Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga katër anët e botës. Sot pranova urimet më të përzemërta nga znj.Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës. Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë cfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të rid he të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendve tona. Japonia ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.
Prishtinë, 19 prill 2019 – Letra nga Ministri i Jashtëm i Japonisë që erdhi në adresen e z.Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pas takimit dypalësh që kam zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, znjsh. Toshiko Abe, kemi nënshkruar një Marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milion jen japonez.
Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këto fusha.
Nga ana e saj, Ministrja Abe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve ka theksoi që Qeveria japoneze dëshiron, që ato të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen.
Prishtinë, 21 shkurt 2019 – Gjatë takimit me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Abe.
Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha si energjia, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, bujqësia, sepse nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri, korrektësi.
Kosova ofron zonë të lirë ekonomike dhe se bashkë me Shqipërinë përfaqësojnë qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë japoneze.
Thellësisht mirënjohës shtetit japonez për mbështetjen e gjithanshme ndaj Kosovës si në konsolidimin e shtetit brenda, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë në marrëdhëniet me jashtë.
Kërkova mbështetje dhe rritjen e investimeve japoneze në energji, infrastrukturë dhe fusha tjera me interes. Japonia ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetit të Kosovës në Azinë Lindore.
Tokio, 1 mars 2018 – Me ministrin japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Sego, gjatë një takimi në selinë e këtij institucioni në Tokio, ku kam ofruar Zonë të Lirë Ekonomike për Japoninë.
Kemi se çka të mësojmë nga fuqia e tretë ekonomike e botës.
Takimi shumë miqësor zhvillova edhe me Ministrin e Punëve të jashtme të Japonisë,Taro Kono. Me të diskutova për një rol të ri të Kosovës në relacion me Japoninë në Balkan, për investimet japoneze në vendin tonë, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, për heqjen e vizave nga Japonia krahas me BE për kosovarët), vizitën e ardhshme të MPJ të Japonisë në Kosovë e tema të tjera me interes reciprok.
Tokio, 1 mars 2018 – Në takim me Ministrin e Jashtëm të Japonisë, Tarō Kōno, gjatë vizitës sime të parë në Japoni.
Së bashku me zëvendësministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Manabu Horii, nënshkruam Marrëveshje Bashkëpunimi në mes dy vendeve tona.
Marrëveshja, që e nënshkruam sot ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës.
Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.
Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve me Zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii.
Ditën e fillova duke pritur në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, i konfirmova se e vlerësojmë mbështetjen që Athina ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.
I rikonfirmova se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.
Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.
Takimi i radhës që zhvillova gjatë ditës ishte me të ngarkuarin me Punë të Arabisë Saudite në Tiranë, që mbulon shtetin tonë, Fayez Almeyat.
Vlerësim për qeverinë e re, gatishmëri për mbështetje të gjithanshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, pranova nga Almeyat.
Vlerësova si shumë të rëndësishme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike. Arabia Saudite do të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.
Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Shefin e misionit të Ambasadës së Arabisë Saudite, Fayez Almeyat.
Kërkova, që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi, të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve tek vendet që ajo ka ndikim.
Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar
Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që diskutova me shefin e Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.
Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takimi me Shefin e Zyrës sllovake në Prishtinë, Lubomir Batar.
Me Batar kemi ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.
TAKIM ME AMBASADORIN JOREZIDENT TË JAPONISË NË KOSOVË, KIYOSHI KOINUMA
Ambasadorin Koinuma e njoftova me ecurinë e themelimit të Parkut të Biznesit Japonez, i cili do t’i ofrojë bizneseve japoneze kushte të favorshme për investime në Kosovë.
Në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ambasadori Koinuma më njoftoi për iniciativën e Kryeministrit japonez, z.Shinzo Abe, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kuadër Ambasada japoneze në Vjenë do të organizojë forumin ekonomik për promovimin e investimeve në Kosovë në fillim të muajit tetor.
Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Takim me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma.
U diskutua edhe tema e dialogut me Serbinë, për të cilën Japonia është e interesuar që të mbarojë sa më parë, dhe njëherit përkrahë fuqishëm anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.