Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Insistova për njohjen nga ministri i punëve të jashtme të Seychelles, Jean-Paul Adam

    Insistova për njohjen nga ministri i punëve të jashtme të Seychelles, Jean-Paul Adam

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të aktiviteteve lobuese në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Seychelles, z. Jean-Paul ADAM.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli informoi ministrin Adam me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për procesin e përfundimit të suksesshëm të pavarësisë së mbikqyrur dhe procesin e njhjeve të Republikës së Kosovës.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli kërkoi nga ministry Adam njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës, dhe fillimin e ndërtimit të marëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve.

    Në anën tjetër, kryeministri Spencer, ka thënë se vendi I tij nuk është kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq njohja formale do të ndodhë shumë shpejt.

    Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Adam, se në kuadër të turneut të tij të ardhshëm në shtetet afrikane, në muajin tetor, do të zhvillojë edhe një vizitë në shtetin e Seychelles.

  • Në vazhdim të aktiviteteve lobuese takova kryeministrin e Antigua Barbudas, Baldwin Spencer

    Në vazhdim të aktiviteteve lobuese takova kryeministrin e Antigua Barbudas, Baldwin Spencer

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të aktiviteteve lobuese për shtimin e njohjeve të reja për Kosovën, zv/kryeministri Pacolli ka takuar kryeministrin e Antigua Barbudas, Baldwin Spencer, të cilin e informoi hollësisht me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për procesin e përfundimit të suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur dhe respektimin e plotë të planit të presidentit Ahtisari.

    Pacolli kërkoi nga kryeministri Spencer njohjen sa më të shpejtë të Kosovës, si hap me rëndësi drejt fillimit të ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Në anën tjetër, kryeministri Spencer, ka thënë se njohja e Kosovës, është në agjendën e shtetit të tij.

  • Në New York me kryeministrin Thaçi takuam zv/presidentin e Sudanit Jugor, Riek Machar Teny

    Në New York me kryeministrin Thaçi takuam zv/presidentin e Sudanit Jugor, Riek Machar Teny

    E mërkurë, 26 shtator, 2012, Nju Jork – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri Pacolli si dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Enver Hoxhaj kanë takuar Zëvendës Presidentin e Sudanit Jugor, Dr Riek Machar Teny, me të cilin kanë biseduar për shumë çështje.

    Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi njoftoi Zëvendës Presidentin Teny në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës duke përfshirë reformat politike, ekonomike, si dhe veçanërisht me procesin e suksesshëm të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.

    Sipas kryeministrit Thaçi – “Republika e Kosovës ka për qëllim dhe vizion integrimin në BE, NATO, si dhe gjithashtu edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prandaj është e përkushtuar që të punojë dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur që të përmbush këtë vizion” theksoi Kryeministri Thaçi.

    Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zëvendës Presidenti njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga shteti i Sudanit Jugor, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ndërsa Zëvendës Presidenti i Sudanit Jugor z. Teny, gjatë takimit ftoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Thaçi për një vizitë shtetërore në Sudanin Jugor, ku do të diskutohej për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.

  • Lobimin me kryeministrin Thaçi e vazhduam duke kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës edhe nga Tanzania

    Lobimin me kryeministrin Thaçi e vazhduam duke kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës edhe nga Tanzania

    Nju Jork, 25 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe.

    Kryeministri Thaçi njoftoi ministrin Membe edhe njëherë me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

    Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova tashmë është shtet i konsoliduar që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare.

    Thaçi e Pacolli i këkuan edhe nëjherë ministrit Membe njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Tanzania, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

    Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi nëpërmjet ministrit, z.Bernard Membe i përcolli ftesën Presidentit të Tanzanisë Yakaya Kikwete për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

  • Me kryeministrin Thaçi në New York takuam  presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang

    Me kryeministrin Thaçi në New York takuam presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang

    Nju Jork, 25 shtator 2012

    Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale z. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.

    Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

    “Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon” tha kryeministrit Thaçi.

    Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendës Kryeministri Pacolli i kërkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

  • I ftuar nderi nga në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”

    I ftuar nderi nga në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”

    Nju Jork, 24 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork të SHBA-ve, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”.

    Në këtë eveniment, kanë marrë pjesë më shumë se 100 përfaqësues të lartë nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa fjalën kryesore e ka mbajtur sekretari I përgjithshëm I OKB-së, z.Ban Ki Moon.

    Zëvendëskryeministri Pacolli I cili ishte i ftuar nderi në këtë ceremoni gala, gjatë fjalës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u nderua me një vend në lozhën e nderit në mesin e dhjetëra presidentëve dhe kryeministrave.

    Gjatë kësaj ceremonie, zëvendëskryeministri Pacolli shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me udhëheqës shtetesh, si, me ministrin e punëve të jashtme të Cejlonit, Sudanit të Jugut, Mozambikut etj.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dha edhe një intervistë direkte me televizionin amerikan CNBC ku foli gjerësisht për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, pas përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur. Pacolli ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në afirmimin dhe konsolidimin e shtetësisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

    Sipas agjendës, zvkryeministri Pacolli sot(e hënë) vazhdon takimet e parapara me kryeministrin e Antigua Barbudas dhe Lesothos.

  • Delegacioni i Kosovës takon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon

    Delegacioni i Kosovës takon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon

    Nju Jork, 23 shtator 2012

    Në kuadër të vizitës në Nju Jork, ku është duke përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u prit në selinë e Kombeve të Bashkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës, përbehej edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe Ambasadori i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, Bekim Sejdiu.

  • Gjatë qëndrimit në New York takova edhe përfaqësuesen e Singaporit në OKB

    Gjatë qëndrimit në New York takova edhe përfaqësuesen e Singaporit në OKB

    Nju Jork, 22 shtator 2012

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim për shtimin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga konsullja e nderit e Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadarasri, ka takuar konsullen e Singaporit në Nju-Jork, Yuin-Lyn NG.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli informoi konsullen Lyn me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit të pasluftës.

    “Ne sapo kemi përmbyllur procesin e pavarësisë së mbikëqyrur, që nënkupton që në përpikëri kemi respektuar zotimet para faktorit ndërkombëtar. Kemi respektuar plotësisht pakon e të të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisari, dhe i kemi treguar botës demokratike, se Kosova është e përkushtuar seriozisht të avancojë përpara”, ka thënë Pacolli.

    Nga ana tjetër, konsullja Lyn është shprehur se shteti që përfaqëson ajo, ka përcjellë në vazhdimësi zhvillimet politike rreth Kosovës. Ajo ka shtuar se Singapori do të studiojë në mënyrë të detajizuar vendimin rreth njohjes së Kosovës.

  • Takova përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, Zina Andrianarivelo-Razafy

    Takova përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, Zina Andrianarivelo-Razafy

    Nju Jork, 21 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, z. Zina Andrianarivelo-Razafy.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, njoftoi përfaqësuesin e Madagaskarit, me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, që nga periudha e fillimit të viteve 90-ta, dhe evoluimproceseve të cilat rezultuan me shpalljen e pavarësisë me 2008.

    “Ne jemi ballafaquar me gjenocid, që Serbia ka ushtruar ndaj nesh. Në Kosovë, shteti serb përveq krimeve të rënda që ka kryer, gjithashtu ka dhunuar gratë dhe vajzat tona, deri në momentin e intervenimit të botës demokratike. Kosova konform udhëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ka ardhur deri tek shpallja e pavarësisë. Gjithashtu, konform planit të të dërguarit të OKB-së, z.Ahtisari ne kemi shpallur pavarësinë duke garantuar respektim të plotë të të drejtave të minoriteve. Vendimin tonë për shpalljen e pavarësisë, edhe GJND-ja e vlerësoi se Kosova se nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.

    Në anën tjetër përfaqësuesi i përhershëm i Madagaskarit z. Zina Andrianarivelo-Razafy, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se do të përpilojë një raport të studiuar mirë, që ndërlidhet me procesin e njohjes së Kosovës, dhe të njëjtin do ta përcjellë në kryeqytetin e shtetit të tij.

    z. Zina Andrianarivelo-Razafy, dhe zëvendëskryeministri Pacolli u dakorduan edhe për takimin me presidentin e Madagaskarit që do të zhvillohët në ditët e ardhshme në Nju Jork.

  • Me kryeministrin Thaçi takuam sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton

    Me kryeministrin Thaçi takuam sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton

    Nju Jork, 20 shtator 2011

    Në kuadër të aktivitetit diplomatik në SHBA, delegacioni i Kosovës, i përbërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli u pritën nga Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton.

    Sekretarja Klinton e përgëzoi delegacionin e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për të ndërtuar dhe konsoliduar demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Ajo i inkurajoi liderët e Kosovës për aktivitetet diplomatike, të cilat i vlerësoi si jashtëzakonisht efektive.

    Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe misionin e tij në Kosovë për rendin dhe ligjin, EULEX, është i një rëndësie të veçantë dhe kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision. Ajo tha se është me rëndësi marrëdhënia e afërt me Bashkimin Evropian.

    Në New York në takim me sekretaren e shtetit të Amerikës, znj. Hillary Clinton.

    Zonja Clinton tha se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

    Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë përpara dhe përshëndeti përkushtimin e Kosovës për këtë proces. Ajo tha se SHBA-ja po vazhdon t’i inkurajojë shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.

    Sekretarja amerikane e Shtetit e inkurajoi thellimin e reformave të brendshme në Kosovë dhe i dha përkrahje liderëve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Gjatë takimit, kryeminsitri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga e falënderuan Sekretaren Clinton për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-së po e japin në procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.