Author: Liridon Llapashtica

  • Pacolli takon deputetët e Parlamentit të Banglladeshit

    Pacolli takon deputetët e Parlamentit të Banglladeshit

    Prishtinë, 3 korrik 2012

    Me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të martën në Prishtinë, kanë qëndruar deputetët e parlamentit të Bangladeshit, z.Mayeen Uddin Khan Badal dhe dr, Muhivuddin khan Alamgir.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka diskutuar për procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga Bangladeshi dhe me mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

    Z.Pacolli dhe deputetët e parlamentit të Bangladeshit, që njëherësh janë edhe udhëheqës komisionesh parlamentare, janë dakorduar për zhvillimin e një vizite të zëvendëskryeministrit të Kosovës atje, vizitë e cila për temë kryesore do ta ketë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.  

    Kjo vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Bangladesh, do të realizohet në një të ardhme të afërt.

  • Pacolli, ka takuar në një drekë zyrtare, presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi

    Pacolli, ka takuar në një drekë zyrtare, presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi

    Prishtinë, 29 qershor 2012

    Zëvendëskryeministri Pacolli, i shoqëruar edhe nga ministra të Qeverisë së Kosovës, ka shprehur edhe njëherë falenderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për presidentin Topi dhe gjithë shtetin shqiptar, për ndihmën që në vazhdimësi I kanë dhënë Kosovës.

    “Veqanërisht në fushën e lobimit, shteti shqiptar na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe për këtë ju falenderoj zoti president”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli gjithashtu, ka njoftuar presidentin Topi me zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veqantë angazhimet e Qeverisë për fillimin dhe zhvillimin e reformave shumë të nevojshme ekonomike.

    Në anën tjetër, presidenti Topi ka shprehur kënaqësinë e tij, që pikërisht vizitën e fundit si president I Shqipërisë, ka nderin ta bëjë në Kosovë. Topi gjithashtu, ka theksuar se Qeveria dhe populli I Kosovës, duhet të vazhdojnë angazhimet, në mënyrë që Republika e Kosovës të ecë hapave drejt standardeve europiane.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli takoi përfaqësuesit e Sudanit Verior, Malit, Libisë, Eritresë dhe Togos

    Zëvendëskryeministri Pacolli takoi përfaqësuesit e Sudanit Verior, Malit, Libisë, Eritresë dhe Togos

    Paris, 27 qershor 2012

    Dje në orët pasdites në Paris, para nisjes në Azerbaixhan, zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Sudanit Verior, Libisë, Malit, Eritresë dhe Togos. Gjatë takimeve që zhvilloi me këta përfaqësues, zëvendëskryeministri Pacolli diskutoi rreth ngecjes që ka ndodhur në marrjen e vendimit për njohje nga këto vende, të cilat më herët kanë premtuar njohjen e Kosovës. Zoti Pacolli është dakorduar me këta përfaqësues që shumë shpejt, të zhvillojë edhe një turne nëpër Afrikë për të trajtuar më në detaje procesin e fillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Ndërkaq, mbrëmjen e ditës së mërkurë, zëvendëskryeministri Pacolli do të udhëtojë për në Khartum të Sudanit, ku do të takohet me udhëheqësit më të lartë të këtij shteti.

    Turneu i radhës I zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë pritet të fillojë në javët e ardhshme.

    Në anën tjetër, bashkëpunëtorët e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, janë duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga OKB në Tiranë, në të cilën marrin një numër I madh vendesh që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Në këtë konferencë, delegacioni nga Kosova, është duke marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

    Deri më tani, delegacioni nga Kosova, në koordinim të vazhdueshëm me zëvendëskryeministri Pacolli, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të Kenias, Tanzania, Pakistani, Mozambiku etj, ndërsa priten takime edhe me vende tjera pjesmarrëse në këtë konferencë.

  • Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë

    Prishtinë, 18 qershor 2012
     
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim në Odën Industriale Ekonomike të Bullgarisë, ku është pritur nga Presidenti Tsvetan Simeonov me bashkëpunëtorë.
     
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke falënderuar z. Simeonov dhe anëtarët e Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë për pritjen e organizuar, theksoi rëndësinë që ka për rajonin bashkëpunimi i dy vendeve, si pjese e vlerave të përbashkëta drejt integrimit europian dhe euro-atlantik.
     
    Në vazhdim, Kryeministri Thaçi i njoftoi nikoqirët për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për krijimin e lehtësirave për të zhvilluar afarizëm në Kosovë, duke potencuar reformat në legjislacion dhe në taksa.
     
    Pasi vlerësoi punën profesionale që disa kompani bullgare kanë bërë në Kosovë, Kryeministri Thaçi inkurajoi bizneset bullgare që të investojnë në Kosovë dhe të krijojne partneritet me kompanite kosovare.
     
    Po ashtu, Kryeministri Thaçi në takimin me afaristët bullgarë ritheksoi qëllimin  e Kosovës për integrim në BE dhe në NATO.
     
    Presidenti i Odës Industriale Ekonomike të Bullgarisë, Tsvetan Simeonov ka mirëpritur angazhimin politik të qeverive të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
     
    Ai ka theksuar përkrahjen e institucionit që drejton për perpektivën europiane të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, duke theksuar se mirëpresin mundësinë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me komunitetin e biznesit në Kosovë.
     
    Përfaqësuesit e Odës Industriale Ekonomike e Bullgarisë e njoftuan kryeministrin Thaçi se ky institucion ka mbi 52.000 anëtarë dhe ofron shërbime të gjëra për komunitetin e biznesit në Bullgari në mbi 28 qendra rajonale.
     
    Me këto kapacitete funksionale, ata theksuan se ofrojnë mundësi që çdo risi në fushën e ekonomisë dhe afarizmit në Kosovë, përfshirë këtu informatat për ndryshimet në legjislacion, lehtësimet ekonomike dhe ofertat e bashkëpunimit, të publikohet përmes kanaleve informative afariste në Bullgari. 

  • Pacolli e Thaçi takojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC)

    Pacolli e Thaçi takojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC)

    Jeddah, 16 qershor 2012

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, prof. Ekmeleddin Ihsanoglu.

    Sekretari Ihsanoglu ka shprehur konsideratë të veçantë për vizitën e parë të kryeministrit Thaçi në selinë e kësaj organizate dhe paraqiti një historik të kesaj organizate lidhur me përkrahjen  e Kosovës, që nga viti 1996 deri më sot.

    Sekretari Ihsanoglu u zotua se do të vazhdojë perpjekjet e tij për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që akoma nuk e kanë bërë këtë. Vlen të theksohet se nga 57 shtete anëtare të OIC-së, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Kryeministri Thaçi e falënderoi Sekretarin Ihsanoglu për pritjen e ngrohtë dhe kontributin e deritashëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe njëkohsisht shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me vendet anëtare të kësja organizate.

    Kryeministri Thaçi paraqiti një pasqyrë të zhvillimeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke nënvizuar idenë se pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet. Si rezulatat i punës së mirë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 2 korrik 2012, Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të merr vendimin për përfundimin e Mbikëqyrjes së Pavarësisë, theksoi kryeministri Thaçi.

    Kryeministri Thaçi e shfrytëzoi rastin që ta ftojë sekretarin e OBI-së, prof. Ekmeleddin Ihsanoglu, që ta vizitojë Republikën e Kosovës.

  • Banka Islame për Zhvillim do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

    Banka Islame për Zhvillim do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

    Në kuadër të agjendës së tij në Arabinë Saudite, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, u takua me drejtorin e Bankës Islame për Zhvillim (BIZH), Ahmed Muhamed Ali.

    Drejtori i BIZH-it u zotua se institucioni që përfaqëson, do të kontribuojë në financimin e projekteve të ndryshme kapitale të Kosovës. Ai premtoi se ky institucion do të kontribuojë në ndërtimin e projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë, projekte për sistemin e ujitjes dhe ato që kanë të bëjnë me Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Kosova është në pritje të shfrytëzimit të shumës prej 27 milionë dollarësh, pjesë e një fondi të ndarë menjëherë pas luftës për Kosovën nga BIZH. Drejtori i kësaj banke, u zotua se shumë shpejt do të ndahen mjetet në fjalë.

    Kosova, pavarësisht se nuk është anëtare e BIZH-it, do të vazhdojë të mbështetet nga ky institucion bankar, theksoi Ahmed Muhamed Ali.

    Ndërsa, kryeminitri Thaçi e falënderoi drejtorin e BIZH-ut për mbështetjen dhe ndihmat që i ka dhënë Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me këtë bankë dhe mundësinë e marrjes së ndonjë kredie të butë afatgjatë.

    Banka Islame për Zhvillim ka 56 vende anëtare. Qëllimi kryesor i bankës është dhënia e kredive e granteve për projekte të ndryshme, që do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social. 

  • Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me përfaqësuesit e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas

    Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me përfaqësuesit e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas

    Jeddah, 16 qershor 2012

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli u prit nga përfaqësuesit e Odës  së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas.

    Sekretari i Përgjithshëm i OTI-së, z. Adnan Mandouroh, i uroi mirëseardhje kryemnistrit Thaçi dhe në emër të përfaqësuesve të biznesit të OTT- së shprehu konsideratë të lartë, duke konstatuar se prezenca e delegacionit të nivelit të lartë shtetëror të Kosovës për OTI e Jeddas është ngjarje e veçantë.

    Para përfaqësuesve të OTI-së, kryeministri Thaçi e pasqyroi gjendjen e sigurisë dhe të legjislacionit në  Kosovë, dhe më këtë rast  ftoi investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite që ta vizitojnë Kosovën si vend të mundësive të mëdha.

    Kosova ka resurse të pasura në industri, agrokulturë, turizëm dhe degë të tjera të ekonomisë, që mund të henë atraktive për investitorët dhe biznesmët e Arabaisë saudite, tha mes tjerash kryemnistri Thaçi.

    Ndërkaq,  zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli para përfaqësuesve të OTI-së së Jeddas në mënyrë të veçantë foli për resurset natyrore, klimën biznesore , aspektet bankare dhe aspektet e ekonomisë së Kosovës në rajon dhe më gjerë.

    Zëvendëskryeministri Pacolli foli për fushat konkrete të ekonomisë ku kompanitë dhe biznesmët e  Arabisë Saudite do të mund të investonin me sukses, duke garantuar mbrojtjen ligjore dhe kujdesin shtetëror të Kosovës për investitorët e jashtëm.

    Kosova duke qenë anëtare e FMN-së dhe BB, e CEFTA-s dhe së shpejti edhe BERZH, është vend që ofron mundësi të mëdha për kompanitë dhe bizneset  ndërkombëtare, tha mes tjerash zëvendëskryeministri Pacolli.

    Pas dite, Kryemnistri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesit e mediave kryesore të Arabisë Saudite, të cilat shprehën interesimin për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, për njohjet e pavarësisë dhe qëndrimet e qeverisë së Kosovës për ngjarjet kryesore në rajon e shtetetve islamike dhe më gjerë.

    Kryeministri Thaçi shfrytëzoi rastin që para përfaqësuesve të nediave ta falënderojë Mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për përkrahjen e Kosovës dhe ndihmën që ka bërë Arabai Sauditë për refugjatët në kohën e luftës si dhe për rindërtimin e Kosovës.

  • Arabia Saudite do ta mbështes Kosovën në zhvillimin e potencialeve të saj ekonomike

    Arabia Saudite do ta mbështes Kosovën në zhvillimin e potencialeve të saj ekonomike

    Jedda, 15 qershor 2012

    Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi , i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, u takua me Mbretin e Arabisë Saudite, Lartmadhërinë e Tij e Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud.

    Kryeministri i Thaçi shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me lartmadhërinë e tij, Mbretin Abdullah al Saud dhe e falënderoi Lartmadhërinë e e Tij dhe Mbretërinë e Arabasë Saudite për kontributin e dhënë në të kaluarën dhe ndihmën që po jep aktualisht për Kosovën.

    Kryeministri Thaçi falënderoi Mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës, që në prill 2009. Arabia Saudite ka ndihmuar dhe mbështetur Kosovën dhe popullin e Kosovës në kohët më të vështira për popullin tonë, duke përkrahur refugjatët kosovarë në tërë rajonin, dhe, pas luftës Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos në rindërtimin e shkollave, ambulantave dhe xhamive të shkatërruara nga lufta, theksoi mes tjerash në takim kryeministri Thaçi.

    Kosova dhe A. Saudite kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, por ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej. Arabia Saudite është shtet mik, shtet vëllazëror dhe partneri kryesor për ne në këtë pjesë të botës, dhe, ne jemi të interesuar që bashkëpunimin tonë ta zhvillojmë përtej marrëdhënieve diplomatike. Kosova dhe Arabia Saudite mund të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat:  ekonomi, tregti, turizëm, investime, edukim, shëndetësi dhe innfrastrukturë.

    Kosova e ka kaluar fazën e emergjencës kur i duhej asistencë, dhe tani po kalon në një fazë të re, fazë të zhvillimit ekonomik, duke qenë vend stabil dhe me infrastrukturë ligjore.

    Mbreti i Arabaisë Saudite, Lartmadhëria e Tij , Abdullah Ibn Abdylaziz al Saud shprehu kënaqësinë për takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, dhe në shenjë respekti takimi u mbajt ditën e premte.

    Arabia Saudite luan rol të rëndësishmë në gjirin e shteteve arabe dhe ka miq të përbashkët me Kosovën, theksoi mbreti  Abdullah al Saud,  dhe e siguroi kryeministrin Thaçi për vazhdimin e mbështetjes dhe përkrahjes së shtetit të ri të Kosovës në planin ekonomik dhe atë diplomatik. Mbreti i Arabaisë Saudite L. T. Abdullah al Saud, tha se do të shqyrtohen të gjitha potencialet e Kosovës dhe Arabia saudite do të ndihojë projektet konkrete në infrastrukturë rrugorem arsim dhe fusha të tjera.

    Kryeminstri Thaçi kërkoi nga Mbreti i Arabisë Sauditëe që ta përkrah Kosovën në zgjerimin e njohjeve në të gjitha vendet ku ka ndikim Mbretëria e Arabisë Saudite.

  • Thaçi e Pacolli takojnë ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Saud Bin Fejsal

    Thaçi e Pacolli takojnë ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Saud Bin Fejsal

    Jedda, 15 qershor 2012

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli u takua me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Saud Bin Fejsal dhe zëvendësministrin e Jashtëm Abdulaziz Ibn Abdullah Abdulaziz.

    Në takim u bisedua gjerësisht për pozitën diplomatike të Kosovës, për kontributin e Arabisë Saudite gjatë dhe pas luftës. Kryeministri i Republikës së Kosovës kërkoi që Arabia Saudite të ushtrojë ndikimin e saj në vendet  e botës arabe që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Në vijim të takimit Kryeministri Thaçi elaboroi profilin e propagandës diplomatike të Beogradit zyrtar, që në kohën e luftës, shqiptarët i akuzonte për fundamentalizëm, ndërsa sot krenohet me vendet e botës islamike që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Kryeministri Thaçi kërkoi që diplomacia e mbretërisë së Arabisë Saudite të ushtrojë ndikim tek qeveritë e Jemenit, Libanit,  Egjiptit dhe Sudanit, që ta njohin sa më parë shtetin e Kosovës.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, foli për aspektin e sigurisë dhe të stabilitetit që ka krijuar pavarësia e Kosovës, duke nënvizuar idenë se Kosova është përcaktuar nga e ardhmja dhe jo e kaluara.

    Kryeministri Thaçi foli për stabilitetin politik, infrastrukturën ligjore dhe potencialet e Kosovës si vend atraktiv për investime për Arabinë Saudite.

  • Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë

    Prishtinë, 18 maj 2011

    Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë.

    Në këto shtete, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me burrështetas dhe personalitete të larta të këtyre shteteve.