Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Nigeri dhe Guinea Conacry njohin Kosovën

    Nigeri dhe Guinea Conacry njohin Kosovën

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se edhe dy shtete afrikane kanë marr vendim për njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për Guinean dhe Republikën e Nigerit.

    “Ju njoftojmë se zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Nota verbale nga Nigeri.

    Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli. Brenda ditës ju njoftojmë për detajet e këtyre njohjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet 

    Nota verbale nga Republika e Guinesë Conacry.
  • Zv/kryeministri Pacolli takon ambasadorin e Australisë në Kosovë, rezident në Vjenë, Michael Potts

    Zv/kryeministri Pacolli takon ambasadorin e Australisë në Kosovë, rezident në Vjenë, Michael Potts

    Prishtinë, 15 korrik 2011

    Zëvendëskryeministri Pacolli, ka vlerësuar lartë rolin e shtetit të Australisë, në procesin e krijimit të shtetit të Kosovës. Ai ka njoftuar ambasadorin Potts, me progresin e arritur në Kosovë, dhe veçanërisht me hapat e ndërmarrë drejt, nxitjes së disa reformave thelbësore që do të krijonin kushte për zhvillim ekonomik.

    “Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm, për reforma në drejtësi, ekonomi. E kam një  ide të qartë për ridizajnimin e Agjensionit të Privatizimit, duke e shndërruar atë në Agjension të Participimeve. Ne duhet të krijojmë kushte për të rritur sigurinë e investitorëve. Vetëm kështu besoj se do të ngjallim ekonominë tonë”, ka theksuar zoti Pacolli.

    Në anën tjetër, ambasadori Patts, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës të shtetit të tij, për Republikën e Kosovës.

    Ai ka siguruar zëvendëskryeministrin Pacolli që personalisht do të bashkëpunojë në nxitjen e investitorëve australianë, për të ardhur në Kosovë dhe për të investuar. Ambasadori Patts, ka  vlerësuar lartë angazhimin e zotit Pacolli për nxitjen e reformave ekonomike.

    “Kosova ka fat që ju jeni pjesë e Qeverisë, për ti implementuar këto reforma”, ka thënë ambasadori Patts.

  • Presidenti Topi, vlerëson angazhimin e ish-presidentit Pacolli

    Presidenti Topi, vlerëson angazhimin e ish-presidentit Pacolli

    Tiranë, 12 korrik 2011

    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrja znj.Mimoza Kusari-Lila, kanë takuar në Tiranë, presidentin e Shqipërisë z.Bamir Topi.

    Ish-presidenti Pacolli, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit, i shoqëruar nga autoritete akademike, i ka shpjeguar presidentit Topi, idenë e tij për integrimin ekonomik të shqiptarëve.

    z.Pacolli gjithashtu, e falënderoi presidentin Topi, për rolin e tij si president, në ekuilibrimin e situatës politike në Shqipëri.

    Në anën tjetër, presidenti Topi, e ka vlerësuar  faktin që z.Pacolli është duke u angazhuar konkretisht për jetësimin e idesë që shpalli gjatë kohës sa ishte president i Republikës së Kosovës.

    Presidenti Topi, tha se dinjiteti që z.Pacolli tregoi gjatë ndërprerjes së mandatit të tij si president, është shembull për politikanët shqiptarë.

    z.Pacolli, po ashtu e njohu presidentin shqiptar, me iniciativat e ardhshme në kuadër të Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit.

    Presidenti Topi, kërkoi që në këto iniciativa të fuqizohet ideja e ndërtimit të korridorit të tetë, si një korridor që shton rëndësinë e shqiptarëve në rajon.

  • Mbi hapësirën mbarëkombëtare të zhvillimit

    Mbi hapësirën mbarëkombëtare të zhvillimit

    Nga Behgjet Pacolli

    Ish president i Kosovës

    Idenë e hapësirës së përbashkët e hodha për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë kur isha President, dhe ajo krijoi entuziazëm të madh tek shumë intelektualë të shquar të hapësirës sonë. Dhe unë vendosa t’i bëj thirrje atyre që të më ndihmojnë me ide të tjera, përplotësuese, jetësuese të kësaj hapësire. Busulla intelektuale, e mendjes së kombit nuk të lë të gabosh si kur je duke udhëtuar fillikat në këtë horizont, si kur mban përgjegjësi publike, si një pjesë jona sot. Mes intelektualësh ndihet atmosfera e lirisë thithen ide që vijnë prej lirisë akademike, që aq shumë na mungon ne politikanëve. Për mua që kam hyrë në politikë nga bota e biznesit ndërkombëtar, ajri i lirisë, është një rikthim në realitet. Për mua është hapje e një horizonti ku nuk e sheh fundin, njëjtë me përfytyrimin që më krijonte në fëmijëri, fshati im i lindjes.

    Në mes të këtij horizonti, idetë e ndritshme si ato të Arben Xhaferrit, të dy Presidentëve Moisiu dhe Meidani, të intelektualëve të tjerë që së bashku  me mua themeluan Lëvizjen për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit të ofrojnë busullën,  drejtimin. Busulla është: Ne duhet të punojmë për Mirëqenien e kombit tonë. Ne duhet të nxisim vetëiniciativën për të vënë në punë në funksion të këtij qëllimi të gjitha kapacitetet tona njerëzore, natyrore, etj. Askush nuk mund të na pengojë për këtë.  Askush s’ka të drejtë të na pengojë për këtë. Duke folur në frymë pozitive, më duhet të them se institucionet evropiane ku ne duam të hyjmë, na nxisin të punojmë për këtë mirëqenie. Në përputhje me modelet evropiane, në mbrojtje të interesit tonë kombëtar ne mund të punojmë, pa trembur askënd..

    Para disa muajsh falënderova Universitetin Europian për titullin honoris causa që më blatuan,  dhe nënvizova: guri peshon më rëndë në vendin e vet. Me këto fjalë doja të thoja, se pas udhëtimeve të shumta nëpër botë, si njeri i biznesit,  kam kuptuar shumë sesa i rëndësishëm është Atdheu, por dhe kam kuptuar akoma më shumë sesi duhet të zhvillohet ai. Atdheu për ne, është Kosova, është Shqipëria. Ne jemi një komb, ne kemi një Atdhe. Ne duhet të mendojmë së bashku për zhvillimin e tij. Ashtu kështu veç e veç jemi të vegjël, edhe bashkë jemi gjithashtu të vegjël. Por më të fortë akoma!

    GJENDJA E DY VENDEVE TONA

    Janë disa fjalitë kyçe, që të çojnë tek ideja e Mbrothësisë siç i thonë në Jug të Shqipërisë, apo e Mirëqenies, siç i thonë kudo ku jetojnë shqiptarët, termi që përdor Mjeshtri i fjalës dhe i ideve, Arben Xhaferri.

    Mbrothësia apo Mirëqenia kombëtare janë imperativ i kohës për klasën politike dhe intelektuale të dy vendeve.

     -Ne sot jemi ndër shtetet më të varfra dhe të pazhvilluara të Evropës.Megjithë njëlloj diference pozitive të Shqipërisë sa i takon të ardhurave për frymë, përqindja e popullsisë që jeton nën dyshemenë e varfërisë, është thuajse e njëjtë. Papunësia është njëlloj e lartë, duke u luhatur tek 30-50% nëse do i marrim për të sakta të dhënat e burimeve zyrtare statistikore. Ne jemi vende që nuk prodhojmë, ose prodhojmë fare pak. Ne jemi vende që po e braktisim traditën tonë të punimit të tokës, ndryshe nga fqinjët tanë, që e punojnë tokën disa herë më shumë sesa ne që e lemë djerrë..Ne jemi vende që blejmë më shumë sesa shesim, pra ne jemi vend që importojmë shumë më shumë sesa eksportojmë. Ne jemi të vetmet vende në Evropë, megjithëse me rezervat ujore dhe të thëngjillit më të mëdhatë për frymë popullsie, kemi vuajtur së bashku, nga kriza energjetike, megjithëse Shqipëria ka disa vite që është shkëputur prej saj. Ne jemi që të dy vende pa modele të qarta zhvillimi siç pohojnë këtu dhe atje autoritete të rëndësishme profesionale, si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Ne nuk po identifikojmë dot prioritetet tona të zhvillimit. Ne nuk po mësojmë nga gabimet e të tjerëve.

    Kjo situatë është dramatike. Ne e dimë siç e kanë afirmuar profesorë të shquar se pjesa më e madhe e problemeve të moszhvillimit janë për shkak të copëtimit nga fqinjët. Viset shqiptare para 1912,përfaqësonin një unitet ekonomik dhe demografik të krahasueshëm me popujt e tjerë të rajonit, grekët, serbët, apo bullgarët.  Por nëse në 1912, Shqipëria copëtohej, ne sot  100 vjet më pas, duam të bëjmë diçka modeste për t’i bashkuar copat e mozaikut kombëtar. Në ekonomi, kulturë, arësim, etj.

    SHIKIMI NGA E ARDHMJA

    Pra nuk do doja të merrem me të kaluarën dhe të shoh brenda saj të metat tona apo fatkeqësitë historike. Sot dua të shoh me ndihmën e intelektualëve, kah horizonti i të ardhmes.

    Për fat të mirë, aspiratat tona kombëtare, ëndrrat e patriotëve tanë të mëdhenj, nuk shkojnë kundër proceseve evropiane në të cilët ne jemi kyçur. Ne duke ecur në pista europiane mund të rikrijojmë realitete ekonomike kombëtare konkurenciale, prej të cilëve nuk do të fitonin vetëm shqiptarët, por dhe popullsitë që jetojnë bashkë me ta, apo pranë tyre.

    Fjala kyçe është heqja e barrierave kufitare, administrative, thyerja e tyre dhe shfrytëzimi i të gjithë kapaciteteve tona njerëzore, natyrore, politike në funksion të mirëqenies sonë kombëtare.

    Me fjalë të tjera krijimi i tregut të përbashkët kombëtar, por jo thjesht atij ekonomik. Krijimi i këtij tregu, në të gjithë elementët e tij, është parakusht i çdolloj integrimi kombëtar apo evropian të shqiptarëve. Nga krijimi i këtij realiteti ekonomik të përbashkët, shqiptarët do të potenconin dhe epërsitë strategjike që kishin mbi popullsitë e tjera, për shkak të pozicionit gjeografik.

    Si mund të arrihet kjo, pa vendosur kudo në hapësirën tonë kombëtare një sistem legjislativ evropian? Si mund të arrihet kjo pa standardizuar dijen, kulturën, universitetet?A ka mundësi që ne të ngremë një sistem energjetik unik? A e dini se nëse do të kishim ndërtuar prej kohësh një linjë interkonieksioni, dy sistemet tona energjetike do të krijonin mundësi që as Kosova, as Shqipëria të mos vuanin për energji, dhe madje të eksportonin? A e dini se po sikur të kishim krijuar një sistem unik, të menaxhuar sipas standardeve të njëjta, duke shtuar burimet e prodhimit, do të kushtëzonim tregun rajonal të energjisë? Kush na ka penguar ne të ndërtojmë një sistem të tillë?

     Jam shumë i lumtur që më në fund, qeveria e sotme e Shqipërisë vendosi ndërtimin e kësaj linje, ashtu si dhe vendosi që të heqë çmimet e referencës për produktet e dy vendeve, një barrierë mjaft problematike doganore.

    Më mirë vonë se kurrë.

    ORIGJINA E ANGAZHIMIT TIM PER KETE IDE

    Në këtë shkrim unë thjesht po mundohem të hap disa pista për diskutimet e ardhshme.

    Ndërkohë dua të sqaroj diçka personale, për atë se ku i ka rrënjët ky përkushtim i imi për këtë ide. Dua të qartësohet se ky përkushtim nuk është pasojë e ndonjë konvertimi tim politik në nacionalistin e orës së fundit. Përkundrazi.

    Dua të kuptohet se pikërisht kozmopolitizmi im jetësor, profesional, ma ka forcuar dashurinë për atdheun, diçka që mund ta kuptojnë shumë mirë ata që jetojnë jashtë vendit.

    Dua të jetë e qartë se pikërisht kjo lloj endje rrugëve të botës, tregjeve të saj, më bëri të shoh shumë më larg sesa miq të mi politikanë që nuk e kanë patur këtë shans.

    Pra, eksperienca ime në biznesin ndërkombëtar më ka bindur prej kohësh për dobinë e ideve mbi Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit.

    -Shumë vite më parë në përpjekje për të ndihmuar Shqipërinë të kapërcente krizën energjetike të vitit 2005, i njoha potencialet e bashkimit të sistemeve tona energjetike dhe kundërshtarët e këtij bashkimi.

    -Në vitin 2006, pikërisht duke identifikuar problemet ekonomike si moment i rëndësishëm përbashkues i popujve të Ballkanit, themelova Fondacionin SEED, për zhvillimin e Europës Juglindore.

    -Në vitin 2007 rashë në kontakt me idenë e zotit Xhaferri për krijimin e një Komunuelthi shqiptar, një objektiv që ai e përsëriti dhe sot të rishikuar. Ishte një forum akademik si ky i sotmi, ku zoti Xhaferri plasoi idenë e tij, një forum ku shumë akademikë artikuluan shumë ide të ngjashme, por që prej atëherë mbetën pa realizim.  

    -Kam reflektuar shumë për idenë e tregut të cilën e kam afishuar me forcë të madhe  në zgjedhjet e 2010 anembanë Kosovës, dhe në parlamentin e Shqipërisë në mars 2011.

    -Po punoj dhe sot në cilësinë e zëvendëskryeministrit, për jetësimin në praktikë të dy zonave të lira ekonomike në Mitrovicë, dhe në Gjakovë. Janë këto dy zona prej të cilave do të fitojnë dy vendet tona, do të fitojnë shqiptarët, por dhe serbët. Ekonomia ofron të vetmet mundësi që të kapërcehet ndarja aktuale, që të thyhen kufijtë midis shqiptarëve, apo ata që janë vendosur në Mitrovicë.

    PUNA SI ZEVENDESKRYEMINISTER

    -Po punoj sot në cilësinë e zëvendëskryeministrit, për jetësimin në praktikë të dy zonave të lira ekonomike në Mitrovicë, dhe në Gjakovë. Janë këto dy zona prej të cilave do të fitojnë dy vendet tona, do të fitojnë shqiptarët, por dhe serbët. Ekonomia ofron të vetmet mundësi që të kapërcehet ndarja aktuale, që të thyhen kufijtë midis shqiptarëve, apo ata që janë vendosur në Mitrovicë.

    Siç dihet unë kam pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës për të ndihmuar në nxitjen e investimeve të huaja dhe shtimin e njohjeve në cilësinë e zëvendëskryeministrit. Ajo që po bëj, është ajo që di shumë mirë ta bëj dhe s’do ndalem kurrë.

    -Unë do të ndryshoj rrënjësisht mënyrën e promovimit të Kosovës, pse jo dhe të Shqipërisë për t’i bërë tërheqëse për investimet e huaja, nëpërmjet reformimit të Agjencisë së Investimeve, por dhe duke modifikuar rrënjësisht Agjencinë e Privatizimit. 

    -Pasojat e aktivitetit të kësaj Agjencie në vite kanë qenë përgjithësisht negative në ekonominë dhe financat e  trojeve tona, duke prodhuar varfëri, papunësi dhe duke zhvendosur burime financiare nga tregu i Kosovës në një destinacion, prej ku Kosovës do t’i duhet një kohë e gjatë për t’i përdorur.

    Ne flasim shumë për partneritetin publiko privat PPP.

    S’di si janë punët në Shqipëri, por në Kosovë s’ka asnjë shans që ky partneritet të funksionojë ashtu siç është menduar dhe tentohet nga dikush.

    -Nga ky forum, po i bëj thirrje klasës politike, institucioneve në Kosovë dhe në Shqipëri që në menaxhimin e aseteve që kanë mbetur pa u privatizuar, të përdoret me efektivitet kjo formulë participimesh në biznese të përbashkëta.

    Kjo mundëson që investitori të ndihet i sigurt, t’i ndihmohet atij në krijimin e biznesit, të ndikohet pozitivisht në mirëqenie dhe punësim.

    Kështu Kosovës do t’i mundësohet që paratë e privatizimit të mbesin në qarkullim në ekonominë e vendit dhe jo të ngurtësohen jashtë tij.

    -Shteti do të tërhiqet nga partneriteti kur biznesi të fuqizohet, t’i shumëfishohet vlera dhe do të marrë mbrapsh më shumë para sesa ka harxhuar.

    -Unë do të angazhohem fuqimisht që asetet tona minerare të mos trajtohen shkel e shko siç është deri më sot me burimet tona natyrore.

    -Unë do mundohem së bashku me ekspertët e huaj këto asete minerare të vlerësohen dhe të jenë pjesë përbërëse e berzave, panaireve ndërkombëtare. Në këtë angazhim do të përfshihen vetëm ekspertët me eksperiencë.

    -Nga një qasje krijuese si kjo, mineralet si të tilla kanë shansin më të mirë që vlera e tyre të shumëfishohet. Ndërkohë krijohen mundësitë që aksionarë të tyre të mos jenë vetëm një person apo një kompani, por ato të jenë të hapura për aksionariat publik.

    Krijimi i holdingjeve të përbashkëta ndërshtetërore që të ruhet vlera dhe interesi i kompanisë është një drejtim tjetër ku ne duhet të investohemi së bashku. Pra qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Asetet minerare janë pasuri e kombit tonë.

    – Në vend se Trepça e Kosovës të shitet për dhjetra milionë për shkak të pamundësisë së buxhetit të vogël për ta funksionalizuar, ne do të ndërrojmë adresën e kompanisë menaxhuese duke e transferuar atë në qendrat më të rëndësishme financiare botërore. Atje ajo do të vendoset në kontakt me publikun. Vlera e saj e shitjes nga dhjetra milionët aktualë do të jetë miliardëshe. Bëj apel që kjo mënyrë privatizimi apo trajtimi duhet të përdoret urgjentisht dhe në Shqipëri për ato minerale që janë të dobishëm jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë botën.

    -Jetësimi i parimit one stop shop në trajtimin e investimeve të huaja, do të jetë imediat në punën time dhe të stafit tim.

    -Reformat në sistemin gjyqësor janë jetike për investimet e huaja. Jam i njohur me problemet në procese të ndryshme këtu në SHqipëri dhe tek ne, që zgjatin shumë dhjetra vite; njerëzit e biznesit shantazhohen, dhe dekurajohen.

    Unë po e ndiej edhe vetë në Kosovë kohët e fundit këtë të keqe të madhe. Këto praktika të pranishme në vendet tona duhet të marrin fund sepse ato damkosin për keq vendet tona dhe mbyllin rrugët e zhvillimit.

    KRIJIMI I SINERGJIVE KOMBETARE

    Sot jam shumë i lumtur se ideja e krijimit të Hapësirës Mbarëkombëtare të Zhvillimit, ka gjetur përkrahje të madhe në mjediset politike, akademike, biznesore të kombit tonë në Prishtinë dhe në Tiranë.

    Dua të falënderoj publikisht intelektualin e shquar, Akademikun Rexhep Qosja, i cili megjithë disa kritika për mua, kishte gjetur rastin të çmonte idetë e mia për bashkimin kombëtar që nis nga ekonomia.

     Më tej akoma, shumë mjedise intelektuale, OJQ– kanë filluar të diskutojnë për idetë tona të intensifikimit të bashkëpunimit tonë kombëtar, të krijimit të tregut të përbashkët.

     Makina kombëtare, tani është vënë në lëvizje prej energjive tona dhe askush nuk mund ta ndalë.

    Unë dua që idetë intelektuale puna ime, kontributi i miqve të mi të politikës dhe të biznesit të bashkohen në një fluks të përbashkët energjish, në një lëvizje qytetare, mbarëkombëtare që t’ja nisë që sot e të punojë për realizimin e ideve tona përbashkuese.

  • Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar kryeparlamentaren e Shqipërisë, znj Jozefina Topalli

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar kryeparlamentaren e Shqipërisë, znj Jozefina Topalli

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, janë takuar në Tiranë me kryeparlamentaren e Shqipërisë, znj Jozefina Topalli.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, ka falenderuar zonjën Topalli për gatishmërinë e vazhdueshme që ka treguar, për krijimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Zoti Pacolli në këtë kontekst, e ka njoftuar zonjën Topalli me angazhimet e tij, në drejtim të krijimit të kushteve për hapsirën e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Kemi ide të qarta për reforma në Kosovë. Unë jam i vendosur që ti çoj përpara idetë që integrojnë dhe fuqizojnë ekonomikisht popullin shqiptar”, ka thënë Pacolli.

    Në anën tjetër, zonja Topalli përgëzoi zotin Pacolli për sjelljen e tij prej burrshtetasi gjatë procesit të krizës institucionale në Kosovë,  që rezultoi me zgjedhjen e një gruaje në krye të shtetit.

    Ajo vlerësoi lartë idenë e ish presidentit Pacolli, për promovimin e një hapsire të përbashkët ekonomike.

    “Është shumë i rëndësishëm krijimi i kushteve lehtësuese për bizneset. Dhe zoti Pacolli këtë e kupton më së miri”, ka thënë Topalli.

    Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, ka inkurajuar zonjën Topalli, dhe qeverinë shqiptare për hapat që ka ndërmarrë së fundmi për lehtësimin e kushteve për bizneset në Kosovë dhe ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit për të arritura të tjera në të ardhmen.

    “Heqja e çmimeve referente është një hap shumë i rëndësishëm. Qeveritë e dy vendeve tona duhet të bashkëpunojnë në çdo fushë për të arritur suksese të përbashkëta”, ka vlerësuar Kusari-Lila.

  • Fjala e presidentit Pacolli në forumin ekonomik Kosovë-Shqipëri

    Fjala e presidentit Pacolli në forumin ekonomik Kosovë-Shqipëri

    Fjala e ish Presidentit të Kosovës, zotit Behgjet Pacolli në forumin akademik “mbi hapësirën e përbashkët ekonomike Shqipëri-Kosovë, ç’lloj bashkimi” Tiranë, 9 korrik 2011.

    Të nderuara autoritete akademike,

    Të nderuar Presidentë Moisiu dhe Meidani,

    Të nderuar intelektualë, profesorë, studentë, dhe të ftuar të tjerë,

    Ndihem shumë i vlersuar që gjendem mes jush në këtë mjedis njerëzish të mendjes.

    Këtu mes jush ndien atmosferën e lirisë, këtu thith ide që vijnë prej lirisë akademike, që aq shumë na mungon ne politikanëve.

    Për mua që kam hyrë në politikë nga bota e biznesit ndërkombëtar, ky ajër lirie, është një rikthim në realitet.

    Për mua është hapje e një horizonti ku nuk e sheh fundin, njëjtë me përfytyrimin që më krijonte në fëmijëri, fshati im i lindjes.

    Në mes të këtij horizonti, idetë e ndritshme si ato të Arben Xhaferrit, të dy Presidentëve Moisiu dhe Meidani, të intelektualëve të tjerë që do të flasin këtu, të ofrojnë busullën,  drejtimin.

    Busulla intelektuale, e mendjes së kombit nuk të lë të gabosh si kur je duke udhëtuar fillikat në këtë horizont, si kur mban përgjegjësi publike, si një pjesë jona sot.

    Unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë dy universitetet, atë Europian të Tiranës dhe Universitetin Fama në Prishtinë. Ata vendosën të na mblidhnin këtu, njerëz të politikës, të botës akademike dhe të biznesit për të diskutuar për një temë kaq të madhe me një horizont kaq të gjerë idesh të ndritshme.

    Idenë e hapësirës së përbashkët e hodha për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë dhe ajo krijoi entuziazëm të madh tek shumë intelektualë të shquar të hapësirës sonë. E diskutova idenë e këtij forumi me drejtuesit e UET-it që kur isha këtu në mars në veshjen e Presidentit të Kosovës, dhe jam tejet i nderuar që ata e pranuan patronatin tim për realizimin e tij.

    Folësit e nderuar para meje, mes të cilëve dua të veçoj mesazhin e intelektualit tonë të shquar Arbën Xhaferri, na e qartësuan dhe më shumë drejtimin ku duhet të përpiqet gjithsekush:

    Ne duhet të punojmë për Mirëqenien e kombit tonë.

    Askush nuk mund të na pengojë për këtë.

    Askush s’ka të drejtë të na pengojë për këtë.

    Duke folur në frymë pozitive, më duhet të them se institucionet evropiane ku ne duam të hyjmë, na nxisin të punojmë për këtë mirëqenie.

    Në përputhje me modelet evropiane, në mbrojtje të interesit tonë kombëtar ne mund të punojmë, pa trembur askënd..

    Të dashur të pranishëm,

    Para disa muajsh në këtë sallë,  falënderova Universitetin Europian për titullin honoris causa që më blatuan,  dhe nënvizova: guri peshon më rëndë në vendin e vet.

    Me këto fjalë doja të thoja, se pas udhëtimeve të shumta nëpër botë, si njeri i biznesit,  kam kuptuar shumë sesa i rëndësishëm është Atdheu, por dhe kam kuptuar akoma më shumë sesi duhet të zhvillohet ai. Atdheu për ne, është Kosova, është Shqipëria. Ne jemi një komb, ne kemi një Atdhe. Ne duhet të mendojmë së bashku për zhvillimin e tij. Ashtu kështu veç e veç jemi të vegjël, edhe bashkë jemi gjithashtu të vegjël. Por më të fortë akoma!

    GJENDJA E DY VENDEVE TONA

    Janë disa fjalitë kyçe, që të çojnë tek ideja e Mbrothësisë siç thonë në Jug të Shqipërisë, apo e Mirëqenies, siç i thonë kudo ku jetojnë shqiptarët, termi që përdor Mjeshtri i fjalës dhe i ideve, Arben Xhaferri.

    Mbrothësia apo Mirëqenia kombëtare janë imperativ i kohës për klasën politike dhe intelektuale të dy vendeve.

     -Ne sot jemi ndër shtetet më të varfra dhe të pazhvilluara të Evropës.

     -Megjithë njëlloj diference pozitive të Shqipërisë sa i takon të ardhurave për frymë, përqindja e popullsisë që jeton nën dyshemenë e varfërisë, është thuajse e njëjtë.

    -Papunësia është njëlloj e lartë, duke u luhatur tek 30-50% nëse do i marrim për të sakta të dhënat e burimeve zyrtare statistikore.

     -Ne jemi vende që nuk prodhojmë, ose prodhojmë fare pak.

    -Ne jemi vende që po e braktisim traditën tonë të punimit të tokës, ndryshe nga fqinjët tanë, që e punojnë tokën disa herë më shumë sesa ne që e lemë djerrë..

     -Ne jemi vende që blejmë më shumë sesa shesim, pra ne jemi vend që importojmë shumë më shumë sesa eksportojmë.

    -Ne jemi të vetmet vende në Evropë, megjithëse me rezervat ujore dhe të thëngjillit më të mëdhatë për frymë popullsie, kemi vuajtur së bashku, nga kriza energjetike, megjithëse Shqipëria ka disa vite që është shkëputur prej saj.

    -Ne jemi që të dy vende pa modele të qarta zhvillimi siç pohojnë këtu dhe atje autoritete të rëndësishme profesionale, si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. -Ne nuk po identifikojmë dot prioritetet tona të zhvillimit.

    -Ne nuk po mësojmë nga gabimet e të tjerëve.

    Kjo situatë është dramatike. Ne e dimë siç e kanë afirmuar profesorë të shquar që do të referojnë në këtë konferencë, se pjesa më e madhe e problemeve të moszhvillimit janë për shkak të copëtimit nga fqinjët. Viset shqiptare para 1913,

    përfaqësonin një unitet ekonomik dhe demografik të krahasueshëm me popujt e tjerë të rajonit, grekët, serbët, apo bullgarët.

    SHIKIMI NGA E ARDHMJA

    Por sot nuk dua të merrem me të kaluarën dhe të shoh brenda saj të metat tona apo fatkeqësitë historike.

    Sot dua të shoh me ndihmën tuaj kah horizonti i të ardhmes.

    Për fat të mirë, aspiratat tona kombëtare, ëndrrat e patriotëve tanë të mëdhenj, nuk shkojnë kundër proceseve evropiane në të cilët ne jemi kyçur.

    Ne duke ecur në pista europiane mund të rikrijojmë realitete ekonomike kombëtare konkurenciale, prej të cilëve nuk do të fitonin vetëm shqiptarët, por dhe popullsitë që jetojnë bashkë me ta, apo pranë tyre.

    Fjala kyçe është heqja e barrierave kufitare, administrative, thyerja e tyre dhe shfrytëzimi i të gjithë kapaciteteve tona njerëzore, natyrore, politike në funksion të mirëqenies sonë kombëtare.

    Me fjalë të tjera krijimi i tregut të përbashkët kombëtar.

    Krijimi i këtij tregu, në të gjithë elementët e tij, është parakusht i çdolloj integrimi kombëtar apo evropian të shqiptarëve. Nga krijimi i këtij realiteti ekonomik të përbashkët, shqiptarët do të potenconin dhe epërsitë strategjike që kishin mbi popullsitë e tjera, për shkak të pozicionit gjeografik.

    Si mund të arrihet kjo, pa vendosur kudo në hapësirën tonë kombëtare një sistem legjislativ evropian?

    Si mund të arrihet kjo pa standardizuar dijen, kulturën, universitetet?

    A ka mundësi që ne të ngremë një sistem energjetik unik?

    A e dini se nëse do të kishim ndërtuar prej kohësh një linjë interkonieksioni, dy sistemet tona energjetike do të krijonin mundësi që as Kosova, as Shqipëria të mos vuanin për energji, dhe madje të eksportonin?

    A e dini se po sikur të kishim krijuar një sistem unik, të menaxhuar sipas standardeve të njëjta,

    duke shtuar burimet e prodhimit, do të kushtëzonim tregun rajonal të energjisë? Kush na ka penguar ne të ndërtojmë një sistem të tillë?

     Jam shumë i lumtur që më në fund, qeveria e sotme e Shqipërisë vendosi ndërtimin e kësaj linje, ashtu si dhe vendosi që të heqë çmimet e referencës për produktet e dy vendeve, një barrierë mjaft problematike doganore.

    Më mirë vonë se kurrë.

    ORIGJINA E ANGAZHIMIT TIM PER TREGUN E PERBASHKET KOMBETAR

    Të dashur miq të pranishëm,

    Në fjalën time unë thjesht po mundohem të hap disa pista për diskutimet e ardhshme.

    Ndërkohë dua të sqaroj diçka personale, për atë se ku i ka rrënjët ky përkushtim i imi për këtë ide.

    Dua të qartësohet se ky përkushtim nuk është pasojë e ndonjë konvertimi tim politik në nacionalistin e orës së fundit.

    Përkundrazi.

    Dua të kuptohet se pikërisht kozmopolitizmi im jetësor, profesional, ma ka forcuar dashurinë për atdheun, diçka që mund ta kuptojnë shumë mirë ata që jetojnë jashtë vendit.

    Dua të jetë e qartë se pikërisht kjo lloj endje rrugëve të botës, tregjeve të saj, më bëri të shoh shumë më larg sesa miq të mi politikanë që nuk e kanë patur këtë shans.

    Pra, eksperienca ime në biznesin ndërkombëtar më ka bindur prej kohësh për dobinë e këtyre ideve që do të diskutojmë sot.

    -Shumë vite më parë në përpjekje për të ndihmuar Shqipërinë të kapërcente krizën energjetike të vitit 2005, i njoha potencialet e bashkimit të sistemeve tona energjetike dhe kundërshtarët e këtij bashkimi.

    -Në vitin 2006, pikërisht duke identifikuar problemet ekonomike si moment i rëndësishëm përbashkues i popujve të Ballkanit, themelova Fondacionin SEED, për zhvillimin e Europës Juglindore.

    -Në vitin 2007 rashë në kontakt me idenë e zotit Xhaferri për krijimin e një Komunuelthi shqiptar, një objektiv që ai e përsëriti dhe sot të rishikuar. Ishte një forum akademik si ky i sotmi, ku zoti Xhaferri plasoi idenë e tij, një forum ku shumë akademikë artikuluan shumë ide të ngjashme, por që prej atëherë mbetën pa realizim.  

    -Kam reflektuar shumë për idenë e tregut të cilën e kam afishuar me forcë të madhe  në zgjedhjet e 2010 anembanë Kosovës, dhe në parlamentin e Shqipërisë në mars 2011.

    -Po punoj dhe sot në cilësinë e zëvendëskryeministrit, për jetësimin në praktikë të dy zonave të lira ekonomike në Mitrovicë, dhe në Gjakovë. Janë këto dy zona prej të cilave do të fitojnë dy vendet tona, do të fitojnë shqiptarët, por dhe serbët. Ekonomia ofron të vetmet mundësi që të kapërcehet ndarja aktuale, që të thyhen kufijtë midis shqiptarëve, apo ata që janë vendosur në Mitrovicë.

    Të nderuar të pranishëm,

    Siç e dini, unë kam pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës për të ndihmuar në nxitjen e investimeve të huaja dhe shtimin e njohjeve në cilësinë e zëvendëskryeministrit.

    Ajo që po bëj, është ajo që di shumë mirë ta bëj dhe s’do ndalem kurrë.

    -Unë do të ndryshoj rrënjësisht mënyrën e promovimit të Kosovës, pse jo dhe të Shqipërisë për t’i bërë tërheqëse për investimet e huaja, nëpërmjet reformimit të Agjencisë së Investimeve, por dhe duke modifikuar rrënjësisht Agjencinë e Privatizimit.  

    -Pasojat e aktivitetit të kësaj Agjencie në vite kanë qenë përgjithësisht negative në ekonominë dhe financat e  trojeve tona, duke prodhuar varfëri, papunësi dhe duke zhvendosur burime financiare nga tregu i Kosovës në një destinacion, prej ku Kosovës do t’i duhet një kohë e gjatë për t’i përdorur.

    Ne flasim shumë për partneritetin publiko privat PPP.

    S’di si janë punët në Shqipëri, por në Kosovë s’ka asnjë shans që ky partneritet të funksionojë ashtu siç është menduar dhe tentohet nga dikush.

    -Nga ky forum, po i bëj thirrje klasës politike, institucioneve në Kosovë dhe në Shqipëri që në menaxhimin e aseteve që kanë mbetur pa u privatizuar, të përdoret me efektivitet kjo formulë participimesh në biznese të përbashkëta.

    Kjo mundëson që investitori të ndihet i sigurt, t’i ndihmohet atij në krijimin e biznesit, të ndikohet pozitivisht në mirëqenie dhe punësim.

    Kështu Kosovës do t’i mundësohet që paratë e privatizimit të mbesin në qarkullim në ekonominë e vendit dhe jo të ngurtësohen jashtë tij.

    -Shteti do të tërhiqet nga partneriteti kur biznesi të fuqizohet, t’i shumëfishohet vlera dhe do të marrë mbrapsh më shumë para sesa ka harxhuar.

    -Unë do të angazhohem fuqimisht që asetet tona minerare të mos trajtohen shkel e shko siç është deri më sot me burimet tona natyrore.

    -Unë do mundohem së bashku me ekspertët e huaj këto asete minerare të vlerësohen dhe të jenë pjesë përbërëse e berzave, panaireve ndërkombëtare. Në këtë angazhim do të përfshihen vetëm ekspertët me eksperiencë.

    -Nga një qasje krijuese si kjo, mineralet si të tilla kanë shansin më të mirë që vlera e tyre të shumëfishohet. Ndërkohë krijohen mundësitë që aksionarë të tyre të mos jenë vetëm një person apo një kompani, por ato të jenë të hapura për aksionariat publik.

    Krijimi i holdingjeve të përbashkëta ndërshtetërore që të ruhet vlera dhe interesi i kompanisë është një drejtim tjetër ku ne duhet të investohemi së bashku. Pra qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Asetet minerare janë pasuri e kombit tonë.

    – Në vend se Trepça e Kosovës të shitet për dhjetra milionë për shkak të pamundësisë së buxhetit të vogël për ta funksionalizuar, ne do të ndërrojmë adresën e kompanisë menaxhuese duke e transferuar atë në qendrat më të rëndësishme financiare botërore. Atje ajo do të vendoset në kontakt me publikun. Vlera e saj e shitjes nga dhjetra milionët aktualë do të jetë miliardëshe. Bëj apel që kjo mënyrë privatizimi apo trajtimi duhet të përdoret urgjentisht dhe në Shqipëri për ato minerale që janë të dobishëm jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë botën.

    -Jetësimi i parimit one stop shop në trajtimin e investimeve të huaja, do të jetë imediat në punën time dhe të stafit tim.

    -Reformat në sistemin gjyqësor janë jetike për investimet e huaja. Jam i njohur me problemet në procese të ndryshme këtu në SHqipëri dhe tek ne, që zgjatin shumë dhjetra vite; njerëzit e biznesit shantazhohen, dhe dekurajohen.

    Unë po e ndiej edhe vetë në Kosovë kohët e fundit këtë të keqe të madhe. Këto praktika të pranishme në vendet tona duhet të marrin fund sepse ato damkosin për keq vendet tona dhe mbyllin rrugët e zhvillimit.

    KRIJIMI I SINERGJIVE KOMBETARE

    Sot jam shumë i lumtur se ideja e bashkimit ekonomik ka gjetur përkrahje të madhe në mjediset politike, akademike, biznesore të kombit tonë në Prishtinë dhe në Tiranë.

    Dua të falënderoj publikisht prej këtij forumi intelektualin e shquar, Akademikun Rexhep Qosja, i cili megjithë disa kritika për mua, kishte gjetur rastin të çmonte idetë e mia për bashkimin kombëtar që nis nga ekonomia.

    Më tej akoma, shumë mjedise intelektuale, OJQ– kanë filluar të diskutojnë për idetë tona të intensifikimit të bashkëpunimit tonë kombëtar, të krijimit të tregut të përbashkët.

    Makina kombëtare, tani është vënë në lëvizje prej energjive tona dhe askush nuk mund ta ndalë.

    Pa dashur të zgjatem dua të them se përpara kemi shumë punë për të bërë. Unë jam i bindur se ky Forum do të vendosë piketa të rëndësishme për të ardhmen.

    Të dashur të pranishëm,

    Në veprimtarinë time të biznesit unë jam udhëhequr nga parimet.

    Sot në politikë dua të bëj të njëjtën gjë. Unë dua konkretësi në veprimtarinë time dhe jo shou.

    Unë dua që idetë tuaja, puna ime, kontributi i miqve të mi të politikës dhe të biznesit të bashkohen në një fluks të përbashkët energjish, në një lëvizje qytetare, mbarëkombëtare që t’ja nisë që sot e të punojë për realizimin e ideve tona përbashkuese.

    Me bindjen se tash e tutje ky forum do të pasohet nga veprimtari konkrete, dua të shpreh bindjen se pjesëmarrësit në të, do t’i japin jetë kësaj nisme të re.

    Gjatë punimeve Karta e parimeve të lëvizjes sonë do të jetë në tryezat tuaja dhe ju do ta nënshkruani për t’ja nisur nga puna dhe për të lënë shenjat tona modeste në historinë moderne të kombit. Falemnderit.

  • Ish presidenti Pacolli zgjidhet kryetar i Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit

    Ish presidenti Pacolli zgjidhet kryetar i Lëvizjes për Hapësirë Mbarëkombëtare të Zhvillimit

    Forumi i organizuar në Tiranë nga dy universitetet, ai Europian i Tiranës dhe Fama në Prishtinë, nën patronatin e ish Presidentit të Kosovës, zotit Behgjet Pacolli u mbyll me shpalljen e Lëvizjes për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit, thënë ndryshe Nisma Pacolli. Bashkangjitur keni Kartën e Parimeve të kësaj lëvizjeje, propozuar nga zoti Pacolli.

    Lëvizja në fjalë do të ketë Bordin e tij të Besimit të përbërë nga tre ish Presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Behgjet Pacolli, intelektuali i shquar Arben Xhaferri, dy autoritetet akademike, Profesor Faik Brestovci, dhe Dr. Teuta Dobi. Ky Bord zgjodhi në krye të vet, zotin Behgjet Pacolli, zgjedhje që u duartrokit nga të pranishmit.

    Duke falënderuar për besimin zoti Pacolli tha se “ideja që unë shpalla në Parlamentin e SHqipërisë, për krijimin e një hapësire mbarëkombëtare të Zhvillimit, njëlloj bashkimi kombëtar që nis nga ekonomia,” ide e duartrokitur nga intelektualët më të shquar të hapësirës shqiptare ku dua të veçoj Akademik Rexhep Qosen, u jetësua në mënyrën më të shkëlqyer nga ky Forum”.

    Ai vlerësoi referimet akademike që rrokën një spektër të gjerë, nga bujqësia, tek tregu i përbashkët energjetik, bashkëpunimi akademik, ai diplomatik, etj. Zoti Pacolli tha se tash fillon një periudhë pune aktive.

    “Në vjeshtë ju presim në Prishtinë, ku do të realizohet një konferencë për bashkëpunimin arsimor dhe do të vijojmë me ide të reja për bashkëpunimin, si reprizë e Forumit të Tiranës”.

  • Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier

    Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar  zotin Zannier për përkrahjen që iu ka dhënë institucioneve të Kosovës në periudhën kalimtare të transferimit të kompetencave prej administratës së OKB-së tek shteti i Kosovës.

    ”Populli i Kosovës vlerëson punët e mira që keni bërë Ju gjatë qëndrimit në Kosovë”, tha në vazhdim z. Pacolli.

    Në anën tjetër, z. Zannier, ka vlerësuar lart angazhimet e zotit Pacolli dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Ai e garantoi z. Pacolli se do të vazhdojë  të ndihmojë Kosovën edhe në detyrën që do të ketë në të ardhmen, si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

  • Zv.Kryeministri z. Pacolli viziton Marokon

    Zv.Kryeministri z. Pacolli viziton Marokon

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në ditë e nëntë të vizitës së tij në kontinentin Afrikan, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën, ka qëndruar në Mbretërinë e Marokos.

    Gjatë kësaj vizite, zv.Kryeministri, z. Pacolli është takuar me të emëruarin e Mbretit të Marokos për Politikë të Jashtme në Qeveri, z. Muhamed Azerwal ;  me Kryesinë e Parlamentit të Marokos në krye me Nënkryetarin e Parlamentit, Dr. Sadudin El Uthmani dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të udhëhequr nga Shefi i Kabineitit dhe Drejtori Politik për Evropën Juglindore.

    Zv.Kryeministri i Parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli gjatë këtyre takimeve ka informuar autoritetet e Marokos për situatën aktuale politike e ekonomike në Kosovë, me theks të veçante për zhvillimet demokratike dhe sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë procesit të shtet-ndërtimit. Z. Pacolli ka prezantuar para këtyre autoriteteve edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së rreth procesit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Autoritetet përfaqësuese të Mbretërisë së Marokos gjatë takimit me zv.Kryeministrin, z. Pacolli, kanë theksuar vështirësitë që ka vendi i tyre për të proceduar njohjen zyrtare të Shtetit të Kosovës, veçanërisht për shkak të kontekstit politik me Saharën Perëndimore që ka të bëjë me refuzimin e Marokos për ta pranuar shpalljen e pavarësisë së asaj pjese.

    Lidhur me këtë çështje z. Pacolli ka ofruar argumentet e nevojshme për të dëshmuar se rasti i Kosovës është krejt i veçantë dhe këtë e dëshmon edhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Duke qenë se kjo është vizita e parë zyrtare e përfaqësuesve të Shtetit të Kosovës, në Maroko, Zv.Kryeministri i Kosovës, z. Pacolli ka shfrytëzuar këtë rast për të kërkuar që kontaktet ndërshtetërore në mes të përfaqësuesve të dy vendeve të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Z. Pacolli ka theksuar se ai shumë shpejtë do të kthehet prapë në Maroko për të vazhduar lobimin për njohje sa ma të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.

    Me ftesë të zv.Kryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, një delegacion zyrtar nga Parlamenti dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Marokos do të vizitojnë shumë shpejtë Kosovën ku do të takohen edhe për përfaqësues të tjerë të lartë të Shtetit të Kosovës.

  • Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial

    Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial

    Abuja, 23 qershor 2011 –

    Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial në Abuja ishin një përvojë e paharrueshme dhe një rast i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këtë udhëtim, unë isha në detyrën e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe kisha privilegjin të takohesha me Presidentin e Nigerisë, Goodluck Jonathan.

    Pallati Presidencial në Abuja, ku u prita nga presidenti Jonathan, njihet zyrtarisht si “Aso Rock Presidential Villa” ose “Presidential Complex.”

    Ky pallat është qendra e administratës dhe udhëheqjes së Nigerisë, ku Presidenti i vendit kryen detyrën dhe pret takimet zyrtare me udhëheqës të tjerë të shtetit dhe personalitete ndërkombëtare.

    Nigeria është një nga vendet më të mëdha të Afrikës, me një popullsi të shumtë dhe me më shumë se 250 grupe etnike të ndryshme. Për më tepër, Nigeria ka një ekonomi të fuqishme, e njohur për burimet e saj të naftës dhe qëndrueshmërinë e tregtisë së saj.

    Presidenti Goodluck Jonathan është një lider i njohur dhe i respektuar, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe zhvillimin e Nigerisë. Ai është një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe një ndër personalitetet më të rëndësishme të politikës afrikane.

    Takimi me Presidentin Jonathan ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha. Presidenti Jonathan shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Nigerisë dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në të dy vendet.

    Presidenti Jonathan shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që Republika e Nigerisë të vendosë sa më shpejtë raporte të bashkëpunimit ndërshtetërorë me Kosovën, duke theksuar se vendi që ai drejton, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.

    Gjatë qëndrimit në Nigeri në kuadër të angazhimeve lobuese, kam takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Nigerisë njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme Dr. Barnabas A.I. Gemade.

    Kam folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Theksova edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Kryeparlamentari, Gemade, më premtoi se në kuadër të mbështetjes dhe angazhimeve të autoriteteve të Nigerisë për të formatizuar njohjen e Kosovës, do të inicioj një Rezolutë në Senatin e Nigerisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

    Gjatë ditës kam takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Nigerisë, dr. Martin J. Ukomoibhi.

    Ministri Ukomoibhi ka shfaqur opinion pozitiv për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë që për herë të parë në historinë e shtetit të tij, ka pasur rastin që të takoj zyrtarisht në Republikën Federale të Nigerisë, përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Në fund kur shtrënguam duart ministri, Ukomoibhi, më garantoi se do të angazhohet bashkërisht me autoritetet e tjera të Nigerisë për të përshpejtuar procesin e formalizmit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij.

    Nga takimi dolëm optimist dyja palët se do të hapën rrugë në procesin e krijimit të raporteve të fuqishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë ditës së dytë të vizitës në Afrikë, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Pavarur të Kosovës, kam takuar edhe ALH. Dr. Bamanga Tukur, lider i partisë Demokratike Popullore (CON), që është partia më e madhe në vend, e cila qeverisë aktualisht me Republikën e Nigerisë.

    Falënderova autoritetet e Nigerisë për mikpritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të pasur takime të këtij niveli ku diskutohet me prioritet mundësia e njohjes sa më të shpejt të Kosovës nga Republika e Nigerisë.

    Me z.Tukur kam folur për realitetin e ri të krijuar në Kosovë duke theksuar angazhimet e institucioneve demokratike të Kosovë për zhvillim ekonomik dhe integrim.

    Vendi ynë do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Republikës Federale të Nigerisë, duke besuar në një vendim të drejtë dhe të shpejtë të autoriteteve Nigeriane për njohje të pavarësisë së Kosovës.

    Kam prezantuar para Kryetarit të partisë më të madhe të Nigerisë disa nga arsyet thelbësore që ka ky vend, për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur:

    • Kosova në të ardhmen si anëtare e organizatave të ndryshme botërore,  do të luaj në mënyrë konstruktive rolin e vet, duke bashkëpunuar thellësisht me Nigerinë dhe vendet tjera Afrikane.
    • Autoritetet përfaqësuese të Kosovës do të jenë gjithmonë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me Republikën e Nigerisë, veçanërisht në fushën ekonomike e kulturore.
    • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë krejtësisht e qartë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke vendosur në favor të Kosovës, pavarësisht se opinioni i saj ishe kërkuar nga Serbia.
    • Dialogu që zhvillohet me Serbinë është teknik dhe shërben për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Serbia ende shërbehet me ide të vjetra, ndërsa vendi ynë synon bashkëpunimin si dy shtete për të ardhme në Bashkimin Evropian.
    • Raportet tona me vendet e tjera ndërtohen në bazë të respektit dhe mirëkuptimit. 

    Ndërkaq nga ana e tij, Bamanga Tukur më falënderoj dhe shprehu bindjen se përkundër faktit që vendi i tij është gjeografikisht larg Kosovës, do të arrihet të krijohet miqësi në mes të dy vendeve, duke besuar se bashkërisht do të ndajmë paqen, prosperitetin, dijen e mirëkuptimin.

    Tukur shprehu bindjen se përkundër faktit që vendi i tij është gjeografikisht larg Kosovës, do të arrihet të krijohet miqësi në mes të dy vendeve, duke besuar se, siç tha ai, bashkërisht do të ndahet paqja, prosperiteti, dija e mirëkuptimi.

    Gjatë këtyre takimeve zv.Kryeministri i parë i Kosovës, z. Pacolli është shoqëruar nga përfaqësuesit e organizatës: “African Friends of Kosova”, që është iniciuar dhe mbështetur nga z. Behgjet Pacolli, e cila ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e kërkimit të njohjeve të reja në Unionin Afrikan.