Tag: Behgjet Pacolli

  • Vizita e homologut të Malit të Zi z. Srdjan Darmanoviç në Prishtinë

    Vizita e homologut të Malit të Zi z. Srdjan Darmanoviç në Prishtinë

    Prishtinë, 20 mars 2019 –

    Sot prita në një takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič, në kryesim të delegacionit shtetëror nga Mali i Zi.

    Diskutuam agjendën e ngjeshur të çështjeve me interes reciprok dhe për rajonin, sikurse janë bashkëpunimi ekonomik, përkrahja në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çështje të bashkëpunimit diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, dhe atë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Prishtinë, 20 mars 2019 – Në zyren time të Ministrisë së Punëve të Jashtme, prita në takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič,

    Jemi dy vende që dimë si t’i qasemi bashkëpunimit dhe jemi në avantazh, sepse nuk kemi asnjë çështje të hapur. Po ashtu, ndjehem i inkurajuar me qëndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron që përmbyllja e dialogut me Serbi duhet të përfundoj me njohje.

    Ky është edhe qëndrimi përfundintar i Kosovës.

    Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njejtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare.

    Prishtinë, 20 mars 2019 – Takimi mes dy delegacioneve tona Kosove – Mali i Zi në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Serbia nuk duhet të pengoj shtetet në fqinjësi të ndjekin kursin perendimor, prandaj e ritheksova edhe në këtë konferencē për media, se Serbia dhe BeH duhet ta korigjojnë kompasin e prishur politik!

    Edhe homologu im Dermanoviq, në konference për media tha se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi nuk është ideja më e mirë. Sipas tij, nëse të dyja vendet pajtohen, do të jetë mirë edhe për ta.

    “Jemi një vend i vogël që dëshiron paqe në rajon dhe të cilit nuk i pëlqejnë krizat. Ne u dëshirojmë fqinjëve tanë gjitha të mirat, sepse as për neve nuk do të jetë mirë kur nuk do të jetë mirë për ta. Dëshirojmë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin çështjet si është më të mirë dhe të përfundojnë procesin me njohjen e njëra-tjetrës, megjithëse e dimë që është rrugë e gjatë. Çfarë do të ndodhë në ndërkohë dhe si do të jetë finalizimi i problemit midis Serbisë dhe Kosovës, nuk mund ta shohim ende”

    Prishtinë, 20 mars 2019 – Në konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.

    Sa i përket idesë për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, Dermanoviq tha se ajo nuk është ideja më e mirë çdoherë.

    “Shohim që ka koncepte të ndryshme për zgjidhje. Njëra nga to është për korrigjimin e kufijve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë çdoherë, por, nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, do të jetë mirë edhe për neve. Pra, ne dëshirojmë që problemet në Ballkanin Perëndimor të mbyllen dhe të mos ketë më çështje të hapura”

    Kurse edhe unë fola para mediave dhe potencova se Kosova me Malin e Zi nuk kanë më çështje të hapura, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyera.

    Prishtinë, 21 mars 2019 – Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.

    “Keni mbështetur Kosovën për anëtarësim në INTERPOL po ashtu edhe për anëtarësim në UNESCO. Ne nuk arritëm ta kryejmë punën vitin e kaluar. Sigurisht këtë vit Kosova do të jetë në axhendën e rendit të ditës në samitin e ardhshëm të Interpolit në Amerikën Jugore. Edhe pse me vështirësi ne do të jemi në axhendë edhe njëherë do të kërkojmë votën e juaj. Jo vetëm tuajën, por edhe të shteteve që janë të afërta me vendin tuaj”

    Prishtinë, 21 mars 2019 – Me homologun nga Mali i Zi në ambientet e MPJ-së pas nënshkrimit të marrveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.

    Të dy u pyetum nga gazetarët pas konferencës për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, por njëzëri tham se nuk duhet të flasin më për një çështje të kryera.

    Unë e falënderova shtetin malazez për qasjen konstruktive ndaj Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi në të gjitha fushat duhet të vazhdojë, për t’i treguar botës se edhe dy shtete të vogla mund të bëjnë punë të mëdha.

    Në mbrëmje për delegacionin nga Mali i Zi organizova darkë në rezidencen time në Hajvali.

    Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Në ballë të oxhakut në rezidencen time në Hajvali, bashkëbisedim me homologun nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic.
    Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Darka me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.
    Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Pas darkës ngrehem një dolli së bashku me delegacionin nga Mali i Zi.
  • I nderuar me vizitën e delegacionit të Etiopisë në Kosovë

    I nderuar me vizitën e delegacionit të Etiopisë në Kosovë

    Prishtinë, 19 mars 2019 –

    Kam pritur në takim miqësor Kryetarin e Shtëpisë së Përfaqësuesve të Popullit (Parlamentit) të Republikës Federale Demokratike të Etiopisë, SH.T.Z Tagesse Chaffo Dullo, i shoqëruar nga Deputeti, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Z. Tesfaye Daba Wakjira.

    Gjatë takimit diskutuam përrrethanat që dërguan tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe për nevojën që Etiopia ta njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe mundësitë që të dyja vendet kanë për bashkëpunim në të gjitha fushat.  

    Prishtinë, 19 mars 2019- Takim me delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit të Etiopisë.

    Kryeparlamentari Dullo u shpreh i impresionuar me zhvillimin e Kosovës në këtë periudhë kaq të shkurtër kohore, kurse z. Wakjira premtoi se do ta marr Ministrin e Punëve të Jashtme të Etiopisë në interpelancë për të kuptuar arsyet pse Etiopia ka dështuar ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Prishtinë, 19 mars 2019 – Dhuratë për delegacionin nga Etiopia dhe z. Tagesse Chafo Dullo, Kryetar Parlamentit të Etiopisë.
  • Takim me delegacionin shtetëror të Britanisë së Madhe

    Takim me delegacionin shtetëror të Britanisë së Madhe

    Prishtinë, 13 mars 2019 –

    Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO).

    Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

    Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.

    Në frymë të njejtë është vepruar edhe me krijimin e Ekipit të Dialogut, si dhe me aprovimin e ligjit për këtë proces. Pra, Kosova ka aplikuar një qasje institucionale, transparente, gjithpërfshirëse dhe demokratike.

    Kurse potencova se në anën tjetër, Serbia ka bërë të kundërten, në vend se ta shfrytëzoj dialogun për krijimin e një klime pozitive dhe të mirëbesimit, ajo ka bërë të kundërten, duke vendosur parakushte e kushte për tu ulur në tavolinë.

    Prishtinë, 13 mars 2019 – z. Richard Moore, Drejtor Politik i Minstrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, i potencova se Republika e Kosovës ka menaxhuar me sukes debatin e brendshëm për dialogun, duke e kthyer këtë debat në funksion të përpilimit të platformës kombëtare.

    Serbia me kushtëzime dëshiron ta sjellë Kosovën në pozicione të pa barabarta negociuese.

    Në esencë, si secili dialog, edhe ky dialog, duhet të jetë i pakushtëzuar, nëse do të bëhej fjalë për krijimin e një klime mirëbesimi, Serbia e ka mundësinë ta bëjë këtë në raport me dialogun, duke ndaluar fushatën që ajo e quan fushata e çnohjeve.

    Ta bëjë këtë duke ndaluar fushatën e anti-antarësimit në organizata ndërkombëtare të Kosovës, të ndaloj veprimet kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Kosova i ka 1001 arsye të mos i besoj Serbisë, se ulja e saj në tavolinë është në funksion të arritjes së marrëveshjes, dhe përkundër kësaj, ne kemi shfaqur guximin të ulemi të dialogojmë. Kjo sepse ne i besojmë SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, i bësojmë vendeve të Bashkimit Evropian.

    Prishtinë, 13 mars 2019 – Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës.
  • Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    Takim me delegacionin e bizneseve amerikane

    Prishtinë, 12 mars 2019 –

    Takim me një delegacion të bizneseve amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për eksplorimin e ekosistemit të Teknologjisë Informative dhe të Inovacionit në Kosovë, duke mos përjashtuar mundësitë tjera të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

    Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner, u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner.

    Biseduam për një sërë temash, ku ua shpjegova potencialin që Kosova ka për zhvillim dhe hapësirën qe u ofrohet bizneseve të huaja për investime, si dhe folëm për sistemin e taksave që është shumë i avancuar.

    Ndër të tjera, e potencova faktin qe Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet në të cilin bizneset ruse dhe kineze nuk kanë arritur të hyjnë, e kjo i jep avantazh qysh në start bizneseve Perëndimore.

    I informova se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Republika e Kosovës dita-ditës po merr vëmendjen e bizneseve të huaja si një vend i cili ofron mundësi të pafundme për investime, andaj ne si institucione duhet t’i fusim të gjithë mekanizmat në funksion, në mënyrë që këta investitorë t’i konkretizojnë planet e tyre.

    “Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është vendi me borxhin më të vogël publik përshtatur GDP-së, është urë lidhëse me vendet e Evropës dhe ka qasje në tri porte detare, atë të Selanikut, Durrësit dhe të Malit të Zi. Në raportin e të bërit biznes Kosova radhitet e 40-ta në botë dhe e dyta në rajon”

    Sektori i TIK-ut,  është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Pritje e ngrohtë delegacionit të bizneseve amerikane.

    “Sektori i teknologjisë informative është sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor në të cilin kompanitë vendase kryejnë shërbime ‘outsource’ për kompanitë në Evropë, SH.B.A. dhe më gjerë dhe është sektor në të cilin truri nuk ikën nga vendi. “Projekti Kosovo Digital Economy”, (KODE), në të cilin projekt me ndihmën e Bankës Botërore do të investohen 25 milionë euro për shtrirjen e infrastrukturës së rrjetit të internetit në 96% të territorit të Kosovës me synim të veçantë në zonat rurale”

    Poashtu, u fokusuam tek potenciali njerëzor që Kosova ofron, me një rini të shkolluar dhe të gatshme për tregun e punës, gjë për të cilën delegacioni i bizneseve amerikane e vlerësoi si një elemet kyq për këdo që dëshiron të investojë në Kosovë.

    Prishtinë, 12 mars 2019 – Fotografi e përbashkët me delegacionin e bizneseve amerikane.
  • Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 –

    Kënaqësi të mirëpres për një drekë pune në Rezidencën time Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, i shoqeruar nga Nënkolonel Andrea Fiorentini, me të cilët biseduam për situatën në vend dhe për kontributin e KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjeneral Majori D’Addario, më njoftoi për objektivat e KFOR-it, si dhe më siguroi që KFOR-i do të vazhdojë të mbetet partner serioz për institucionet e Republikës se Kosovës në përgjithësi. 

    Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 – Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, duke shkëmbyer dhuratat.
  • Pranimi i kopjeve të letrave kredenciale nga ambasadori i Katarit

    Pranimi i kopjeve të letrave kredenciale nga ambasadori i Katarit

    Prishtinë, 11 mars 2019

    Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pa asnjë kusht. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.

    Me këtë shtet mik po i thellojmë raportet pasi që sot pata nderin të mirëpres në zyrën time Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili më prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.

    Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë pritjes në zyrën time të Ambasadorit të Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.

    Me Ambasadorin Al Marri bisedova për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

    E informova Ambasadorin Al Marri për planet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, dhe interesimin e Kosovës për t’i thelluar edhe më tutje marrëdhëniet tona.

    Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes Ambasadorit Al Marri ftova Shkëlqesinë e Tij Z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën.

    Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë takimit mes dy delegacioneve në zyrat e MPJ-së me Ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.
  • Takim me ambasadorën jo-rezidente të Panamasë në vendin tonë, Anabella Guardia De Rubinoff

    Takim me ambasadorën jo-rezidente të Panamasë në vendin tonë, Anabella Guardia De Rubinoff

    Prishtinë, 7 mars 2019 –

    Ambasadorën jo-rezidente të Panamasë në vendin tonë, Anabella Guardia de Rubinoff, e informova për të gjitha proceset e rëndësishme, që po kalon vendi si në nivel vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar. 

    Kosova dhe Panamaja kanë arritur, që të ndërtojnë marrëdhënie të shkëlyeshme.  Në vazhdim, diskutuam edhe mbi situatën në Venezuelë.

    E ritheksova qëndrimin tonë të palëkundur se Kosova ka njohur, z. Guaido, dhe legjitimitetin e tij si të vetmin përfaqësues të qytetarëve në Venezuelë në përputhje me qëndrimet e aleatëve tanë dhe atyre të Lima Group. 

    Vlerësuam bashkërisht se dy shtetet tona kanë potencial të thellimit të raporteve bilaterale në shumë fusha të interesit të përbashkët.

  • Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela

    Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela

    Prishtinë, 6 mars 2019 –

    Jam vërtetë i lumtur, që me ftesën time sot po e viziton vendin tonë në një vizitë zyrtare disa ditore, homologu dhe miku im nga Republika e Maltës, Carmelo Abela. Zhvilluam një takim shumë të këndshëm dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi shumë çështje të interesit të përbashkët.

    Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Pritja sipas protokolit të shtetit homologut tim nga Malta, Carmelo Abela.

    Republika e Maltës vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.

    Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim bilateral me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.

    Jam i lumtur, që shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela në zyren time të MPJ-së.

    Ministri Abela në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Pacollin tha se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maltës dhe Kosovës zyrtarisht u vendosën në shtator të vitit 2011, ndërsa Malta e njohu Kosovën në gusht të vitit 2008, të njëjtin vit kur shpalli pavarësinë.

    Abela tha se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si INETRPOL, UNESCO dhe të tjerat, në mënyrë që të garantojë ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal global.

    Ai tha se edhe pse Kosova i plotësoi 95 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, ka vende brenda Bashkimit Evropian që për arsye politike kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Në Konference për media së bashku me homologun maltes Abela.

    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne votuam në Komitetin LIBE në Parlamentin Evropian, por e di se, nga ana tjetër, disa anëtarë të BE-së, për disa arsye politike, ende janë kundër liberalizimit të vizave. Ne duhet të vazhdojmë dialogun në këtë drejtim”, tha Abela.

    Unë deklarova para gazetarëve se edhe në takimin e sotëm u konfirmua se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pakufizuar të Maltës në të gjitha fushat.

    “Biseduam për vizita, shkëmbim pikëpamjesh dhe përvojash. Në të ardhmen e afërt do të kemi viza elektronike dhe ata që vijnë në Kosovë, do të bëjmë të mundur aplikimin në mënyrë elektronike për vizat dhe Malta ka përvojë në këtë drejtim, me sistem të avancuar dhe kemi rënë dakord që një delegacioni i yni të shkojë në Maltë dhe të shoh se si funksionon”

    Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.

    Prishtinë, 6 mars 2019 – Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
  • Letër e hapur Presidentit të Serbisë

    Letër e hapur Presidentit të Serbisë

    Prishtinë, 27 shkurt 2019

    I nderuar President i Serbisë, z.Vuçiq

    Si udhëheqës i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës, po ju drejtohem me këtë letër vullnetmire. Jam thellësisht i bindur, që thellë-thellë, edhe nëse nuk i afirmoni publikisht, ju do t’i mirëkuptoni, si frymën ashtu edhe mesazhet konstruktive të kësaj letre të hapur. Askush nuk mundë të pretendojë se ju nuk e njihni fare mirë historinë politike të disa vendeve në rajon. Është temë tjetër se si i qaseni ju asaj aktualisht.

    Institucionet e Republikës së Kosovës, janë vendosmërisht të përkushtuara, që t’i zbatojnë dhe afirmojnë të drejtat qytetare dhe kushtetuese të komunitetit serb në Kosovë. Kjo vlen kudo që jeton ky komunitet, në jug, lindje, veri apo perëndim të Republikës së Kosovës.

    Përpos për serbët, ne veprojmë kështu edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në shtetin tonë të ri. Ndryshe nuk ka se si të jetë. Kosova renditet tek kombet dhe shtetet që u ngritën dhe që qëndrojnë mbi themelet e lirisë.

    I nderuar z.President,

    Sot ishim dëshmitar të një takimi mes Jush dhe disa serbëve të Republikës së kosovës. Jemi të tronditur me faktin, që në vend se ky takim të ishte rutinor, mos të them konstruktiv e paqedashës, Ju pohoni se këtij takimi do t’i referoheni në komunikime e biseda të nivelit të lartë ndërkombëtar, madje edhe ne Kinë. Nuk e kuptojmë logjikën e “mureve kineze” mes dy vendeve tona, e cila  është edhe në kundërshtim me çasjen evropiane e cila po investon në konektivitet në këto hapesira.

    Serbia, dhe ju si President i saj, nuk do të duhej të synonit, t’i ktheni serbët e Republikës së Kosovës në murin ndarës, ku përplasen mospajtimet tona ndër-shtetërore. Ju jeni në dijeni, se për dallim prej Serbise, Republika e Kosovës e ka paraparë me Kushtetutë që bashkëpunimi ndër-shtetëror mes të dyja vendeve tona të mund të lehtësohet edhe përmes komunikimit serb.Ju po ashtu e dini, që kjo nuk mund të ndodhë në dëm të karakterit Sovran dhe unitar të Republikës së Kosovës.

    Askush mbi faqe të dheut nuk mundë të mohojë faktin që serbët e Republikës së Kosovës  jetojnë  në një ambient të sigurtë dhe sipas një rendi juridik e institucional, ku të drejtat dhe mundësitë në dobi dhe favor  të tyre, flasin asimetrikisht. Mohimi i fakteve nga ana juaj paraqet mëkat, përderisa t’u kërkohet serbëve t’i refuzojnë ato, përbëjnë mëkat e vuajtje bashkë. Është koha që Serbia t’i lejoje serbët të bëjnë jetën e tyre të lirë nga ndërhyrjet e saj.

    Nuk mund të mos ua them, që mesazhet me të cilat i drejtoheni serbëve në vizitë në Serbi, dhe përmes tyre bashkëqytetarëve serb në Republikësn e Kosovës, ndonëse të projektuara të targetojnë rrugëtimin ndërkombëtar të vendit tonë, ngarkojnë negativisht dhe dëmtojnë vetëm komunitetin serb, asgjë më shumë. Kosova dhe shtetësia e saj, si Brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht, nuk dëmtohen nga mesazhe të tilla përqarëse.

    President i nderuar,

    Politika e instrumentalizmit të qytetarëve serbë, nga Serbia  zyrtare, në funksion të shfrytëzimit të tyre të vahdueshëm në procesin e dialogut  për Marrëvëshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për të dy shtetet, ndërkombëtarisht e afirmuar si paqësore, nuk mund të jetë as premtuese as e qëndrueshme.

    Politika dhe qasja instrumentalizuese si kjo në lidhje me takimin që keni zhvilluar sot, përpos që prodhon kundërefekte në teren, ajo po ashtu po deformon profilin paqedashës të cilin ju po provoni ta ndërtoni e ta plasoni me zell, kudo në komunitetin ndërkombëtar.

    Jam i bindur qe pajtoheni me mua nëse ju them, se ju nuk mund të shiheni njëkohësisht si njeri paqësor  në SHBA dhe Evropë, ndërsa si planprishës e paqeprishës në rajon.Është paradoksale, për të mos thënë cinike, që ju të derdhni lotë krokodili në forume të nivelit të lartë evropiane, në lidhje me përkushtimin tuaj për arritjen e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse, përderisa në anën tjetër në Serbi plasoni mesazhe tensioni dhe pasigurie për qytetarët serbë që  jetojnë në Republikën e Kosovës. Ky ështe pozicionimi më i keq i mundshëm, jo vetëm në raport me serbët e Republikës së Kosovës, por edhe në raport me procesin e dialogut për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse.

    I nderuar z.Vuçiq,

    Më lejoni të ofroj një përmbyllje ekspeditive të kësaj letre të hapur, sepse sikur në këto mesazhe, ne do të fokusohemi të jemi ekspeditiv në secilin proces.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me vuajtje e sakrifica, deri në atë nivel, për të cilin deri më sot, asnjë përfaqësues i lartë i Serbisë nuk ka gjetur kurajon që ta pranojë, e të mos flasim për pranimin e përgjegjësisë shtetërore të vendit tuaj, të cilën ju e fshihni pas narracioneve jo të vërteta për të kaluarën dhe të tashmen e shtetit të Kosovës  dhe shteteve tjera në Ballkan. Qindra masakra, dhjetra mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra gra të dhunuara pranë fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

    Nuk mund të mos ua them, që Marrëveshja Gjithëpërfshirëse është një stad kthese drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e ku nënkuptohet një process ku ju dhe vendi juaj, e pranoni përgjegjësinë, jepni llogari për krimet e kryera, dhe aktivisht përfshiheni në ndërtimin e një kapitulli të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë.

    Ndryshe nga pohimet tuaja fiktive, ne kemi ndërtuar një Ushtri paqësore e multietnike, FSK-në e cila mishëron vlerat e NATO-s, dhe e cila do të rrugëtojë bashkë me të.Duke qenë e kufizuar me vende anëtare të kësaj organizate, dhe me Kosovën e cila do të jetë anëtare e saj në të ardhsmen, Serbia do të kufizohet me paqe dhe stabilitet.

    Secili vëzhgues rasti i zhvillimeve në rajon, e lëre më një President sikurse jeni ju, është në dijeni  që për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse mes dy shteteve tona, nuk ka alternativë.

    Serbia ka pasur shumë liderë të cilët e kanë ditur që historia i ka rezervuar Kosovës atributet e shtetësisë, ndërkombëtarisht, por asnjeri nga ta nuk ka pasur kurajon që këtë ta pranojë publiksht këtë fakt. Rrjedhimisht  Marrëveshja Gjithëpërfshirëse do të ndodhë, sepse ikja nga ajo nuka ka alternativë.

    Uroj që ju të shiheni si Presidenti i Parëi Serbisë, i cili merr guximin të përballet  me të vërtetën, njohjen e Republikës së Kosovës, dhe që nuk ikën nga kjo e vërtetë me takime të improvizuara sikurse ky i fundit mes jush dhe disa serbëve të Kosovës në vizitë tek ju në Beograd. Kontriboni paqës zoteri President i Serbisë!

  • Takim me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopouolu

    Takim me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopouolu

    Prishtinë, 26 shkurt 2019 –

    Në takim me shefen e EULEX-it diskutuam se transformimi të këtij minsioni në Kosovë. Theksuam se tranferimi i EULEX-it, në pjesën veriore të Kosovës është një problematikë.

    Dy palët u pajtuam se arritja e marrëveshjes është e vetmja zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. 

    Zj. Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha zj. Papadopoulou.

    Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.