim me Michaelle Jean, Sekretare e Përgjithshme e Frankofonisë.Nju Jork, 28 shtator 2018 – Takim me homologun tim armen, Zohrab Mnatsakanyan.
U takova në rezidencën e mikut tim ne New York, me Presidentin nigerian Muhamadu Buhari. Ishte një takim shumë i ngrohtë, në prani të Përfaqësuesit të Përhershëm të Misionit nigerian pranë OKB dhe minustrit të punëve të jashtme. Takimi shërbeu si përforcues i marrëdhënieve me këtë vend të madh me 186 milionë banorë.
E falënderova për pritjen dhe i kërkova që Nigeria si shtet i rëndësishëm afrikan të vlerësonte hapjen e ambasadës në Prishtinë dhe në të ardhmën ta mbështet Kosovën rrugën e integrimeve.
Vendosëm që të shqyrtojmë mundësi të reja të bashkëpunimit.
Nju Jork, 29 shtator 2018 – Gjatë takimit me Presidentin nigerian Muhamadu Buhari, në rezidencën e tij. Mikun tim, Presidentin e Nigerisë, Buhari, e falënderova për pritjen dhe i kërkova që Nigeria, si shtet i rëndësishëm afrikan, ta vlerësojë hapjen e Ambasadës në Prishtinë dhe në të ardhmen ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimeve.
Takimi me ministrin e punëve te Jashtme të Egjiptit Sameh Hassan Shokry Salim, shprehëm njëzëri gatishmërinë qe bashkëpunimi mes dy vendeve tona duhet të avancohet edhe në fusha të dryshme.
Jemi bashkë në komunitetin global të organizatave dhe do koordinohemi brenda tyre.
Nju Jork, 29 shtator 2018 – Gjatë takimit bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Hassan Shokry Salim.Nju Jork, 29 shtator 2018 – Gjatë takimit bilateral me senatorin Ron Johnson.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, pata kënaqësinë të takoj ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Eurazi, Wess Mitchell. Me ndihmës-sekretarin Mitchell biseduam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, avancimin e agjendës sonë euro-atlantike, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mbështetja amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme në dialogun me Serbinë është jetike për shtetin tonë. SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm.
Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashkuar. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin.
Nju Jork, 29 shtator 2018 – Gjatë takimit me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Eurazi, Wess Mitchell.
E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme Heiko Mass. Në këtë takim zyrtar që patëm në selinë e misionit gjerman në OKB, i shpreha homologut tim, mirënjohjen për rolin gjerman në ndaljen e genocidit, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në mikpritjen e diasporës së madhe kosovare, plotësisht të integruar në vendin e tij.
E informova zotëri Heiko Mass me ecurinë e dialogut me Serbinë dhe ai më rikonfirmoi pozicionin e Kancelares Merkel, që e sheh zgjidhjen përfundimtare në përputhje me vlerat europiane, si zgjidhje stabilizuese për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. I kërkova një konvergjencë më të madhe të Gjermanisë me SHBA-të në lidhje me dialogun, duke patur parasysh se vendi i tij është vend udhëheqës i Bashkimit Europian.
Kërkova ndihmë për liberalizimin e vizave, Interpol-in, dhe për njohjen e patentave kosovare të udhëtimit. Më garantoi se për këtë çështje do të veprohej shumë shpejt sipas modelit që Gjermania miratoi me Maqedoninë.
Gjermania mbetet si gjithmonë mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ne nuk mund të mendojmë përparimin tonë pa mbështetjen e këtij shteti mik dhe Kancelares Merkel!
Nju Jork, 29 shtator 2018 – E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme Heiko Mass.
“Me njohjen e Kosovës, ne thjesht kemi bërë atë që duhej duke njohur luftën e saj për liri dhe pavarësi”, më tha kolegu im i Madagaskarit, Dovo Eloi Maxime gjatë një takimi që patëm në margjina të samitit të OKB-së.
I thashë se “njohja nga vendi juaj erdhi në një moment të rëndësishëm dhe ne ju falënderojmë”.
U dakorduam për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike që hap rrugën e çeljes së ambasadave, organizimin e një forumi ekonomik dhe bashkëpunimin dy dhe shumë palësh.
Do të jemi bashkë në Organizatën e Frankofonisë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, në javët e ardhshme.
Nju Jork, 25 shtator 2018 – Në selinë e OKB-së, në takim me Madagaskarit, Dovo Eloi Maxime.
Me vizitën në misionin e Lichtensteinit në New York, takimin me ministrin e jashtëm të Tunizisë dhe takimin me ministrin e jashtëm te Armenisë, mbrëmë vonë, përfundova punën time ne UNGA 2018, duke realizuar mbi 50 takime të programuara bilaterale (të nivelit të homologëve dhe Kryetar shtetesh), dhjetëra takime të rastit ( po ashtu të nivelit të lartë shtetërorë), 2 konferenca multilaterale ( A 5 dhe RCC ), tri takime multilaterale të organizatave te Frankofonisë, Liges Arabe dhe Unionit Afrikan), takimin me nënkryetaren e OKB, Rosemarie Di Carlo dhe përfaqësues të ndryshem të organizatave ndërkombëtare të lidhura me Kosovën.
Në kuader të qëndrimit tim kam realizuar po ashtu 6 vizita të përbashkëta me Presidentin Thaçi (dy nga to) dhe me kryeministrin Haradinaj ;( Wes Mitchell, Presidentin e Turqisë Erdogan, Presidentin e Konfederatës helvetike, Emirin e Katarit dhe Sekretarit general te OCI ).
Ka pas edhe një numër të konsiderushem të takimeve të kurtuzisë dhe vendosje të kontakteve fillestare të drejtpërdrejta.
UNGA është një mundësi e papërsëritur, një herë në vit, dhe fal punës intensive, nga 15/16 ore në ditë, mund të them se ia kemi dal të rikonfirmohemi tek shtetet që na kanë njohur dhe të promovohemi te shumë shtete që ende nuk na kane njohur.
Kujdes të posaqëm i është kushtuar lobimit për votën për anëtarësim në Interpol që do të mbahet nëntorin e ketij viti në Dubai në të cilën nevojiten 2/3 e votave të shteteve anëtare.
Është bërë një punë e madhe dhe falenderoj shumë stafin profesional dhe të palodhshëm të Konsulatës së përgjithshme të Kosovës ne New York, Ambasadën e Kosovës ne Washington dhe stafin e MPJ që më mbështetën dhe ndihmuan.
Ka qenë e qartë se kjo mundesi është dashur të shfrytëzohet maksimalisht.
Nju Jork, 29 shtator 2018 – Foto e përbashkët me një pjesë të ekipës që zhvilluam takime me shumë zyrtarë të lartë shtetesh.
Një ditë para pritjes zyrtare dhe protokollare, në shtëpinë time prita ministrin e jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin.
Edhe pse në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema të interesit të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme.
Prishtinë, 14 shtator 2018 – Kisha kënaqësinë që mirëprita në shtëpinë time ministrin e jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin në fillim të vizitës së tij në Prishtinë.Prishtinë, 14 shtator 2018 – Shtrova edhe darkën për delegacionin nga Shqipëria.
Kurse të nesërmen në orët e hershme kisha organizuar pritjen e homologut tim nga Republika e Shqipërisë, Ditmir Bushati, në zyrat e MPJ-së.
Agjendë jona e përbashkët kishte për fokus identifikimin e çështjeve në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi dhe propozimi i hapave për adresimin e sfidave të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.
Republika e Shqipërisë fuqishëm mbështet Kosovën në cdo aspekt dhe për shtetin tonë, në secilën periudhë që nga koha e luftës mbështetja e shtetit shqiptar ka qenë jetike. E tillë do të jetë edhe në të ardhmen.
Prishtinë, 14 shtator 2018 – Shtrëngim duarsh me homologun shqiptarnë oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të jemi të qartë: Kosova nuk ka nevojë të përfaqësohet nga asnjë shtet tjetër, ngase ka institucionet e veta të cilat udhëheqin suksesshëm me vendin në secilin proces por të cilat kanë nevojë për mbështetje edhe në të ardhmen.
Mbështetja e Kosovës nga Shqipëria dhe aleatët e fuqishëm botëror SHBA dhe BE është garanci e të ardhmes tonë të ndritur.
Prishtinë, 14 shtator 2018 – Takimi bilatereal mes dy delegacioneve shtetërore, Kosovë – Shqipëri.
Në takimin tonë e informova Bushatin për rrjedhën aktuale të dialogut duke potencuar se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Dialogu përfundimtar me Serbinë pothuajse ka filluar, ka pasur tri takime, takimet vazhdojnë. Edhe pse jashtëzakonisht i vështirë ai duhet të vazhdojë, është i kufizuar në kohë, nuk do të zgjatë me dhjetëra vite por ai duhet të japë konkluzionet e veta shumë shpejtë dhe kjo i nevojitet edhe Serbisë për integrimet e saj, por edhe Kosovës”
Prishtinë, 14 shtator 2018 – Në konferenc për media së bashku me homologun tim, Ditmir Bushati.
E njofotova se në dialogun me Serbinë gjithçka është e hapur, por duke pasur parasysh se Kosova është një shtet që shpalli pavarësinë në 2008 në territorin e saj këto kufij duhet të respektohen dhe mbrohen.
Edhe në konferencen për media i kërkova mikut tim, Bushatit, që edhe pala shqiptare të mos “rrijë duarkryq” dhe vetëm të vëzhgojë çfarë po ndodhë, por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë.
“Nëse mundet Bashkimi Evropian dhe SHBA të jenë prezente pse jo edhe Shqipëria. Shqipëria mund të jetë një kontribut jashtëzakonisht të madh”
Ministri Bushati vlerësoi se Shqipëria ka mbështetur gjithmonë procesin e dialogut, pavarësisht se kush ishte ose është në pushtet në Shqipëri apo Kosovë.
“Deviza jonë në Shqipëri është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal, kur të vjen puna për këtë çështje ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet”
Prishtinë, 14 shtator 2018 – Bushati para mediave vlerësoi se Shqipëria ka mbështetur gjithmonë procesin e dialogut, pavarësisht se kush ishte ose është në pushtet në Shqipëri apo Kosovë.
Ministri Bushati u ndal tek çështjet e bashkëpunimit dypalësh, intensifikimi i punës së përbashkët për rritjen e përfaqësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe më gjerë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive si dhe dialogu Kosovë-Serbi.
Ministri Bushati nënvizoi mbështetjen e padiskutuar dhe të qëndrueshme të Shqipërisë për Kosovën.
“Deviza jonë është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal. Kur vjen puna për këtë çështje kemi demonstruar unitet dhe solidaritet”
Duke iu referuar dialogut, Ministri Bushati nënvizoi nevojën “për të vijuar në këtë proces me durim strategjik, kreativitet dhe me vendosmëri për të konsoliduar Kosovën dhe arritjen e mundimshme të saj”.
Të dy theksuam se gjithashtu për mbështetjen që Shqipëria mund t’i ofrojë Kosovës në procese të tjera, të tilla si anëtarësimi në INTERPOL dhe organizatat e tjera.
Ata diskutuan mbi misionet e përbashkëta diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë jashtë vendit, nevojën për të rritur shkëmbimin tregtar midis dy vendeve dhe për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Gjërat po bëhen edhe më të vështira, sepse mospajtimet po thellohen, kurse dallimet po shfaqen, edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini.
Por, këto dallime të mëdha kanë ndikuar që sot dialogu të zhvillohet vetëm përmes Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
Vështirësitë janë të mëdha, pengesat janë të mëdha dhe dallimet janë shumë të thella, por rrugëtimi dhe dialogu për paqe, stabilitetit e fqinjësi të mirë nuk ka alternativë.
Bruksel, 7 shtator 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për procesin e dialogut me Serbinë.
Përtej stresit politik ditor, sot në Prishtinë u inaugurua fabrika më e madhe dhe më moderne në rajon e përpunimit të xhamit.
Një investim multimilionësh në ekonominë kosovare nga “Mabetex Group” do të thotë vende të reja pune dhe export “Made in Kosova”.
Këtu do te gjejnë punë mbi 300 puntorë që i bashkohën shumë mijëra të tjerë.
Në hapje të kësaj fabrike ishin shumë pjesëmarrës, Presidenti i Republikës, Kyeministri, shumë kryetar komunash, deputet e miqë të tjerë.
Prishtinë, 7 shtator 2018 – Një investim multimilionësh në ekonominë kosovare nga “Mabetex Group” do të thotë vende të reja pune dhe export “Made in Kosova”. Prishtinë, 7 shtator 2018 – Një investim multimilionësh në ekonominë kosovare nga “Mabetex Group” do të thotë vende të reja pune dhe export “Made in Kosova”. Fabrika më e madhe dhe më moderne në rajon e përpunimit të xhamit m-technologie, u hap zyrtarisht në fshatin Lebane.