Author: Liridon Llapashtica

  • GjatĂ« pritjes sĂ« homologut tim, Ministrit tĂ« JashtĂ«m hungarez PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł

    Gjatë pritjes së homologut tim, Ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjårtó

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 –

    Kosova e ka pasur përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë në çdo forum ndërkombëtar dhe ajo po vazhdon të japë kontribut të madh edhe në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

    Me pĂ«rgatitjet mĂ« larta shtetrore e protokolare kam pasur nderin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« qĂ« t’i organizojĂ« dhe ta pres nĂ« takim homologun tim PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł, dhe delegacionin hungarez.

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 – GjatĂ« pritjes sĂ« homologut tim, Ministrit tĂ« JashtĂ«m hungarez PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł.

    Në takimin me delegacionin hungarez trajtova çështje të rëndësisë së veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve, aspektin e thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe për mbështetjen që i duhet Kosovës në kuadër të proceseve evropiane.

    Hungaria ka qenë, është dhe vazhdon të mbetët përkrahëse e pa rezervë e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të afirmimit ndërkombëtar të saj, për çka ne i jemi gjithmonë mirënjohës shtetit dhe popullit hungarez.

    Edhe me këtë rast, homologut tim i kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, përkrahjen e Kosovës në procese afrimuese që lidhen me njohjen dhe me procese të anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe universale.

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 – SĂ« bashku me homologun tim hungazrez PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł, nĂ« konference pĂ«r media.

    Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve do të vazhdojë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha temat. Ne po vazhdojmë fuqishëm të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet, dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Hungaria është përkrahëse e fuqishme e aspiratave progresive të vendeve të rajonit, e veçanërisht përkrahëse e Kosovës.

    Kosova është e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë. Dy vendet kanë pasur disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, për doganat, mallin dhe transportin e udhëtarëve dhe se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ofron tregti të lirë me Hungarinë.

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 – GjatĂ« takimit bilateral me homologun tim, Ministrin e JashtĂ«m hungarez PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł.

    “Me HungarinĂ« kemi shumĂ« marrĂ«veshje ndĂ«rsa sot kemi nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje mes MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe operatorit hungarez, qĂ« na mundĂ«son bashkĂ«punim mĂ« frytdhĂ«nĂ«s. Me realizimin e kĂ«saj marrĂ«veshjeje, nĂ« vlerĂ« rreth 5 milionĂ« euro, do tĂ« kemi autostrada mĂ« tĂ« sigurta dhe lĂ«vizje mĂ« tĂ« sigurt”

    Kurse homologu hungarez,Szijjarto, nga Prishtina i dërgoi mesazh Bashkimit Evropian (BE) se nuk është i drejtë ndaj Kosovës dhe se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 – NĂ« prani tĂ« Ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe TregtisĂ« PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł dhe ZĂ«vendĂ«skryeministrit dhe Ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme Behgjet Pacolli, u nĂ«nshkrua marrĂ«veshja pĂ«r projektin e ShĂ«rbimit TOLL, tĂ« nĂ«nshkruar nga ministri i InfrastrukturĂ«s sĂ« KosovĂ«s Pal Lekaj dhe ZoltĂĄn Varga nĂ« emĂ«r tĂ« TOLL Service.

    “Nuk duam qĂ« BE tĂ« lĂ« KosovĂ«n tĂ« presĂ«. JanĂ« 95 kriteret tĂ« cilat janĂ« pĂ«rmbushur me çka Hungaria mbetet njĂ« mbĂ«shtetĂ«se e liberalizimit tĂ« vizave. RespektojmĂ« kryesimin austriak qĂ« vendosi kĂ«tĂ« nĂ« rend dite, prandaj Hungaria do tĂ« votojĂ« pĂ«r liberalizimin”, tha Szijjarto.

    Ai foli edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, për të cilin tha se gëzon mbështetjen e Hungarisë përmes një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët.

    “Stabiliteti dhe paqja nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sisĂ« jetike pĂ«r ne, pasi kuptojmĂ« se marrĂ«veshja e tillĂ« Ă«shtĂ« bazĂ« pĂ«r stabilitet afatgjat”, tha ai.

    PrishtinĂ«, 15 nĂ«ntor 2018 – SĂ« bashku me homologun tim hungazrez PĂ©ter SzijjĂĄrtĂł, i shkuam nĂ« zyre pĂ«r takim kryeministri Ramush Haradinaj.
  • Me shumĂ« liderĂ« botĂ«rorĂ« shĂ«nuam 100 vjetorin e pĂ«rfundimit tĂ« LuftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore

    Me shumë liderë botërorë shënuam 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

    Paris, 12 nëntor 2018

    Pallati Elysee në Paris ishte qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Po shënohej 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes.

    Me ftesë zyrtare të presidentit Macron, qëndrova dy ditë në Republikën franceze. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

    Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë.

    Gjatë kësaj ceremonie kam zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

    Paris, 12 nĂ«ntor 2018 – GjatĂ« qĂ«ndrimit dyditor nĂ« RepublikĂ«n franceze, me rastin e shĂ«nimit tĂ« 100-vjetorit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« LuftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore, takova Sekretarin Amerikan tĂ« Shtetit, Mike Pompeo, dhe kĂ«shilltarin pĂ«r Siguri KombĂ«tare tĂ« Presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, John Bolton.

    Takim kam zhvilluar edhe me kĂ«shilltarin pĂ«r Siguri KombĂ«tare tĂ« Presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, John Bolton, NdihmĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r EvropĂ« dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, Ministrin e JashtĂ«m tĂ« FrancĂ«s, Jean-Yves Le Drian, Ministrin e JashtĂ«m tĂ« TurqisĂ«, MevlĂŒt Çavußoğlu, si dhe homologĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« nga mĂ« shumĂ« se 50 shtete tĂ« botĂ«s.

    Paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për ti kontribuar kësaj sigurie.

    Ky është përcaktimi primar yni dhe në këtë funksion është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë ndërkombëtare.

    Paris, 12 nĂ«ntor 2018 – GjatĂ« qĂ«ndrimit dyditor nĂ« RepublikĂ«n franceze, me rastin e shĂ«nimit tĂ« 100-vjetorit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« LuftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore, takova homologun tim turk, MevlĂŒt Çavußoğlu.
  • Takim me drejtoreshĂ«n e Departamentit pĂ«r EvropĂ«n Kontinentale tĂ« MPJ-sĂ« sĂ« FrancĂ«s, Florence Mangin

    Takim me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale të MPJ-së së Francës, Florence Mangin

    Prishtinë, 6 nëntor 2018

    Në kuadër të konsultimeve të rregullta vjetore, politike, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës, sot takova delegacionin francez të kryesuar Drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin.

    Me këtë rast Drejtoreshes Mangin i shpreha rëndësinë që përkrahja e Francës ka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Po ashtu diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ku mundësitë janë të shumta.

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe, delegacionin francez e falenderova për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë këtyre viteve.

  • Takimi me presidentin Erdogan nĂ« pĂ«rurimin e Aeroportit tĂ« Ri tĂ« Stambollit

    Takimi me presidentin Erdogan në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit

    Stamboll, 29 tetor 2018

    N 604 BA, në shërbim të vendit tim, aty dhe kur është e mundur! Ajropani im privat në shërbim të Republikës së Kosovës, udhëtimi i radhës në Stamboll me ftesë zyrtare nga Presidenti Taip Erdogan, në inaugurimin e aeroportit më të madhe në Evropë.

    Stamboll, 29 tetor 2018 – N 604 BA, nĂ« shĂ«rbim tĂ« vendit tim, aty dhe kur Ă«shtĂ« e mundur!

    Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.

    NĂ« emĂ«r tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, presidentin Erdoğan e urova edhe pĂ«r DitĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«.

    Stamboll, 29 tetor 2018Gjatë takimit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në inaugurimin e aeroportit më të madh në Evropë, në Stamboll, ku isha i ftuar si mysafir i tij.

    Gjatë këtij organizimi shfrytëzova rastin që të takohem me përfaqësues shtetesh të ndryshme pjesmarrëse. Takova minstrat e punëve të jashtme dhe liderët nga Kirgistani, Sudani dhe vendosa kontakte me disa delegacione tjera të niveit të lartë të një morie shtetesh.

    Falënderim i madh për kontributin e Turqisë në mbështetje të shtetit të Kosovës.

    Stamboll, 29 tetor 2018 – NĂ« mesin e mijĂ«ra pĂ«rfaqĂ«suesve botĂ«rorĂ« nĂ« ambientet e Aeroportit tĂ« Ri tĂ« Stambollit, i cili pritet tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« aeroportin mĂ« tĂ« madh nĂ« botĂ«.
  • NĂ« margjinat e samitit tĂ« Krans MontanĂ«s takova shumĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ndryshĂ«m tĂ« botĂ«s

    Në margjinat e samitit të Krans Montanës takova shumë përfaqësues të ndryshëm të botës

    GjenevĂ«, 24 tetor 2018 –

    Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.

    Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.

    Arsyeja kryesore natyrisht Ă«shtĂ« siguria, lufta kundĂ«r terrorizmit dhe krimit tĂ« organizuar ndĂ«rkombĂ«tar. Çdo ditĂ« e mĂ« tepĂ«r po rritĂ«t mbĂ«shtetja ndĂ«rkombētare pĂ«r kĂ«tĂ« kauzĂ«.

    Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë.

    GjenevĂ«, 24 tetor 2018 – GjatĂ« takimit me Presidentin e Samitit tĂ« Krans MontanĂ«s nĂ« ZvicĂ«r, pĂ«r tĂ« lobuar tek udhĂ«heqĂ«sit e shteteve tĂ« ndryshme, qĂ« po merrnin pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Po ashtu, kam diskutuar pĂ«r mundĂ«sinĂ« qĂ« gjatĂ« vitit 2019 ky forum tĂ« organizohet nĂ« KosovĂ«.
    GjenevĂ«, 24 tetor 2018 – GjatĂ« takimit me Presidentin e Samitit tĂ« Krans MontanĂ«s nĂ« ZvicĂ«r.
    GjenevĂ«, 24 tetor 2018 – GjatĂ« takimit me Presidentin e Samitit tĂ« Krans MontanĂ«s nĂ« ZvicĂ«r, dhe zyrtarĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« nga Afrika.

  • E prita nĂ« takim deputetin e Parlamentit tĂ« GjermanisĂ« nga radhĂ«t e CDU-sĂ«, Peter Beyer

    E prita në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer

    PrishtinĂ«, 22 tetor 2018 –

    Sot, pata kĂ«naqĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« mirĂ«pres nĂ« zyrĂ«n deputetin e Parlamentit tĂ« GjermanisĂ« nga radhĂ«t e CDU-sĂ«, Peter Beyer. Vendi ynĂ« duhet tĂȘ intensifikojĂ« raportet e shkĂ«lqyera deri mĂ« tani me aleatin tonĂ« historik GjermaninĂ« nĂ« rrugĂ«n e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.

    Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol.

    Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt.

    PrishtinĂ«, 22 tetor 2018 – NĂ« takim me deputetin e Parlamentit tĂ« GjermanisĂ« nga radhĂ«t e CDU-sĂ«, Peter Beyer.
  • Si ndodhi pĂ«rplasja e madhe mes SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« pĂ«r hyrjen e KosovĂ«s nĂ« UNESCO

    Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Paris, 21 tetor 2015 –

    Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.

    Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.

    Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.

    Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

    Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)

    Duke parĂ« seriozitetin e KosovĂ«s dhe miqĂ«ve tĂ« saj pĂ«r antarsim nĂ« UNESCO, fushata e ashpĂ«r e shpifĂ«se vetĂ«m se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po pĂ«rhapej pĂ«rmes kanaleve tĂ« ndryshme.  

    Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.

    Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.

    Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.

    Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.

    Duke klikuar në këtë link mund të lexoni një opinion që kam shkruar para se të udhëtoja për Paris: https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=933&fbclid=IwAR07ZPUvZaNYfssFWDa-Col6HMFzqwr8XBP5_vpkntb0mrvSDQ-e38JyE0U

    Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.

    Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.

    Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.

    Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.

    Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

    “I kam dĂ«rguar protestĂ« udhĂ«heqĂ«sisĂ« sĂ« organizatĂ«s. I ashtuquajturi ministĂ«r i jashtĂ«m i KosovĂ«s, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanĂ« krijuar njĂ« zyre ilegale nĂ« korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerĂ«z aty dhe po u bĂ«jnĂ« presion pĂ«r tĂ« votuar pĂ«r KosovĂ«n”, kishte thĂ«nĂ« Tanaskoviq.

    Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.

    Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.

    “AnĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« UNESCO, do tĂ« thotĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«mendje ndĂ«rkombĂ«tare, mĂ« shumĂ« vĂ«mendje e kĂ«saj organizate pĂ«r veprat kulturore, artistike, monumentet e sĂ« kaluarĂ«s, pĂ«r arsimin nĂ« territorin e atdheut tonĂ«, KosovĂ«s ku banojnĂ« jo vetĂ«m shqiptarĂ«â€, shkruan Pacolli.

    Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.

    Me ministrin e Arsimit tĂ« Pakistanit, njĂ«herĂ«sh edhe shef i delegacionit tĂ« Pakistanit. FalĂ«nderova pĂ«r pĂ«rkrahjen e madhe dhe pĂ«rkrahjen pĂ«r shtetin tonĂ«. 

    Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.

    KĂ«shtu bĂ«ri Qeveria e PrishtinĂ«s gushtin e kaluar. NĂ« letrĂ«n e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Hashim Thaçi, theksohej “dĂ«shira e popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r tĂ« vendosur dhe mbajtur bashkĂ«punim mĂ« tĂ« ngushtĂ« me vendet e tjera nĂ« fushĂ«n e arsimit, shkencĂ«s dhe kulturĂ«s” pĂ«rmes inkorporimit tĂ« tij nĂ« UNESCO.

    Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.

    Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.

    MĂ« 22 tetor, KĂ«shilli Ekzekutiv i UNESCO-s, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 58 vende – mes tyre edhe Spanja – e miratoi tashmĂ« kĂ«rkesĂ«n me 27 vota pro, 14 kundĂ«r, 14 abstenime dhe tre shtete qĂ« mungonin.

    Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.

    Garantuesja e parĂ« e KosovĂ«s ishte ShqipĂ«ria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkĂ«-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe njĂ« duzinĂ« vendesh tĂ« Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. JanĂ« shtete qĂ« tashmĂ« e kanĂ« njohur KosovĂ«n, njĂ« hap qĂ« Spanja refuzon ta bĂ«jĂ«.

    Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.

    KĂ«to ditĂ«, ministra nga tĂ« gjitha vendet e botĂ«s po kalojnĂ« nĂ«pĂ«r Paris pĂ«r tĂ« mbledhur vota pro ose kundĂ«r peticionit. TĂ« mĂ«rkurĂ«n, Ministri i Arsimit, ĂĂ±igo MĂ©ndez de Vigo, e bĂ«ri kĂ«tĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« SpanjĂ«s.

    NĂ« fjalimin e tij para asamblesĂ«, ai vuri nĂ« dukje se Spanja Ă«shtĂ« nĂ« favor tĂ« pranimit tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« rinj “pĂ«rderisa ka unanimitet nĂ« Komunitetin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r njohjen e shtetĂ«sisĂ« sĂ« tyre, se hyrja nuk krijon pĂ«rçarje brenda organizatĂ«s, se ajo bĂ«n tĂ« mos lindin debate qĂ« janĂ« tĂ« huaja pĂ«r objektivat e tij dhe qĂ« nuk cenojnĂ« ligjshmĂ«rinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”.

    Aleksandar Vuçiq, kryeministri i SerbisĂ« – shteti okupator tĂ« cilin Kosova nĂ« vitin 1999 pas njĂ« lufte tĂ« pĂ«rgjakshme me pjesĂ«marrjen e NATO-s – e shporri nga kĂ«to troje, ishte angazhuar duke dĂ«rguar njĂ« letĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« UNESCO-s nĂ« tĂ« cilĂ«n siguronte se Kosova ka dĂ«mtuar ose shkatĂ«rruar dhjetĂ«ra tempuj tĂ« KishĂ«s Ortodokse Serbe qĂ« kur shpalli pavarĂ«sinĂ«.

    Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.

    Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]

    Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.

    Spanja – e cila, sĂ« bashku me GreqinĂ«, RumaninĂ«, Qipron dhe SllovakinĂ«, po i qĂ«ndronin nĂ« krah RusisĂ« dhe SerbisĂ«. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e Komiteti Ekzekutiv tĂ« UNESCO-s.

    Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.

    Ky interesim i fuqishĂ«m i SHBA pĂ«r antarsim tĂ« KosovĂ«s nĂ« UNESCO alarmoi SerbinĂ«, e cila veç kishte filluar fushatĂ«n intensive diplomatike pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar hyrjen e KosovĂ«s nĂ« UNESCO, jo vetĂ«m sepse do t’i hapte rrugĂ«n njohjes sĂ« KosovĂ«s si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund tĂ« linte mbrojtjen e manastireve ortodokse tĂ« KosovĂ«s nĂ« duart e autoriteteve nĂ« PrishtinĂ«, tĂ« cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit tĂ« tij kombĂ«tar.

    MĂ« 27 korrik, ministri i Jashtme e SerbisĂ«, Iva Daçiq, i kishte dĂ«rguar njĂ« letĂ«r Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« OKB-sĂ«, Ban Ki-Moon, nĂ« tĂ« cilĂ«n ai e cilĂ«soi hyrjen e KosovĂ«s nĂ« UNESCO si tĂ« “papranueshme” dhe paralajmĂ«roi se kjo do tĂ« binte ndesh me marrĂ«veshjet e paqes qĂ« i dhanĂ« fund luftĂ«s sĂ« vitit 1999. PĂ«rveç kĂ«saj,  Daçiq nĂ« letĂ«r kishte shkruar se mĂ« shumĂ« se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janĂ« shkatĂ«rruar nĂ« KosovĂ« gjatĂ« viteve tĂ« fundit, si dhe mĂ« shumĂ« se 10,000 ikona janĂ« vjedhura, pĂ«r tĂ« cilat kishte shtruar pytje se vĂ«rtet objektivi i hyrjes sĂ« KosovĂ«s nĂ« UNESCO Ă«shtĂ« tĂ« ruajĂ« trashĂ«giminĂ« e saj kulturore.

    Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.

    NĂ« komunikatĂ«n e ZyrĂ«s sĂ« Informacionit Diplomatik (OID) pĂ«r takimin nĂ«  fjalĂ«, nuk pĂ«rmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes sĂ« integritetit territorial tĂ« shteteve”.

    Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.

    PĂ«r 10 muaj fushatĂ«, si konfidenciale, ashtu edhe tĂ« hapur, kemi dhĂ«nĂ« maksimumin dhe ç’Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si edhe qytetarĂ«t dhe miqtĂ« e KosovĂ«s dhanĂ« shumĂ«.

    Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.

  • Nikoqir i homologut tim nga Turqia, Mevlut Çavußoğlu

    Nikoqir i homologut tim nga Turqia, Mevlut ÇavuƟoğlu

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 –

    Hapja e dyerëve dhe mikëpritja janë vlera jonë më e pasur, vlerë mbi të cilën gjithëherë kemi ruajtur miqtë, forcuar besimin reciprok dhe zgjeruar partneritet.

    Duke shtrĂ«nguar duart me mikun tim nga turqia njĂ«herit homologun, Mevlut Çavußoğlu, hapa takimin zyrtarĂ« me tĂ« nĂ« zyrat e MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme (MPJ-sĂ«).

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – Homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavußoğlu, i urova mirĂ«seardhje nĂ« KosovĂ«. Turqia Ă«shtĂ« njĂ« mbĂ«shtetĂ«se besnike e forcimit tĂ« subjektivitet ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, si nĂ« shtimin e njohjeve, ashtu edhe nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare.

    Homologut Çavußoğlu i bĂ«ra tĂ« ditur se Turqia do tĂ« jetĂ« njĂ«ri nga zĂ«rat mĂ« tĂ« fuqishĂ«m tĂ« anĂ«tarĂ«simit tĂ« KosovĂ«s nĂ« Organizatat BotĂ«rore e njĂ« ndĂ«r to edhe nĂ« Interpol.

    Fillimisht me homologun zhvilluam takim “kokĂ« mĂ« kokĂ«â€, pastaj takim bilateral mes dy delegacioneve tona.

    Turqia do të mbështet fuqishëm anëtarësimin e Republikës në Interpol dhe do të vë në funksion të plotë shërbimin e saj diplomatik në të gjitha kontinentet për këtë çështje.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – NĂ« takimin bilateral me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavußoğlu.

    Ky ishte premtimi, qĂ« mora nga homologu dhe miku im turk, MevlĂŒt Cavushoglu. U dakorduam pĂ«r rritje tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« gjitha fushat e interesit tĂ« pĂ«bashkĂ«t.

    Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve. Në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – NĂ« takimin “kokĂ« mĂ« kokĂ«” me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavußoğlu.

    Në përfundim të takimit që zhvilluam në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dy dolëm në konferenc për media.

    nĂ« fjalĂ«n e parĂ« para mediave, Çavußoğlu, tha se nuk dĂ«shirojnĂ« qĂ« shteti vĂ«lla i KosovĂ«s tĂ« lejojĂ« praninĂ« e terroristĂ«ve qĂ« tentuan tĂ« realizojnĂ« grusht shteti mĂ« 15 korrik tĂ« vitit 2016 nĂ« Turqi.

    Ai riafirmoi mbështetjen e Turqisë për shtetin dhe popullin e Kosovës, të cilin e quajti si shtet mik dhe vëlla.

    “PavarĂ«sia, integriteti territorial dhe sovraniteti i KosovĂ«s janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r ne. Ne e vazhdojmĂ« fushatĂ«n qĂ« Kosova tĂ« njihet nga mĂ« shumĂ« shtete. VeçanĂ«risht, nĂ« takimet qĂ« i zhvillojmĂ« me shtete qĂ« ende nuk e kanĂ« njohur KosovĂ«n, ne medoemos e sjellim nĂ« rend dite kĂ«tĂ« çështje”, tha shefi i diplomacisĂ« turke.

    Çavußoğlu e cilĂ«soi si shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m integrimin e KosovĂ«s nĂ« komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar, duke shtuar se vendi i tij do tĂ« japĂ« pĂ«rpjekje sĂ« bashku me KosovĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – NĂ« konferenc pĂ«r media me homologun tim nga Turqia, Mevlut Çavußoğlu.

    “NĂ« veçanti, Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m integrimi nĂ« strukturat euroatlantike”, theksoi kryediplmati i TurqisĂ«, duke riafirmuar se Turqia do t’i vazhdojĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r ta ndihmuar KosovĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« aspekt.

    Ai shprehu mbështetje edhe në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Turqia e konsideron atë të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

    Çavußoğlu deklaroi se mbĂ«shtetja e TurqisĂ« do tĂ« vazhdojĂ« edhe ndaj hapave tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor pĂ«r rritjen e besimit, pĂ«r stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik tĂ« tij.

    Duke folur për investimet e firmave turke në Kosovë, ai tha se sasia e këtyre investimeve është duke u rritur.

    “Ne jemi nĂ« vendin e tretĂ« edhe nĂ« investime, por edhe nĂ« tregti. Ne duam ta vazhdojmĂ« kĂ«tĂ« partneritet. Bankat tona kĂ«tu, firmat e aeroportit, minierave dhe shumĂ« firma nĂ« fushat e tjera ushtrojnĂ« veprimtari dhe mbĂ«shteten nga Kosova. Me miratimin e MarrĂ«veshjes sĂ« TregtisĂ« sĂ« LirĂ«, edhe tregtia mes nesh do tĂ« rritet”, tha Çavußoğlu.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – Para medidave ai potencoi se TIKA deri mĂ« tani ka realizuar mbi 600 projekte me vlerĂ« prej 100 milionĂ« eurosh. Çavußoğlu madje i dha njĂ« propozim TIKA-s qĂ« tĂ« jepen edhe projekte tĂ« reja nĂ« vijim.

    “Turqia nuk do tĂ« strehonte askĂ«nd qĂ« do tĂ« kryente jo tentativĂ« pĂ«r grusht shteti, por edhe ndonjĂ« aktivitet ilegal dhe do t’ia dorĂ«zonte atĂ« KosovĂ«s. Edhe ne presim tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« nga vĂ«llezĂ«rit tanĂ«. Besoj qĂ« bashkĂ«punimi nĂ« kĂ«tĂ« çështje do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i mirĂ«â€, shtoi ministri i JashtĂ«m i TurqisĂ«, Çavußoğlu.

    Ministri turk përfundoi fjalën e tij duke thënë se në Kosovë ndihet sikur në shtpinë e dytë.

    Duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Turqia prej ditĂ«s sĂ« parĂ« ka mbĂ«shtetur pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s, theksova se “Turqia vazhdon tĂ« mbĂ«shtesĂ« dhe kam marrĂ« garancione qĂ« do tĂ« mbĂ«shtesĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen KosovĂ«n. Kosova do ta kishte vĂ«shtirĂ« tĂ« ecĂ« me tempon e vet pa mbĂ«shtetjen e TurqisĂ«â€.

    Njoftova se gjatë takimit kanë biseduar edhe për sfidat që po e presin Kosovën, si dialogu me Serbinë, si dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, si Interpoli dhe UNESCO.

    “UnĂ« homologun e informova edhe pĂ«r mbarĂ«vajtjen e dialogut, pĂ«r arritjet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« deri tani dhe sfidat qĂ« na presin. Sigurisht, kĂ«tu nuk mungoi edhe njĂ« herĂ« premtimi i TurqisĂ« se edhe kĂ«tu do tĂ« na mbĂ«shtesĂ«â€, tha ai.

    Theksoi se në procesin e anëtarësimit në Interpol, Kosovës i janë paraqitur disa probleme, por që Turqia edhe kësaj radhe do të vazhdojë të ndihmojë.

    “Por, sidoqoftĂ«, kĂ«tu edhe presidenti Erdoğan gjatĂ« takimit tonĂ« qĂ« patĂ«m nĂ« New York premtoi, por sot mora po ashtu premtimin se Turqia edhe kĂ«saj radhe do tĂ« na ndihmojĂ«. ËshtĂ« çështje shumĂ« me rĂ«ndĂ«si e KosovĂ«s. Sigurisht, Turqia Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« na ndihmojĂ« edhe nĂ« çdo kĂ«rkesĂ« qĂ« parashtrohet nĂ« dialogun PrishtinĂ«-Beograd”

    Kosova dhe Turqia kanë mbi 22 marrëveshje të nënshkruara dhe se do të vazhdojnë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dhe në implementimin e tyre.

    Pacolli tha se kanë biseduar edhe për investimet ekonomike të kompanive turke në Kosovë dhe i inkurajoi që edhe në të ardhmen të vijnë më shumë investitorë në Kosovë, ku, sipas tij, ka mundësi për investime dhe bashkëpunim.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – Me homologun dhe mikun tim, MevlĂŒt, darkuam sĂ« bashku nĂ« shtĂ«pinĂ« time, bashkĂ« me delegacionet.

    Pas takimit zyrtarĂ« nĂ« MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Jashtme me homologun dhe mikun tim, MevlĂŒt sonte darkuam sĂ« bashku nĂ« shtĂ«pinĂ« time, bashkĂ« me delegacionet.

    Hapja e dyerëve dhe mikëpritja janë vlera jonë më e pasur, vlerë mbi të cilën gjithëherë kemi ruajtur miqtë, forcuar besimin reciprok dhe zgjeruar partneritet.

    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – Homologut dhe mikut tim, MevlĂŒt, i bĂ«ra me dije se dyert e shtĂ«pisĂ« time janĂ« gjithmonĂ« tĂ« hapura pĂ«r vĂ«llĂ«zĂ«rit nga shteti mik.
    PrishtinĂ«, 19 tetor 2018 – Homologut dhe mikut tim, MevlĂŒt, e pĂ«rcjella duke i kujtuar se Kosova llogaritĂ« shumĂ« nĂ« pĂ«rkrahjen e shtetit turk.

  • Takime me disa homologĂ« nĂ« Samitin e FrankofonisĂ«, mbĂ«shtetje e fuqishme pĂ«r KosovĂ«n

    Takime me disa homologë në Samitin e Frankofonisë, mbështetje e fuqishme për Kosovën

    Jerevan, 9 tetor 2018 –

    Me 9 tetor arrita në qytetin Jerevan të Armenias. Aty do të zhvillohej Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë. Në konferencë isha ftuar të marr pjesë me ministrat e jashtëm dhe kryetarët e delegacioneve nga vendet anëtare të OIF.

    Ka qenë shumë udhëtim dhe pjesmarrja produktive, pasi që u konfirmua kërkesa e Kosovës për avansimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.

    Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – NĂ« kuadĂ«r tĂ« punimeve tĂ« KonferencĂ«s sĂ« FrankofonisĂ« nĂ« Jerevan tĂ« ArmenisĂ«, gjatĂ« fjalĂ«s sime thash se jam optimist qĂ« nĂ« mbyllje tĂ« samitit, Kosova do tĂ« marrĂ« statusin e anĂ«tarit tĂ« asocuar dhe do tĂ« vazhdojĂ« faktorizimin e vet.

    Pas këtij lajmi të rëndësishëm mora fjalën përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme.

    Vendeve anëtare të frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falenderova për konstruktivitetin e trajtimit të qështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet në paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – NĂ« fjalĂ«n time pĂ«rpara ministrave tĂ« jashtĂ«m tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« FrankofonisĂ« shpreha pĂ«rkushtimin dhe vullnetin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r tĂ« avancuar statusin tonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

    Pasi përfundova fjalën time fillova me takimet lobuese për Republikën. Takimi i parë që zhvillova ishte homologu im armen Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.

    Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin Armen.

    Njohja nga Armenia për Kosovën është e një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë.

    Bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë.

    Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe INTERPOL ishin tema për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – NĂ« kuadĂ«r tĂ« pjesĂ«marrjes sime nĂ« KonferencĂ«n e FrankofonisĂ« nĂ« Armeni kam takuar Ministrin e JashtĂ«m tĂ« ArmenisĂ«, Zohrab Mnatsakanyan, shteti i tĂ« cilit ishte nikoqir i kĂ«saj konference.

    Konferenca e 35-të Ministrore e Frankofonisë është një mundësi ideale për takime me liderë nga e gjithë bota, e dija se duhet shfrytëzuar maksimalisht. Andaj menjëherë takova Chancel Sekode Ndeugbayi, i deleguar nga Republika e Afrikës Qendrore, pë Frankofoni.

    Afrika Qendrore vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të thellojmë marëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndëishëm afrikan.

    Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – Me Ministrin e deleguar pĂ«r Frankofoni, nga Republika e AfrikĂ«s Qendrore, Chancel Sekode.

    Në kuadër të Konferencës së Frankofonisë pata kënaqësinë të takoj edhe përfaqësuesin e Republikës e Seychell në këtë organizatë, ambasadorin Sylvestre Radegonde.

    Më ambasadorin Radegonde biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

    Po ashtu Ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

    Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takoj edhe zëvendëspresidentin dhe ministrin e jashtëm të këtij shteti.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – NĂ« takim me pĂ«rfaqĂ«suesin e RepublikĂ«s Seychelles nĂ« OrganizatĂ«n e FrankofonisĂ« i shtrova kĂ«rkesĂ«n pĂ«r njohje.

    Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit Kalla Ankourao me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore .

    Po ashtu vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen konsuj nderi me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

    Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin ne INTERPOL.

    Kosova ka akredituar Ambasadorin në Senegal në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin tonë. E ftova Ministrin e Jashtëm Ankourao të vizitojë Kosovën dhe të vazhdojë diskutimin dhe bashkëpunimin tonë miqësor.

    Po ashtu diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore.

    Yerevan, 9 tetor 2018 – Takim me Ministrin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« Nigerit, Kalla Ankourao, me tĂ« cilin diskutuam pĂ«r vendosjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike.

    Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol.

    Kam pasur fatin ta quaj Mamady Toure mik prej shumë vitesh. Takimi me të gjithmonë është miqësor ku në atë frymë patëm shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.

    E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.

    Jerevan, 9 tetor 2018 – GjatĂ« takimit me Ministrin e JashtĂ«m tĂ« RepublikĂ«s sĂ« Guineas, Mamady Toure.

    Edhe dita e dytë ishte shumë e ngjeshur me takime bilaterale në kuadër të Konferencës së 35-të Ministrore të Frankofonisë.

    Zhvillova takim shumë konstruktiv dhe përkrahes me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat me fokus, në shkëmbimin e përvojave dhe në zhvillim ekonomik.

    Ministri Zaki Anawar Nusseibeh premtoi se do të vazhdojë mbështetje për antarësim në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.

    Jerevan, 10 tetor 2018 – GjatĂ« lobimit te homologĂ«t e mi nĂ« kuadĂ«r tĂ« Samitit tĂ« FrankofonisĂ«, kam takuar Ministrin e Shtetit tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me tĂ« cilin kam diskutuar nĂ« lidhje me avancimin e bashkĂ«punimit bilateral.

    Interpoli vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor e thash edhe në takimin që kisha me ministrin e jashtëm nga Benini. Homologu im tha se Republika e Beninit është fuqishëm pro Kosovës në Interpol.

    Takim ishte jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

    Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

    Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.

    Jerevan, 10 tetor 2018 – GjatĂ« takimit me Ministrin e JashtĂ«m tĂ« Beninit, Aurelien Agbenonci, nĂ« margjina tĂ« KonferencĂ«s sĂ« FrankofonisĂ«.
    Jerevan, 10 tetor 2018 – ShtrĂ«ngim duarsh me homologun nga Benini, Aurelien Agbenonci, nĂ« margjina tĂ« KonferencĂ«s sĂ« FrankofonisĂ«.

    Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblese Parlamentare te Frankofonisë dhe z. Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

    Lajmi pozitiv për Kosovën pritet të marrë vulën zyrtare nesër kur do të miratohet avansimi i statusit tonë në këtë organizatë të rëndësishme politike.

    KĂ«tĂ« samit gjithashtu jam duke e shfrytĂ«zuar pĂ«r lobimin e pranimit tē KosovĂ«s nĂ« Interpol, mision ky shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i diplomacisĂ« tonĂ«.

    Jerevan, 10 tetor 2018 – Takim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m me Jacques Chagnon, Kryetar i AsamblesĂ« Parlamentare tĂ« FrankofonisĂ« dhe Jacques Krabal, Sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m i APF nĂ« margjina tĂ« Samitit tĂ« OrganizatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« FrankofonisĂ«.

    Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela në samitin e frankofonisë që po mbahet në Jerevan. Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës.

    Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithë mikrpitjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës në futboll e që loja po zhvillohej në Prishtinë.

    Jerevan, 11 tetor 2018 – Me homologun maltez, mikun tim Carmelo Abela, nĂ« Samitin e FrankofonisĂ« qĂ« po mbahet nĂ« Jerevan.

    Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

    12 tetori i 2018 ishte momenti kur shtetet anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« FrankofonisĂ« votuan unanimisht qĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s t’i avancohet statusi i saj nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ«, nga vĂ«zhguese nĂ« anĂ«tare tĂ« asociuar.

    Puna shumë vjeçare e mundimshe u shpërblye, isha i emocionuar dhe i entuziazmuar pasi mora shumë urime në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.

    Pas konfirmimit të ngritjes së statusit tonë në Organizatën e Frankofonisë, Kosova menjëherë u vendos në rreshtin e anëtarëve të asocuar të kësaj organizate të fuqishme politike botërore.

    Ky është sukses i madh diplomatik i vendit tonë.

    Jerevan, 11 tetor 2018 – Pas konfirmimit tĂ« ngritjes sĂ« statusit tonĂ« nĂ« OrganizatĂ«n e FrankofonisĂ«, Kosova menjĂ«herĂ« u vendos nĂ« rreshtin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« asocuar tĂ« kĂ«saj organizate tĂ« fuqishme politike botĂ«rore.

    Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz.

    Jerevan, 11 tetor 2018 – Faqja zyrtare e OrganizatĂ«s sĂ« FrankofonisĂ«, si organizatĂ« e fuqishme politike botĂ«rore i dĂ«shiron mirĂ«seardhje KosovĂ«s duke e vendosur flamurin tonĂ« nĂ« njĂ« pozicion tepĂ«r dinjitoz.

    TĂ« frustruar me avansimin e KosovĂ«s, Daçiq dhe ekipi i tij dolĂ«n menjĂ«her me deklarata shpifĂ«se se gjoja unĂȘ e kam hapur siç thonĂ« ata “ thesin me para”.

    “Ashtu siç e kam thĂ«nĂ« edhe mĂ« pĂ«rpara, Serbia nuk posedon kurrfarĂ« kapaciteti qĂ« ti kundĂ«rvihet KosovĂ«s dhe mua personalisht. Neve nuk na duhen paratĂ« pĂ«r tĂ« forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ«”

    Por deklaratat shpifëse nga Serbia nuk e ndalin rrugëtimin tonë për Republikën. Në këtë rrugëtim festiv u bashkangjit edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

    Së bashku pranuam urime të shumta nga shtetet anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

    Jerevan, 11 tetor 2018 – UnĂ« dhe presidenti Thaçi duke pranuar urimet nga pĂ«rfaqĂ«suesit e shteteve tĂ« ndryshme. U jemi mirĂ«njohĂ«s shteteve anĂ«tare pĂ«r afirmimin e KosovĂ«s nĂ« familjen frankofone dhe pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« tyre.

    Ne vazhduam edhe me takime. I pari menjĂ«her pasi shtetet anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« FrankofonisĂ« votuan unanimisht qĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s t’i avancohet statusi i saj nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ«, nga vĂ«zhguese nĂ« anĂ«tare tĂ« asociuar, u zhvillua me presidentin e shtetit nikoqir.

    Takimi ishte i hapur dhe miqësor me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.

    Me presidentin Sarkissian diskutuam për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.

    Jerevan, 12 Tetor 2018 – DitĂ«n e fundit tĂ« Samitit tĂ« FrankofonisĂ«, nĂ« tĂ« cilin Kosova u ngre nĂ« status si vend anĂ«tar i asocuar, bashkĂ« me presidentin Thaçi takuam Presidentin e ArmenisĂ«, Armen Sarkissian, tĂ« cilin e falĂ«nderuam pĂ«r mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
    Jerevan, 11 tetor 2018 – BashkĂ« me Presidentin Thaçi takuam Presidentin e Congo Brazzaville, Denis Ssasou dhe Presidentin e Çadit, Idriss Deby.

    Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.

    Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.

    Jerevan, 11 tetor 2018 – Punova gjatĂ« e shumĂ« mund deri sa arrita qĂ« tĂ« shoh qĂ« flamuri i KosovĂ«s tĂ« vendoset me krenari nĂ« Armeni pĂ«rkrah flamujve tĂ« tjerĂ« tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« FrankofonisĂ«.
    Jerevan, 11 tetor 2018 – Flamuri i KosovĂ«s u vendos me krenari nĂ« Armeni pĂ«rkrah flamujve tĂ« tjerĂ« tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« FrankofonisĂ«.
  • Vizita ime e parĂ« zyrtare si MinistĂ«r i JashtĂ«m i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« RepublikĂ«n PortugalisĂ«

    Vizita ime e parë zyrtare si Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës në Republikën Portugalisë

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 –

    Dua të ndaj disa përshtypje nga koha ime në Portugali. Augusto Santos Silva kishte organizuar takimin e pritjes në pallatin e Necessidades në Lisbonë.

    Pallati Necessidades (Portugalisht: Palåcio das Necessidades) është një ndërtesë historike në Largo do Rilvas, një shesh publik në Lisbonë, Portugali. Ajo shërben si seli e Ministrisë së Jashtme Portugeze.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – Po ngjitesha shkallĂ«ve nĂ« pallatin e Necessidades nĂ« LisbonĂ«, drejt hapsirave ku po mĂ« priste homologu im portugez, Augusto Santos Silva.

    Sapo mbrrita në kryeqytetin portugez, Lisbona, u prita në takim nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.

    Me të cilin diskutuam se si Republika portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.

    Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – Zhvillova vizitĂ«n time tĂ« parĂ« zyrtare nĂ« nivel tĂ« njĂ« Ministri tĂ« JashtĂ«m tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« RepublikĂ«n portugeze, ku jam pritur nga Ministri i PunĂ«ve tĂ« Jashtme i RepublikĂ«s Portugeze, Augusto Santos Silva.

    Si pjesë e punës sime në ministrinë e Punëve të Jashtme, jam përpjekur të vizitoj vende të Evropës, Australisë, vendet në Afrikë dhe Uashington DC çdo vit.

    Në këto udhëtime, unë po takoja homologët e mi, udhëheqës qeveritarë, president dhe ekspertë të tjerë që po punojnë për lobimin dhe njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Gjithmonë po mësoja shumë, duke u kthyer i frymëzuar nga ato takime.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – Kjo mbĂ«shtetje e shtetit tonĂ« mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatĂ« takimit bilateral, i thash se Portugalia mund tĂ« luajĂ« njĂ« rol nĂ« arritjen e pĂ«rparimit pĂ«r kosovarĂ«t.

    ËshtĂ« mirĂ« tĂ« jesh nĂ« gjendje tĂ« rifillosh kĂ«to vizita tĂ« rregullta. Ky ishte udhĂ«timi im i parĂ« nĂ« Portugali nĂ« cilĂ«sinĂ« e zĂ«vendĂ«skryeministrit dhe ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – Shpreha kĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet shumĂ« tĂ« mira dhe nivelin e bashkĂ«punimit mes PortugalisĂ« dhe KosovĂ«s.

    “Portugalia gjithmonĂ« ka luajtur njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r KosovĂ«n, si para, ashtu edhe pas pavarĂ«simit tĂ« vendit tonĂ« dhe ne nuk mund ta harrojmĂ« kurrĂ« aktin e njohjes sĂ« pavarĂ«sisĂ« sonĂ«, nĂ« njĂ« moment krucial pĂ«r ne”

    E njoftova homologun tim se pas pavarësisë, ne kemi pasur zhvillime pozitive në Kosovë. Më e rëndësishmja është se nuk janë realizuar parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – Jam pritur nĂ« takim edhe nga ZĂ«vendĂ«skryetari i parlamentit, Joze Manuel Pureza.

    Përkundrazi, Kosova gjatë kësaj kohe ka dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.

    Duke rikujtuar faktin se Republika e Kosovës deri më sot është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 120 vende anekënd botës, kërkova nga ministri portugez Silva që Portugalia të shfrytëzojë influencën për ta ndihmuar edhe më tej procesin e njohjes së Kosovës nga sa më shumë vende.

    LisbonĂ«, 2 tetor 2018 – GjatĂ« takimit nĂ« Portugali kam zhvilluar takim me ZĂ«vendĂ«skryetarin e parlamentit, Joze Manuel Pureza.

    Ndërkaq, ministri portugez Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Portugalia Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar pĂ«r stabilitetin dhe sigurinĂ« e KosovĂ«s”, theksoi ministri Augusto Santos Silva, dhe kjo, sipas tij, dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e thellĂ« qĂ« ka Portugalia pĂ«r KosovĂ«n, pĂ«r sigurinĂ« dhe tĂ« ardhmen e saj euroatlantike.