Prishtinë, 13 mars 2018
Sot isha nikoqir i takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Karl Erjavec.
I shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen konsistente dhe gjithëpërfshirëse sllovene.
Sllovenia ka qenë zëri më i fuqishëm për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës edhe atëherë kur ne kemi jetuar në kohë të vështira dhe nën kulmin e përbashkët.

U sigurova se Sllovenia do shtojë angazhimin dhe përkushtimin e saj edhe më të madh për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Organizatat Ndërkombëtare, rrugëtimin tonë euro-atlantik, liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për rritjen e mëtejme të investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë në shumë sektorë tjerë, ku potencialet janë të pashfrytëzuara.

Po atë ditë u zhvillua edhe Forumi Ekonomik që kisha organizuar në mes dy vendeve me pjesëmarrjen e 40 bizneseve të sektorëve të ndryshm nga të dyja anët.
Në praninë e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Karl Erjavec dhe dhjetëra bizneseve si nga Kosova ashtu edhe nga Sllovenia, sot në Prishtinë nënshkruam Protokollin i sesionit të parë në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Slloveni.

I propozova miqve dhe partnerëve tanë slloven, që të kemi një Zonë Ekonomike vetëm sllovene.
Nga Investimet e Huaja Direkte zhvillohet Kosova, përfiton ekonomia, krijohen vende të reja pune dhe përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve tanë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK, tha se duke marrë parasysh eksportet e Sllovenisë që janë afro 30 miliardë euro duhet të avancojmë më shumë këtë bashkëpunim.
“Në aspektin ekonomik Sllovenia nga ish hapësira e Ballkanit Perëndimor me sukses e ka kaluar transpozicionit dhe tani është pjesë e fuqizimit në kuadër të familjes evropiane”.
Ante Millovoj, nga Oda Sllovene ka theksuar se biznesi slloven është i interesuar të ndihmojë atë kosovar. Ai tha se modeli profesional slloven duhet të ofrojë zgjidhje edhe në shtetin e Kosovës.
“Jemi të interesuar të heqim mosbilancin në mardhënie ekonomike. Dua të veçoj bashkpunimin për reciklimin e mbetjeve dhe fabrika për pastrimin e tokës. Biznesi slloven është i hapur për iniciativa me Kosovën. Modeli jonë profesional dhe arsimor mund të ofroj zgjedhje të duhur për interes dy palësh”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se është shqetësuese fakti që 110 milionë euro janë importuar më 2017, ndërsa vetëm 1 për qind e asaj janë eksportuar.
“Kemi një mosbalancim marramendës tregtar. Vitin e kaluar kemi importuar 110 milionë euro e kemi eksportuar 1 për qind të asaj dhe ne nuk jemi aspak të nervozuar, ne me kënaqësi i konsumojmë prodhimet sllovene”.
“Inkurajoj bizneset sllovene që ta konsiderojnë tregun kosovarë jo vetëm për të plasu produktet por edhe për fuqinë puntore e cila është shumë proaktive”, shtoi Pacolli.
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erlavec, tha se edhe marrëdhëniet politike luajnë rol në zhvillim të bashkëpunimit ekonomik.
“Një kohë shumë të madhe ja kemi dedikuar bashkëpunimit ekonomik. Mua më duket diplomacia ekonomike si parakusht për marrëdhënie të mira miqësore politike. Unë jam i bindur se marrëdhëniet politike do të thotë se duhet edhe një bazament i duhur për zhvillim ekonomik”, ka thënë Erlavec.
Në fund ai shtoi se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e Kosovëss në rrugën e saj evropiane.
Më pas u nënshkrua protokoll i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Sllovenisë. Guner Ureya, drejtor i departamentit për diplomaci ekonomike në MPJ e Kosovës dhe nga MPJ e Sllovenisë, Alenka Suhadolnik, nënshkruan marrëveshjen.















