Tag: OKB

  • Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për Kosovën

    Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për Kosovën

    New York, 23 shtator 2023 –

    Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin.

    Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Me mikun tim Presidentin e Botswanës Mokgweeti Masisis, takimet më të edhe në New York i vazhdova.

    Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë George Weah, Presidentin e Botswanës Mokgweeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow, Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizates boterore të të rinjeve.

    Me Presidentin e Zimbabve Emerson, Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë, falenderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës së Kenyas i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takoi President dhe delegacione të vendeve të ndryshme ku pata mundësinë të promovoj Kosovën ndërkombetarisht, duke shfrytëzuar edhe zyret e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB.

    Takim me Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio.

    Poashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për tu dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkelqim Devolli.

    Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shume takime tjera.

    Me udhëheqjen e organizates boterore të të rinjeve.
    Me dy zonjat që kanë ardhur në New York duke përfaqësuar një delegacion të lartë nga Ruanda.
    Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shume takime tjera.
  • Letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres

    Letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres

    Prishtinë, 12 shkurt 2019 –

    Sapo i jam drejtuar me një shkresë, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku i kam shprehur, që jemi të inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për Republikën e Kosovës. Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

    Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare.

    Po ashtu, Sekretarit Guterresi i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë.

    Në letër theksova se Opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë.

    Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara.

    Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë.

  • Mbi 20 takime me udhëheqës, ambasadorë dhe homolog të huaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York

    Mbi 20 takime me udhëheqës, ambasadorë dhe homolog të huaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York

    New York, 23 shtator 2017 –

    Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me shumë takime me personalitetet të larta shtetërore të vendeve nga gjitha kontinetet e botës.

    Nju Jork, 22 shtator 2017 – Takim i përbashkët me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me diasporën shqiptare.
    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Shefin e OIF-Francophoes, Micheaelle Jean, nga Kanadaja.
    Nju Jork, 22 shtator 2017 – Gjatë takimit të vendeve të Kartës së Adriatikut.
    Nju Jork, 22 shtator 2017 – “Fotografi familjare” e Charter A5.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË SINGAPORIT, VIVIAN BALA

    NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

    E përgëzova ministrin Balakrishnan për zgjedhjen e Presidentes së re të Singaporit, Halimah Yacob. Singapori është një model se si multi-kulturalizmi është një forcë e një shoqërie. Kosova është e interesuar të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh me Singaporin, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

    Nju Jork, 22 shtator 2017 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Bala.

    TAKIM ME PRESIDENTIN E SAO TOME AND PRINCIPE

    NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

    Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, takova edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho. Shpreha mirënjohjen ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës. Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me presidentin e Sao Tome and Principe.

    TAKIM ME ELIZABETH MILLARD, NDIHMËSSEKRETARE E SHTETIT NË SHBA

    NEW YORK, 22 SHTATOR, 2017

    Si gjithherë, privilegj dhe nder të takohemi me aleatët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvilluam një takim frytdhënës dhe përmbajtësor me Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, e cila shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari, Hoyt Yee. Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente. Kosova, vërtet është e bekuar që ka një aleat strategjik si ShBA.

    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Elizabeth Millard, Ndihmëssekretare e shtetit në ShBA.

    BASHKËBISEDIM ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË SUDANIT, IBRAHIM GANDUR

    NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

    Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqësinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush.

    Nju Jork, 22 shtator 2017 Bashkëbisedim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Gandur.

    TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË GREQISË, NIKOS KOTZIAS

    Nju Jork, 22 shtator 2017

    Përkundër mungesës së njohjes, e vlerësojmë pozitivisht nivelin aktual të dialogut politik ndërmjet dy shteteve. Ne e kemi shprehur gatishmërinë tonë për të ruajtur e thelluar shkallën e arritur të bashkëpunimit politik duke vazhduar praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të larta politike, të cilat kontribuojnë në ecurinë pozitive të marrëdhënieve tona fqinjësore dhe që nxisin bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve.

    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.

    TAKIM ME PRESIDENTIN E BULLGARISË, RUMEN RADEV

    NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

    Kam falënderuar Presidentin Radev për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të saj. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO. E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve.

    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

    BASHKËBISEDIM ME ROSEMARY DI CARLO, AMBASADORE E SHBA-SË NË OKB.

    NEW YORK, 22 SHTATOR, 2017

    Në rrugë e sipër për takime, takova edhe miken e madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, Ambasadoren, Rosemary DiCarlo, e cila tani është duke e ushtruar edhe një funksion shumë të rëndësishëm, si Presidente e Këshillit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane. I shpreha mirënjohjen time të thellë dhe respektin e madh për gjithçka që ajo ka bërë për Kosovën.

    Nju Jork, 22 shtator 2017 Bashkëbisedim me Rosemary Di Carlo, Ambasadore e ShBA-së në OKB.
    Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Marshall Island, John Silk.
    Nju Jork, 23 shtator 2017Takim me Marcel Amon-Tanoh, Ministër i Jashtëm i Bregut të Fildisht.
    Nju Jork, 23 shtator 2017 – Takim me homologun tim nga Armenia, Eduard Nalbandyan, shtet ky që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

  • Takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alawi bin Abdullah, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    Takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alawi bin Abdullah, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    Nju Jork, 19 shtator 2017

    Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Jusuf bin Alawi bin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Omanit dhënë Kosovës. Ne u pajtuam të zgjerojmë marrëdhëniet tona dypalëshe.

  • I ftuar nderi nga në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”

    I ftuar nderi nga në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”

    Nju Jork, 24 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork të SHBA-ve, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”.

    Në këtë eveniment, kanë marrë pjesë më shumë se 100 përfaqësues të lartë nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa fjalën kryesore e ka mbajtur sekretari I përgjithshëm I OKB-së, z.Ban Ki Moon.

    Zëvendëskryeministri Pacolli I cili ishte i ftuar nderi në këtë ceremoni gala, gjatë fjalës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u nderua me një vend në lozhën e nderit në mesin e dhjetëra presidentëve dhe kryeministrave.

    Gjatë kësaj ceremonie, zëvendëskryeministri Pacolli shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me udhëheqës shtetesh, si, me ministrin e punëve të jashtme të Cejlonit, Sudanit të Jugut, Mozambikut etj.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dha edhe një intervistë direkte me televizionin amerikan CNBC ku foli gjerësisht për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, pas përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur. Pacolli ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në afirmimin dhe konsolidimin e shtetësisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

    Sipas agjendës, zvkryeministri Pacolli sot(e hënë) vazhdon takimet e parapara me kryeministrin e Antigua Barbudas dhe Lesothos.

  • Gjatë qëndrimit në New York takova edhe përfaqësuesen e Singaporit në OKB

    Gjatë qëndrimit në New York takova edhe përfaqësuesen e Singaporit në OKB

    Nju Jork, 22 shtator 2012

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim për shtimin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga konsullja e nderit e Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadarasri, ka takuar konsullen e Singaporit në Nju-Jork, Yuin-Lyn NG.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli informoi konsullen Lyn me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit të pasluftës.

    “Ne sapo kemi përmbyllur procesin e pavarësisë së mbikëqyrur, që nënkupton që në përpikëri kemi respektuar zotimet para faktorit ndërkombëtar. Kemi respektuar plotësisht pakon e të të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisari, dhe i kemi treguar botës demokratike, se Kosova është e përkushtuar seriozisht të avancojë përpara”, ka thënë Pacolli.

    Nga ana tjetër, konsullja Lyn është shprehur se shteti që përfaqëson ajo, ka përcjellë në vazhdimësi zhvillimet politike rreth Kosovës. Ajo ka shtuar se Singapori do të studiojë në mënyrë të detajizuar vendimin rreth njohjes së Kosovës.

  • Takova përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, Zina Andrianarivelo-Razafy

    Takova përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, Zina Andrianarivelo-Razafy

    Nju Jork, 21 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar përfaqësuesin e përherhshëm të Madagaskarit në OKB, z. Zina Andrianarivelo-Razafy.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, njoftoi përfaqësuesin e Madagaskarit, me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, që nga periudha e fillimit të viteve 90-ta, dhe evoluimproceseve të cilat rezultuan me shpalljen e pavarësisë me 2008.

    “Ne jemi ballafaquar me gjenocid, që Serbia ka ushtruar ndaj nesh. Në Kosovë, shteti serb përveq krimeve të rënda që ka kryer, gjithashtu ka dhunuar gratë dhe vajzat tona, deri në momentin e intervenimit të botës demokratike. Kosova konform udhëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ka ardhur deri tek shpallja e pavarësisë. Gjithashtu, konform planit të të dërguarit të OKB-së, z.Ahtisari ne kemi shpallur pavarësinë duke garantuar respektim të plotë të të drejtave të minoriteve. Vendimin tonë për shpalljen e pavarësisë, edhe GJND-ja e vlerësoi se Kosova se nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.

    Në anën tjetër përfaqësuesi i përhershëm i Madagaskarit z. Zina Andrianarivelo-Razafy, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se do të përpilojë një raport të studiuar mirë, që ndërlidhet me procesin e njohjes së Kosovës, dhe të njëjtin do ta përcjellë në kryeqytetin e shtetit të tij.

    z. Zina Andrianarivelo-Razafy, dhe zëvendëskryeministri Pacolli u dakorduan edhe për takimin me presidentin e Madagaskarit që do të zhvillohët në ditët e ardhshme në Nju Jork.

  • Në Nju Jork takova përfaqësuesin e përhershëm të mbretërisë së Bhutanit në OKB, Lhatu Wangchuk

    Në Nju Jork takova përfaqësuesin e përhershëm të mbretërisë së Bhutanit në OKB, Lhatu Wangchuk

    New York, 20 shtator 2012

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Nju Jork të SHBA, për ti përcjellur nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    Në ditën e parë të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i shoqëruar nga konsullja e nderit e Republikës së Kosovës në Tajlandë, princesha Mom Luang Rajadarasi, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Mbretërisë së Bhutanit në OKB, z.Lhatu Wangchuk.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, njoftoi përfaqësuesin e Bhutanit, me proceset në të cilat ka kaluar Kosova, veqanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 2008.

    “Ne jemi një vend që kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, praktikisht Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj nesh në periudhën e viteve 90-ta. Pas intervenimit të NATO-s, Kosova konform udhëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ka ardhur deri tek shpallja e pavarësisë. Gjithashtu, konform planit të të dërguarit të OKB-së, z.Ahtisari ne kemi shpallur pavarësinë duke garantuar respektim të plotë të të drejtave të minoriteve. Edhe GJND-ja vlerësoi se Kosova me shpalljen e pavarësisë nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli, duke ripërsëritur kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës.

    Në anën tjetër përfaqësuesi i përhershëm i mbretërisë së Bhutanit, z. Wangchuk, I konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli që shteti i tij është duke e studiuar qështjen e Kosovës. 

    Në këtë kontekst, z. Wangchok ka thënë se për grumbullimin e sa më shumë informative është shumë i mirëseardhur edhe takimi që do të zhvillohet në ditët e ardhshme ndërmjet zëvendëskryeministrit Pacolli dhe ministrit të punëve të jashtme të Bhutanit, që  udhëheq delegacionin e këtij shteti gjatë samitit në OKB.

    Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli  gjatë qëndrimit në Nju Jork do të zhvillojë dhjetëra takime me përfaqësues shtetesh që ende nuk na kanë njohur.